2024-05-31

Kreu i NATO-s injoron paralajmërimet e Moskës, Stoltenberg: – Nuk është asgjë e re, Putin përpiqet të na kërcënojë kur ndihmojmë Ukrainën

 Zyrtarët e Kremlinit kanë lëshuar sot deklarata të ndryshme – duke përfshirë kërcënime për luftë me NATO-n, në përgjigje të vendimeve të fuqive perëndimore për të lejuar Ukrainën të përdorë armët që ato i kanë furnizuar për të sulmuar brenda Rusisë. Megjithatë Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, ka hedhur poshtë kërcënimet nga Moska dhe këmbënguli se ata po ndihmonin Kievin të mbrohej. “Kjo nuk është asgjë e re. Ka qenë rasti për një kohë të gjatë që sa herë që aleatët e NATO-s i ofrojnë mbështetje Ukrainës, presidenti Putin po përpiqet të na kërcënojë që të mos e bëjmë këtë,” tha ai në Pragë. Duke përmendur ofensivën veriore të Rusisë kundër rajonit të Kharkiv në Ukrainë, Stoltenberg shtoi: “Ukraina ka të drejtën për vetëmbrojtje, ne kemi të drejtë të ndihmojmë Ukrainën të ruajë të drejtën për vetëmbrojtje dhe kjo nuk i bën aleatët e NATO-s palë në konflikt.

2024-05-29

Kinematografia amerikane

 

Ilustrim

Dekadat e fundit të shekullit të kaluar ishin periudhë e artë për kinematografinë amerikane, dhe në përgjithësi për atë botërore.

Disa prej filmave më të mirë dhe më të preferuar sot e asaj dite, patën premierat e tyre po në atë kohë duke rezervuar vendin e tyre në piedestalin e reputacionit dhe suksesit.

Megjithatë, pos ekipit teknik dhe teknologjisë jo edhe aq të zhvilluar në ato kohëra, rol kyç në suksesin e filmave kishte kasti i aktorëve.

Shumë prej nesh jemi rritur me filma brenda të cilëve kanë shkëlqyer ikonat e aktrimit të tillë si; Al Pacino, Harrison Ford, Mia Farrow, Gena Rowlands e Eddie Murphy.

Albanian Post më poshtë ju prezanton me disa prej aktorëve më të suksesshëm të shekullit që lamë pas dhe ndryshimet në fizionominë e tyre prej asaj kohe dhe sot.

Gena Rowlands

Gena Rowlands

Virginia Cathryn “Gena” Rowlands ka lindur me 19 qershor të vitit 1930 dhe është një aktore e pensionuar, karriera e së cilës në film, skenë dhe televizion ka zgjatur mbi gjashtë dekada.

Dikur, ajo kishte luajtur bashkë me legjendën e aktrimit, Edward Ribson në filmin “Broadway Middle of the Night”, ndërsa kasti bënë turne nëpër të gjithë botën.

Gjatë karrierës së saj, Gena, ka luajtur në shumë filma, disa nga të cilët janë; “Gloria”, “Another Woman”, “Love Streams”, “Faces”, “The Notebook” e shumë të tjerë.

Clint Eastwood

Clint Eastwood

Clinton Eastwood Jr. ka lindur me 31 maj të vitit 1930 dhe është një aktor, regjisor, kompozitor e producent i famshëm amerikan.

Pasi arriti suksesin e madh në serialin televiziv perëndimor “Rawhide”, ai u bë i famshëm në të gjithë botën me rolin e tij si “Man with No Name”.

Disa nga filmat më të suksesshëm në të cilët Clinton ka pasur role kyçe janë; “A Fistful of Dollars”, “Pale Rider”, “Escape from Alcatraz”, “Unforgiven”, e të tjerë.

Al Pacino

Al Pacino

Alfredo James Pacino ka lindur më 25 prill të vitit 1940 dhe është një nga aktorët dhe regjisorët më të famshëm amerikan.

Në një karrierë që përfshin më shumë se pesë dekada, ai ka marrë shumë çmime dhe nominime, duke përfshirë një në “Academy Award”, dy të tjerë në “Tony Awards” dhe dy “Primetime Emmy Awards”.

Madje, Al Pacino, është një nga interpretuesit e paktë që ka marrë kurorën e trefishtë të aktrimit.

Disa nga filmat më ikonik në të cilët Al Pacino ka marrë pjesë janë; “Serpico”, “Dog Day Afternoon”, “The Godfather”, “Heat”, “Scarface” e “The Irishman”.

Harrison Ford

Harrison Ford

Aktori amerikan, Harrison Ford ka lindur me 13 korrik të vitit 1942, dhe pos si aktor ai ka punuar edhe si pilot e aktivist mjedisor.

Pasuria e tij arrin vlerën mbi 9.3 miliardë dollarë duke e vendosur atë në pozitën e 7-të në listën e aktorëve me fitimin më të lartë të të gjitha kohërave në SHBA.

Një nga filmat më të famshëm në të cilin ka luajtur ai është “Star Wars – The Force Awakens”, ndërsa ai po ashtu ka fituar role edhe në filma të tjerë të suksesshëm të tillë si; “The Fugitive”, “Witness”, “Indiana Jones and the Last Crusade” e shumë të tjerë.

Mia Farrow

Mia Farrow

Dikur modele e më pas edhe aktore e shquar amerikane, Maria de Lourdes Villiers “Mia” Farrow ka lindur në ditën e nëntë të muajit shkurt të vitit 1945.

Mia është shfaqur në më shumë se 50 filma dhe ka fituar çmime të shumta, duke përfshirë një Çmim “Golden Globe” dhe tre nominime për “Çmimin BAFTA”.

Farrow është gjithashtu e njohur për punën e saj të gjerë si “Ambasadore e Vullnetit të Mirë” në “UNICEF”, e cila përfshin aktivitete humanitare në Darfur, Çad dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Në vitin 2008, revista “Time” e emëroi atë një nga “Njerëzit më me ndikim në botë”, ndërsa disa nga filmat më të famshëm në të cilat ajo ka luajtur janë; “Rosemary’s Baby”, “The Purple Rose of Cairo”, “Alice”, “September”, “Radio Days”, e plot të tjerë.

Lesley Ann Warren

Lesley Ann Warren

Aktorja, Lesley Ann Warren ka lindur me datën 16 gusht të vitit 1946 dhe është një aktore e këngëtare amerikane.

