2023-01-03

SHKRIMTARI DHE GAZETARI SPORTIV SKIFTER KELLICI MBUSH 85 VJEC

Shkruan Flori Bruqi


Skifter Këllici ka lindur me 17 janar te vitit 1938 në Tiranë. Ka mbaruar studimet e larta ne UT më 1959 në degën  gjuhë-letërsi të Universitetit të Tiranës.



Krjimtaria gazetareske në fushën  e sportit:
Më 1954, në moshën 16-vjecare, pra 69 vjet më parë, nxënës paramaturant,  nis të botojë shkrime në faqet e gazetës “Sporti Popullor”.  Nga viti 1957, 20-vjecar, nis të botojë edhe në faqet e  gazetës ”Zëri i Rinisë “ për ngjarje sportive ndëkombëtare, sidomos kushtuar të botërorit  të Fubollit në Suedi, (1958), bazuar në shtypin sportiv sovjetik ,  “Sovjetskij Sport’, “Sport za Rubezhom”,  ‘Futboll- Hokei”,etj.  dhe pas vitit 1970  në gazetën italiane ” La Gazzetta Dello Sport””. (Vazhdon të shkruajë  për ngjarje sportive edhe në shtypin shqiptar dhe të  Diasporë)




Në gusht të vitit   vitit 1959 emërohet  redaktor i emisioneve  artistiko-kulturore në Radio Tirana.
Në tetor të atij viti bëhet radiokronisti i tretë sportiv i Radio Tiranës, pas radiokomentatorëve të njohur, Anton Mazrekut dhe Ismet Bellovës; mw 1971 kalon telekomentator në TVSH dhe me  disa ndërprerje vazhdon këtë veprimtari deri në vitin 1999, pra për 40 vjet, vit  kur  së bashku me familjen vendoset në SHBA. 




Në komentimet e ndeshjeve të futbollit në TVSH, krijon një gjuhë të mbështetur në terma të rinj teknikë dhe  të pasur edhe  me figura artistike te krijuara prej tij , duke  ndjekur kështu  traditën e Anton Mazrekut, babait të gazetarisë sportive radiofonike  dhe të shkruar shqiptare.
Eshtë  shkrimtari i parë  shqiptar, i cili nga viti 1968 ka nisur të trajtojë temën sportive  në letërsi me vëllimet me tregime “Një ndodhi në stadium”,  (1958), “Shkallët e murrme”, (1969), novelën  “Në tokë të huaj, (1969), pastaj me romanet “Shpërthimi, ”(1978), ”Tirana dy orë para dënimit”, (1998),  përsëri me vëllimin me tregime, këtë radhë humoristik, “Unë Celentano dhe polici, (1914) dhe së fundi me librin  publicistiko-letrar  sportiv “Topi nën këmbët e tyre”, (2021,  kujtime, analiza, skica dhe tregime),  që mund të konsiderohet libri më  mirë i këtij lloji, botuar deri tani  në Shqipëri.






Ka botuar  edhe librat me temë  publicistiko-shkencore sportive -“Historia e futbollit, (1980), ” “Nga 2-3-5, në 4-4-2’”, (1987), “ Yjet e futbollit botëror” (1998)  dhe në shtypin e përditshëm cikle artikujsh kushtuar  historisë së evropianëve dhe botërorëve të futbollit.





Eshtë autor i skenarit  të  filmit dokumentar “Nëpër fushat e futbollit”, (1973 ) dhe i filmit artistik,  po me temë  sportive, “Fushë e blertë, fushë e kuqe”, (1984).
Nga viti 1987 deri në vitin 1999 ka qenë bashkëpunëtor i botimit të përvitshëm  të librit “The Europian Football Yerbook” për kapitullin e  Shqipërisë, botim i UEFA-s.




Në vitin 1988 së bashku me gazetarin belg Serge Van Hoof ka botuar  në Belgjikë doracakun “Albanian Football’.
Eshtë krijuesi dhe drejtuesi  i ”Rubrikës Sportive” në “Radio Tirana” me 1960 dhe  në RTVSH më 1970, si dhe nismëtari i komentimit të veprimtarive sportive ndërkombëtare nga studiot e TVSH-së, marrë nga televizionet e huaja, (1972), të cilat edhe sot janë shumë popullore.






