Kadri Veseli: Nuk kam qenë këshilltar i Thaçit





Revista sllovene, “Mladina”, në një artikull të botuar në numrin e fundit, ia ka kushtuar situatës politike në Kosovë, ndërsa ka intervistuar, siç përshkruhet në fillim të tekstit, “njeriun më me ndikim në Kosovë”, Kadri Veselin, ish drejtorin e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).



“Mladina” thotë se Vesli ka qenë këshilltar i kryeministrit Hashim Thaçi, njëri nga themeluesit e UÇK-së, ndërsa pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, po i bënë hapat e parë për përfshirje në politikë.

Mladina: Më 10 shtator 2012, Grupi Drejtues Ndërkombëtar (GDN) i ka dhënë fund periudhës së pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës. A do të thotë kjo që Kosova tani është e pavarur?

Veseli: Kosova është një vend i pavarur që nga 17 shkurti i vitit 2008. Por, fundi i pavarësisë së mbikëqyrur është një moment historik për Kosovën. Kjo e ka forcuar pavarësinë e saj. Kosova tani ka mundësinë që vërtet të shprehë misionin e saj për të ardhmen, por gjithashtu edhe t’i korrigjojë disa gabime historike nga e kaluara.



Mladina: Por, ju ende keni probleme me palën serbe.

Veseli: Njerëzit e Brukselit, të cilët merren me Kosovën, po mundohen të mbështesin agjendën tonë drejt tranzicionit politik; për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë, dhe për zhvillimin e një shoqërie demokratike. Ne kemi disa probleme me palën nga Beogradi, e cila po e pengon këtë proces.

Por, ne jemi një vend i pavarur, i vendosur për të ecur përpara drejt integrimit brenda Bashkimit Evropian. Kosova dhe Serbia janë që të dyja vende të pavarura dhe që të dyja kemi të njëjtin qëllim, i cili është integrimi në BE. Ne shpresojmë se Serbia në të ardhmen e afërt do t’i ndryshojë pikëpamjen dhe veprimet e saj, dhe do të fillojë të sillet ashtu siç i ka hije një vendi demokratik evropian.

Mladina: Cilat janë problemet më të mëdha për Kosovën tani? Çka ju shqetëson më së shumti?

Veseli: Ne i kemi disa çështje të cilat mund të konsiderohen probleme, si në çdo vend tjetër në tranzicion. Gjendja ekonomike dhe sociale, sundimi i ligjit, korrupsioni... Andaj, neve na duhet të zhvillojmë vendin tonë ekonomikisht dhe të krijojmë institucione të qëndrueshme.

Ne mund të flasim edhe për një deficit demokratik, pasi tani për tani të rinjtë e Kosovës janë jashtë sferës politike. Shumë prej tyre janë edhe jashtë zhvillimit ekonomik dhe nuk shohin një të ardhme të ndritshme. Si çdo vendi në tranzicion, Kosovës gjithashtu i duhet kohë për progres. Potenciali që unë e shoh, dhe të cilin Kosova nuk e ka shfrytëzuar deri më tani, qëndron pikërisht te rinia jonë.

Mladina: Siç kam lexuar në mediet tuaja, problemi i korrupsionit në Kosovë është i lartë. Për shembull, prokurori i EULEX-it e ka akuzuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Bujar Bukoshi, dhe dhjetë zyrtarë të tjerë të lartë, për korrupsion. Më pas, ish-shefi i taskforcës kundër korrupsionit, Nazmi Mustafi, është arrestuar me akuza për korrupsion. Kreu i Agjencisë së Privatizimit, Dino Asanaj, është therë për vdekje derisa ka qenë nën hetime për gjoja kërkim të ryshfetit. Dhe, ka edhe probleme në nivelin lokal. Përkundër premtimit të kryeministrit Hashim Thaçi për një politikë zero tolerancë ndaj korrupsionit, nuk duken shenja të përmirësimit. A ka Kosova plan për t’i hequr qafe çështjet e tilla, a ka plan si të merret me këto probleme?

