2023-12-27

Fragmenti i humbur i përkthimit të Biblës 1750 vjeçar gjendet në Vatikan

 


Një kapitull i ri i Biblës është gjetur i fshehur brenda një përkthimi 1750 vjeçar nga Ungjilli i Mateut. Kapitulli u gjet nga studiuesi i periudhës mesjetare Grigory Kessel, i cili përdori fotografinë ultraviolet në dorëshkrimet në Bibliotekën e Vatikanit.

Dorëshkrimet e Palimpsestit, ku teksti i mëparshëm është larë ose gërvishtur, më pas është ripërdorur (mbishkruar), ishin mjaft të zakonshme për shkak të mungesës së materialeve të shkrimit. Megjithatë, shekuj më vonë, teksti mund të rikthehet duke ndriçuar dorëshkrimet me dritë fluoreshente ose gjatësi vale të ndryshme drite.

Duke përdorur këto metoda, studiuesit kanë deshifruar tashmë 74 dorëshkrime, por gjetja e fundit ishte veçanërisht e veçantë, që përmbante një përkthim një shekull më të vjetër se përkthimet më të vjetra greke, duke përfshirë Codex Sinaitic

“Tradita e krishtërimit sirian njeh disa përkthime të Dhiatës së Vjetër dhe të Re”, tha Kessel në një deklaratë.

“Deri kohët e fundit, vetëm dy dorëshkrime dihej që përmbanin përkthimin e ungjijve në gjuhën siriane të vjetër.”

Përkthimi, i shkruar për herë të parë në shekullin e 3-të të e.s. dhe i kopjuar në shekullin e 6-të të e.s. nuk është botuar ende i plotë, por ofron pak më shumë hollësi se përkthimi greqisht i Mateut kapitulli 12.

Në vargun 1 të përkthimit greqisht, një fjali lexon “në atë kohë Jezusi kaloi nëpër arat e drithit të shtunën dhe dishepujt e tij u uritën dhe filluan të mbledhin kallinj e të hanin”, ndërsa përkthimi në gjuhën siriane i zbuluar nga Kessel përfundon “filluan të mbledhin kallinjtë e drithit, t’i fërkojnë ato në duart e tyre dhe i hëngrën”.

“Grigory Kessel ka bërë një zbulim të madh falë njohurive të tij të thella të teksteve të vjetra siriane dhe karakteristikave të shkrimit,” shtoi Claudia Rapp, drejtore e Institutit për Kërkime Mesjetare në Akademinë Austriake të Shkencave.

“Ky zbulim dëshmon se sa produktiv dhe i rëndësishëm mund të jetë ndërveprimi midis teknologjive moderne dixhitale dhe kërkimit bazë kur kemi të bëjmë me dorëshkrime mesjetare.

Blogu i UdhëtaritHistoriKulturaShoqeroreTrashegimi Kulturore E bija e Ramadan Sokolit zbulon pasionet e fshehta të babait dhe kujton ekspeditat e para. – Momenti më i dhimbshëm për të ishte shitja e pianos

 


“… Ai zbuloi disa muzikant shqiptar ndër shekujt që bota nuk i njihte, iu dha emrin shqiptar dhe në vend që të merrte një shpërblim, mori një gjobë, sepse brenda saj kishte muzikë fetare”.

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, Mirilinda Sokoli, vajza e etnomuzikologut të njohur, Ramadan Sokoli, ka zbuluar emisionet e fshehta të atit. Përveç muzikës, ai adhuronte pikturën dhe realizonte shumë vizatime.

“Vizatonte shumë bukur. Kishte të dhëna për pikturë. Ishte pasioni i tij kjo gjë, që nuk e kishte ushtruar në mënyrë artistike, e bënte për vete dhe një nga vizatimet më të bukura ishte Pentagrami lart dhe ai i vogël që mundohet ta arrijë, pra muzika ishte ëndrra e tij. Ai i ka rënë thuajse çdo instrumenti muzikor, kitarës shumë bukur, pianos, pak violinës, flautit se ishte një nga pasionet e tij”.

