2012-10-02

Fuqia e fjalës,Winston Churchill

Prej datёs 8 qershor deri me 23 shtator nё Galerinё Morgan tё New York-ut qёndroi hapur ekspozita me titull: “Fuqia e Fjalёs”, kushtuar Winston Churchill-it. Nё fletëpalesën e kёsaj ekspozite shkruan se ndikimi i Sir Winston Churchill-it nё shekullin XX ёshtё vёshtirё pёr t’u vlerёsuar. Ai ishte mjeshtёr oratorie dhe shkrimtar dhe pёrdorimi i fjalёve tё folura dhe tё shkruara tё Winston Churchill-it u shfrytёzuan nё kёtё ekspozitё. Kёtu pёrfshihet mё shumё se njё gjysmё shekulli tё jetёs sё tij - qysh prej shkrimeve tё fёmijёrisё sё tij viktoriane, dёrguar prindёrve e deri tek korrespondenca e Luftёs sё Ftohtё me Presidentin Eisenhower. Aty u treguan pjesё tё famshme tё oratorisё sё tij gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore. Disa pjesё tё kёsaj ekspozite u morёn nga Qendra e Arkivit Churchill nё Kembrixh. Aty janё marrё shёnime nga fjalimet e tij, korrespondencat personale dhe zyrtare, deklaratat publike tё regjistruara dhe disa fjalime bindёse transmetuar nё atё kohё.Kёtu shihet edhe pёrqёndrimi i tij jetёsor pёr marrdhёnie tё jashtzakonshme me Shtetet e Bashkuara,qё ishte atdheu i nёnёs sё tij e lindur nё Brooklyn tё New York-ut. Ai vazhdoi miqёsinё me Amerikёn tёrё jetёn, prej ditёs sё parё tё vizitёs sё tij nё kёtё vend nё vitin 1895 e deri nё vitin 1963, kur u shpall qytetar nderi i Shteteve tё Bashkuara. Nё kёtё ekspozitё u pa pёrdorimi i fjalёve tё shkruara dhe tё folura. Me fjalё e shkrime Winston Churchill-i zhvilloi, pёrmbushi dhe çoi pёrpara karrierёn e tij politike.

Ekspozita fillon me pёrshkrime rreth fёmijerisё sё tij. Nё hyrje tё ekspozitёs nё krahun e majtё ishte vendosur fotografia e tij e ditёlindjes dhe disa korniza tё tjera me fotografi dhe shkrime pёr fёmijёrinё e tij tepёr tё bujshme. Pas fёmijёrisё u bё tribun i ri dhe kёshtu e quajnё njё pjesё tё ekspozitёs. Pas kёsaj periudhe Churchill-i kaloi njё jetё shumё tё shfrenuar,por kjo periudhё ishte shumё e shkurtёr dhe menjёherё filloi karrierёn e tij prej gazetari. Udhёtoi nёpёr koloni britanike.Pёr shumё vjet punoi si korrespondet i gazetave britanike nё vendet e Afrikes dhe nё Lindjen e Mesme e deri nё Indi. Nё galerinё Morgan tё New York-ut ishin ekspozuar shkrimet e korrespondentit Winston Churchill dhe shumё faqe tё korrigjuara nga editorёt e gazetave nё Londёr. Pas punёs si gazetar filloi karrierёn politike jashtzakonisht tё fuqishme. Ai ishte politikani mё vizionar i kohёs. Churchilli kishte parandjenja tё veçanta pёr rreziqet qё do t’i shkaktonte Hitleri Evropёs dhe njerёzimit mbarё,duke e cilёsuar si njeri tё çmendur(madman).

Njё pjesё e rёndёsishme e kёsaj ekspozite quhet Aleanca e Madhe (The Grand Alliance). Kjo aleancё e madhe ishte me Shtetet e Bashkuara.

Pёr pёrforcimin e kёsaj aleance Ai bёri shumё udhёtime nё Amerikё, ku pjesёn mё tё madhe tё kohёs e kalonte nё Shtёpi tё Bardhё, qё ishte bёrё si shtёpia e tij nё Londёr. Presidenti Roosevelt e respektonte dhe i pёrfillte kёshillat dhe kёrkesat e tij. Churchill-i e paralajmronte pёr rreziqet dhe sulmet e mundshme tё Hitlerit. Nё kornizёn Aleanca e Madhe janё shёnuar me gёrma tё mёdha fjalёt e Presidentit Franklin Delano Roosvelt: “Ështё kёnaqёsi me qenё nё tё njёjtёn dekadё me Ju”.