Ka shkruar për fëmijë romanet “Kujtimet e mëhallës së vjetër”, (1968) dhe “Pas gjurmëve’, (1972);  ky i fundit realizuar film me të njejtin titull dhe fitues i cmimit special në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmjë në Xhifoni, (Itali), më 1979.
Ka lëvruar me sukses romanin  me temë historike :
“Atentat në Paris”, (1978),  (ribotuar me ripunime në vitin 2011,) vënë në skenë nga  Teatri  “Bylis” i Fierit nën titullin “Dy krisma në Paris’”, (1981), kushtuar vrasjes së Esat pashë Toptanit nga atdhetari i njohur Avni Rustemi, si dhe romanet ”Vrasje në pranverë”, (1984), ”Vrasës me duar te bardha”, ( 1991,  kushtuar atdhetarit të shquar Themistokli  Gërmenji  dhe vrasjes së tij mizore nga Sigurimi i  Ushtrisë  franceze,  (1917), “Dashuri e gdhendur në shkëmb”, (2006), me temë ilire.


Pas rënies së komunizmit ka botuar disa romane, ndër të cilët:
“Vdekja është midis nesh”, (1994), “Tradhti bashkëshortore?“, (1996), “Fotografia misterioze”, (1998).
  I ndodhur nga viti 1999 familiarisht në SHBA, ka botuar gjithashtu romanet humoristike “Tirani ngrihet nga varri”, (2002), “Politikanët mëkatarë fluturojnë në Mars”, (2005) dhe  nw vazhdim është shkrimtari i parë shqiptar që ka botuar romane me temë amerikano-shqiptare:
“Shtatori i gjëmës së madhe”, (2010),  kushtuar tragjedisë së 11 shtatorit 2001, ku midis 3000 viktimave mbetën të vdekur edhe tre shqiptarë, personazhe të romanit, “Një grua midis dy burrave”  me temë shoqërore të ditëve tona, (të dy të botuar edhe në  SHBA përkatësisht me titujt “Disastrous  September” dhe  “A Woman Between  Two Men” në vitet 2021-2022). Këtyre u shtohet edhe romani  ‘’C  35 rënë në tokën shqiptare”,(2000), kushtuar rrugëtimit  prej dy muajsh, nëntor-dhjetor 1943,  të një grupi  mjekësh ushtarakë amerikanë, burra dhe gra, të cilët nga  një avion që u  detyrua të ulej në  në Belsh të Elbasanit, të  ndihmuar nga fshatarw dhe qytetarw tw viseve tw Shqipwrisw sw Jugut dhe njësi komuniste dhe balliste,  iu shmangën  ndjekjeve të pushtuesve gjërmanë, dhe nga brigjet e Karaburunit mundën  të hidheshin  me anije në Bari, i cliruar nga ushtritë anglo-amerikane, ku kishin detyrë  të arrinin.
Nw  fushën shkencore ka botuar në vitin 2003  librin “Historia e Radio-Televizionit Shqiptar, (1938-1990) dhe punimet e gjata  “Si u bë toskërishtja gjuhë standarde”, ( botuar në disa gazeta dhe portale në vitin 2013 dhe ribotuar në VOAL në vitin 2020), “Lexim ndryshe i “Lahutës sw Mwlësisë”,  (Revista “Studime Albanologjike”, Prishtinë- Shkup, janar - shkurt 2017), deri tani  i pari studim shumëplanesh  i kësaj vepre madhore  letrare.


Elias Canetti ;Masa dhe pushteti Vll. 1 2012

Nga Flori Bruqi








Me veprën e vëllimshme sociologjiko-filozofike “Masa dhe pushteti”, shkrimtari me famë botërore Elias Kaneti (1905-1994), Laureat i Çmimit Nobel për letërsinë, ka pasur si qëllim të japë ndihmesën e vet për shpjegimin e kthesave rrënjësore politike, sociale e kulturore në Evropën e shekullit të njëzetë. Lidhur me këtë, kritikët vënë në dukje se gjer më sot nuk ka libër tjetër që të merret me problemet e shoqërisë bashkëkohore në mënyrë kaq të përqendruar sa “Masa dhe pushteti”, dhe shtojnë se “masa” dhe “pushteti” janë koncepte themelore për të kuptuar epokën tonë. Kjo vepër përfshin në të njëjtën shkallë edhe aspekte nga fushat e antropologjisë, të etnologjisë e të psikologjisë, dhe lexuesi e ndien se aty trajtohen çështje që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të, se aty mendohet për fatin e tij. Kjo vepër cilësohet si një arritje e shkëlqyer, si një rrugë krejt origjinale në ritrajtimin e historisë dhe të psikologjisë së masës. “Masa dhe pushteti” është “opus vitae”, është vepër e një jete. Jo e jetës së një universitari ose e jetës së një studiuesi, por e jetës së një shkrimtari, i cili, me stilin e vet të ndritur, me forcën dhe me shkëlqimin e mënyrës së të shprehurit, arrin ta bindë lexuesin për shpjegimet shkencore që jep. Në këtë vepër, së cilës i ka kushtuar 35 vjet të veprimtarisë së vet krijuese, Kaneti përpunon një teori të tërë ndërlidhurish midis dukurive të masës dhe të gjitha aspekteve të pushtetit. E veçanta e kësaj vepre është se autori i saj shkruan në një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për të gjithë, duke patur kujdes që të mos e mbushë me terma të ndërlikuar shkencorë. Ai i lë çështjet të hapura për t’u interpretuar nga kushdo që ka interes në fushën përkatëse. “Masa dhe pushteti” është një vepër gjithnjë aktuale, dhe autori i saj një stilist i madh, sikurse e ka njohur tashme lexuesi ynë nëpërmjet trilogjisë së tij autobiografike (“Gjuha e shpëtuar”, “Pishtari në veshin tim” dhe “Loja e syve”).