Sakaq, ajo u ndal dhe te ekspeditat që Sokoli ka bërë me albanologë të huaj, si gjermanë dhe rumunë

“Ai ka bërë dy ekspedita, ekspeditën gjermano-lindore me gjermano-lindorët dhe shqiptarët, edhe ekspeditën me rumunët. Në të dyja, ekspeditat, të cilat kanë zgjatur me muaj të tërë, ka pasur fatin që të jetë me artistë shumë të njohur në atë kohë, me albanologë shumë të njohur, gjermanë dhe rumunë. Këto ekspedita kanë qene shkolle jete për mua, sepse përveç se ka mbledhur folklor të pafund, i cili ekzistonte në fonotekën e institutit të folklorit dhe qendrimi fshat më fshat, kontakti me njerëzit, mbledhja e këtyre riteve që kanë në këto zona, ka qene me të vërtetë një emocion”.

Ramadan Sokoli

Mirilinda Sokoli, vajza e etnomuzikologut të njohur, Ramadan Sokoli ka bërë një rrëfim për të atin në emisionin “Pas Mesnate”. Ajo ka folur për marrëdhënien me babain dhe natyrën e tij optimiste, i cili mundohej të mos ia tregonte vajzave të tij asnjëherë trishtimin.

“Unë kam pasur një marrëdhënie shumë të veçantë me babain. Ai si mua dhe motrën nuk na ndërthurte kurrë me pjesë të trishtuara të jetës së tij, përpiqej të na i evitonte gjithmonë këto gjëra, na tregonte gjithmonë anën e bukur të medaljes. Natyrisht, që ne diçka ndjenim, sepse gradualisht njeriu fillon rritet, piqet dhe dëgjon dhe kupton, edhe kur s’të tregohet, por babi ka qene gjithmonë ai tipi që thoshte shiko gjysmën plot të gotës dhe asnjëhere gjysmën bosh. Nuk dorëzohej kurrë para asnjë vështirësie. Kishte momente që ne si fëmijë, i thoshim po mjaft më, mos u lodh, dorëzohu ndaj kësaj gjëje, mos e bëj më. Jo, thoshte, dikush duhet të luftojë, përndryshe nuk del kurrë. Do vij një ditë që do sqarohen gjërat. Ishte gjithmonë optimist dhe shumë i puëns. Gjithmonë memoria ime për të ishte me letra duke shkruar, ose me libra duke lexuar, kurrë nuk dinte të rrinte kot”.

Më tej, Mirilinda u ndal dhe te një ndër çastet më të dhimbshme të babait, i cili për të shlyer gjobën, që i kishin vendosur pasi kishte përdorur muzikë fetare, u detyrua të shiste pianon.

“Shitja e pianos ishte një rast shumë i dhimbshëm për të, sa thoshte mu duk sikur nxora një fëmijë të vdekur nga shtëpia. Aq e dhimbshme ishte për të kjo gjë, sepse ishte jeta e tij e lidhur me pianon. Gjithë jetën kishte punuar me pianon, sa që ishte shumë e dhimbshme, që ajo t’i ikte nga shtëpia. Ai zbuloi disa muzikant shqiptar ndër shekujt që bota nuk i njihte, iu dha emrin shqiptar dhe në vend që të merrte një shpërblim, mori një gjobë, sepse brenda saj kishte muzikë fetare. Ishte shumë e rëndë për atë kohë, kjo gjë ishte shumë e rëndë për kohën e atëhershme, sepse rrezikonte dhe më shumë se gjoba.

Prandaj zgjidhja e vetme ishte shitja e pianos, e cila i shkaktoi një dhimbje të madhe”

Përdhunoi pasagjerin ulur pranë saj në avion, arrestohet 29-vjeçarja ruse

 



Mund të duket e paimagjinueshme por është e vërtetë. Një 29-vjeçare ruse është bërë protagoniste e një skene ‘përdhunimi’ në bordin e një avioni që fluturonte nga Antalia e Turqisë në drejtim të Moskës.

Valeria është arrestuar nga autoritetet kur avioni Boeing 737-800 i ‘Pobeda Airlines’ u ul në aeroportin Vukovo të kryeqytetit rus, pasi akuzohet se ka kryer seks oral me forcë ndaj një pasagjeri që ishte ulur në sediljen pranë saj në avion.