Warren bëri debutimin e saj në vitin 1963 tek filmi “Broadway”, ndërsa në vitin 1965 ajo u bë e famshme globalisht me interpretimin e saj në filmin “Cinderella”.

Disa nga filmat e tjerë ikonik në të cilët Lesley ka marrë pjesë janë; “Race for the Yankee Zephyr”, “A Night in Heaven”, “Choose Me”, “Clue”, “Burglar” e “Life Stinks”.

Meryl Streep

Meryl Streep

Mary Louise “Meryl” Streep ka lindur me 22 qershor të vitit 1949 dhe është një aktore shumë e suksesshme amerikane.

Madje, shpesh atë e përshkruajnë si “aktorja më e mirë e brezit të saj”. Streep është veçanërisht e njohur për shkathtësinë dhe thekset e saj në rolet që i besohen.

Në skenën e aktrimit ajo debutoi me filmin “Trelawny of the Wells”, ndërkaq që në karrierën e saj prej aktoreje ka marrë pjesë në dhjetëra prodhime kinematografike të tjera, përfshirë; “Sophie’s Choice”, “The Bridge of Madison County”, “The Devil Wears Prada” e shumë të tjerë.

Bill Murray

Bill Murray

William James Murray ka lindur më 21 shtator të vitit 1950 është një aktor, komedian dhe shkrimtar amerikan.

Ai debutoi në skenën e aktrimit duke u bërë i famshëm në shfaqjen televizive “Saturday Night Life”, ku ishte mes personazheve më të preferuara nga publiku.

Filma të tjerë të suksesshëm të Murray-t janë; “Stripes”, “Tootsie”, “Ghostbusters”, “Caddyshack” e shumë të tjerë.

Eddie Murphy

Eddie Murphy

Edward Regan Murphy, ka lindur me 3 prill të vitit 1961 dhe është një nga aktorët dhe komedianët më të popullarizuar amerikanë.

Murphy, i famshëm u bë nga roli i tij komik në “Saturday Night Live”, një shfaqje televizive në të cilën ishte anëtar i rregullt i kastit mes viteve 1980-1984.

“Beverly Hills Cop”, “Trading Places”, “48 Hrs”, “Coming to America” e “Shrek”, janë vetëm disa nga filmat më të famshëm në të cilët Eddie, morri pjesë.

Cameron Diaz

Cameron Diaz

Cameron Michelle Diaz ka lindur më datën 30 gusht të vitit 1972 dhe po ashtu së fundmi ka dhënë deklaratat e saj se po e braktis aktrimin përgjithmonë për shkak të mungesës së përkushtimit në jetën private.

Në vitin 2013, ajo u emërua aktorja më e paguar mbi moshën 40 vjeçe në Hollywood dhe që nga viti 2018, fitimet në arkat e brendshme të filmave të Diaz arrijnë në mbi 3 miliardë dollarë, me fitimet në mbarë botën që tejkalojnë 7 miliardë dollarë amerikanë, duke e bërë atë aktoren e pestë në SHBA më të paguar ndonjëherë.

Disa nga filmat më të famshëm në të cilët ka luajtur Diaz janë; “Bad Teacher”, “My Best Friend’s Wedding”,”The Holiday”, “The Other Woman”, “Shrek”, “The Mask” e shumë të tjerë.

Këta janë vetëm dhjetë nga aktorët më të famshëm amerikanë të cilët dhanë shumë për artin në dimensione globale dhe u shpërblyen me çmime prestigjioze për punën e tyre në kinematografi.