Veseli: Natyrisht, ne jemi një vend në tranzicion. Dhe, si shumë vende të tranzicionit më parë, Kosova gjithashtu po përballet me këto fenomene negative. Korrupsioni në Kosovë po ndodh pikërisht për shkak të këtyre problemeve që unë i përmenda më sipër. Por, me forcimin e sundimit të ligjit ne tani mund të fillojmë të merremi me problemet e së kaluarës. Ne tani mund të luftojmë çdo formë të korrupsionit. Pa asnjë përjashtim.

Dhe, të gjitha këto padi për korrupsion, edhe në nivelin e lartë politik që ju e përmendni, mund të jenë një shenjë për komunitetin evropian se Kosova po fillon të luftojë këtë fenomen. Se askush nuk është i mbrojtur apo imun nëse është i përfshirë në gjëra të tilla të këqija. Ne nuk po e mohojmë faktin se ka korrupsion. Ne po e marrim këtë si një shtysë për të forcuar dhe për të respektuar sundimin e ligjit.

Mladina: Korrupsioni gjithashtu ka shkaktuar paqëndrueshmëri në koalicionin udhëheqës të Kosovës, dhe gjithashtu partinë tuaj, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Dhe, duket të ekzistojnë mosmarrëveshje ndërmjet udhëheqësve të partisë për qasjen në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Siç raportojnë disa medie, këto konflikte mund të shkaktojnë një krizë institucionale në Kosovë, dhe ka supozime se kryeministri dhe shefi i PDK-së do të kërkojë një votëbesim në Kuvend. A jeni i kënaqur me mënyrën se si po i qaset Thaçi marrëdhënieve Kosovë-Serbi?

Veseli: Ne duhet të parandalojmë gjithçka që mund të na çojë në krizë apo diçka të tillë. Ne po punojmë shumë ngushtë me komunitetit ndërkombëtar për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe për të zhvilluar një epokë të re në këtë rajon.

Për mua, Thaçi ka marrë një vendim të mirë, kur ka vendosur të hyjë në dialog me Serbinë. Siç ka thënë ai, dhe unë pajtohem me të, ne nuk humbim asgjë nëse marrim pjesë në dialog si një vend i pavarur. Sepse, dua ta theksoj, ne duhet të diskutojmë me vendet fqinje, përfshirë Serbinë, si vende të pavarura.

Ne duhet të diskutojmë për të ardhmen tonë, si të integrohemi, si të ndihmojmë procesin e anëtarësimit në BE. Për mosmarrëveshjet ndërmjet udhëheqësve të PDK-së, unë mendoj se njerëzit kanë të drejtë të shqetësohen për të ardhmen e këtij vendi. Ne të gjithë duam një shtet të qëndrueshëm në këtë proces drejt BE-së. Disa prej njerëzve mbase kanë frikë se ne mund të humbim diçka në dialog, por unë nuk besoj se ekziston ndonjë vendim apo se dikush po diskuton diçka në fshehtësi.



Unë do të thosha se gjithçka është transparente dhe do të vazhdojë të jetë. Andaj, në PDK, në situatën aktuale, unë nuk shoh ndonjë problem. Ne jemi të bashkuar lidhur me këto çështje. Natyrisht, ne ende duhet të mendojmë si të zhvillojmë vendin tonë, si të mbajmë partneritetin tonë me komunitetin ndërkombëtar, dhe si ta bëjmë Beogradin ta respektojë jetën tonë në Kosovë. Ne jemi një vend i pavarur. Ata duhet ta pranojnë këtë. Ata nuk mund të sillen sikur Kosova të mos ishte një shtet i pavarur.

Mladina: A po planifikoni ju të bëni një hap përpara? A e konsideroni veten si një kandidat të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme partiake?



Veseli: Unë tashmë kam pasur përgjegjësi për ndërtimin e këtij vendi, si një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për më tepër, për mbi një dekadë, pas luftës, unë i kam shërbyer vendit tim si shef i Shërbimit Inteligjent të Kosovës. Qëllimi im për të ardhmen është të angazhoj më shumë njerëz kreativë në parti.

