2012-09-30

Puthma shpirtin


Titulli: Puthma shpirtin
Origjinali: Puthma shpirtin
Gjinia: Poezi
Autori: Ardi Omeri
Shtëpia botuese: Botimet Vllamasi
Viti: 2011
Fq. 140
Pesha: 0.20 kg
ISBN: 978-9928-4027-9-0

Puthma shpirtin, Ardi Omeri

Fragment nga libri

Dua përjetësisht shpirtin!
Të thyej akujt me fuqinë e Zotit
Si Zot të të pushtoj!
Të marr çka nuk mundet as ai vetë
Kjo është ajo që dua!
Trupin, nuk di në jam i pari apo i fundit!
Atë e ka në dorë shpesh djalli
Ai tundon dhe mua...
Unë të penetroj më parë shpirtin
Të bëhem perandor në të...
Të të fal timin shpirt
Të penetroj tëndin përjetësisht...
Kjo është ajo që dua...!

Koment mbi librin

Ç'është kjo ndjenjë që përmbys dhe ndërton gjithçka? A duhet ta duam apo ta flakim tej atë që na çon drejt dyerve të lumturisë, që na bën të jetojmë, që na hap shpirtin, që na tregon kush jemi në të vërtetë, ç'presim në të vërtetë? A është e brishtë, a është e fortë, a është e ashpër kjo ndjenjë?
Ç'gjë merr përparësi kur gjendemi përpara zbulimit se jemi bashkëudhëtarë me dashurinë? A duhet të vazhdojmë vetë rrugën apo duhet të ecim me të në krah? Ç'presim prej saj? Të ngushëllojmë dhe justifikojmë veten? Të lartësojmë shpirtin tonë drejt qiejve që vetëm ne i shohim? Apo të mbetemi peng të moskuptimit dhe të keqinterpretimit?
Lexojmë vargjet e Ardi Omerit dhe përjetojmë fuqishëm gjithë këto pikëpyetje, që në të vërtetë kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me ekzistencën tonë shpirtërore. Çdo dashuri është e re dhe ka çastlindjen e saj, sikur ka edhe çastshuarjen e saj. Ky është suksesi i padiskutueshëm i këtyre vargjeve, përmes të cilave edhe ne si lexues, së bashku me krijuesin e tyre, bëjmë të njëjtën gjë: përpiqemi t'u japim përgjigje pyetjeve që vetiu na lindin dhe përjetojmë, jetojmë, përkëdhelim ndjenjën tonë dhe emocionet tona.
Mimoza Erebara

No comments:

Post a Comment

Zyra e luleve në Kryeministri të Shqipërisë është zyrë mbledhjesh të banditëve më Kryebanditin Edvin Kristaq Rama

  Search inside image Një ditë më parë gazeta “SOT” zbuloi disa episode nga intervista shpërthyese e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, e c...