Rusia xhiron filma për Kosovën me vlera milionëshe

Pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, që t’i tërheqë nga Bosnjë e Hercegovina dhe nga Kosova ushtarët që kishin marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse, në Rusi po punohet në mënyrë aktive për ta madhëruar praninë ushtarake ruse në Ballkan. Kinematografia ruse po i xhiron dy filma të shtrenjtë me rastin e 25-vjetorit të operacionit “Marshi” të parashutistëve rusë nga Bosnja e Hercegovina në aeroportin e Prishtinës në Sllatinë, në qershor të vitit 1999. Punën në këta filma po e përcjellë fushata kundër NATO-s dhe përfshirja e aktorëve serbë në legalizimin e aneksimit të Krimesë. “Rrëfimi është bazuar në ngjarjen e vërtetë!”, thekson kompania ruse e filmit Upgrade Vision dhe në këtë mënyrë e paralajmëron “dramën heroike” Linja Ballkanike, e cila në fillim të vitit 2019 do të shfaqet para publikut në 20 shtete. “Është viti 1999. NATO po e bombardon Serbinë dhe po Kosovën po ia lë plaçkitjes së banditëve shqiptarë. Rusisë i është ofruar rol i vogël dhe i turpshëm për zgjidhjen e konflikteve në Kosovë. Aeroporti në Sllatinë kalon nën kontrollin e komandantit shqiptar Smuk. Pjesëtarët e inteligjencës ruse, Andrej Shatalov dhe Bek Jethojev e marrin aeroportin. Nga Bosnja, në marshin prej 600 kilometrash për në Kosovë, niset batalioni rus. Detyra e tyre nuk është vetëm kontrolli mbi aeroportin, por edhe shkatërrimi i çerdhes së Smukut dhe çlirimi i vajzës Shatalova, të cilën banditët e kanë zënë rob për të bërë kontrabandë me organe. Rusia, pas euforisë me Perestrojkën, e kuptoi se ka interesat e saj, të cilat duhet t’i mbrojë. Filloi epoka e re”, sqaron përmbajtjen e filmit kompania Upgrade Vision. “Historianët i konsiderojnë këto ngjarje si përkeqësimin më të rrezikshëm të marrëdhënieve ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit që nga koha e krizës së Karaibeve. Linja Ballkanike flet për operacionin fatal, detajet e të cilit edhe sot e kësaj dite janë të mbyllura për opinionin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Kulturës së Rusisë. Njëri prej autorëve të filmit, i cili kërkoi të mbetej anonim, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në këtë rrëfim “aksenti vendoset në faktin që Serbia është pala shumë e goditur në konflikt”. “Mjaft ngjarje në Kosovë janë trilluar në mënyrë që të nxitet bombardimi i NATO-s dhe kjo do të shfaqet në film”, ka thënë bashkëbiseduesi i Radios Evropa e Lirë. Sipas tij, autorët janë inspiruar me rrëfimet e disa rusëve që kanë qenë në Ballkan në luftërat e viteve 90. Në mesin e tyre është edhe majori i shërbimit të inteligjencës GRU (ai është tash kryetar i Ingushetisë) Junus -Bek Jevkurov, i cili nga komanda ruse, në fund të majit të vitit 1999, kishte marrë detyrë sekrete që ta marrë kontrollin mbi aeroportin në Sllatinë. Personi tjetër interesant është Anatolij Lebed, “legjendë” e forcave speciale, të cilin kolegët e tij e quanin “Rambo rus”. Lebed, i cili është bartës i shpërblimeve më të mëdha ushtarake, në vitin 1994 është dashur ta braktisë ushtrinë dhe ka punuar si rojtar në treg, si dhe ka bërë kontrabandë me automjete nga Gjermania. Lufta në Ballkan ia ka mundësuar atij që të kthehet në radhët e ushtrisë: ka shkuar në Kosovë dhe ka luftuar në anën e serbëve. Rolet kryesore në film do t’i luajnë aktorët: Gosha Kucenko, Ravshana Kurkova, Anton Pampushni, si dhe disa aktorë serbë. Në mesin e tyre janë edhe idhulli i miliona djemve sovjetikë, “indiani” më i njohur, Gojko Mitiq dhe ylli i ri i kinematografisë ruse, Milosh Bikoviq, të cilin, para disa vitesh, e kishte njohur regjisori rus më me ndikim, Nikita Mihalkov. Para pak kohësh, ekipit të aktorëve i është bashkuar edhe Emir Kusturica, të cilit në vitin 2016, Vladimir Putin ia kishte ndarë “Dekoratën e Miqësisë”, për shkak të “meritave të veçanta në forcimin e paqes dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet popujve” (bartës të kësaj dekorate në Serbi janë edhe Ivica Daçiq, Nenad Popoviq dhe Tomisllav Nikoliq). Filmi, pjesërisht është xhiruar në Krime. Më pas, të gjithë ata që ishin shtetas të Serbisë, janë gjetur në listën e faqes së internetit të Ukrainës “Mirotvorec”, për shkak të pjesëmarrjes në aktivitetet propaganduese dhe të legalizimit të aneksimit të Krimesë. “Mirotvorec” është pozicionuar si pjesë e Qendrës për hulumtimin e krimeve kundër bazës së sigurisë nacionale të Ukrainës. Kjo faqe e internetit i publikon të dhënat personale të njerëzve, të cilët i konsideron si separatistë ose “agjentë të Kremlinit”. Gjithashtu, aktorët serbë janë angazhuar në promovimin e vlerave të përbashkëta sllave në mediat ruse, si dhë në luftën kundër politikës së NATO-s. Përderisa Milosh Bikoviq flet për kodin e përbashkët historik dhe kulturor, si dhe për rezistimin ndaj presioneve të Perëndimit, Gojko Mitiq, thotë se NATO ia ka vrarë nënën. Ministria e Kulturës e Serbisë, siç i është konfirmuar Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, për xhirimin e “Linjës Ballkanike” ka ndarë 24 milionë e 880 mijë dinarë (210 mijë euro), duke konsideruar këtë si projekt të rëndësisë nacionale. “Qendra e Filmit e Serbisë ia ka bartur mjetet shtëpisë së produksionit Archangel studios nga Beogradi”, i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë, Ministria serbe. Ministria e Kulturës ruse nuk i është përgjigjur kërkesës lidhur me financimin e projektit. Buxheti i tërësishëm i filmit është vlerësuar të jetë 230 milionë rubla (mbi 3 milionë euro), ndërkohë që priten fitimet prej rreth 525 milionë rubla (mbi 7 milionë euro). Në ekipin e produksionit është Vadim Birkin, i cili ka përvojë me filmat e njohur patriotik, sikurse të ashtuquajturit “blockbuster” filma historik “Jaroslav”, “Para një mijë vjetësh”, për të cilin Roskultura 2007 ka ndarë rreth 1 milion dollarë dhe ka qenë një nga ngjarjet kryesore gjatë kremtes së Mileniumit të qytetit Jaroslavlja. Me organizimin ishte marrë ekipi i guvernatorit Anatalij Lisicin, i cili ka pasur për këshilltar Birkinin. Viteve të fundit, për Ballkanin është interesuar edhe Lisicin. Ai ka qenë i angazhuar për restaurimin e varrezave ruse në Serbi nga Lufta e Parë Botërore, si dhe për hapjen e shkollës “Valentina Tereshkova”. Vladimir Birkin ka thënë për Radion Evropa e Lirë se filmi i ri do të jetë spektakolar. Megjithatë, ai nuk pranoi të flasë për shpenzimet. “Buxheti i filmit është më i vogël se sa që paraqitet në internet. Përderisa projekti nuk përfundon ,nuk ka kuptim të flasim për shifra konkrete. E kemi mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Rusisë dhe të asaj të Serbisë, kemi investime private dhe mjete personale”, ka thënë Birkin. Sipas tij, autorët e filmit e kanë mendjen fillimisht tek opinioni rus dhe konsiderojnë që skenari i tyre mund të sjellë emocione të panevojshme në Ballkan. “Nuk është e mundur që të anashkalohen marrëdhëniet ndërmjet popujve ballkanik, por kjo nuk është çështja më e rëndësishme në film. Nuk kemi ‘serbë të mirë’ dhe ‘shqiptarë të këqij” ose anasjelltas - ‘shqiptarë të mirë’ dhe ‘serbë të këqij’. Ky është një imazh i rrafshët, ashtu siç edhe është vetë situata në Ballkan. Ndërkaq, banditi është bandit dhe ai mund të jetë shqiptar ose serb, sikurse në filmin e Angelina Jolie, ‘Në tokën e gjakut dhe mjaltit’, mund të jetë kroat. Nuk duhet të ndërlidhet me nacionalitetin. Për çdo rast, ne kemi pasur detyrë të tillë”, theksoi Birkin. Në Rusi, gjithashtu, është duke u përgatitur edhe një film, pa “yje” serbe, por me skenarë të ngjashëm. Sipas urdhrit të televizionit rus NTV, e cila viteve të fundit është e njohur kryesisht për “demaskimin” e opozitës politike ruse, po xhirohet filmi “Batalioni”. Kjo është një dramë ushtarake-historike me 4 seri, në të cilën 10 agjentë të