2023-01-02

GJENOCIDI I ÇETNIKËVE NDAJ POPULLSISË SË BIHORIT (3 -7 JANAR 1943)

 






Gjenocidi ndaj shqiptarëve, i kryer nga Serbia dhe Mali i Zi, ndonëse zyrtarisht nuk është përmendur asnjëherë, ekziston. Gjenocidi serbomadh, i filluar nga Car Dushani, ka vazhduar në maj të viti 1809 kur ushtria serbe, nën udhëheqjen e Karagjorgjes, ka vrarë mbi 2/3 e banorëve të Sjenicës (5000 banorë), kryesisht gra e fëmijë.(Floripress)





























                    Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

               Me rastin e 80 vjetorit gjenoidit serbian në Krahinën shqiptare të Bihorit 3-7 janar 1943     

Asnjë pushtetarë serbian nuk e ka mbaruar karierën prej se kanë ardhur në viset e Ballkanit,  pa e lënë një program për shfarosjen e shqiptarëve.





 Lidhur me këtë, në kohën e Luftës së Dytë Botërore,kryeçetniku serb  Drazha Mihajloviq do ta përpilojë Programin e tij për shfarosje te të gjithë muslimanëve të Ballkanit në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti, më 20 dhetor 1941. 


Në program thuhet tekstualisht: 

“ Duhet krijuar Serbinë e madhe, duke shfarosur popullsinë joserbe nepër Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri Veriore. 

Pjesët e spastruara duhet kolonizuar me malazezë dhe serbianë, ndërsa ata shqiptarë që nuk mundemi për t` i shfarosë duhet shpërngulur në Turqi, sipas akordit të Stambollit 1938”.






 


(Shif : ZBORNIK NOR. Tom XIV. 1. f. 93-100, i botuar si dokument i përshtatur; E posedojmë origjinalin dhe e botojmë besnikërisht të përkthyer). 

Në bazë të këtij Programi, Luba Novakoviq do t` i drejtohet Kosta Peçancit në fund të vitit 1941:

 “Kur nisem në rrugën me fat, e di se çka mendoj dhe çfar planesh thuri për jugun tonë. Besoj që në Sanxhak, në Dukagjin dhe në Rrafshin e Kosovës nuk do të mbetët asnjë PLIS për farë. Lumenjët Llapi e Sitnica po edhe Drini, do të bartin dy muaj koka shqiptarësh”. (shiqo: AVIIB, K. 19, F. 1. d. 14; K. 33/11, d. 15).





                                                  Tre shembuj me një kuptim

Këto ditë (fundi i dhjetorit  2022) Kryetari i Serbisë doli me thirrjen në Rashkë:

 “I hiçni barikadat nga rrugët:

” Me atë ftesë u tregua se ai u kishte thënë më parë kriminelëve serbianë: “ i veni barikadat në rrugët kryesore, me mundësi që të vjen deri te vrasjen e kujdoqoftë, në Veriun e Kosovës”.

 Lidhur me këtë, në një simpozium më 1973 në Beograd, do të provohet rehabilitimi i Drazha Mihajloviqit, duke thënë një historian serbian këtë: “Drazha Mihajloviq u kishte urdhëruar çetnikëve të Mashan Gjuroviqit që:  “nuk keni guxuar t` i masakroni civilët e Bihorit, të cilët ndiheshin për shqiptar”. 

Por, kur në simpoziumin e njejtë të vitit 1973, iu shtrua pyetja të pranishëmve: “A ka reaguar Shtabi i Drazha Mihajloviqit për mizorinë ndaj civilëve shqiptarë e boshnjakë në 52 katunde të Bihorit, kuptohet ku kishte edhe katunde të pjesës tjetër të Sanxhakut?”. 





