EMRI I TRENDAFILIT, UMBERTO ECO


Titulli: Emri i trëndafilit
Origjinali: Il nome della rosa
Gjinia: Roman
Autori: Umberto Eco
Shqipëroi: Donika Omari
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2012
Fq. 600
Pesha: 0.64 kg
ISBN: 978-9928-103-34-5

Emri i trendafilit, Umberto Eco

Vepra më e njohur letrare e Umberto Ecos, Emri i trëndafilit, i jepet përsëri lexuesit, por në një ribotim të riparë e të përpunuar pas 32 vjetësh nga vetë autori. "Ky nuk është një rishkrim", – thotë Eco në një intervistë. "Është një pëmirësim kozmetik, por disa portete kanë pësuar më shumë se një tualet."
Romani është punuar me kujdes, është ndryshuar, plotësuar por edhe lehtësuar nga disa citime në latinisht, nga disa situata që, pas kaq kohësh, autori gjykoi t'i përmirësonte. Kjo vepër, e konsideruar si një prej 10 romaneve më të mira të shekullit të kaluar, u ribotua përsëri dhe u mirëprit, si gjithmonë, në të gjitha gjuhët kryesore. Të njëjtën gjë bëmë edhe ne për lexuesit tanë.
"Gëzohem, dhe e gjithë bota do të bashkohet në këtë gëzim, që një libër mund të bëhet bestseller kundër të gjitha parashikimeve kibernetike, si dhe që një vepër letrare e vërtetë i hedh tutje snobizmat...Cilësia e lartë dhe suksesi nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin." – Anthony Burgess, Observer

Komente mbi librin

"Libri është kaq i pasur, saqë lejon të gjitha nivelet e leximit... Eco, sërish i mrekullueshëm"
Robert Maggiori, Liberation
"Është një tip libri që na transformon, që zëvendëson realitetin tonë me të vetin... na paraqet një botë tjetër, në traditën e Rabëlesë, Servantesit, Melvilit, Dostojevskit... është vetë Xhojsi e Garsia Markesi bashkë."
Kenneth Atchity, Los Angelos Times
"Gëzohem, dhe e gjithë bota e letrave do të gëzohet bashkë me mua, që një libër mund të bëhet bestseller kundër parashikimeve kibernetike, dhe se një vepër e letërsisë së vërtetë mun dtë shmangë rrangullinat... Cilësia e lartë dhe suksesi nuk përjashtojnë njëri-tjetrin."
Anthony Burgess, The Observer

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)