inteligjencës përpiqen që ta mbrojnë territorin nga armiku 60 herë më i fuqishëm. Esenca qëndron në atë që komanda ushtarake e Rusisë merr vendim që ta vendosë kontrollin mbi aeroportin e Prishtinës, në mënyrë që të pengojë gjenocidin mbi popullin serb nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e udhëheqë Brahimi. Njeriu i vetëm i cili mund të ndihmojë dhe të sigurojë armatimin është vëzhguesi Andrej (Maksim Shjogoljev), i cili më herët është “futur’ në ushtrinë e Kosovës. Por, për kryerjen e detyrës, Andrejan e pengojnë romët, të cilët e kanë kidnapuar Venerën, vajzën e Brahimit, në të cilën është i dashuruar agjenti rus. Andrejit i duhet që të bëjë një zgjidhje të rëndë ndërmjet detyrës ndaj atdheut dhe nderit të vajzës që dashuron. Filmi po xhirohet në Republikën e Adigesë, në aeroportin e mbyllur të qytetit Majkop. Në hapësirën e informacionit, konflikti politik i Rusisë me vendet e Perëndimit për shkak të Kosovës, në pjesën e parë të vitit 1999, duket dramatik dhe përmendet madje edhe Lufta e Tretë Botërore. Por, pavarësisht aksioneve spektakolare, sikurse kthimi i aeroplanit të Jevgenije Primakovit mbi Oqeanin Atlantik, në prapavijën e bombardimeve të Serbisë, Rusia dhe vendet perëndimore janë shfaqur në kontekstin e krizës së Kosovës, kryesisht si partnerë. Moska i ka mbështetur disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, përfshirë edhe embargon për dërgimin e armëve dhe pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, kishte vazhduar kërkimin e një zgjidhjeje politike së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane. Mbetet çështje tjetër fakti që ai dialog ka qenë i vështirësuar për shkak të veprimit të NATO-s pa mandat të Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që qëndrimi i pjesës ushtarake dhe politike të delegacionit rus në bisedime nuk ishte gjithmonë unanim. Sidoqoftë, Moska, para së gjithash, mëtonte ta forcojë rolin e saj në Kosovë, duke kërkuar status të veçantë për ushtarët. Operacioni rus për marrjen e kontrollit mbi aeroportin e Sllatinës është përgatitur në fazën përfundimtare të krizës, atëherë kur kryetari i Republikës Federale të Jugosllavisë, Slobodan Milosheviq u pajtua që të pranojë kushtet e NATO-s për tërheqjen e forcave serbe dhe jugosllave, Junus - Bek Jevrukov, detyra e të cilit ka qenë vendosja e kontrollit mbi aeroportin dhe të përgatitet për ardhjen e kontingjentit rus, flet për atë operacion pa detaje. “Kemi qenë 18 vetë. Kemi marrë pozicionet, në atë mënyrë që askush të mos na hetojë”, ka thënë Jevrukov. Gjatë këtij operacioni, Jevrukov, varësisht nga situata, prezantohej si shqiptar, si mercenar ose si gazetar. Marrja e kontrollit mbi aeroportin e Sllatinës nga ana e ushtarëve rusë përfundoi pas miratimit të Rezolutës 1244, kur më 12 qershor 1999 në Kosovë arritën 200 parashutistë rusë nga Bosnja, pak para se të arrinin trupat britanikë në kuadër të KFOR-it. Megjithatë, batalioni i parashutistëve rusë nuk ka mundur që të veprojë në mënyrë të pavarur. Përforcimet nuk mundën të arrijnë, për shkak se Rumania, Hungaria dhe Bullgaria i kishin mbyllur hapësirat ajrore për aviacionin rus. Si rezultat i bisedimeve të rënda, Rusia fitoi mundësinë që t’i vendosë forcat e saj në zonat nën kontrollin e Gjermanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara. Vetëm pas kësaj, në Kosovë arritën aeroplanët me ushtarët rusë dhe me pajisjet ushtarake. Sot është vështirë të paramendohet, por ushtarët rusë dhe ata britanikë, të cilët kontestonin të drejtën e kontrollit mbi aeroport, shumë shpejt vendosën ndërveprimin. Një nga pjesëmarrësit e marshit në Sllatinë, Aleksandar Lobancev, kështu e kishte përshkruar situatën në librin e tij “Kosovo 99”. “Automjetit tonë transportues iu afrua një kolonel dhe urdhëroi që të niseshim drejt varganit të automjeteve britanike. Nuk ishte larg dhe unë paraprakisht e pyeta se a duhet t’i mbushim armët. ‘A do të luftosh?’, më pyeti koloneli. ‘Ashtu është’, u përgjigja me pasiguri. Koloneli buzëqeshi dhe tha: ‘Jo, këtu nuk do të luftojmë, bir’... Ndonëse komandantët tanë dhe ata britanikë bisedonin për çështje të ndryshme, ishte e qartë se çfarëdo vendimi sillej me qindra kilometra larg Prishtinës. Situata, e cila në orët e para varej tërësisht nga ne, tashmë ishte në duart e politikanëve...”. “Britanikët formuan një grup për komunikim, prej 10 apo 20 njerëzish. Ai komunikim sillte rezultate praktike. Që nga dita e parë e ardhjes në Kosovë, kemi pasur probleme për ujë të pijshëm. Më vonë, britanikët na ndihmuan që ta zgjidhim këtë problem. Një herë, arriti një kamion anglez plot me ujë të pijshëm. I shkarkuam ato shishe me mund të përbashkët, tonin dhe të ushtarëve britanikë”, thuhet në librin e Aleksandar Lubancevit. Me urdhrin e Vladimir Putinit, në vitin 2003, paqeruajtësit rusë janë tërhequr nga Bosnja dhe nga Kosova. Sipas shefit të Shtabit të Përgjithshëm rus, Anatolije Kvashnin, “Rusia nuk kishte më interesa strategjike në Ballkan. Në qarqet diplomatike ruse ky vendim ishte cilësuar si gabim, madje, për më tepër, “budallallëku më i madh”. Para së gjithash, ai vendim e kishte shkatërruar kuptimin dhe rëndësinë (çfarëdo qoftë ai) të marshit në Prishtinë, përvjetorin e 20-të të së cilit, Kremlini synon ta kremtojë vitin e ardhshëm. Në 20 vjetët e kaluar, në Rusi janë xhiruar mjaft filma dokumentarë për bombardimet e NATO-s dhe marshin në Prishtinë. Në këto rrëfime mund të dëgjojmë se “Çernomirdin e kishte bindur Milosheviqin që ta tradhtojë Kosovën”, ose që “ushtarët rusë ishin pritur si heronjtë e vitit 1945”, por në ata filma dokumentarë nuk ka informacione për përleshje, për thyerjen e “komandant Smukut” ose për çlirimin e robërve. Ushtarët rusë nuk kanë marrë pjesë në beteja. Analisti ushtarako-politik nga Beogradi, Aleksandar Radiq, konsideron që ngjarjet në Ballkan, në kinematografi shpeshherë janë paraqitur si përmbledhje e stereotipave, ndërkaq që toni i përgjithshëm i debatit publik, 20 vjet pas luftës, vërteton që politika e viteve 90 ende është gjallë. “Filmat e bazuar në ngjarjet e vërteta shumë shpesh i janë përshtatur ideologjisë së caktuar. Konsideroj që rrëfimi për marshin e batalionit rus nga Bosnja në Kosovë, është vetëm një nga ata shembuj. Në vitin 1999, përveç demonstrimit të vullnetit politik rus, marshi nuk ka pasur kurrfarë rëndësie tjetër. Por, kinematografia ruse po krijon pamjen që i është përshtatur formës së re të pikëvështrimeve politike ruse”, thotë Radiq për Radion Evropa e Lirë. Ai ka përmendur edhe faktin që ushtarët rusë kanë arritur në Kosovë gjatë periudhës kalimtare, kur në aeroportin e Sllatinës kanë qenë të pranishme forcat serbe. “Për serbët, marshi rus ka pasur, para së gjithash, efekt psikologjik, por ai ka zgjatur shkurt, sepse shumë prej tyre është dashur ta braktisin Kosovën”, thekson Radiq. “Pas sulmeve të terroristëve në Dagestan dhe fillimit të luftës së dytë çeçene në vitin 2000, Rusia është ballafaquar me situatë absurde: njësitë e saja elite janë bartur në Ballkan, në momentin kur duhej mbrojtur territori rus. Kursi i ri i autoriteteve ruse nënkuptonte që duhet të brengoset për mjedisin e afërt të saj. Pra, ushtarët rusë janë tërhequr në vitin 2003 dhe në fakt, ky ka qenë simbol i rëndësisë së Ballkanit në perceptimin e vërtetë të interesave ruse”, u shpreh Radiq. Ballkani nuk ka qenë prioritet. Por, opinioni në Serbi nuk është i gatshëm që ta pranojë këtë fakt. Për më tepër, në shoqërinë serbe po rritet mbështetja për politikën ruse, ndërkaq që një pjesë e serbëve, të cilët janë të pranishëm në sektorin publik, janë shndërruar në bartës të “idesë ruse” dhe merren me lavdërimin e fuqisë ushtarake të kombit rus. “Kjo është pjesë e atmosferës në Ballkan në këtë moment”, theksoi analisti Aleksandar Radiq.

