2012-09-30

An overview of features and usage of Albanian verbs The art of conjugation

Albanian Verbs, The Art of Conjugation
Titulli: An overview of features and usage of Albanian verbs
The art of conjugation

A modern Reference For Students, Teachers & Scholars
(With Exercises and answers to exercises)
Data CD is included in the price of the book

Autoret: Batjar H. Bega & Sokol B. Bega
Printuar ne Shqiperi nga: "Pegi"
Tirana, 2007
Pesha: 0.41 Kg.
Introduction
The Albanian verb is arguably the most difficult part of the language to master for foreign students. Until now, a practical, clear, and succinct explanation of verbs in Albanian hasn't existed.

Books already in existence were far too complicated for the average language learner, or had no practical features, such as tables and especially exercises.

The aim, then, of this book is to fill the gap and provide students and language researchers with such a book, at once useful as well as easy to understand.

Part One deals with all particular features of verbs in Albanian.

Part Two goes into more detail regarding Albanian verbal conjugation patterns. In addition, you will find a list of the most common Albanian verbs and 101 verb patterns.

Part Three includes a list of verbs with reference to their group classification, and referred to verb pattern number.

Part Four consists of Exercises for the language student; the Answers to which are in Part Five.

This book is, to some degree, a continuation and an integral part of the text-book "Let's Learn Albanian" (A Modern Reference Grammar for Students), printed by "Pegi", 2005, Tirana/Albania, which we recommend as a text-book for self-study of Albanian.

Again, we express our wish that this book might be a useful tool for all who are learning Albanian, and especially, for those who think that the Albanian verbs seem "Greek".

This book is not error-free, and we take the responsibility for all errors. Corrections will follow in the next edition.

Please, don't hesitate to let us know your comments and suggestions in regarding this book.

Thanks!

Batjar H. Bega
&
Sokol B. Bega March, 2007

Shënim: Ky titull bën pjesë në listën me librat & autorët më të shitur për vitin 2009.

Harry Potter dhe kupa e zjarrit

Titulli: Harry Potter dhe kupa e zjarrit
Roman për fëmijë
Autori: J.K. Rowlling
Shqipëroi: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2006
f. 560
Pesha: 0.69 kg
ISBN: 99927-59-26-7

Harry Potter dhe kupa e zjarrit, J.K. Rowlling


Në Turneun e Kupës së Tri Magjistarëve, Harrit i duhet të luftojë kundër dragonjve, kundër kafshëve të ujit dhe më në fund të bjerë në duart e Fluronvdekjes.
Seria "Harry Potter"
Në verën e vitit 1990, gjatë një ndalese në një stacion treni, përgjatë rrugës nga Mançesteri në Londër, asaj i lindi ideja e krijimit të një djali, i cili zbulon papritur aftësi të çuditshme. Por u deshën shtatë vjet që ideja të bëhej libër. Librat e Harri Poterit janë bërë një fenomen letrar ndërkombëtar. Harri ka pushtuar faqet e para të gazetave dhe ka zgjuar dashurinë për leximin në një brez të tërë. Ritmi i shpejtë, personazhet e paharrueshme, drama e përsosur, i bëjnë këta libra kryevepra absolute, të dashura për fëmijët dhe për të rriturit. Tashmë, librat e Harri Poterit kanë hyrë në histori. Cili është sekreti i tyre? Ai u ofron fëmijëve të mijëvjeçarit të ri, shpesh të vetmuar, të pasigurt, plot e përplot me frikëra, një derë të magjepsur, përmes së cilës mund të parafytyrosh një të ardhme të mundshme ku të zhvillosh cilësitë e tua të papritura. Në ndeshjen midis të mirës dhe të keqes, Harri fiton mbi të keqen sepse është i zgjuar, por, mbi të gjitha, fiton sepse është njerëzor.

