Titulli: E fiksuar pas dyqaneve
Origjinali: The secret dreamworld of a shopaholic
Gjinia: Roman
Autori: Sophie Kinsella
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2007
Fq. 316
Pesha: 0.37 kg
ISBN: 978-99927-59-77-6
Beki është një gazetare që jep këshilla për kursime dhe investime të sigurta në një gazetë të njohur londineze. Është e këndshme, plot fantazi dhe e vendosur. Por ka një pasion të shfrenuar: dyqanet! Aq të shfrenuar sa i është shndërruar në një sëmundje , që e nxit të blejë veshje, sende zbukurimi, kozmetike, por edhe ëmbëlsira, veshje të brendshme dhe orendi shtëpiake...
Blerja për të "është dielli i mëngjesit, si drita e ditës së re, si çastet më kulmore të seksit". Kjo pasi në çdo dyqan apo supermarket, në çdo katalog shitjesh, gjendet gjithmonë, për Bekin, rasti i shumëpritur, objekti i parezistueshëm pa të cilin nuk bën dot. Del nga shtëpia për të blerë një litër qumësht dhe kthehet me golfin e radhës, e bindur që ka vërtet nevojë; vitrinat e magjepsin, mbishkrimi ULJE ÇMIMESH e drithëron. Vetëm se paskëtaj duhet të përballet për tmerrin e saj me kartën e kreditit që ka mbaruar.
E fiksuar pas dyqaneve është një roman rrëzëllitës, shpotitës dhe i mprehtë, i ndërtuar me situata sa paradoksale aq edhe të njohura në jetën e secilit prej nesh.