Pas 41vitesh hapen kinematë në Arabinë Saudite, opinionin ndahet në pro dhe kundër

 Heqja e ndalesës 41-vjeçare për kinematë në Arabinë Saudite ka shkaktuar valë të mëdha reagimesh, raporton Anadolu Agency (AA). Mbështetësit e rihapjes së kinemave thonë se kjo do të ndikojë pozitivisht në “investime dhe punësim” dhe se do të krijojë një atmosferë kulturore, ndërsa kundërshtuesit e nismës thonë se meqë vendi nuk ka një kinematografi vendore, atëherë kinematë nuk do të kenë kuptim tjetër pos imponimit të kulturës perëndimore. Ish-kreu i Shoqatës Kulturore dhe Artistike të Arabisë Saudite dhe këshilltari për media, Sultan el-Bazigi, rihapjen e kinemave pas 35 vitesh e cilësoi si “hap pozitiv”. – “Do të jetë sektor i rëndësishëm për investim dhe punësim”. “Kjo gjendje padyshim që do të krijojë një atmosferë të ndryshme kulturore. Në të njëjtën kohë do të jetë edhe sektor i rëndësishëm për investim dhe punësim”, u shpreh Bazigi. Ai po ashtu tha se popullata e Arabisë Saudite nuk është e huaj në botën e kinemasë dhe shtoi: “Edhe përkundër faktit që sallat e kinemave ishin të mbyllura, shumica e popullatës kanë ndjekur nga afër kinematografinë arabe apo dhe të huaj nëpërmjet televizorit, tabletit apo dhe me shkuarjen në kinema gjatë vizitave të vendeve të tjera. E reja tani është që do mund të shikojnë filmat sapo të fillojnë të shfaqen”. – “Kinemaja është një gjuhë që reflekton opinionin botëror” Në shpërndarjet në rrjetin social Twitter kishte prej atyre që mbështesnin rihapjen e kinemave me etiketën #HapjaEKinemaveNëRijad, por edhe përdorues që kundërshtonin një gjë të këtillë. Një përdorues i Twitterit me emrin “Er-Rumeysi”, tha se kinematografia egjiptiane është model për inkurajimin e veprave të ndryshme letrare, për zhvillimin e llojit të tregimeve si dhe për përhapjen e kulturës së kinemasë te popullata. Ai poashtu përgëzoi popullin e Arabisë Saudite për heqjen e ndalesës për kinematë. Nga ana tjetër, një përdorues tjetër i Twitterit me emrin “Miknas” tha: “Kinemaja nuk është as lojë e as argëtim. Është një mjet shprehjeje që reflekton opinionin botëror. Kinemaja në Arabinë Saudite është e domosdoshme. Urime për popullin e Arabisë Saudite.” – “Synohet përhapja e kulturës perëndimore” Një arab me emrin Sehm el-Leyl, në postimin në Twitter, duke kundërshtuar idenë për hapjen e sallave të kinemave, tha: “Ne nuk kemi prodhim tonin të cilin mund ta shfaqim në kinematë tona. Prandaj, me këtë gjendje të re synohet që të lumturohet perëndimi duke përhapur kulturën perëndimore dhe duke tregtuar me prodhimet financiare dhe kulturore të tyre”. Revista e quajtur “Ahfad esh-Shura” publikoi fetvanë nga Drejtoria për Studime Shkencore dhe Fetva ku thuhet se “kinemaja është haram”. – Marrëveshje mes “Al Hokair Group” nga Arabia Saudite dhe zinxhirit britanik të kinemave “Vue” Nga ana tjetër, gazeta britanike Daily Telegraph bëri të ditur që është nënshkruar marrëveshje mes “Al Hokair Group”, një prej ndërmarrjeve më të mëdha investuese të Arabisë Saudite, dhe zinxhirit britanik të kinemave “Vue” për çështjen e “hapjes së 30 sallave të kinemasë në Arabinë Saudite”. Gjithashtu, u theksua që së shpejti në Arabinë Saudite do të hapen dhe kinema të përhershme. Kreu i bordit drejtues të Vue, Tim Richards, marrëveshjen në fjalë e cilësoi si “moment i jashtëzakonshëm në historinë e kinemasë botërore”. Ndryshe, në njoftimin me shkrim të publikuar në dhjetor të vitit 2017 nga Ministria e Arabisë Saudite për Informacion dhe Kulturë , thuhej: “Drejtoria e Përgjithshme e medias radio-televizive ka publikuar një vendim me të cilin jepet licenca për sallat e kinemave, të cilat janë të përfshira në bizneset komerciale të ditëve tona”. Në deklaratën të cilën ministri për Informacion dhe Kulturë, Avvad bin Salih el-Avvad, e dha lidhur me këtë çështje, u bë e ditur se salla e parë e kinemasë në vend pritet të hapet në mars të vitit 2018. Ndryshe, më 24 tetor të vitit 2017, në Rijad u mbajt mbledhja “Iniciativa për investime në të ardhmen”, ku morën pjesë dy mijë e 500 persona nga mbi 60 vende. Në këtë mbledhje të organizuar nga Fondi Publik për Investime, princi trashëgimtar Muhammed Bin Selman premtoi që vendin e tij do e kthejë drejt një “Islami të moderuar”.