Libri i parë: Harry Potter dhe Guri Filozofal
Libri i dytë: Harry Potter dhe dhoma e të fshehtave
Libri i tretë: Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit
Libri i katërt: Harry Potter dhe kupa e zjarrit
Libri i pestë: Harry Potter dhe urdhri i feniksit
Libri i gjashtë: Harry Potter dhe princi gjakpërzier
Libri i shtatë: Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes

Mbi autoren
Joane K. Rowling, ka lindur më 1965 në Chipping Sodbury, Angli, nga prindër londinezë. Shkrimtarja është diplomuar për letërsi dhe filologji franceze. Në moshën 6-vjeçare filloi të shkruajë një histori të quajtur Lepuri të cilën nuk e përfundoi asnjëherë. Në tetor të vitit 1992 ajo u martua me një gazetar të televizionit portugez, Jorges Arantes. Nga kjo martesë lindi vajza e saj, Xhesika. Tashmë ajo bashkë me të bijën jeton në Edinburg dhe është një nga gratë më të pasura në Mbretërinë e Bashkuar.

Shënim: Ky titull bën pjesë në librat & autorët më të shitur për vitin 2009.

Let's learn Albanian, A comprehensive Course of Albanian Language

Titulli: Let's learn Albanian, A comprehensive Course of Albanian Language (Edicioni i trete)
A modern reference for Students, Teachers and Scholars
With answers to selected exercises
Edicioni i tretë - 2011
Autoret: Batjar Bega & Sokol Bega
Printuar në Shqipëri nga: MediaPrint
Viti: 2011
Fq. 488
Pesha: 0.94 Kg.
ISBN: 978-9928-08-029-5
Note: Audio CD included in the price of the book
SAPO KA DALË EDICIONI MË I RI!

Lets Learn Albanian, A comprehensive Course of Albanian
Preface by the authors
Writing such a book has been a long intention of ours. It has also been a great desire of some of our friends who have continuously urged us to start and finish this work.
"Let's Learn Albanian" is designed to give practical knowledge of both spoken and written standard Albanian. The course is ideal for beginners and for those who want to deepen and consolidate their language knowledge. This course can be used for self-study or by those learning with a class. It is hopped that by the end of this course, the students have the confidence to effectively communicate in Albanian. This book may be a useful resource to Albanians that live and work abroad, who wish to keep Albanian alive, or to study and learn Albanian as a second language.
This one is a new revised and updated edition. As you may notice, there are big changes, if compared with the first edition ("Pegi", 2005, Tirana/Albania). Emphasis is given to nouns (indefinite and definite, singular and plural), in which area, students find difficulties, to cases, to usage and features of i, e, të, së proclitic articles, etc. Because of these big changes, this edition cannot be used alongside with the edition of 2005.

This course contains 52 lessons. Clear and comprehensive explanations of grammatical aspects of Albanian, and a wide variety of exercises
with answer keys, make this course a very useful tool for students having different levels of education.

First of all, the students will be introduced to the Albanian alphabet, to phonetic features of Albanian sounds (vowels, consonants, diphthongs), stress, intonation, etc.

Particular attention has been given to the explanations of grammatical categories, such as, noun, verb, adjective, adverb, preposition, etc.

"Albanian Grammar at a Glance", as a special section, will help students learn the grammar of the Albanian language, and become familiar with grammatical categories, terms and grammar explanations of Albanian used in this course. On the other hand, it will help the students remember all what they have learned in school regarding grammar. After the grammar section, the students is given a verb list according to the verb conjugation groups.

A list of more than 800 most frequently used words is placed just after the grammatical terms. The students will get a list of antonyms (Albanian-English), and a list of some common idiomatic expressions (Albanian-English).

Answers to selected exercises can be found at the back of the book.
Finally, the students is given an up-to-date vocabulary (about 1,200 words), regarding words which appear in every new lesson, and words used throughout this course.

We also recommend students to refer to "Albanian Verbs" (The art of conjugation: An overview of features and usage of Albanian verbs),
printed by "Pegi", 2007, Tirana/Albania, which, to our opinion, might be very helpful for students, teachers and scholars who study and make researches regarding the Albanian language.
This book is not error-free, and we take responsibility for the errors. For further information and comments, please contact us.

Batjar H. Bega & Sokol B. Bega
December, 2007

Shënim: Ky titull bën pjesë në listën me librat & autorët më të shitur për vitin 2009.

