2012-10-02

Brengë e plagë që kërkon shërim.



Isa Halilaj, Mesues i Merituar”
Brengë e plagë që kërkon shërim.

Ç’na ka gjetur ne! Të përçarë e të inatosur me njëri-tjetrin si kurrë ndonjëherë më parë, rrotullohemi e kërcejmë si pula pa krye e jemi bërë për shumëçka gazi i botës e për faqe të zezë. Sundon pabesia. Nuk besojmë e as nuk na beson njeri në ditët e sotme.
Këtë e kemi kuptuar ne të gjithë. Unë dhe ti, ne, ju e ata. Në familje, në fis  e në lagje, në fshat e në zonë, në punë, andministratë e gjithëandej. Nuk po na prin më flamuri i bashkimit e përbashkimit, por të ndarë në mbi 50 parti-grupe me flamuj me ngjyrë e pa ngjyrë të klaneve e interesave të ngushta meskine. Po pse? Ne kemi braktisur gjënë më të shenjtë të virtyteve tona- Besën shqiptare. Ata që duan të na drejtojnë e komandojnë ne si popull na kanë dhënë shembullin më të keq të përçarjes e mosbesimit. Nuk beson i pari të dytin. Kryetari s’ka besim te anëtarët e vartësit e tij dhe anasjelltas, paralel apo horizontalisht e vertikalisht. Besa nuk funksionon më si fjalë e dhënë për t’u mbajtur e as si shkresë e dokumentuar apo ligje e dekrete të votuara, madje nuk besohet më as matematika e shifrave për arrijte apo rënie në zhvillimet aktuale. Shifrat në përqindje i harton vetë administrata shtetërore, por për besimin e tyre nga ne kërkon ndihmën apo dëshminë e ndërkombëtarëve për t’i bërë ato të besueshme tek ne, që në rastin më të keq, për rrjedhojë, ushqehemi dhe me mosbesim ndaj partnerëve ndërkombëtarë, të cilët historikisht dhe aktualisht akoma na çmojnë si popull besnik.
Kjo është pasojë e përçarjes, e papërgjegjësisë, e lakmisë dhe egoizmit që te sferat e larta deri tek ato të thjeshta, duke mos mbajtur përgjegjësi qytetare e shtetërore. Për këtë ne sot pa mohuar zhvillimet, jemi vendi më i varfër se kurrë, ku jetesa kushton më shumë se kudo gjetkë.
Plaga më e rëndë që kalon shoqëria shqiptare, për fat të keq është mosbesimi. Sejcili konsiderohet i pabesë.

Po ç’ka qenë e ç’është Besa për ne shqiptarët?


Besa shqiptare është:

  • Besa, Besa Shqiptare është pasaporta e identitetit tonë kombëtar.
  • Besa është zemra e moralit kombëtar, është palca e virtyteve tona.
  • Besa është fjala e dhënë dhe e mbajtur deri në flijim.
  • Besa është marrëveshje normative e dokeve tona.
  • Besa është boshti kryesor i kanuneve dhe ligjëshmërisë shqiptare.
  • Besa është siguri.
  • Besa është harmoni.
  • Besa është miqësi.
  • Besa është dashuri.
  • Besa është shpresë.
  • Besa është përparim.
  • Besa është tipari kryesor i kulturës shpirtërore të shqiptarëve.
  • Besa është institucion që përmbledh të gjitha virtytet morale të shqiptarve kudo jetojnë e banojnë në botë.
  • Besa është burim trimërie.
  • Besa është betim në përmbushjen e përgjegjësive të ngarkuara e zotimeve të marra.
  • Besa është pajtim se pushon dhe ndërpret inatet, vrasjet midis personave, grupeve fisnore, krahinave mbarë kombit.
  • Besa është jetë, është punë, është përparim.
  • Besa ka qenë dhe është zemra e Nderit dhe e Burrërisë.
  • Pa Besë e shpresë nuk jetohet.

