2023-06-01

Ramzan Kadyrov, lideri çeçen dhe një nga njerëzit e afërt me presidentin rus Vladimir Putin, tha se po monitoronte situatën në Kosovë.

Ai thotë se situata në Kosovë është shumë komplekse, dhe se në të ka edhe një palë të tretë – atë të nxitësve. Kadyrov akuzoi NATO-n për këtë. “Në këtë çështje nuk është e mundur të anosh as nga serbët dhe as nga kosovarët. Por ka një qëndrim të qartë dhe të vetëm që të dy duhet të mbajnë. Kjo nuk ka të bëjë me politikën, por me fenë”, tha Kadyrov. Ai vuri në dukje se Serbia e mbështeti hapur Rusinë “në luftën kundër nazizmit dhe satanizmit në Ukrainë”. “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilin e njoh mirë, e kupton shumë mirë se çfarë është NATO dhe çfarë metodash përdor për të nxitur konflikte. E gjithë NATO po përpiqet të korruptojë vendet me vlera tradicionale në një tufë njerëzish të këqij pa besim dhe nder. Aleatët perëndimorë, duke kuptuar se planet e tyre po dështonin në Ukrainë, vendosën të luftojnë kundër shërimit të plagëve në Ballkan. Është edhe më fyese që në njërën anë, të cilën NATO po e nxit, janë muslimanët kosovarë. Arsyeja zyrtare e konfliktit është aq qesharake dhe banale sa nuk ka dyshim për ndërhyrje nga jashtë. Përpara se të dyja palët të kenë kohë për të diskutuar ndonjë gjë, NATO tashmë po deklaron gatishmërinë luftarake dhe po tërheq forcat e saj në kufi. Ndërsa Ballkani po lufton me njëri-tjetrin, Perëndimi do t’i japë armë dhe do të jetojë në paqe. Mbani mend, është në avantazhin e Satanait të vendosë besimtarët kundër njëri-tjetrit nën çdo pretekst”, thotë ai. Sipas tij, zgjidhja për Kosovën është “refuzimi i intervencionimit të NATO-s”. “Atëherë do të ketë një kuptim të problemit dhe zgjidhjes së tij. Ka shembuj t shkëlqyer të bashkëjetesës së njerëzve të feve dhe kombësive të ndryshme. Por nuk ka shembuj të bashkëjetesës së mirë me ndërhyrësit e NATO-s”, tha Kadyrov. Gjithsesi, deklarimet e tij duhet marrë me rezervë, pasi lideri çeçen nuk gjen përkrahje as në vetë Çeçinë e tij as në botën islame lidhur me besnikërinë e tij ndaj Putinit në luftën ndaj Ukrainës. Gjithashtu, Rusia nuk po e ka pushtuar Ukrainën në emër të vlerave konservatore e as ka mbajtur në histori ndonjë flamur vlerash tradicionale. Ajo po tenton të përballet me Perëndimin me kompeksin e inferioritetit dhe ndenjën e madhështisë së komb, ku e vetmja gjë që trashëgon janë ambiciet tradicionale për pol kryesor në zhvillimet globale, nisur nga supremacia territoriale. Në këtë aspekt, një prej armiqve të saj tradicionalë është dhe Turqia muslimane, pasi ëndrra cariste ruse është marrja me çdokusht e Stambollit për të kontrolluar “çelësat e botës” që janë në këtë pikë të globit dhe që i posedon pra Turqia. Kështu që Kadyrov thjesht sajon një kredo morale të Rusisë për luftrat e saj, të cilën kurrë nuk e ka patur.

Daniel Serwer: SHBA mbështesin 100% Vuçiç, duan që Kurti t'i përkulet vullnetit tyre

 

Daniel Serwer: SHBA mbështesin 100% Vuçiç, duan që Kurti

Profesori amerikan Daniel Serwer në një intervistë për Euronews Albania, komentoi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.

Ai theksoi se SHBA po mbështet 100% Beogradin ndërsa shtoi se kërkojnë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet t’i përgjigjet vullnetit të Serbisë.

Sipas tij Kurti duhet të menaxhojë marrëdhëniet që ka me SHBA dhe BE.