Sleeping arrangement


Titulli: Pushime në vilë
Origjinali: Sleeping arrangement
Gjinia: Roman
Autori: Sophie Kinsella
Shqipëroi: Erblina Kërçishta
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2012
Fq. 248
Pesha: 0.31 kg
ISBN: 978-9928-103-42-0

Pushime ne vile, Sophie Kinsella

Kloja ka me të vërtetë nevojë për pushime. Nuk mund të vazhdojë të stilojë më fustane nusërie, aq më tepër që vetë nuk është martuar. Dhe, është në një moment shumë delikat, sepse Filipi, me të cilin bashkëjeton, po kalon një periudhë të vështirë në punë dhe nuk mendon për asgjë tjetër. Dhe ja më në fund një rreze drite: një nga më të afërmit miq të saj, Gerardi, i ofron vilën e tij të mrekullueshme në Spanjë, ku mund të kalojë disa ditë në paqe...
Hjuja nuk është i lumtur. Amanda, gruaja e tij që s'ka të sharë, duket më tepër e interesuar për ngjyrën e mureve të apartamentit të tyre luksoz sesa për atë vetë, ndjaj Hjusë s'i mbetet tjetër veçse të punojë nga mëngjesi në mbrëmje. Por Gerardi, një shok i vjetër shkolle, të cilin e ka ritakuar rastësisht, i jep mundësinë ta thyejë këtë rutinë të mërzitshme duke i ofruar disa ditë pushime në shtëpinë e tij në Spanë...
Ideale! Dhe kështu Kloja dhe Hjuja, së bashku me familjet e tyre, gjenden në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend, duke zbuluar shumë të zhgënjyer se Gerardi i ka ftuar në vilë njëkohësisht. Fillimisht habiten, pro pastaj janë të detyruar t'i kalojnë ditët mes shqetësimesh të vogla, por mbi të gjitha mes tensonesh të fshehta. Sepse Kloja dhe Hjuja kanë një të shkuar të përbashkët, një e shkuar që zbulohet befas gjatë pushimeve që do të nxjerrin në pah mjaft të papritura dhe surpriza.

Tropic of Cancer


Titulli: Tropiku i Kancerit
Origjinali: Tropic of Cancer
Gjinia: Roman
Autori: Henri Miller
Shqipëroi: Shpëtim Myshketa
Shtëpia botuese: Globus R.
Viti: 2011
Fq. 320
Pesha: 0.40 kg
ISBN: 978-99956-90-44-1

Tropiku i Kancerit, Henri Miller

"Kur u shfaq romani i Henri Millerit "Tropiku i Kancerit", pati vetëm pritje përgëzuese të përkora, pa mëdyshje të kushtëzuara nga frika e dukjes së tyre si dashurues të pornografisë. Ndër ata që e lavdëruan ishin T. S. Eliot, Herbert Read, Aldous Huxly, John Dos Passos, Ezra Paund. Nxehtësisht ia rekomandoj cilitdo që të lexojë, të paktën, romanin "Tropiku i Kancerit". Edhe pse disa nga pjesët e tij do t'ju skandalizojnë, ai do të mbetet i ngulitur në kujtesën tuaj."
George Orwell
"Tropiku i Kancerit" është një ngjarje e rëndësishme në historinë e letërsisë moderne."
Samuel Beckett

To the end of the land


Titulli: Gruaja që i arratisej lajmit të keq
Origjinali: To the end of the land
Gjinia: Roman
Autori: David Grossman
Shqipëroi: Taqo Trajçe
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2011
Fq. 568
Pesha: 0.70 kg
ISBN: 978-99943-0-237-6

Gruaja qe i arratisej lajmit te keq, David Grossman

Ora po bëhet gati të festojë lirimin nga shërbimi ushtarak të birit të saj, Oferit, por ai kthehet sërish në front për një operacion të madh. Në një çast hidhërimi e krize mendore të pashpjegueshme, ajo niset për në Galile, pa u lënë asnjë njofitm paraprak "lajmëtarëve", të cilët mund të sjellin lajmin më të keq që mund të dëgjojë një nënë.
E ndarë kohëve të fundit nga i shoqi, Ilani, ajo e bind ish mikun e tyre më të mirë dhe të dashurin e saj të dikurshëm, Avramin, që ta shoqërojë. Dikur me një shpirt të shkëlqyer artisti, tani i tërhequr nga bota dhe i mbyllur në vetvete, Avrami kishte shërbyer bashkë me Ilanin në ushtri derisa fati i ndau dhe Avrami përfundoi në Egjipt gjatë Luftës së Kipurit, ku u torturua brutalisht si rob lufte.
Gjatë udhëtimit, përmes bukurisë së zymtë të Galilesë, historia që Ora i tregon Avramit e mban të gjallë Oferin, ndërsa vetë Avramin e hap ndaj lidhjeve njerëzore të papritura në botën e tij të shkatërruar.
Kurrë nuk e kemi parë kaq qartë ose në mënyrë kaq therrëse realitetin dhe surealitetin e jetës së përditshme në Izrael, rrymat e ambivalencës për luftën brenda një familjeje, barrën që bie vazhdimisht mbi çdo brez. Imagjinata e pasur e Grossman – it për një familje në dashuri e krizë e bën këtë libër një nga romanet më të mëdha të kohës sonë kundër luftës.


