Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/30

Paulo Coelho -Irani ndalon librat e mi Brazili të ndërhyjë

Shkrimtari i njohur brazilian Paulo Coelho deklaron se Irani ka ndaluar shitjen e librave të tij, dhe i bëri thirrje qeverisë së Brazilit të ndërhyjë. Coelho, veprat e të cilit janë ndër më të shiturat në botë, e bëri njoftimin në internet, duke informuar për vendimin e qeverisë iraniane që t’ia ndalojë librat.

Shkrimtari brazilian Paolo Coelho (foto)

Shkrimtari e përkufizoi “një vendim arbitrar” i cili mund të jetë vetëm fryt i “një keqkuptimi”. Në blogun e tij Coelho kujton se në 1998 në Iran ka shitur 6 milionë libra ndërsa Irani qeverisej nga “qeveri të ndryshme” . Shkrimtari ka publikuar një letër të botuesit iranian Arash Hejazi, i cili e informon se librat e tij “janë ndaluar me urdhër të ministrit të Kulturës”. Arash Hejazi, u shfaq në një video gjatë protestave në vitin 2009 teksa përpiqej t’i shpëtojë jetën vajzës Neda Aga-Soltan, vdekja e së cilës u bë simbol i dhunës pas zgjedhjeve. Ceolho tha se nuk e di arsyen e ndalesës, por tregoi se i ka përdorur rrjetet sociale në internet për t’a mbështetur botuesin Hejazi.


No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...