Sipas faqes së internetit Gazeta.ru, 29-vjeçarja ka kryer seks oral ndaj burrit të ulur pranë saj në fluturimin që zgjat 5 orë, pavarësisht se ai fillimisht u përpoq të rezistonte. Dëshmitarët thonë se vajza ishte nën efektin e alkoolit që në momentin kur hipi në avion në Turqi.

Ajo i tha një media ruse se nuk pendohet për veprimet e saj, edhe pse gjithë skena ka ndodhur para syve të pasagjerëve të tjerë dhe ekuipazhit, anëtarët e të cilëve nuk kanë reaguar por kanë pritur që i gjithë procesi të përfundojë.

Kur Valeria përfundoi aktin e saj, anëtarët e ekuipazhit e morën mënjanë edhe pse ajo rezistoi, ndërsa u informuan oficerët që arrestuan 29-vjeçaren.

29-vjeçarja u gjobit me 500 rubla për sjelljen e saj ndërsa u përpoq edhe të korruptonte ekuipazhin për të shmangur arrestimin.

Ajo është filmuar në një video duke i dhënë një kartëmonedhë 100 dollarëshe një anëtari të ekuipazhit kur avioni u ul në Moskë. Stjuardesa i ka hedhur paratë në plehra dhe Valeria shihet duke zbrazur koshin për t'i marrë mbrapsht.

 ‘Gjithçka ishte mirë. Kam kaluar mirë. Kalova një kohë të bukur. Epo, në rregull, ndoshta pak më shumë se mirë’, është shprehur Valeria për mediat vendase.

Gjigandi i demokracisë dhe Heroji i gjallë i Shqipërisë Sali Berisha njofton se PD do ngrejë padi penale ndaj SPAK: Kraja e Prençi, skapistë të partisë

 Në një deklaratë për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se PD do ngrejë padi penale ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Këtë padi, Berisha e argumenton duke thënë se SPAK u ka dhënë amnistri për krime të rënda zyrtarëve të lartë, si Edi Ramës, Ilir Beqajt apo Erion Veliajt. “Kushtetuta e Shqipërisë ndan qartë pushtetet. Amnistinë Kushtetuta ia njeh si të drejtë parlamentit shqiptar dhe këtë të drejtë, ajo ia njeh parlamentit me votim të cilësuar, dmth me tre të pestat e tij. Por Skapi i partisë ka marrë përsipër të bëjë rolin e parlamentit, të ushtrojë amnisti për krime ndër më të rëndat. Në një kohë kur falë kësaj drejtësie, të rinj varen në qeli njëri pas tjetrit për një krim minor, të burgosur për një krim minor, zyrtarë si Edi Rama dhe Erion Veliaj diktojnë listën se kush do të dënohet dhe kush nuk do të dënohet në aferat e tyre të mëdha korruptive. Pas amnistisë për së dyti, që Skapi i partisë i bëri Beqajt, ndodhi edhe amnistia e vjedhjes së shekullit.” Sipas kryedemokratit, për aferën e inceneratorëve u lëshuan 15 urdhër arreste, por në asnjë vend nuk u përmend emri i kryebashkiakut të Tiranës. Për këtë të fundit hedh akuza duke e cilësuar “përgjegjësin kryesor për vjedhjen e shekullit”. “Në 110 faqe, prokurorët e Skapit pas hetimeve të tyre të djegësit të Tiranës, lëshuan 15 urdhra arresti, por nuk përmendën njëherë të vetme emrin e kryesorit në këtë aferë, Erion Veliajt. Ata de facto amnistuan njeriun përgjegjës më kryesor së bashku me Edi Ramën për zhdukjen e 130 milionë eurove të taksapaguesve dhe bizneseve shqiptare për vjedhjen e tyre.” Berisha thekson se padia do jetë ndaj prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Dritan Prençi. “Në këtë kontekst, PD do ngrejë padi penale ndaj skapistëve Kraja, Prençi për këtë akt të pashembullt ndonjëherë në historinë e hetimit. Në materialin që do paraqesë zoti Këlliçi, ju do të dëgjoni se çfarë diferencash ekzistojnë midis padive të ngritura në grupe të ndryshme, pasi Spaki e zbërtheu çështjen në disa çështje me qëllimin e vetëm të mos flasë për organizatë kriminale. Arriti deri aty sa të lëshojë 15 urdhra arresti dhe të mos flasë për organizatë kriminale pasi kreu i saj i dilte Edi Rama dhe ndër të, Erion Veliaj. Prandaj dhe ne do ngremë padi penale për këtë vepër të rëndë të skapistëve të partisë. Sikundër e njëjta parti do ngrihet për amnistinë që iu bë Ilir Beqës për sterilizimet. Ngritja e padive penale ndaj Skapit, në pamje të parë është një akt komik. Të besosh se Skapi do të hetojë veten dhe do të gjykojë veten, është njëlloj si të besosh rrethin katror. Por, njëra anë është Skapi, anë tjetër është Kushtetuta dhe institucionet e saj. Ndaj dhe ne nuk do ngurrojmë në një seri padish penale ndaj Skapit, Edi Ramës, Erion Veliajt dhe të gjithë atyre që kanë konsumuar vepra të rënda penale duke shfrytëzuar pushtetin e tyre për pasurim si të pangopur.”