Përgjegja ishte se Drazha Mihajloviqi jo që i ka qortuar por i ka DEKORUAR kriminelët nga 10-13 janari 1943 në Ravna Gorë, me iniciativë të pesë popave serbianë. 

Edhe më kjartë, këto hipokrizi serbiane, njëherë ta bërin krimin, e pastaj  t` iu thuhet kinse:  “pse e keni bërë krimin”, i bjen sikurse Hitleri më 1945, t` u drejtohej Gebellsit, Himlerit, Ribentropit, Openhajmerit  etj: “Pse i keni krijuat kampet e përqëndrimit dhe pse i keni vrarë 6 milion hebrenjë”. Edhe më konkretisht, Kisha Ortodokse Serbe, nga koha kur u themelua (shekulli XIII, nga Sava Nemanja, të cilin i vllai ia verboi të dy sytë, ndaj arbanasëve do të sillet sikurse Hitleri me hebrenjë gjatë luftës së Dytë Botërore”, do të shkruaj popi Nikollaj Velimiroviq, më 1942. (Shiqo: Gllas Srpske Crkve 1942).





 Ndërsa kohën e viteve 2000/2001 Kisha Serbe me në krye Patrikun Pavle, e kritikonte Sllobodan Millosheviqin. Por ajo kritikë, nuk bëhej pse ka bërë Kasapi i Jugosllavisë krime, por kritkohej: “PSE NUK I KA SHFAROSË SHQIPTARËT NË PËRGJITHËSI”.  Ky realitet i hipokrizisë serbe mund të gjëndet si shembull, në çdo etapë historike. Madje serbiani mund të dëgjohet në vende publike kah e shanë: Zotin, Krishtinë, Bogorodicën (nënën e Krishtit) dhe prap popi e ka gojën plotë fabula biblike, dhe kurrë nuk është dëgjuar që në liturgjitë e tyre të predikohet mos-shraja e zotit dhe shën Marisë. (Shiqo: Memorandum SPC o Kosovu i Metohiju 1992 dhe 2002; gaztarë; shkoni në ndonjë gosti serbe dhe dëgjoni fyerja dhe shraje që nuk i dëgjon askund në botë!).






                       Gjenocidi në Bihor është provuar të harrohet në RSFJ .      

Në fillim të vitit 1943, çetnikët  dhe çarqet policore italiane do të organizojnë ËRRFI-rrethim ushtrak  ndaj 52 katundeve shqiptaro-boshnjake në Krahinën e Bihorit. Krematoriumi ishte organizuar në bazë të Programit të Stevan Moleviqi, Srbia homogjene (1941, në bazë të Programit Drazha Mihajloviqit, Likudimi i popullsisë islame në Ballkani (1942); dhe për hir të këshëndellave  (Bozhiqeve serbe-(katoliko-italiane)- do të përgjaket një popullsi e tërë.

Sulmi ndaj Bihorit si krahinë e njohur shqiptare, do të pasoj nga 25 dhjeyori i vititi 1942 dhe 3 deri 7 janar 1943, duke hudhur granata në shtpia dhe në rrugë ku kishte popullsi. Sulmi, sipas dokuemneteve gjermane drejtohet nga tri drejtime:

 Nga JUGU do të sulmojnë Bihorin dy batalone çetnike malazeze,ku si logjistikë ishte edhe një njësi e SIM-it italian, të gjithë të armatosur me automatik dhe tre pushkomitralozë;

 Nga LINDJA, do të sulmojë Bihorin një njësi çetnike serbe e drejtuar edhe nga dy popa dhe pesë italian, të gjithë të paisur vetëm me pushkë dhe një mitralozë;

 Sulmi i tretë do të pasojë nga PERENDIMI. Sulmuesit  qëllonin nga afersia. Armatimi i tyre ishte prodhim italian. Në sulm ishin edhe tre popa serbian, të cilët kufomat provonin t` i kontrollojnë dhe t` ua grabisin unazat, sidomos femrave, theksojnë dokuemnetet gjermane.

                                                              Itinerari i krimit

Së pari do të sulmohet  më 3 janar 1943 një xhami në fshat, me që rast 53 persona në te do të vritën me mitraloz. Pastaj, do të sulmohen familjet e njohura, prej të cilave nuk do të lejohet për të shpëtuar njeri i gjallë. Lidhur me këtë, popullsia që kishte mbetur do të largohet nga shtëpitë që u ishte dhënë flaka. Deri më 7 janar 1943, sipas dokumenteve të Komitetit Kosovës dhe Lidhjës Popullore Shqiptare, në rrugën kryesore të Bihorit, do të tubohen 3999 persona. Prej tyre 2560 ishin femra. Njësia çetnike “Veriu”, pasi që i kishte sistemuar nga katër, masën e femrave do t`  i drejtojë kah Kraleva. 