Unë dua që partia të adoptojë një program modern ekonomiko-politik për të ardhmen. Unë besoj se kjo është përgjegjësi e partisë udhëheqëse. Njerëzit duhet të jenë më të ndjeshëm për çështjet ekonomiko-sociale, dhe duhet të kuptojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Unë do të përpiqem të përfshij disa figura të reja me koncepte të reja, sepse vendit i duhet diçka e re.



Mladina: A do të thotë kjo se do të garoni në këto zgjedhje edhe nëse kundërshtari i juaj do të ishte Thaçi? A do të jeni kundërkandidat i tij, apo do të vazhdoni të veproni si këshilltar i tij, si partner i tij?



Veseli: Unë i kam përgjegjësitë e mia, por unë nuk kam qenë këshilltar i Thaçit. Ne e njohim njëri-tjetrin qe shumë kohë. Kemi thuajse të njëjtën të kaluar. E respektoj Thaçin, Jakup Krasniqin, i respektoj të gjithë njerëzit që janë munduar të bëjnë diçka për këtë vend. Sa për mua, do të inkuadrohem në këtë mjedis të ri. Nëse vizioni im do të marrë mbështetje, unë do të jem i përgatitur për të marrë përgjegjësi.

Përgatiti :Flori Bruqi



Obdobja nadzorovane neodvisnosti Kosova je konec

Kadri Veseli: »Preizkusil se bom v teh novih okoliščinah. Če bo moja vizija dobila podporo, sem pripravljen sprejeti odgovornost.«

