Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/30

Në faqen të zyrtare të Facebook-ut të Meshihatit të Sanxhakut, është shfaqur fotografia e pasaportës së Republikës së Sanxhakut, që ka simbolet e flamurit boshnjak






Në faqen të zyrtare të Facebook-ut të Meshihatit të Sanxhakut, është shfaqur fotografia e pasaportës së Republikës së Sanxhakut, që ka simbolet e flamurit boshnjak, me mbishkrime edhe në arabisht. Fotografia është larguar shpejtë!

Në Meshihat dyshojnë se fotografia është imponuar dhe se prapa këtij “provokimi” qëndron kryemuftiu i Bashkësisë Islame të Serbisë, Muamer Zukorlic.

"Është gjë jo e mirë. Shaka pa takt. Kohët e fundit ky grupim ndërmerr lëvizje të pakuptimta që çojnë në ndarje. Por, asnjë nga që nuk ka peshë, as kapacitet. Mesazhet e tyre fetare apo politike nuk kanë asnjë peshë tek myslimanët. Ky grup po vdes", tha Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë, Adem Zilkic, shkruan Telegrafi.

Lideri politik i boshnjakëve të Serbisë, Rasim Ljajic, tha se paraqitja e pasaportës së Republikës është budallallëk.

"Asgjë nuk do të ketë nga kjo. Problemi është se me këta hapa bëhen vetëm dëme, pavarësisht nga fakti nëse është një lojë ose një mesazh politik", vlerësoi Ljajic. 

No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...