Titulli: Arti për të fituar miq dhe pushtet
Origjinali: How to win friends and influence people
Autor: Dale Carnegie
Shqipëroi: Artan Stravoi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2006
f. 192
Formati: 20.7 cm
Pesha: 0.21
ISBN: 978-99943-83-95-7
Një udhërrëfyes praktik për marrëdhëniet njerëzore, të cilat nuk jua mëson asnjë shkollë.
Arti për të fituar miq dhe pushtet është një nga librat më të njohur të ekspertit të famshëm të komunikimit, Dale Carnegie, i ribotuar në mbi 150,000,000 kopje.
Në këtë libër, ju do të mësoni se nëpërmjet një komunikimi të frytshëm në jetën e përditshme, do të keni sukses në biznes apo politikë, në mësimdhënie apo sipërmarrje, në një marrëdhënie intime apo familjare.
Carnegie, me shembujt nga jeta e personaliteteve me të njohur, në Amerikë dhe Europë, tregon se zbatimi i rregullave të arta të komunikimit, ka ndihmuar mijëra personazhe të arrijnë famë dhe pushtet.
Djali i varfër i Presidentit të Amerikës - Abraham Linkolni. Shkrimtari, vepra e parë e të cilit nuk u pëlqye nga askush, ia doli të jetë mbret i leximit të të gjithëve - Çarls Dikensi.
Këshillat e këtij libri do t'ju ndihmojnë edhe ju të kuptoni mesazhin e Carnegie: Lumturia nuk varet nga kush je dhe çfarë ke, por nga çfarë mendon dhe si komunikon!