"Janë disa shkrimtarë në fjalët e të cilëve njeriu dallon ndërtimin e jetës. David Grossman – i është një shkrimtar i tillë. Ai është mjeshtër i të shkruarit emocionalisht, të saktë e domethënës. Personazhet e tij nuk gjenden aq shumë në faqet e librit se sa ngrihen para syve të lexuesit në tri përmasa, lëkura e tyre e mbuluar me prozë, që njëherësh sëmbon me depërtim dhe shkëlqen me dhembshuri."
Yann Martel, shkrimtar
"Ky është një libër me fuqi e intensitet tronditës. Kryevepra e David Grossman – it. Floberi krijoi Emën, Tolstoi krijoi Anën dhe tani kemi Oran e Grossman – it... Ky është një libër që të rrëmben, i bukur dhe i paharrueshëm."
Paul Auster, shkrimtar
"David Grossman – i shkruan me një çiltërsi që nuk e njeh frikën, që është poetike dhe e fuqishme, sensuale dhe e zemëruar, pasionante dhe e butë. Ai shkruan jo vetëm për mbijetesën e tij, por edhe për tonën gjithashtu."
Die Zeit (Gjermani)


David Grossman lindi në Jeruzalem. Është autor i shumë veprave të letërsisë artistike, publicistike dhe për fëmijë. Vepra e tij është botuar në "The New Yorker" dhe është përkthyer në tridhjetë gjuhë të botës. Është fitues i çmimeve të shumta jo vetëm në Izrael, por edhe në Francë, Gjermani, Itali etj.

Facebook - koobecaf


Titulli: Facebook - koobecaf
Origjinali: Facebook - koobecaf
Gjinia: Roman
Autori: Edmond Shallvari
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2012
Fq. 188
Pesha: 0.23 kg
ISBN: 978-99956-86-86-4

Facebook - koobecaf, Edmond Shallvari

Bota do të ishte në të keqen më të vogël të saj nëse njerëzimi do të mbetej vetëm në mëkatin e ideve apo të ashtuquajturin mëkat platonik. Ç'do të ndodhte në Eden me Evën dhe Adamin sikur molla të mos kafshohej nga dhëmbët, por nga ideja e tyre e kafshimit? Pra, të dy, kushtit të Perëndisë t'i nënshtroheshin jo nga bindja, por nga frika e ndëshkimit?
Molla e ndaluar gjithsesi do të kafshohej e përtypej mendërisht e do të shijohej sipas idesë mikse të frutave të provuar. Perëndia ndëshkon vetëm idenë e materializuar apo edhe idenë e realizuar shpirtërisht?


Edmond Shallvari ka lindur në Korçë më 30 korrik 1957. Pas shkollës së mesme, vazhoi studimet universitare në Tiranë duke u diplomuar për Ekonomik në vitin 1982. Krijimtaria e tij e ka zanafillën e hershme me poezitë e para botuar në gazetën universitare, ku dhe është mirëpritur e vlerësuar. Më pas ka botuar poezi e shkrime të karakterit ekonomik e filozofik në gazetën lokale të Korçës.
Aktiv në lëvizjen për demokraci deri në vitin 1997, kur për shkak të ngjarjeve tragjike të atij viti largohet familjarisht për në Selanik të Greqisë, ku banon edhe sot. Shkrimet dhe kujtimet e mbledhura në kohë kritike për jetën e tij dhe të vendit i ka botuar në librin e parë "E megjithatë... jetojmë!" në vitin 2006, për të vazhduar më pas me katër libra të tjerë me poezi, të cilët janë mirëpritur nga lexuesit.