Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/10/04

7 variante gjenetike shkak për kancerin në prostatë



http://www.tiranaobserver.al/2012/09/18/7-variante-gjenetike-shkak-per-kancerin-ne-prostate/

Shkencëtarët kanë zbuluar shtatë variacione gjenetike të cilat janë të lidhura me shfaqjen dhe zhvillimin e kancerit të prostatës dhe mund të shtojnë rrezikun e shfaqjes së këtij kanceri te meshkujt dhe disa sëmundje të tjera. Ky është numri më i madh i faktorëve gjenetikë, të cilët paraqesin rrezikun e shfaqjes së kancerit të prostatës, i zbuluar nga Cancer Research çka parashtron kërkesa jetësore për të kuptuar bazën gjenetike të sëmundjes. Gjashtë prej varianteve gjenetikë shkaktare të këtij tipi kanceri në dy studime të veçanta janë botuar publikuar në të njëjtën kohë në botimin më të fundit të gazetës Nature Genetics.
Çdo të thotë ky avancim për kancerin e prostatës?
Ky zbulim lidhur me trashëgiminë dhe gjenetikën tregon për mundësitë më të mëdha që i afrohen shkencës për të pasur në dorë një test gjenetik i cili do të parashikonte se cili person rrezikonte zhvillimin e kancerit të prostatës.
A është kanceri i prostatës një problem universal?
Kjo formë e shfaqjes së kancerit te meshkujt është një problem shumë i madh që parashtron kërkesa për arritjen e përfundimeve sa më efikase, për të diagnostikuar sëmundjen që në fillesat e saj dhe për të realizuar kurimin e duhur. Por kjo sëmundje sa vjen e bëhet më e keqe, nga vetë shtimi i numrit të të diagnostikuarve me këtë tip kanceri; nga 35 000 raste në vit, 10 000 prej tyre rezultojnë vdekjeprurës.
Çfarë është prostata dhe simptomat e kancerit të prostatës
Prostata është një gjëndër, është e pranishme vetëm te meshkujt, i ndodhur afër uretrës, tubi i cili transporton urinën nga qeska e urinës në penis. Prostata ka madhësinë e një kokrre arre dhe përgatit lëndën në të cilin sperma e prodhuar në testikuj mund të notojë. Tek një në çdo tre meshkuj të moshës së tretë prostata fillon të zmadhohet, dhe shfaq simptoma të tilla si: vështirësi gjatë urinimit, rrjedhje të pakët të urinës, etj. Sidoqoftë në nëntë nga dhjetë raste që shkaktojnë këto simptoma janë të parrezikshme. Vetëm një në dhjetë nga rastet e zmadhimit të prostatës është kancer.
Mosha kur shfaqet kanceri i prostatës
Nuk janë të paktë ata meshkuj që vuajnë nga kanceri i prostatës. Sidomos burrat që i kanë kaluar të 40-at. Gjithçka duket se fillon me urinime sa më të shpeshta, si shkaktarë të së cilave shumë herë meshkujt akuzojnë ndonjë ftohje apo mendojnë se kanë pirë shumë lëngje. Më pas dhimbja fillon të përhapet dhe në kurriz dhe gjithnjë e më shumë mendohet se kemi të bëjmë me një ftohje. Po ama të tjerët nuk vuajnë nga ky problem, dhe pse mund të jenë të ftohur dhe, ç’është më e keqja, kjo gjendje zgjat me shumë se sa një ftohje normale. Kanceri i prostatës godet çdo vit rreth 12 për qind të popullsisë botërore. Niveli i vdekshmërisë ka pësuar rënie me 9 për qind që nga viti 1985 deri në 1998. Mbijetesa prej pesë vjetësh, pasi është identifikuar dhe kuruar tumori, është rritur me 15 për qind këto 15 vitet e fundit. Në Evropë nga ky lloj tumori janë të prekur 40 në 100 mijë persona, ndërsa në USA 70 në 100 mijë. Por nuk është e thënë që të gjithë ata që kanë një hiperplasi beninje zhvillojnë tumorin e prostatës.

