Walter Isaacson- Steve Jobs


Titulli: Steve Jobs
Origjinali: Steve Jobs
Gjinia: Biografi
Autori: Walter Isaacson
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2012
Fq. 616
Pesha: 0.89 kg
ISBN: 978-9928-124-74-6

Steve Jobs, Walter Isaacson

Bazuar në më shumë se dyzet intervista me Steve Jobsin të bëra për një periudhë dyvjeçare, si dhe intervista me më shumë se njëqind shokë, familjarë, kundërshtarë, konkurrentë dhe kolegë, ky libër është një kronikë e jetës së luhatur dhe e personalitetit poliedrik të një sipërmarrësi krijues. Pasioni i tij për përsosmëri dhe vullneti i pamposhtur revolucionarizuan gjashtë sektorë industrialë: kompjuterat, filmat vizatomorë, muzikën, telefonat, tabletat dhe botimet digjitale.
Në një kohë kur shoqëritë nëpër botë përpiqen të ndërtojnë ekonomitë e erës digjitale, Jobsi është vlerësuar si ikona më e lartë e risisë dhe imagjinatës. Ai e dinte që mënyra më e mirë për të krijuar vlerat në shekullin XXI ishte lidhja e krijimtarisë me teknologjinë, prandaj ndërtoi një kompani ku hovi i imagjinatës u kombinua me përmirësime të dukshme inxhinierike.
Megjithëse bashkëpunoi për shkrimin e këtij libri, Jobsi nuk kërkoi të kontrollonte se çfarë ishte shkruar, madje nuk kërkoi as ta lexonte para se të botohej. Ai muk vendosi asnjë kufi, përkundrazi i nxiti njerëzit që njihte të flisnin në mënyrë të ndershme. "Kam bërë plot gjëra për të cilat nuk ndihem krenar, si për shembull kur lashë shtatzënë të dashurën në moshën njëzetetrevjeçare dhe se si e trajtova këtë fakt", më tha. "Po nuk kam fshehur në dollap ndonjë kufomë që nuk dua ta nxjerr."
Jobsi flet ndershmërisht, shpeshherë në mënyrë pothuajse brutale për njerëzit më të cilët ka punuar dhe ka konkurruar. Gjithashtu, miqtë, armiqtë dhe kolegët e tij japin një vështrim objektiv mbi pasionet, demonët, përsosmërinë, dëshirat, dellin e artistit, djalllëzinë dhe fiksimin për kontroll, që i dhanë formë qasjes së tij ndaj biznesit dhe produkteve novatore që lindën.
Jobsi arriti t'i egërsonte dhe t'i dëshpëronte njerëzit rreth tij. Por personaliteti dhe produktet qenë të ndërlidhura, ashtu siç janë të ndërlidhura hardueri dhe softueri në produktet Apple. Historia e tij e jashtëzakonshme, e treguar nëpërmjet kësaj biografie mjeshtërore, është e mbushur me mësime mbi drejtimin, risitë, vlerat dhe karakterin.


"Një ditë, Jobsi u fut në dhomën e punës së Leri Kenionit, një inxhinier që punonte me sistemin operativ të Macintoshit dhe iu ankua se kompjuteri donte shumë kohë që të ndizej. Kenioni nisi t’ia shpjegonte, por Jobsi e ndërpreu. “Po sikur të bëhet fjalë për të shpëtuar jetën e një njeriu, e gjen dot një mënyrë që ta shkurtosh me dhjetë sekonda kohën e ndezjes?”- e pyeti. Kenioni tha se ndoshta mundej.
Jobsi shkoi pranë një tabele dhe i sqaroi se, nëse ishin pesë milionë njerëz që përdornin Macintoshin dhe shpenzonin nga dhjetë sekonda më shumë duke e ndezur çdo ditë, do të thoshte se ishin më shumë se treqind milionë orë në vit të shpenzuara kot, çka ishin të barabarta me të paktën njëqind jetë njerëzish në vit. “Leri mbeti gojëhapur dhe, pas pak javësh, erdhi dhe na tregoi që ndezja e kompjuterit bëhej njëzet e tetë sekonda më shpejt”, kujtonte Atkinsoni. “Jobsi i frymëzonte njerëzit duke u paraqitur tërësinë e impaktit të një ideje apo projekti.”

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)