Winston Churchill u shpall qytetar nderi i Shteteve tё Bashkuara nё vitin 1963. Nё ekspozitё ёshtё vendosur pasaporta amerikane dhe medalja e artё e Kongresit tё Shteteve tё Bashkuara,qё ёshtё nderimi mё i lartё qё mund t’i bёhet njё qytetari amerikan ose tё huaj. Shёnojmё se edhe Nёna Tereze ёshtё shpallur qytetare nderi e Shteteve tё Bashkuara dhe Kongresi i Amerikёs i ka dhёnё medaljen e artё njёsoj si Winston Churchill-it,bile edhe portreti i saj ёshtё bёrё pullё postale e Amerikёs. Kёto janё tri nderimet mё tё mёdha qё bёn Amerika pёr njё qytetar tё saj ose tё huaj. Proklamatёn e shtetёsisё amerikane pёr Winston Churchill-in e nёnshkroi President John F. Kennedy nё verёn e vitit 1963. Presidenti legjendar i Amerikёs John F. Kennedy thotё: “Fjalёt e tij tё shkёlqyeshme ndriçuan kurajon e bashkatdhetarёve”. Nё njёrёn prej kornizave ёshtё vendosur edhe njё thёnije e Adolph Hitlerit pёr Winston Churchill-in. Hitleri thotё: “Nё qoftё se shikojmё armiqtё tonё, shohim kёtё llafazan, pianec Churcill-in”.Gazetari dhe spikeri i famshёm amerikan ish-drejtor i Pёrgjithshёm i Zёrit tё Amerikёs Edward R. Murrow thotё: “Winston Churchill-i mobilizoi gjuhёn anglisht dhe e dёrgoi nё luftё”. Kёto ishin pёrshkrimet mё karakteristike nё kёtё ekspozitё. Nё qendёr tё kёsaj galerie ishte vendosur edhe Dokumenti origjinal i Akademisё suedeze tё Çmimit Nobёl pёr Letёrsi nё vitin 1953. Winston Churchill nё moshёn e tij tё shtyrё pikturonte dhe nё kёtё eksopzitё ishte vendosur njё pikturё e tij origjinale. Shpjeguesja e kёsaj ekspozite tregonte shumё pёr jetёn dhe veprimtarinё e kёtij kolosi tё Luftёs sё Dytё Botёrore. Ajo tha se Churchill-i ёshtё cituar deri sot mё shumё se asnjё personalitet tjetёr nё botё. Fjalёt e tij janё monumentale,bile ky ishte kandidati mё serioz pёr tё fituar titullin njeriu i shekullit pas Albert Enstenit. Winston Churchill-i u ftua pas Luftёs sё Dytё Botёrore pёr tё mbajtur njё fjalim para dy dhomave tё Kongresit tё Shteteve tё Bashkuara. Njё nderim i tillё nuk ishte bёrё kurrё pёr asnjё burrё shteti nё botё.

Winston Churchill-i paralajmroi i pari botёn perёndimore demokratike pёr agresionin sovjetik nё Evropёn Qёndrore dhe nё Ballkan. Ky titan britanik paralajmroi me kohё rёnijen e “Perdes se Hekurt” (An Iron Curtain). Mё mirё se asnjё politikan tjetёr e kishte kuptuar qёllimin e Joseph Stalinit dhe tё Bashkimit Sovjetik.



Pas vizitёs sё ekspozitёs tё pranishmit kishin mundёsi pёr tё parё dhe dёgjuar fjalimet e tij shumё tё fuqishme nё njё dhomё tё veçantё. Kanali radio-televiziv britanik BBC dhe shumё kanale radio-televizive amerikane kishin regjistruar fjalimet e tij qysh nё fillim tё viteve ‘30 e deri nё vdekje. Ështe mё se e vёrtetё deklara e Edward R. Murrows: “Se Ai kishte mobilizuar gjuhёn anglisht pёr ta çuar nё luftё”. Fjalitё e Winston

Churchill-it ishin tё shkurtra dhe tё qarta, tё zgjedhura dhe monumentale. Ndonjёherё ishin edhe poetike, bile gjatё njё fjalimi tё shkurtёr citoi poetin e madh amerikan Henry Longfellow. Zёri i tij radiofonik kumbonte si rrufe prej qielli. Ai zё metalik dhe gjuha poetike e tij janё karakteristike e kёtij burrshteti tё madh. Ai ishte njё prej aktorёve mё tё shkёlqyeshёm qё mund tё ketё dhёnё njerёzimi nё kёtё lloj arti. Winston Churchill-i kishte thёnё njё herё se: “Oratoria ёshtё dhuratё e madhe prej Zotit ”.Ai e shfrytёzoi kёtё dhunti pёr lirinё e njerёzimit nga nazizmi barbar dhe diktatura e egёr komuniste. Fjalimet e tij liridashёse dhe zёri i tij ndonjёherё dramatik e melankolik dёgjohet sot e kёsaj dite me shumё dashuri e respekt kudo nё botё. Kёshtu kaluam disa orё nё galerinё Morgan tё New York-ut duke parё ekspozitёn e famshme tё kёtij gjiganti tё shekullit XX dhe duke dёgjuar zёrin e tij nё ato fjalime biblike. Pёr tragjedinё botёrore tё shekullit tё kaluar fjalёt dhe zёri i tij ishin njёsoj si zёri i Moisiut. Ky vigan bёri mrekullira pёr shpёtimin e njerёzimit nga robёria naziste siç bёri Moisiu pёr shpёtimin e popullit izraelit. Ky kryqtar(crusader) i asaj race fisnike do tё kujtohet pёrgjithmonё me respekt nga popujt liridashёs.



(Autori, Gjekë Gjonlekaj është ish-gazetar i “Zërit të Amerikës” dhe aktualisht botues e biznesmen në New York)

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...