Kinematografia spanjolle

Ambasada e Spanjës në Shqipëri, në bashkëpunim me Arkivin Kombëtar të Filmit Shqiptar shfaq një cikël të kinemasë klasike spanjolle gjatë fundjavave të muajit korrik. Ky aktivitet synon të kontribuojë në luftën kundër kësaj pandemie globale. Titujt e programit shfaqen nëpërmjet kanalit Vimeo, përgjatë 48 orëve duke filluar nga ora 20:00 çdo të premte, me akses të kufizuar me fjalëkalim dhe do të plotësohen nga hyrje të shkurtra audiovizuale, të realizuara në ambiente të jashtme nga anëtarë të Akademisë së Filmit, një ent bashkë-organizator i këtij aktiviteti kulturor. Filmi i parë ishte ai me titull “El espiritu de la colmena” (Shpirti i kosheres) nga Victor Erice, më 1973), që u prezantua online në kanalin Vimeo. Në një njoftim ambasada bën me dije se në këtë cikël të kinemasë online “Klasikët me ty” prezantohen pesë filma të jashtëzakonshëm, të krijuar gjatë viteve 1973-1997. “Të vlerësuar me çmime në festivalet ndërkombëtare më prestigjioze, të cilët kanë qenë dhe mbeten ikona për kujtesën kolektive, pasi kanë arritur të krijojnë një lidhje me spektatorin e tyre bashkëkohor dhe t´i rikthejnë atij një imazh shumë herë më të pasur e kompleks”, shprehet Ambasada e Spanjës në vendin tonë. Sipas njoftimit zyrtar, ky cikël është një ftesë për të menduar në kinemanë e gjysmës së dytë të shekullit XX, e cila ka një formë tjetër të shprehuri, të tjera ndikime, pa reshtur së qeni klasike. “Gjithashtu, që në kohën e vet, kjo lloj kinemaje iu drejtua një tjetër lloji publiku, i cili mbushte sallat e kinemave me më shumë dëshirë dhe përfshirje. Si përfundim, filmat që përmban ky program mund të lartësohen si një repertor thelbësor, i cili paraqet pesë shembuj të mirë për të ushqyer modelin e kinemasë spanjolle”, vijon ambasada. Ka filma që mbeten të pashlyer në kujtesë si të ishin ngërthyer në të me ndonjë mbërthesë. Ata e shoqërojnë spektatorin nëpërmjet imazheve të tyre, tingujve, disa çasteve të mrekullueshme, të cilat duket sikur përmbledhin gjithë urtinë e mençurinë për të shprehur një ide, një emocion, një ndjenjë. Pa dyshim, të pesë filmat që përbëjnë këtë program mund të shërbejnë më së miri si shembull në këtë bashkim të imagjinatës dhe kujtesës. Filmi, me të drejtë hyrje me kohë të kufizuar për 48 orë, duke filluar nga ora 20:00 mund të ndiqet duke klikuar në: https://vimeo.com/431881158 dhe duke përdorur fjalëkalimin: clasicoscontigojulio3. Filmat në origjinal janë me titra në anglisht, frëngjisht, dhe portugalisht, si dhe në versionin origjinal pa titra.

Kinemateka franceze

Kinemateka franceze  është institucion kulturor për shfaqjen, studimin dhe prezantimin e kinematografisë në rrugën Bercy të lagjes (arrondissement-it) XII në Paris të Francës.

 Kinemateka franceze pati fituar statusin e një farë vendi kulti në Paris, si vend i preferuar për botën kulturore të qytetit që hodhi tharmin e lëvizjes së re kinematografike të pas-luftës, Valës së re franceze (La Nouvelle Vague), si shkëndijë e lëvizjeve të 1968-ës në Francë, dhe si institucioni që formoi një sërë kineastësh të njohur të gjysmës së dytë të shekullit XX.

 Me tre salla projektimi, hapësira ekspozimi, arkivë kinematografike dhe bibliografike, dhe një librari, kinemateka shfaq 2000 filma në vit nga e gjithë kinematografia botërore, të organizuara në tematika, në konferenca studimi, apo të dhëna në mënyrë eklektike. Historia Kinemateka i ka fillimet në vitin 1936 si nismë private e një grupi kinefilësh të mbledhur rreth një koleksionisti të obsesionuar dhe ekscentrik filmash, Henri Langlois, dhe regjisorit Georges Franju. Por një sallë të rregult shfaqjesh ajo arriti ta ketë vetëm në vitin 1948, kur u zhvendos në bulevardin e Mesinës (avenue de Messine) në lagjen VIII, dhe u bë vendgrumbullimi i preferuar i asaj që më vonë u bë Vala e re (Jean-Luc Godard, François Truffaut, Éric Rohmer, Susanne Schiffman, e të tjerë). Ajo ndërroi tre vende deri sa u vendos në adresën e sotme ngjitur me Parkun Bercy në lagjen XII. Viteve 50 ajo gjendej në Rrugën e Ulmit (Rue d’Ulm), lagjja V. Prej vitit 1963, shteti francez e mori në administrim dhe e vendosi në Pallatin Chaillot në Trokaderó në qendër të Parisit. Prej vitit 1998, ajo gjendet në një ndërtesë të dizenjuar nga arkitekti amerikan Frank Gehry në rrugën Bercy në lindje të qytetit. Kinemateka u kthye në një Mekë për shumë të njerëz që u bënë regjisorë të njohur të kinemasë. Kineastët e Kinemasë së re gjermane Volker Schlöndorff dhe Wim Wenders, apo amerikani Jim Jarmush e kanë quajtur si vendin që u hapi horizontet e kinemasë. Përplasjet e 1968-ës Gjatë një përplasjeje me shtetin francez kinemateka u kthye në shkëndijën që çoi në lëvizjen studentore të majit të1968-ës në Paris dhe fundin e epokës konservatore të Gjeneralit de Gaulle në Francë. Në fillim të atij viti, Ministri i Kulturës francez, shkrimtari André Malraux, i cili ndikoi që shteti të merrte nën administrim Kinematekën, u përpoq të pushonte nga puna Henri Langlois-në.

