2012-09-30

Easy to love, difficult to discipline


Titulli: Lehtë t'i duash, vështirë t'i disiplinosh
Origjinali: Easy to love, difficult to discipline
Gjinia: Psikologji
Autori: Beki A. Bejli
Shqipëroi: Ajsela Koka
Shtëpia botuese: Botimet Dritan
Viti: 2011
Fq. 296
Pesha: 0.33 kg
ISBN: 978-99956-21-50-6

Lehte t'i duash, veshtire t'i disiplinosh, Beki Bejli

Mësoni si të hiqni dorë nga kontrolli mbi fëmijët, si të mos luteni dhe si të bëheni prindi që keni dashur të jeni. I doni fëmijët, po, nëse jeni si pjesa më e madhe e prindërve, jo gjithmonë i pëlqeni sjelljet e tyre. Si t'i udhëhiqni, atëherë, pa hequr dorë as ju vetë nga sjellja optimale? Qasja jashtëzakonisht e fuqishme e dr. Beki Bejlit ndaj prindërimit ka bërë mijëra e mijëra familje më të shëndetshme dhe të lumtura.
Duke u fokusuar te vetëkontrolli dhe ndërtimi i vetëbesimit si për prindërit ashtu edhe për fëmijët, dr. Bejli na paraqet një sërë aftësish të lidhura me njëra – tjetrën, për t'i ndihmuar familjet të kapërcejnë nga zallmahia në qetësi.
7 fuqitë për vetëkontroll, për të ndihmuar të modelojnë sjelljen që kërkojnë prej fëmijëve të tyre. Këto çojnë në:
7 aftësitë bazë për disiplinë, për të ndihmuar fëmijët të menaxhojnë rrethana të sikletshme në shtëpi dhe në shkollë, të cilat do t'i ndihmojnë këta të zhvillojnë:
7 vlera për jetën, të tilla si integriteti, respekti, dhimbsuria, përgjegjshmëria e të tjera akoma.
Dr. Bejli i integron këto parime në një program shtatë javor, që i ndihmon fëmijët të nisen nga një start i mirë, duke ofruar plot shembuj nga jeta e përditshme që ilustrojnë metodat e saj në veprim. Me këtë libër frymëzues e praktik në dorë, ju do të gjeni mënyra të reja për të kuptuar dhe përmirësuar sjelljen e fëmijëve sikurse edhe tuajën.


"Të gjithë prindërit, gjyshërit, profesionistët që merren më fëmijët duhet të vrapojnë, jo të ecin për te libraria më e afërt! I pasur me shembuj, metoda dhe porosi, ky libër ia ka dalë me sukses të jetë njëherësh i lehtë për t'u lexuar, i gëzueshëm dhe thellësisht i dobishëm."
Karol Haoui, psikologe

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...