“Shtetet e Bashkuara po mbështesin Beogradin në 100% dhe kërkojnë që Kurti ti përgjigjet vullnetit të Beogradit. Kjo është ajo çka po përpiqen të bëjnë. 

Mendoj se SHBA dhe BE do të vazhdojnë rrugëtimin që kanë zgjedhur dhe ajo që Kurti duhet të kuptoj është se si të menaxhojë marrëdhëniet me SHBA dhe BE, në mënyrë që këto dy të fundit të jenë në një pozicion më neutral”-tha ai.

Flori Bruqi : Gabriel Escobar mund të mos jetë më zëvendës-ndihmës sekretar amerikan i Shtetit dhe mbikëqyrës i politikave amerikane në Ballkanin Perëndimor dhe kjo për shkak të zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës.


                                        Gabriel Escobar

Amerikani Gabriel Escobar , si pak kush tjetër në Ballkanin Perëndimor – diplomati i karrierës që u duk se siguroi marrëveshje historike për rrugën drejt normalizimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë me 27 shkurt në Bruksel dhe 18 mars në Ohër – nuk e ka parashikuar shpërthimin e situatës në tri komunat veriore për shkak të veprimit të Qeverisë së Kosovës pa kordinim me amerikanët dhe kjo mund të ketë edhe një pasojë personale për Escobar.

Për këtë dhe ngecjen e procesit në kriza të vazhdueshme, Albanian Post mësom nga burime diplomatike se, Escobar mund të lëshojë rrugë për një tjetër diplomat.

Për kujtesë, Escobar qysh nga luftërat në ish-Jugosllavi është i përfshirë në Ai ishte shef i stafit për zyrën e përfaqësuesit të Lartë në Banja Lukë, në Bosnje dhe Hercegovinë, më pas shef i Ambasadës, dega në Banja Lukë, ishte edhe zëvendës-shef i zyrës diplomatike të SHBA-ve në Podgoricë, dhe shef i ekipit politik në Beograd kur ishte ri-hapur Ambasada amerikane në Beograd në vitin 2001.

Poliglotit nuk i ka mjaftuar zotërimi i shtatë gjuhëve të huaja dhe dhjetëra mirënjohje për punë diplomatike nga Departamenti i Shtetit Amerikan, për të gjetur zgjidhjen dhe ulur tensionet në një zonë delikate fqinje me Bashkimin Evropian, në kohën kur SHBA-të duan qetësi për shkak të energjisë që merr lufta me Rusinë në Ukrainë.

Në intervistat e tij të fundit e në paraqitjen e tij par senatorëve amerikanë në komisionin për politikë të jashtme, Escobar shprehej besimplotë se jo vetëm që është arritur marrëveshje, por ajo do të gjejë zbatimin e saj të plotë më së largu deri në fundin e këtij viti.

“Mendoj që marrëveshja është këtu”, thoshte Escobar, “këtë vit kalendarik”.

Escobar-it nuk i ka munguar aktiviteti në Ballkan. Por, siç treguan ngjarjet e fundit, atij i ka munguar ndikimi dhe rreziku për përshkallëzim të mëtejshëm është një lojë të cilën SHBA-të nuk e luajnë dot në këtë kohë.Albanian Post ka dërguar pyetje në Ambasadën Aaerikane në Kosovë nëse mund të konfirmojnë një lëvizje për të deleguarin e SHBA-ve për dialogun Kosovë – Serbi, por nuk është pranuar përgjigje prapa.

Me largimin e Escobar, nëse ndodhë ashtu siç thonë burimet e Albanian Post, rol shumë më të rëndësishëm në procesin dialogues do të marrë ambasadori amerikan në Serbi, Chritopher Hill.

Akoma e paqartë nëse nga pozita e njëjtë, apo nga një rokadë pozicionesh, por Hill pritet të jetë zëri i autoriteti amerikan për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi dhe implementimin e pikave të marrëveshjes, e cila tashmë është bërë e qartë që duhet të fillojë me propozimin e një draft statuti nga Qeveria e Kosovës.Hill si një diplomat karriere ka shërbyer si emisar special gjatë luftës në Kosovë dhe ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në negociatat e paqes në Rambuje në vitin 1999.

Një njohës i mirë i dinamikave dhe rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Hill në shumë raste kishte mbështetur qëndrimet zyrtare të Serbisë në raport me procesin e dialogut me Kosovën.

