Ali Këlcyra-Shkrime për historinë e Shqipërisë


Titulli: Shkrime për historinë e Shqipërisë
Origjinali: Shkrime për historinë e Shqipërisë
Gjinia: Shkrime për historinë e Shqipërisë
Autori: Ali Këlcyra
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 658
Pesha: 1.31 kg
ISBN: 978-99956-87-81-6

Shkrime per historine e Shqiperise, Ali Kelcyra


Në Antologjinë historike që po i paraqitet lexuesit përfshihen materiale, të cilat i kushtohen historisë së periudhës 1912-1945, shkruar prej Ali Këlcyrës për RFE; të dhënat e periudhës 1944 - 1945 i kam hulumtuar në faqet e shtypit të refugjatëve politikë, pas vitit 1944, me autor Aliun; ndërsa lëndën që rrok lakun kohor 1925-1959 e kam qëmtuar ndër akiva.
Nga kjo mori e materialeve të grumbulluara përzgjodha ato pjesë që pasqyrojnë më mirë idetë dhe zbulojnë aspektet e kësaj figure poliedrike si historian, eseist, gazetar, si tribun e si njeri i thjeshtë. Kësisoj e kam ndarë librin në disa kapituj, nga të cilët punimet e Kreut të parë (1912 - 1945) janë titulluar Kujtime politike, në përputhje me dëshirën e tij, siç del nga letra e datës 10 qershor 1959, drejtuar Tajar Zavalanit: "Të lutem shkresat që të kam dërguar ose që do të (të) dërgoj t'i ruash e të m'i kthesh prapë, kur të kemi rasë të piqemi, se si ta shënova më lart kam ndër mend t'i bëj një broshurë në formë "Kujtime politike".
Është një kënaqësi e veçantë për mua që, me përpjekjet e mia këmbëngulëse, me mundësitë e sakrificat vetjake, arrita të plotësoj qëllimin e këtij patrioti, rinia politike e të cilit është gatuar me trashëgiminë e Rilindjes, rrënja nga ku janë ushqyuer ndjesitë patriotike. I nisur, pra, vetëm e vetëm nga vlerat e atdhedashurisë së demokratit, që gjeti forca të shkëputej nga tradita e familjes së tij despotike qysh në moshën e djalërisë, u shtyta e u nxita të vazhdoj punën e nisur me librin e parë. Por kisha edhe një pikësynim tjetër, desha që në të ardhmen ta shohim Ali Këlcyrën ashtu siç ka qenë.
Tanush Frashëri, 2007

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)