Ato femra (gra dhe vajza), sipas popit Nikollaj Velimiroviq, pas 15 ditëve do të gjënden në Frushka Gorë (?). Kuptohet se kundër kësaj mizorie do të oragnizohen  demonstrata  shqiptare në Prizren, Prishtinë, Gjakovë dhe Pejë. Në Pejë vritën 2 agejntë italian. Pastaj do të pasojë diegja e pazarit Pejës nga forcat italiane. Në 52 fshatra të Bihorit janë dëmtuar 9500 persona, do të reagojë Kryetari i Partusë FASHISTE SHQIPTARE Kolë Bib Mirakaj. Por, një fenomen, potencojnë dokuemnetet gjermane, është për t` u shënuar se në qytetet kryesore të Kosovës po reagojnë së bashku shqiptarët e rreligjionit islam dhe shqiptarët e religjionit katolik”.

 

 




          Dokumentet shqiptare për gjenocidin në Bihorit 5-7 janar 1943

Sllavët nga 6 prilli  1939 e kishin “një adut më tepër” për ta luftuar kombin shqiptar, sepse shteti i tyre Shqipëria ishte okupuar nga Italia fashiste. Çka është edhe me keq, menjëherë pas okupimit ishin lajmëruar lideruca shqiptarë me në krye Shefqet Verlacin i cili dikur planifikohej të ishte viehërr i  Ahmet Zogollit. Shefqet Verlaci si kundershtar i Zogollit tash, me shpejtësi e kishte organizuar një delegacion dhe kishin vajtur në Romë, për t` ia dorëzuar Kurorën Mbretërore shqiptare Viktor Emanuellit, i cili ishte dhëndër i Kral Nikollë Petroviqit  Malit Zi. Mu për këtë fakt, Benito Musolini i kishte mësuar emisarët e tij që të ishin shumë i kujdesëshëm në Vjenë (maj –qershor 1941) kur i ndanë zonat e interesit  (mexhat –kufijët nazifashist) me Adollf Hitlerin. Në Vjenë  Mali i Zi u vëndos që të pranohet si zonë e interesit strategjik italian. Dhe me që Zona e interesit  gjerman mbeti Mitrovica, Vushtrria, Llapi dhe një pjesë e Sanxhakut, për shkak të XEHËS në Trepçë, serbo malazezët në këto rrethana shumë të volitëshme për ta, do të provojnë me të gjitha mjetet për ta shfarosur përgjithëmonë kombin shqiptar. Provën e parë me qëllim që ta realizojnë programin e Moleviqit (Serbia homogjene 1941) dhe Drazha Mihajloviqit (likudimi i muslimanëve më 1942), ishte pikërisht në krahinën e Bihorit, prej kah ishte planifikuar aksioni i gjenocidit. Ajo krahinë e lashtë shqiptare (BIHORI)  syrvejohej natë e ditë sidomos nga koloneli çetnik Mashan Gjuroviq. Ky me ekipin e tij do të vijnë në përfundim se momenti më i mirë  për t` u “treguar shqiptarëve se çka synojnë sllavët ndaj tyre”,  ishte që të sulmohet Bihori pikërisht natën e Këshëndellave (Bozhiçeve sllave)  nga 3 e deri më 7 janar 1943.(shiqo: 1. Bedri Pejani, Mizoria në Bihor dhe rrethinë ishte provë për ta frigësuar popullin shqiptar, kudo gjetiu , janar 1943; kundër kësaj mizorie do të shkruaj edhe Aqif Blyta, një patriot dhe politikanë i njohur).






 Siç kam shkruar në hyrje, Krahina e Bihorit do të rrethohet nga tri anë: nga jugu dhe lindja do të përgatitën çetnikët serbian më 25 dhjetor 1942. Ndërsa nga 3 janari 1943 atyre do t` u bashkohën edhe dy brigafda çetnike nga Mali i Zi. Rrethimi i Bihorit ishte i asaj  mase, krejt me qëllim  që të shkaktohet një lëvizje e popullsisë shqiptare kah Kosova. Ndërsa sulmi nga perendimi do të pasojë nga 5 e deri më 7 janar 1943. Sulmi drejtohej nga njësitet çetnike malazeze që i drejtonte Mashan Gjuroviq, me qendër në Kollashin.                                            

                          Si ndodhi gjenocidi në krahinën e Bihorit

Çka ndërmorri Qeveria kuisllinge shqiptare e Eqrem Bej Libohovës, në Tiranë që të mësohet opinioni shqiptar sidomos, se Bihori shqiptar ishte sulmuar nga të gjitha anët.