Denis Vičič  |  30. 9. 2012
Kadri Veseli: Največja priložnost Kosova je naša mladina, kosovski mladi ljudje. Pa kreativni duh in človeški kapital.
Kadri Veseli: "Največja priložnost Kosova je naša mladina, kosovski mladi ljudje. Pa kreativni duh in človeški kapital."
© Arhiv Mladine
Mednarodna skupina za upravljanje Kosova (ISG) je 10. septembra končala svoj mandat. Mnoge pristojnosti, ki jih je po Ahtisaarijevem načrtu opravljala mednarodna skupnost, so tako prešle na kosovske oblasti. Začetek novega obdobja za Kosovo pa morda prinaša tudi spremembe razmerij moči v notranji politiki države. Kosovski mediji poročajo predvsem o trenjih znotraj vodilne Demokratične stranke Kosova (PDK). Kandidature na bližajočih se strankarskih volitvah ni izključil sedanji predsednik kosovskega parlamenta in dolgoletni član stranke Jakup Krasniqi. Zaradi nezadovoljstva z obstoječim stanjem pa naj bi se v politično dogajanje poskusil vključiti tudi Kadri Veseli. Veseli velja za enega ključnih svetovalcev premierja Hashima Thacija in je kot ustanovitelj Osvobodilne vojske Kosova (UCK) in nekdanji vodja Kosovske obveščevalno-varnostne agencije (SHIK) eden najvplivnejših ljudi Kosova.
Obdobja nadzorovane neodvisnosti Kosova je konec. Kaj to pomeni za Kosovo?
Kosovo je od 17. februarja 2008 neodvisna država. A konec nadzorovane neodvisnosti je vseeno zgodovinski trenutek. Utrdil je našo neodvisnost. Zdaj imamo zgodovinsko priložnost, da jasno izrazimo svoje poslanstvo in cilje za prihodnost in poskušamo hkrati popraviti nekatere napake iz preteklosti.
Srbija Kosova vendarle ne bo priznala kar tako.
Ljudje v Bruslju, ki se ukvarjajo s Kosovom, poskušajo podpreti naša prizadevanja, da bi ohranili mir in stabilnost in razvili demokratično družbo. Še vedno imamo nekaj težav s srbsko stranjo, ki ta proces zavira. A mi smo neodvisna država in smo odločeni vztrajati pri procesu vključevanja v Evropsko unijo. Integracija v Unijo je tudi cilj Srbije, zato upamo, da bo Beograd v bližnji prihodnosti spremenil svoja stališča in dejanja in se začel obnašati kot demokratična evropska država.
Katere so trenutno največje težave Kosova?
Imamo kar nekaj težav, s katerimi se moramo spopasti. Problematično je ekonomsko in socialno stanje, nespoštovanje vladavine prava, korupcija … Zato moramo spodbuditi gospodarstvo in ustvariti močne institucije. Govorimo lahko tudi o demokratičnem deficitu, saj je kosovska mladina izključena iz participacije v politični sferi. Veliko mladih je izključenih tudi iz ekonomskih dejavnosti. Seveda, tako kot vsaka tranzicijska država, tudi Kosovo potrebuje svoj čas za napredek. Potencial, ki ga še nismo izkoristili, pa vidim prav v mladih.
Omenili ste korupcijo. Kot lahko beremo v kosovskih medijih je korupcija velik problem. Med obtoženimi in obsojenimi korupcije so tudi pripadniki politične elite, denimo namestnik premierja Bujar Bukoshi, nekdanji vodja kosovskega protikorupcijskega telesa Namzi Mustafi, in umorjeni predsednik kosovske agencije za privatizacijo Dino Asanaj. Težave imate tudi na lokalni ravni. Čeprav je premier Hashim Thaci obljubil ničelno toleranco pri korupciji, napredka kot da ne bi bilo. Se lahko Kosovo sploh spopade s to težavo?
Smo država v tranziciji. Tako kot večina tranzicijskih držav pred nami se tudi Kosovo sooča s temi negativnimi pojavi. Do korupcije prihaja tudi zaradi težav, ki sem jih omenil zgoraj. A z uveljavitvijo vladavine prava se bomo lahko s tem pojavom tudi spopadli. Brez izjem bomo lahko postopali proti vsakršni obliki korupcije. Vse te obtožbe o korupciji med najvišjimi političnimi funkcionarji, o katerih govorite, lahko razumemo tudi kot znak, da se Kosovo spopada s tem fenomenom. Da nihče, ki je vpleten v protipravna dejanja, ni varen ali imun pred roko pravice. Ne zanemarjamo dejstva, da imamo korupcijo, pač pa to dejstvo jemljemo kot zagon za učvrstitev vladavine prava in njenega spoštovanja.
Korupcija je povzročila trenja tudi v kosovski vodilni stranki PDK, katere član ste tudi sami. Nekaj nesporazumov med člani stranke naj bi bilo tudi glede vprašanja, kako pristopiti k dialogu med Kosovom in Srbijo. Kot pišejo nekateri kosovski mediji, lahko ta nesoglasja sprožijo institucionalno krizo na Kosovu, saj naj bi premier Thaci zahteval glasovanje o zaupnici. Ste vi zadovoljni s Thacijevim pristopom k srbsko-kosovskim odnosom?