Kushtrimi i besës

Nisur nga këto përcaktime për Besën, momenti historik që kalon e jeton populli shiqptar, bëjnë që thirrja: Besë, Burra! Besa-Besë Vëllezër e Motra!- të jehojë fuqishëm për një zgjim të ri kombëtar.
Kjo thirrje vjen fuqishëm nga e kaluara historkike luftarake në qëndresë e në rezistencë për mbrojtjen e jetes dhe te lirisë, të trojeve e të gjuhës tonë me të cilin na ka njohur e rrespektuar Europa e bota.
Kjo thirrje gjithmonë aktuale, vjen nga Heronjtë e Dëshmorët e Kombit, nga gjaku i derdhur e varret e të parëve tanë që na lanë për amanet Besën, Nderin e Burrërinë, na lanë flamurin e përbashkimit kombëtar, me të cilët shqiptari është paraqitur i pamposhtur e dinjitoz si popull iliro-shqiptar, brenda e jashtë trojeve shqiptare.

Besë, Burra!

Ka qenë kushtrimi për besëlidhjet e mëdha kombëtare si:
  • Kuvendi i Lezhës, Mars 1444
U thirr nga Gjergj Kastriot-Skënderbeu dhe realizoi bashkimin e parë politik-ushtarak mbarë shqiptar që mbrojti vendin për 25 vjet me rradhë nga invazioni otoman.
Skënderbeu u zgjodh komandant dhe fitoi titullin ‘Kalorësi i Krishtërimit’ në Europë1). Ai u mbështet në aktin moral të Besës shqiptare, ku prijësit shqiptarë u betuan me besa-besë për bashkim e për çlirim kombëtar.
  • Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit, 1878
U lidh Besa Kombëtare për autonominë dhe pavarësinë e  Vilajeteve Shqiptare, në luftë me pushtuesit otoman e lakmisë shoviniste Ballkanase. E drejtuan Abdyl Frashëri, Ymer Prizereni, Iljaz Pashë Dibra etj.Kjo Lidhje themeloi organizmin e parë shtetëror shqiptarë me atributet e një shteti funksional2).
  • Lidhja “Besa-Besë!” e Pejës, 1899
Shprehu vendosmërinë e shqiptarëve për të përballuar me forca ushtarake vullnetare çdo orvajtje për copëtimin e trojeve shqiptare nga monarkitë Ballkanike. Kërkoj me vendosmëri bashkimin e katër Vilajeteve shqiptare në një provincë të vetme territoriale me kushtetutë e administratë3).
  • Kuvendi Historik i Pavarësisë, Vlorë 1912.
Me shpalljen e Pavarësisë, Besëlidhja Shqiptare kreu një akt të rëndësishëm historik, jetik për popullin shqiptar që kurorëzonte luftrat shekullore të tij për lirinë dhe tërësinë territoriale të Atdheut4) .


  • Kongresi i Lushnjës, 1920.

Iu përgjigj situatës me vendosmërinë se “Shqiptarët dinë të vdesin për të mos shkuar nga njëra dorë te tjetra si tufë delesh e të bëhen plaçkë e atyre që drejtojnë sot diplomacinë e Europës”5).

  • Në Kuvende e Besëlidhje ndërkrahinore nga veriu në jug që i kanë shërbyer bashkimit kombëtar në mbrojtje të interesave të atdheut.

Me thirrjen “Besa-Besë Burra!” janë fituar shumë beteja kundra armiqve, sado me epërsi numerike e armatimi të kenë qenë.
Kushtrimi i Besës, si gjithmonë aktual, në këto momente historike vjen si domosdoshmëri për t’u bashkuar rreth idealit kombëtar kundër përçarjes si sëmundja më e rrezikshme që përjetojnë shqiptarët. Këtë e kërkon rinia, e ardhmja e kombit për një liri e përparim europian, me një demokraci besnike që siguron ligje e drejtësi të vërtetë, në luftë kundër korrupsionit e padrejtësisë.
Në përgjigje të këtij kushtrimi, Besa u bë dhe vazhdon të jetë lënda lidhëse e Kombit shqiptar.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...