Eqrem Bej Libohova, pas krimit mosntruoz (kjo do të thot se nuk kishte informata për përgatitjen e gjenocidit)  themelon Komision hetimor për gjenocidin në Bihor.  Pas një debati shumë të nxehtë, Qeveria e Eqrem Bej Libohovës do ta themelojë një Komison hetimor. Në krye të Komisionit ishte Qazim Bllaca. Antar të Komisionit ishin: Thoma Luarasi, tre oficerë italian (emrat nuk u dihen), Demë Ali Pozhari, Emrush Miftari, Bajram Gashi, Mulla Osman Petinca dhe nga DY përfaqsues të çdo fshati kur shkonte komisioni për hetime. Për 15 ditë pune, Komisoni sajoi një raport prej 57 faqesh ku thekoshet se është fjala për gjenocid në 82 lokalitete të Bihorit dhe më gjërë. (shiqo: Arkivi shtetëror në Tiranë, Dosja e Qazim Bllacës 1943; shiqo: Dokumente gjermane të pabotuara në AVIIB. NOB. K 1211, Dosja Çetnikët në Bihor 25 XII 1942- 3-7 janar 1943).

E vërteta, me që Qeveria e Eqrem Bej Libohovës ishte në fron vetëm 30 ditë, detyrën Komisioni i autorizuar do ta vazhdoi sikur mos të ketë ndodhë asgjë. Prandaj me tragjedinë shqiptare në Bihor do të mirren sidomos edhe: Bedri Pejani, Hajro Plava, Hysni Zajmi, Avokati (vllau u Hajros), Aqif Blyta, Ali Draga (Kryetar i Lidhjës Popullore Shqiptare 1941-1944 me seli në Beograd) e shumë personalitet tjera shqiptare dhe boshnjake.

                 Edhe Qeveria e Maliq Bej Bushatit mirret me tragjedinë e Bihorit



Pas ndryshimit të pushtetit në Tiranë, Komisioni i themeluar më parë do të kërkojë që të hetohen dhe denohen të gjithë ata popa, të gjithë ata çetnikë, të gjithë ata nëpunsa serbian e malazezë që për tri ditë rreshtë i festuan “Bozhiqet”, duke kënduar mbi dhe për rreth kufomve të masakruara shqiptare”, shkruan Hajro Plava. Për këtë tragjedi shqiptare do të interesohet edhe një oficer gjerman me merin Eberberhart. Tani shtrohet pyetja ku ishte dhe pse nuk bzanë Xhafer Deva për këtë mizori? Nuk bzante sepse tri ditë ( më 22 dhjetor 1942) kishte biseduar me Mashan Gjuroviqin për furnizim të njësive çetnike me bukë gjatë dimirit. Por, Eberhart dhe Husiding  do ta ftojnë në bisedë, sidomos Ali Dragën për t` ia treguar rezultatin se duhet të udhëzohet popullsia shqiptare se nep[r tregje do të blehet i tërë mielli për nevoja të ushtrisë”. Nuk thuhet për nevja të çetnikëve. E për realitetin se çka ka ndodhë në fshatrat e Bihorit, gjatë kësaj kohe, përgjegjën do të marr Opinioni nga Lidhja Popullore Shqiptare, se është: “fjala për një urrejtëje patalogjike serbe ndaj shqiptarëve që viset shqiptare të shfarosen në kohë lufte kur as pushtuesit, as qeveritarët vendor nuk kanë kohë të mjaftueshme të mirren me kriminelë, të cilët nuk kishin adresë, nuk kishin vendstrehim, por kishin firmë se u takonin njësiteve të rregullta çetnike serbe e malazeze”.(AVIIB, Lidhja Popullore Shqiptare, referat i sajuar më 25 janar 1943 në gjuhën shqipe).   