Mislim, da se je premier Thaci pravilno odločil za dialog s Srbijo. Kot je dejal, in z njim se strinjam, ne moremo ničesar izgubiti, če v pogovorih nastopamo kot neodvisna država. Nujno pa je, da se v pogovorih s Srbijo in drugimi sosedami pogovarjamo kot neodvisna država z neodvisnimi državami. Pogovarjati se moramo o prihodnosti, kako se povezati in kako olajšati proces pristopanja k Evropski uniji. Vsi smo zaskrbljeni glede prihodnosti države in vsi si želimo stabilnosti v približevanju Uniji. Nekateri se mogoče bojijo, da bomo v pogovorih kaj izgubili, mislim pa, da se ni česa bati. Nihče ne sprejema odločitev ali se o čem pogovarja v tajnosti. Vse je in bo transparentno. Glede tega zato v stranki težav ne vidim. Še vedno pa nismo razvili programa, kako spodbuditi razvoj države, kako ohraniti stopnjo sodelovanja z mednarodno skupnostjo in kako Beograd prepričati, naj spoštuje našo neodvisnost in življenje ne Kosovu.
No, do nekih trenj v stranki je vendarle prišlo. Predsednik kosovskega parlamenta in pomemben član PDK-ja Jakup Krasniqi je napovedal izstop iz stranke, če v stranki ne bo reform, in nekatere kolege obtožil, da so v parlament prišli z ukradenimi glasovi. Prav tako je nasprotoval političnemu dialogu s Srbijo.
Gospod Krasniqi je zelo znana oseba, pozitivna oseba tukaj na Kosovu. Mislim, da vseeno ne bo nobenih nesoglasij in res ne vidim nobenih težav. Krasniqi je razumen človek, ki zna sprejeti odgovornost v pravem trenutku.
Krasniqi tudi ni izključil morebitne kandidature na prihajajočih strankarskih volitvah. Kaj pa vi? Se boste dejavneje vključili v delovanje stranke?
Imel sem že odgovorne naloge pri graditvi te države, kot eden od ustanoviteljev UCK. Po vojni sem nato več kot deset let državi služil z vodenjem SHIK-a, in nenazadnje kot član PDK-ja. Moj naslednji cilj je v stranko pripeljati več kreativnih ljudi. Hočem, da stranka sprejme moderen ekonomsko-politični program za prihodnost Kosova. To je naša odgovornost, odgovornost vodilne koalicijske stranke. Postati moramo bolj občutljivi na ekonomske in socialne težave in poskušati bolje razumeti vsakdanje življenje državljanov. Poskusil bom uvesti nekaj novih imen in nove koncepte, saj država zdaj potrebuje nekaj novega.
Se boste potegovali za položaj predsednika stranke, tudi če bi za to mesto kandidiral premier Thaci? Mar niste bili do sedaj njegov svetovalec?
V stranki imam svoje naloge, nisem pa bil Thacijev svetovalec. S Thacijem se poznava že zelo dolgo. Imava tudi skoraj identično preteklost. Spoštujem ga, spoštujem gospoda Krasniqija, in spoštujem vse, ki so poskušali kaj storiti za to državo. Ko govorimo o meni, pa takole: preizkusil se bom v teh novih okoliščinah. Če bodo moji predlogi in vizija dobili podporo, sem pripravljen sprejeti odgovornost.
Kaj bi vaša vidnejša politična vloga pomenila za dialog Prištine z Beogradom?
Najti moramo skupne točke, na katerih bi lahko zgradili boljšo sosedsko prihodnost. A se mora Beograd nehati sprenevedati, da Kosovo ni neodvisna država in trditi, da smo del srbske republike. Hoteli bi, da začne Beograd razmišljati tudi o prihodnosti in ne samo o preteklosti. Če bomo govorili samo o preteklih sporih, lahko pristanemo še v vojnem stanju. Na Kosovu je bilo ubitih na tisoče ljudi, porušenih pa več kot polovica vseh zgradb, za kar so odgovorne srbske varnostne sile. S pomočjo prava se moramo seveda lotiti tudi zločinov iz preteklosti, politično pa bi morali misliti predvsem na prihodnost. Želimo si mir in napredek, hočemo dobre sosedske odnose s Srbijo.
Nekaj morava reči tudi še o vaši preteklosti. Kot ste že dejali, ste bili pripadnik UCK-ja in nato vodja SHIK-a. Menite, da se boste kdaj znebili slovesa, ki ga navadno imajo nekdanji člani tovrstnih organizacij? Bodo ljudje kdaj nehali preizpraševati vašo vlogo v njih?
V svoji karieri sem moral sprejemati tudi težke odločitve. Bojeval sem se in služil državi, na kar sem zelo ponosen. Sedaj je čas sprejemanja novih težkih odločitev, ki bodo pomembno vplivale na prihodnost neodvisnega Kosova in njegovih državljanov. V preteklosti sem vedno sodeloval z mednarodno skupnostjo. Skupaj smo in še bomo zasledovali stabilnost in boljšo prihodnost Kosova. Cilj pa je mogoče doseči le s spoštovanjem in razumevanjem preteklosti.
Kaj pa v prihodnje? Kaj je največja priložnost Kosova?
Največja priložnost Kosova je naša mladina, kosovski mladi ljudje. Pa kreativni duh in človeški kapital. In še nekaj bi dodal: Kosovo ne sodi v Evropo samo geografsko, ampak tudi kulturno in po mišljenju o prihodnosti. Temu bi morali prisluhniti tudi odgovorni v Bruslju, ko se ukvarjajo s Kosovom.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)