Titulli: Facebook - koobecaf
Origjinali: Facebook - koobecaf
Gjinia: Roman
Autori: Edmond Shallvari
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2012
Fq. 188
Pesha: 0.23 kg
ISBN: 978-99956-86-86-4
Origjinali: Facebook - koobecaf
Gjinia: Roman
Autori: Edmond Shallvari
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2012
Fq. 188
Pesha: 0.23 kg
ISBN: 978-99956-86-86-4
Bota do të ishte në të keqen më të vogël të saj nëse njerëzimi do të mbetej vetëm në mëkatin e ideve apo të ashtuquajturin mëkat platonik. Ç'do të ndodhte në Eden me Evën dhe Adamin sikur molla të mos kafshohej nga dhëmbët, por nga ideja e tyre e kafshimit? Pra, të dy, kushtit të Perëndisë t'i nënshtroheshin jo nga bindja, por nga frika e ndëshkimit?
Molla e ndaluar gjithsesi do të kafshohej e përtypej mendërisht e do të shijohej sipas idesë mikse të frutave të provuar. Perëndia ndëshkon vetëm idenë e materializuar apo edhe idenë e realizuar shpirtërisht?
Edmond Shallvari ka lindur në Korçë më 30 korrik 1957. Pas shkollës së mesme, vazhoi studimet universitare në Tiranë duke u diplomuar për Ekonomik në vitin 1982. Krijimtaria e tij e ka zanafillën e hershme me poezitë e para botuar në gazetën universitare, ku dhe është mirëpritur e vlerësuar. Më pas ka botuar poezi e shkrime të karakterit ekonomik e filozofik në gazetën lokale të Korçës.
Aktiv në lëvizjen për demokraci deri në vitin 1997, kur për shkak të ngjarjeve tragjike të atij viti largohet familjarisht për në Selanik të Greqisë, ku banon edhe sot. Shkrimet dhe kujtimet e mbledhura në kohë kritike për jetën e tij dhe të vendit i ka botuar në librin e parë "E megjithatë... jetojmë!" në vitin 2006, për të vazhduar më pas me katër libra të tjerë me poezi, të cilët janë mirëpritur nga lexuesit.