Në lidhje me këtë bandë kriminale çetnike, pushteti nazist në Beograd kishte marrë të gjitha masat që fajtoret të gjinden dhe kinse  të ekzekutohen. Por pushteti kuislling në Podgoricë me ndihmën e fashistëve italian, tërë krimit do të i japin ngjyrë kunderthënjesh të fiseve shqiptare, me fiset sllave, të cilat shekuj më parë ishin konvertuar nga shqiptarët në sllavë, dhe tash armiqësia në mes rreligjioneve të tyre po shpërthente në një formë tragjike”. Lidhur me këtë, fjala ishte për arbansë që dikur kishin qenë të rreligjionit katolik dhe tash si ortodoks “sllavë”, të veshur me bojë çetnike po atrocitonin popullin që ishte konvertuar në Islam por që nuk  e kishte ndrruar kombin. Pra, kishin mbetur shqiptar ashtu si kishin qenë më parë”. (referati i Lidhjës  Popullore Shqiptare, i njjeti).






E vërteta, krimi në Bihor është ngjarja më tragjike për një krahinë në tërë trevën e Ballkanit. Jo vetëm kjo ngjarje  janarit 1943, por një vit më vonë të njejtat formacione çetnike do të provojnë të bëjnë mizori në trevat: Llap, Fushë-Kosovë, Ferizaj-Kaçanik-Shkup-Tetovë-Gostivar-Dibër. Por u penguan në pikën strategjike të Perpellacit me kërcnim se: “Mund të provoni me hy në Kosovë, por asnjë i gjallë nuk do të mbetet, sepse ju nuk keni për qëllim largimin për Greqi, por  keni për qëllim shfariosjen e shqiptarëve”. Këtë znat, serbianët nuk e kanë pushuar kurrë, tregojnë argumentet arkivore te të gjitha kohrave. E treguan edhe në luftën 1998/1999 në Kosovë, me që rast u detyraun në Kuamnovë ta nënshkruajnë KAPITULLIMIN.

Si përfundim, në një shkrim korespodencë të Mashan Gjuroviqit thuhet tekstualisht:  Në Bihor dhe në tërë Sanxhakun duhet të perseritet rasti i Sanxhakut Nishit, me që rast në 714 katunde dhe 6 qytete nuk mbeti arrnaut i gjallë”. Të njejtin mendim e shprehteb Arkani nga Prishtina më 28 mars 1999: Në Kosovë deri më 28 qershor 1999 nuk guxojmë ta lëshojmë shansën historike, sepse këtu nuk duhet mbetet asnjë shqiptar i gjallë. Kosova duhet të frymojë çirilicë, aq më parë kur një pjesë shumë e madhe e shqiptarëve e urrenë të ashtuquajturn: Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ne e kemi NATO-n mbi kokë, por toka është e jona”. Edhe Mashan Gjuroviqi më 10 janar 1943 shkruante: “Ne e kemi Sanxhakun para thikës sonë. Kjo tokë shumë shpejtë do të serbizohet”. Qëndroni shqiptar, dhe përçanu në trafe politike, mësoni nga  e kaluara edhe sot në shekullin e internetit. Shiqoni se si Zelenski i Ukrainës nuk e hjek uniformën ushtarke kurrë. Ndërsa te ne UÇK anatemohej dhe akuzohej si agjenturë e frustruar!

                                       Unë amanetit Fehmi Lladrofcit i besoj!

Më 2  janar 2023 Prishtinë

 

 

 

 

 

2023-01-01

Arti shqiptar-urë lidhëse midis popujve shqiptar dhe bullgar.

 


7
Foto: Kostandina Bello

21 nëntori i këtij viti shënoi një ngjarje të rëndësishme, Festivalin e Parë të Artit Shqiptar në Sofje. Ky është eventi i parë i këtij lloji, që zhvillohet në Sofje, organizimi i të cilit u bë nën patronazhin e Ministrit të Kulturës të Bullgarisë, në bashkëpunim me ambasadën shqiptare dhe me mbështetjen financiare të Fondit Kombëtar "Kultura".

Hapja e eventit u bë në oren 18:00 në Kompleksin e Koncerteve „Bullgaria“, ku ishin të pranishëm organizatorët e tij, përkatësisht ambasadorja shqipëtare Donika Hoxha dhe ministri i kulturës bullgare Velisllav Minekov, të cilët në fjalimet e tyre uruan, që të ketë edhe shumë evente të tjera të këtij lloji, që të shërbejnë si urë lidhëse midis dy popujve.

Natën e parë të eventit njerëzit mund të shijonin ekspozitën e mrekullueshme me veprat e artistëve të shquar bashkëkohorë shqiptarë Emjona Stasi, Arben Kristani dhe Dashamir Gurabardhi. 

Emjona Stasi lindur dhe rritur në Shqipëri, e diplomuar në universitetin e arteve në Tiranë, e njohur mbarë vendit dhe jo vetem, vjen për herë të parë në Sofje me këtë ekspozitë me 12 punime të saj.

