2012-10-02

Ndue Ukaj në revistën internacionale poetike Ann Arbor Review

Revista amerikane, Ann Arbor Review: International Journal of Poetry, e cila botohet në shtetin Florida, është revistë e fokusuar vetëm në publikimin e poezisë. Kjo revistë, ka një traditë disa dekadëshe dhe që nga atëherë, ka botuar poetë të shquar. Në numrin e ri të saj të pranverës, që ka dal këto ditë, në këtë revistë prestigjioze të poezisë, është prezantuar me një poezi, poeti nga Kosova Ndue Ukaj. Poeti Ukaj prezantohet në këtë revistë me poezinë, Liria e poezisë, të përkthyer anglisht nga Peter Tase.



Liria e poezisë

Engjëjt zbresin ngadalë,

Butësisht

Qetësisht

Dashurisht

Mbi shkronjat e tua t’zjarrta

Puthin dhembjet që njeh vetëm ti

Puthin dashuritë që she vetëm ti

Puthin vetmitë që prek vetëm ti

Oh-et e shpirtit dëlirë

E lumja poezi.



Pastaj ngadalë e më ngadalë

T’i përkëdhelin lotët e gurëzuar

Faqet e rrudhura aty ku atdheu

I dhembjeve përplaset me kohët

Nëpër metaforat që bërtasin…

Çirren natë e ditë pa nda

Oh, heshtin bërtasin, bërtasin heshtin

Paralelisht,

Dhe shfaqen me buzëqeshjen si diell

Mëngjeseve blu me bebëza të ngushtuara

Netëve të errëta me bubullima dridhmuese



Të thonë e bukur, të thonë mbretëreshë

Të thonë e çfarë s’të thonë.



Ti, e heshtur si vetmia

E zhurmëshume si trishtimi

Përkund dhembjen tënde të përjetshme

Misterin e pafund… sa krijimi

Ku gëzimi e dhembja përplasën si në pasqyrë

Dhe rrokullis shikimin e butë buzë në buzë

Gojë më gojë



N’ heshtje si zog grabitqarë merr

Herë dhembje e herë plandosesh n’gëzime.

Oh e lumja poezi që dashuron pakufi.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...