Putini shqiptar është Edi Rama ,q1% ja kaloi Putinit!

 

Sali Berisha u ul në mes të protestuesve pas përfundimit të fjalimit të tij, ku tha se po gjykohet padrejtësisht.

Teksa qëndronte ulur, Berisha është filmuar teksa shfleton rrjetin social “X”, njohur më parë si Twitter.

Gjykata e Lartë pritet të shprehet sot për rekursin që grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës.

Në mars të këtij viti Gjykata e Apelit vendosin rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese.

Gjyqtari Agron Zhukri njohu Kuvendin e Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim, ndërsa Enkelejd Alibeaj, në atë kohë kryetar i komanduar i PD-së, ankimoi vendimin.

Gjigandi Sali Berisha kërkoi përjashtimin e trupit gjykues, GJKKO rrëzon kërkesën.Edi Rama ja ka kaluar Vlladimir Putinit!

 

Kërkesa e Sali Berishës për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës së sigurimit ndaj ish-kryeministrit u rrëzua nga GJKKO.

Avokatët mbrojtës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kërkuan përjashtimin e Irena Gjokës për shkak të një vendimi nga KLD në vitin 1996, që drejtohej nga presidenti i asaj kohe, Sali Berisha.

Në një seancë me dyer të mbyllura, SPAK relatoi një ditë më parë shkaqet se përse kërkon arrest shtëpiak, që është argumenti i mos bindjes së Berishës për të respektuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila kishte shpallur detyrim paraqitje. Si prova sollën procesverbalët e oficeres së policisë gjyqësore, që ka provuar mungesat e Berishës.

Ndërkohë, pritet që sot Gjykata e Posaçme të dalë me një vendim për masën ndaj Berishës.

Me pankarta e tymuese në duar, protesta e Berishës përmes fotove!

 

Gjykata e Lartë vendosi të rikthejë për rigjykim në Gjykatën e Apelit çështjen se kujt i përket vula e PD Bashës apo Berishës.

Gjykata e Lartë prishi vendimin e apelit duke gjetur parregullsi në procesin e shqyrtimit të çështjes.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë njofton, se në datën 27.12.2023, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen me nr. 90600-00296-00-2023 akti, me palë kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, me objekt: “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje të Kuvendit Kombëtar.”

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Kolegji Civil arriti në përfundimin se Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 44, datë 03.03.2023 ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj.

Kolegji konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim.
Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë.

Në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 480 dhe nenin 485, pika 1, shkronja “c” të Kodit të Procedurës Civile, vendosi:

“Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykate, me një trupë tjetër gjykuese”- njofton Gjykata e Lartë.

Në një fotogaleri, këto janë pamjet nga protesta e sotme e opozitës, e kryesuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Protesta nisi me bllokimin e rrugës “Myslym Shyri”, duke krijuar trafik të rënduar në kryeqytet. Më pas, protestës në Gjykatën e Lartë iu bashkua edhe ish-kryeministri, i cili mbajti fjalim para mbështetësve të tij.

Siç duket edhe nga fotot, protestuesit mbanin pankarta në duar si: “Ju mund të blini Vulën por kurrë opozitën”, apo tymuese dhe flamurin e PD.

Pas përfundimit të protestës para Gjykatës së Lartë, Berisha së bashku me protestuesit i është drejtuar selisë blu, nga ku mbajti një tjetër fjalim.