“Pjesa më e madhe e tyre paraqet qytetin tim të Durrësit edhe unë zakonisht përqendrohem te qyteti i vjetër, te vlerat e qytetit, që janë në zhdukje e sipër, gjë e cila mua më ngacmon shumë dhe më vjen keq, që po zhduken këto vlera.” – thotë ajo. E pyetur në lidhje me ekspozitën, njerëzit bullgarë dhe mikpritjen, ajo thotë se është shumë e kënaqur,  ka pasur interes dhe pritja ka qenë shumë e ngrohtë.

Artisti tjetër që zbukuroi galerinë e kompleksit „Bullgaria“ me pikturat e tij ishte Arben Kristani, i njohur më së shumti për peisazhet e tij, që përcjellin një frymë impresioniste. Ai ka hapur shumë ekspozita, nëpër vende të ndryshme dhe kësaj herë solli një copëz nga arti i tij edhe në qytetin e Sofjes.
“Është një kënaqësi që marrim pjesë në një ekspozitë të parë të ftuar nga Мinistria e Кulturës Bullgare dhe është  mbresëlënëse. Është një moment i bukur“ –u shpreh piktori. “Arti është gjithëmonë në formën e bashkëpunimit dhe është një urë lidhëse midis gjithë kulturave dhe popujve.“– theksoi ai.

Pjesë e ekspozitës ishte gjithashtu edhe artisti i njohur Dashamir Gurabardhi, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vazhdimisht kthehet në vendlindje. Ai është i vlerësuar me çmime për punën e tij dhe ka bërë ekspozita në Itali, Gjermani, Austri, Skoci, Francë, Suedi, SHBA, etj. Falë këtij eventi edhe publiku bullgar pati mundësinë të shijojë pikturat e tij.

Përveç ekspozitës plot ngjyra, në mbrëmjen e 21 nëntorit, në oren 19:00 në sallën e koncerteve  „Bullgaria“ u zhvillua edhe një shfaqje me muzikë klasike nga muzikantët e rinj shumë të talentuar. Një prej tyre është dhe Herbert Ahmetaj nga qyteti i Vlorës. Herberti ka mbaruar studimet për violonçel dhe ka 4 vite që punon si mësues violonçel.

Një nga talentet e tjera është edhe Klevis Delibashi nga qyteti i Beratit, i cili ka mbaruar masterin për violinë. Ai ka qenë në Spanjë nëpërmjet një programi Orkestra Internship dhe tani po vjen për herë të parë në Sofje, në Bullgari.

Koncerti ishte shumë i bukur, shkoi ashtu siç ne donim. Përgatitjet ishin të mëdha dhe lodhja gjithashtu, por kur merr kënaqësinë e publikut të gjitha harrohen.” – u shpreh në një intervistë mbas koncertit Elfrida Mema, violinistja 18 vjeçare. Ëndrra e saj është të jetë një soliste shumë e zonja, ose pjesë e një orkestre të madhe ku ta ketë publikun gjithmonë pranë. E pyetur për publikun bullgar dhe pritjen e tij ajo u shpreh: “Shumë i ngrohtë, shumë mikpritës. Me thënë të drejtën na kishin thënë që ishit pak popull i ftohtë, por pritshmëritë tona kaluan.

Pjesë të orkestrës ishin gjithashtu edhe Ilsa Reka, Eugenia Kristani, Kristi Maneci, Suel Stalbi, Remino Sula, Giorgio Spahiu, Stelina Trokoliçi, Doriana Maljaj, Elson Alku, si dhe violinistja e re bullgare Dalia Çollakova, nën drejtimin e dirigjentit Marko Ozbiç.

Mbrëmja kaloi shumë bukur nën tingujt e muzikës klasike dhe duartrokitjeve të ngrohta dhe të përzemërta të publikut. Festivali i artit shqiptar u mbyll më 22 nëntor me pjesëmarrjen e tre artistëve të shquar shqiptar Merita Rexha Tërshana në piano, Nevila Kalaja Herczegh në violinë dhe Bledar Zajmi në violonçel, të cilët interpretuan vepra shqiptare dhe bullgare.

Ky event ishte i pari, por nuk do të jetë i fundit. Me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor, në orën 19:00, në Operën e Sofjes do të performojnë në një koncert artistët me famë botërore: violinisti Olen Cesari, sopranoja Inva Mula dhe pianisti Genc Tukiçi. Priten mbrëmje të paharrueshme, të cilat shërbejnë jo vetëm si një ushqim për shpirtin, por edhe si urë bashkimi midis kombeve dhe kulturave tona.

Foto: Kostandina Bello

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...