 Por protestat e regjisorëve të Valës së re, e më pas të të gjithë botës së kinemasë e të artit në Perëndim (ndër firmëtarët e peticioneve të protestës ishin dhe regjizori suedez Ingmar Bergman dhe shkrimtari amerikan Truman Capote), gjë që solli në ndërprerjen e Festivalit të Kanës për atë vit, e zbrapsën Maurois-in. Pavarësisht se nuk ishte arësyeja e drejtpërdrejtë, ajo u pasua menjëherë nga protestat masive të dhunshme që bllokuan Parisin dhe Francën në maj të atij viti. Në këtë sfond zhvillohen ngjarjet e filmit The Dreamers (Ëndërrimtarët, 2003) të regjisorit italian Bernardo Bertolucci.

Kinemaja italiane

Kinemaja italiane ka qenë aktive që nga koha e vëllezërve Lumiere.

 Filmat e parë datojnë që nga viti 1896 dhe u bënë në qytetet kryesore të gadishullit. Këto eksperimente të shkurtra menjëherë plotësuan kuriozitetin e klasës popullore, duke inkurajuar operatorët të prodhonin filma të rinj derisa të vendosnin bazat për lindjen e një industrie të vërtetë filmi.

Në vitet e para të shekullit XX, zhvillohet kinemaja e heshtur e cila do të ketë meritën të nxjerrë në pah yjet e shumtë italianë dhe që do të gjejë një prapambetje në fund të Luftës së Parë Botërore . 

 Në vitet tridhjetë, me ardhjen e zërit dhe lindjen e Cinecittà, kinemaja italiane përjetoi faza të reja të prodhimit, nën kontrollin politik dhe financiar të regjimit fashist . 

Një sezon i ri zhvillohet në fund të Luftës së Dytë Botërore me lindjen e kinemasë neorealiste e cila arrin një konsensus të gjerë të audienca dhe kritikëve gjatë gjithë periudhës së pasluftës. 

Nga mesi i viteve pesëdhjetë deri në fund të viteve shtatëdhjetë, falë kinemasë autor, komedisë italiane dhe shumë zhanreve të tjera, kinemaja italiane arrin një pozitë me prestigj të madh si në shkallë vendi ashtu edhe jashtë saj.

 Që nga vitet tetëdhjetë, për shkak të faktorëve të shumtë, prodhimi italian po kalon një krizë të thellë që nuk ka penguar prodhimin e filmave cilësorë, të vlerësuar dhe vlerësuar në të gjithë botën. Fillimet (1896-1909) 

Dokumentarët e parë Një kornizë nga dokumentari më i vjetër italian ende i dukshëm që portretizon Papa Leo XIII Kornizat e para të shtypura në film dhe të prodhuara në Itali janë dokumentarë që zgjasin disa minuta kushtuar mbretërve, perandorëve, papëve dhe paraqitjeve të dritave të disa qyteteve. Operatori i parë me rëndësi historike është Vittorio Calcina, autor i filmave të shkurtër si në dokumentar ashtu edhe në atë të subjektit.

 Ndër "pikëpamjet" e tij më të famshme duhet të përmendim rinisjen e vizitës në Monza të Mbretit Umberto I dhe Mbretëreshës Margherita të Savojës, pushkatuar në komision për vëllezërit Lumiere. I tij është gjithashtu dokumentari më i vjetër italian ende i dukshëm: Shenjtëria e Tij Papa Leo XIII (1896), një pamje e shkurtër e Papës Leo XIII në Kopshtet e Vatikanit . Kinemaja komike Vendi ideal ku zhanri komik gjen pohim të gjerë është padyshim teatri ku, midis viteve tridhjetë dhe dyzet, zhvillohen shkolla të shumta avanspektrale (Avanspettacolo) që shohin midis radhëve të tyre aktorë komik të klasit të parë si Carlo Dapporto, Gilberto Govi , Nino Taranto, dhe Antonio De Curtis (Totò) . Ky i fundit është përgjegjës për zhvendosjen dhe integrimin e këtij produkti artistik. Totò ka filluar që nga teatri (me mbi 50 tituj) deri te kinemaja (me 97 filma) dhe televizioni (me 9 telefilma dhe pasazhe të ndryshme reklamuese). Filmat e tij janë ende shumë të suksesshëm sot, dhe disa nga linjat e tij janë bërë perifrazime që kanë hyrë në gjuhën e përbashkët. Nëse përjashtojmë Oskarin për Roberto Benigni, të dy artistët (Roberto dhe Totò) janë aktorët e vetëm komikë në Itali që kanë mburrur çmime të prestigjit të madh ndërkombëtar. Totò mori dy përmendje speciale në Festivalin e Filmit në Kanë, Luani i Artë për arritjet jetës (1992) dhe Leopardi i Nderit në Festivalin e Filmit në Locarno (2000) . 

 Alberto Sordi në filmin Një Amerikan në Romë (1954), me regji të Steno Kinemaja e animuar Megjithëse Italia nuk ka një traditë të madhe në fushën e kinemasë së animuar, me kalimin e kohës disa autorë janë treguar të denjë për vëmendje. Pioneri i karikaturës italiane ishte Francesco Guido, i njohur më mirë si Gibba . 