Këshilla për një dietë që parandalon kancerin e prostatës

1- Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori
2- Qepët, merita është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë
3- Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit
4- Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit
5- Arrat, sipas specialistëve kanë vitaminë D
6- Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatës
7- Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen
8- Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij

Matja e rrezikut të shfaqjes së kancerit
Studimet shkencore akoma nuk kanë arritur të zbulojnë se përse disa meshkuj sëmuren dhe disa të tjerë jo. Për të identifikuar prekjen e një organizmi mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe një test i veçantë. Testi konsiston në një analizë të thjeshtë gjaku në të cilën matet niveli i PSA, që është një glikoproteinë e prodhuar nga qelizat e prostatës. Përqendrimi i kësaj substance të prodhuar nga qelizat e prostatës shtohet në raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje. Duhet të përsëritet të paktën tetë herë dhe shërben për të diagnostikuar sa më parë një tumor. Vlera normale e PSA është 2.5 ng/ml. Në qoftë se ky përqendrim është më i lartë, atëherë do të ishte e nevojshme të bëni një biopsi. Në qoftë se gjatë biopsisë arrin në 10 ng/ml, atëherë rreziku i krijimit të një tumori është rritur.

Prostata, tumori më i përhapur te meshkujt
Kanceri i prostatës shfaqet më shpesh te ata meshkuj që i kane kaluar dyzet vjet. Por shumë prej tyre nuk e njohin realisht sëmundjen dhe simptomat me të cilat ajo shoqërohet. Shpeshherë pacienti nuk e ka të qartë se për çfarë flitet realisht, madje ndonjëherë specialistët thonë se është detyrë e tyre që t’u shpjegojnë se ku ndodhet dhe çfarë roli ka prostata. Prostata ndodhet afër uretrës, rrugët urinare nëpërmjet të cilave urina dhe lëngjet dalin jashtë penisit. Tek një mashkull i rritur është i madh pak a shumë sa një gështenjë dhe peshon rreth 20 gram. Funksioni i tij kryesor është prodhimi i lëngut që transporton spermatozoidet gjatë ejakulacionit. Ky është tumori më i përhapur tek meshkujt, dhe në veçanti tek ata që janë mbi 65 vjeç, pas tumorit të mushkërisë dhe kolonit.

Eliminimi i qelizave tumorale me radioterapi
Radioterapia është një radioaksion që dëmton qelizat tumorale, duke i çuar deri në vdekje. Çdo seancë nga 10-15 minuta në ditë për 6-8 javë me radhë. Ky lloj diagnostikimi është e këshillueshme për pacientë të rinj dhe me tumor të lokalizuar. Avantazhet kryesore janë eliminim i qelizave tumorale dhe mundësi shumë të mëdha shërimi. Terapi e njohur është edhe Krioterapia, e cila ka të bëjë me ngrirjen e qelizave tumorale, gjë që shkakton dhe vdekjen e tyre. Ndërhyrja zgjat rreth një gjysmë ore dhe është e këshillueshme për pacientë me tumor të lokalizuar. Avantazhi kryesor ka të bëjë me kohën e shkurtër të ndërhyrjes. Po ashtu terapia hormonale, rregullon nivelin e testosteronit, dhe është e këshillueshme për pacientët që nuk munden t’u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.

Rastet e shfaqjes së kancerit të prostatës
Rritja e shpejtë e niveleve të PSA, tregues i mbijetueshmërisë tek kanceri i prostatës, është indeks i një mbijetese të ulët. Një studim i realizuar në mbi 1095 meshkuj me tumor të lokalizuar në prostatë, ka treguar se një rritje e rrufeshme e përqendrimeve të antigjenit PSA, prostate-specific antigen, është një indikator i një mbijetese të reduktuar. Objektivi i studimit ishte vlerësimi i faktit nëse do të mund të identifikoheshin meshkujt në rrezik letal pas trajtimit me heqje e plotë e prostatës, pas tumorit të prostatës. U vu re se një rritje vjetore e PSA më e lartë nga 2 mg/ml ishte e shoqëruar me një mbijetueshmëri tepër të ulët. Edhe parametra të tjerë kanë lejuar të parashikohet mbijetueshmëria e pacientëve me tumor të prostatës.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...