Rasti më flagrant ishte në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në katër komunat veriore të Kosovës.

Përkundër se Escobar ishte shprehur se SHBA-të do t’i njihnin rezultatet e zgjedhjeve në Veri, Hill në emër të Uashingtonit zyrtar kishte deklaruar se SHBA-të nuk ishte pro zgjedhjeve, kjo për shkak se Lista Serbe s’merrte pjesë në këtë proces dhe se këto zgjedhje zhvilloheshin në një moment domethënës për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Qëndrimi pro-serb i Hill dhe dallimi i këtij të fundit me top-diplomatin Escobar ishte vërejtur edhe pas takimit të nivelit të lartë të 18 gushtit të vitit të kaluar në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.Hill kishte deklaruar se pala serbe ishte pala më e përgatitur në tavolinën e bisedimeve – në takimin ku nuk ishte arritur një dakordësi për një marrëveshje për konvertimin e targave dhe reciprocitetit me kartat e identitetit.

Ndryshe nga Hill, Escobar ishte treguar më i matur me deklarime duke theksuar se në këtë fazë nuk dëshiron që ta fajësojë asnjërën palë.

Për shkak të qëndrimeve të tij, në qarqe Hill në vend se ambasador i SHBA-ve në Serbi, ka filluar të quhet “ambasador i SHBA-ve për Serbinë”.

Përveç lakimit të emrit të Hill për të zëvendësuar Escobar në kuluaret e  Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas burimit të AP-së, është përfolur edhe emri i Christopher Robinson, aktualisht ambasador i SHBA-ve në Letoni, i cili para se të emërohej në këtë pozitë kishte shërbyer si zëvendës ndihmës sekretar në Byronë për Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.

23 vjet si diplomat, Robinson shërbeu si këshilltar për Çështjet Politike në Ambasadën amerikane në Rusi si dhe si zëvendës-drejtor për çështje ruse në Departamentin e Shtetit.

Ai shërbeu edhe si këshilltar politik në Misionin e SHBA-ve në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Austri.

Christopher A. Landberg është emri tjetër i përfolur i cili është në pole-position për të zëvendësuar Escobar.

Landberg aktualisht është i emëruar si ushtrues i detyrës së zëvendës koordinatorit ryesor për Byronë e Kundër Terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ai ka shërbyer edhe si zëvendës koordinator për Reagimin ndaj Krizave dhe Politikat Teknike, përgjegjës për mbikëqyrjen e Zyrës së Programeve Teknike dhe Politikës së Operacioneve të Byrosë Kundër Terrorizmit dhe Zyrës së përgjigjes ndaj Krizave, Gatishmërisë dhe Koordinimit Special.

Chris punoi si staf i lartë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit nga vitit 2012 deri në vitin 2014, duke mbuluar çështjet ndërkombëtare ekonomike dhe të sigurisë kombëtare.

Diplomati i karrierës Chris ka shërbyer gjithashtu në Ambasadat e SHBA-ve në Argjentinë, Gana, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Republikën Dominikane.

Që nga 26 maji  2023 janë rritur tensionet në Veri të Kosovës. Serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Përveç ndalimit të hyrjes në objektet komunale të kryetarëve të rinj, serbët lokalë po kërkojnë edhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga kjo pjesë e vendit.

Në anën tjetër më 29 maj, në Zveçan, strukturat paralele serbe u përleshën me trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-in, i cili ka shtuar prezencën në veri, pas tensionimit të situatës. Si pasojë 41 pjesëtarë të këtij misioni mbetën të lënduar.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti: Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori







Pas kritikave direkte e të ashpra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për insistimin që kryetarët e rinj të komunave në veri të ushtrojnë detyrën nga objektet komunale, kryeministri Albin Kurti ka thënë se “nuk është normale që të pajtohesh çdo herë me gjithçka”. Në emisionin “Konfront” në KTV, Kurti ka thënë se nuk ka vepruar “pas shpinës së ambasadorit”. Për situatën e tensionuar në veri, Kurti e ka vlerësuar si pikënisje agresivitetin e Serbisë. Kurti ka thënë se ka vlerësimin më të lartë për ambasadorin Hovenier dhe të tjerët, “Ata e kanë gjithnjë e më të qartë dhe unë do t'i bindi më kollaj nëse më ndihmoni më shumë (për sjelljet e Serbisë). Por, edhe nëse nuk më ndihmoni, bindja do të ndodhë, sepse Republika e Kosovës është ndërtuar me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve. Në anën tjetër Republikën e mban Kushtetuta me ligj dhe institucione. Këtij populli unë duhet t'i dal zot, sepse për këtë më kanë sjellë në këtë karrige. Unë kam vlerësimin dhe respektin më të lartë për ambasadorin Hovenier, mund të them në mënyrë fort të veçantë krahasuar edhe me të gjithë ambasadorët e tjerë, por mua më ka votuar populli, nuk më ka emëruar ambasadori. Duhet ta kuptoni këtë gjë, mua më ka votuar populli i Kosovës, populli i Kosovës të voton, populli edhe të heqë. Nuk është emërim kryeministri, kryeministri është zgjedhje e atij që është burim i sovranitetit”, ka thënë Kurti. Ai ka thënë se ka bashkëpunim të vazhdueshëm me ambasadorët e QUINT-it e sidomos me atë të SHBA-së.

Presidentja e Kosovës prof.dr.Vjosa Osmani takon Macronin e Scholzin: Duhet qëndrim unik nga BE-ja kuOsmani ndër tendencave të Serbisë

 


 


Duhet qëndrim unik kundërshtues nga ana e shteteve të Bashkimit Evropian kundrejt tendencave që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon, u ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dy liderëve evropianë, presidentit të Francës, Emmanuel Macron e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, të enjten në kuadër të samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian. Sipas njoftimit nga Presidenca e Kosovës, në takim ka qenë edhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i BE-së, Josep Borrell. “Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon. Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova është e përkushtuar për ta vazhduar koordinimin me partnerët ndërkombëtarë për proceset në nëpër të cilat po kalon vendi. Presidentja ka potencuar se përpjekjet e Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në veriun e vendit po sfidohen nga struktura ilegale serbe të mbështetura nga Vuçiqi dhe të shndërruara në banda kriminale, të cilat kanë sulmuar Policinë e Kosovës, KFOR-in, teksa po vazhdojnë me sulme ndaj gazetarëve dhe qytetarëve. Tutje, Presidentja Osmani ka thënë se veprimet e tilla synojnë destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duke theksuar se duhet një qëndrim unik kundërshtues nga ana e shteteve të BE-së kundrejt tendencave që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Sipas njoftimit, në takim me Macronin e Scholzin, Osmani rikonfirmoi qëndrimin e Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër në tërësinë e tyre.

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia,përgëzon ushtarët: Parandaluat përplasjen që do të çonte në viktima civile

 


 


Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka vizituar ushtarët që u plagosën në veri dy ditë më parë. Ai ka thënë se ushtarët e KFOR-it parandaluar një përplasje që mund të kishte çuar në viktima civile. “Jini krenarë për atë që keni bërë, keni vepruar në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke ndërhyrë mes dy palëve të kundërta dhe duke parandaluar një përplasje që sigurisht do të kishte çuar në një numër të madh të viktimave civile”, ka thënë Ristuccia duke shprehur krenarinë me ushtarët. Prej pesë ditësh në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, serbët kanë protestuar pasi kryetarët e zgjedhur tentuan të futeshin në objektet komunale. Protestuesit serbë kaluan në sulme e dhunë, duke plagosur 30 ushtarë të KFOR-it. Janë sulmuar edhe Policia e Kosovës e gazetarët që kanë raportuar vazhdimisht nga tri komunat.

Emanuel Macron: Do të ketë vendim të qartë për situatën në Kosovë gjatë javëve të ardhshme

 


 


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se gjatë javëve të ardhshme do të ketë “vendim të qartë” për situatën në veri të Kosovës. Macron tha se për një gjë të tillë u pajtuan gjatë takimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe liderët lokalë – presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Osmani dhe Vuçiqi kanë zhvilluar takime të ndara me udhëheqësit evropianë, në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau. Osmani shkroi në Twitter se me liderët e Gjermanisë dhe Francës diskutoi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe “përpjekjet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet”

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...