Menjëherë pas përfundimit të luftës, ai prodhoi filmin e parë të animuar me gjatësi të mesme të kinemasë sonë me titull L'ultimo sciuscià (1946), i cili merr tema tipike të neoralizmit dhe në dekadën vijuese filmat me metrazh të gjatë Rompicollo dhe unë picchiatelli, në bashkëpunim me Antonio Attanasi. Në vitet shtatëdhjetë, pas shumë dokumentarëve të animuar, vetë Gibba do të kthehet në filmin Përrallën e xhunglës (1974). Gjithashtu interesante janë kontributet e piktorit dhe stilistit Emanuele Luzzati i cili, pas disa filmave të shkurtër të vlefshëm, bëri në 1976 një nga kryeveprat e animacionit italian: Flauti Magjik, bazuar në operën homonime të Mozart. Melodrama sentimentale Yvonne Sanson dhe Armedeo Nazzari në një foto nga filmi Torna (1953), Midis mesit të dyzetave dhe mesit të viteve pesëdhjetë zhvillohet trendi i melodramave popullore, i quajtur lotim. Krahasuar me dramat sentimentale të periudhës fashiste, melodramat e xhiruara pas Luftës së Dytë Botërore karakterizohen nga mjedise më realiste, të banuara nga një borgjezi e vogël në agimin e bumit ekonomik. Komplotet janë ndërtuar rreth çifteve të reja të bashkuara nga dashuria, por të ndara nga klasat shoqërore të cilave u përkasin, me theks të veçantë në vuajtjet, mashtrimet, ngacmimet, shantazhet dhe heqjen dorë që personazhet (veçanërisht femrat) janë të detyruar të vuajnë . Melodramat vlerësohen pak nga kritikët, por suksesi i publikut është i jashtëzakonshëm. Filma muzikorë Kinemaja italiane është pothuajse e huaj për Zhanrin muzikor i cili në të kundërtën ka pasur tërheqje të gjerë në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të Evropës. Ndër filmat e paktë italianë që i atribuohen zhanrit, mund të përmendim Carosello napoletano (1953). Filmi është një version kinematografik i shfaqjes me të njëjtin emër, i sjellë sukses në shumë vende jashtë shtetit.

 Trillime shkencore Megjithëse nuk mbahet mend shumë, kinemaja italiane ka qenë në gjendje të shprehë trungun e saj të trillimeve shkencore edhe pse e bërë në një mënyrë shumë më artizanale sesa ajo e Hollivudit, nga e cila ka mbetur kryesisht në tërheqje. Ndër regjisorët e parë që provuan forcat e tyre në zhanër janë Paolo Heusch me Vdekja vjen nga hapësira (1958) dhe Riccardo Freda me Caltiki , përbindëshi i pavdekur(1959). Perëndimore (Western) Sergio Leone konsiderohet unanimisht paraardhësi i kinemasë perëndrimore italiane. Djali i kineastit Roberto Roberti, ai filloi profesionin e tij si ndihmës regjisor në prodhime të ndryshme të Hollivudit, (1961). 

Tre vjet më vonë, në gjurmët e mjeshtrave të mëdhenj amerikanë, i kushtohet lansimit perëndimor në kinema në filmin Për një grusht dollarësh (1964), pasuar nga Për disa dollarë më shumë (1965) dhe The Good, the Bad and the keq (1966) Këto prodhime, të gjitha të luajtura nga aktori amerikan Clint Eastwood, zakonisht quhen triologji e dollarit. 

 Mister, thriller dhe tmerr Mario Bava Kategoritë e thriller-itdhe tmerrit, marrin një rëndësi të madhe, të cilat në Itali kanë patur, që nga vitet gjashtëdhjetë, një sukses të konsiderueshëm, që zgjasin të lumtur për të paktën tre dekada.

 Regjisorët italianë të cilët kanë marrë pjesë në këto prodhime kanë qenë një burim frymëzimi për një mori të kineastëve ndërkombëtarë, përfshirë Brian De Palma, Tim Burton dhe Quentin Tarantino . Policia Regjisori Fernando Di Leo 

Një lloj tjetër suksesi i prodhuar në Itali midis mesit të viteve gjashtëdhjetë dhe fillimit të viteve tetëdhjetë, është e ashtuquajtura polici italiane në të cilën trajtohen histori të policëve me metoda joortodokse, ndonjëherë jo aq të ndryshme nga ato të antagonistëve të tyre . 

Këto figura janë duke u ndeshur me kriminelë, terroristë dhe organizata kriminale dhe veprojnë në sfondin e qyteteve kryesore italiane si Roma, Milano, Napoli, Torino, Palermo, Genova dhe të tjerët. Protagonistët e këtyre filmave me metrazh të gjatë mund të jenë edhe qytetarë të zakonshëm, shpesh viktima të episodeve kriminale të cilët, ballafaquar me joefikasitetin dhe ngadalësinë e drejtësisë, veprojnë në vetmi, duke u bërë një lloj hakmarrësish që luftojnë kundër krimit.

 Filmat në fjalë, plot aksion dhe dhunë, kanë referenca të qarta për lajmet e krimit. Nuk duhet të harrojmë se këto operacione u ndikuan nga klima e ngushtë e formuar gjatë viteve shtatëdhjetë (periudha në të cilën trendi arriti kulmin), e karakterizuar nga vitet e plumbit . Në këtë kontekst, përhapja e historisë detektive ka gjeneruar një ndikim të fortë në publik, duke bërë që regjisorët e shumtë të marrin rrugën e kinemasë së zhanrit. 

Përkundrazi, kritika synon, që në fillim, të zvogëlojë shtrirjen e fenomenit, si dhe cilësinë artistike të këtyre produkteve, duke denigruar në mënyrë të qartë përmbajtjen e tyre; shpesh të markuara si indiferente apo edhe përmbysëse. Autorë të tjerë Në të njëjtën kohë, regjisorë të tjerë bëjnë debutimin e tyre në heshtje, por janë të destinuar të lënë gjurmë më të qëndrueshme në vitet në vijim. Marco Tullio Giordana i cili së bashku me Renjen e engjëjve rebelë (1981) vijon të hetojnë botën e së majtës ekstreme në periudhën e tërbimit. Në vitet në vijim ai u kthye në kinema vetëm herë pas here, duke iu përkushtuar filmave shoqërorë veçanërisht Pasolini nje krim italian(1996). Komedi Shpresoj se mund ta menaxhoj (1992) Komedia gradualisht rifillon pjesën e saj, rishikuar gjithashtu me tema dhe stile bashkëkohore. Në gjysmën e parë të viteve nëntëdhjetë, humoristi toskan Alessandro Benvenuti mori miratimin, me Benvenuti në casa Gori(1990), Massimo Troisi, me Mendoja se ishte dashuri ... në vend të kësaj ishte nje koncert (1991),

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...