2024-01-31
Dalin detaje tronditëse: Fëmijët e Liridona Ademajt të traumatizuar, vizatuan një ujk e thanë ‘është babi’
POLITIKA
53 milionë euro për tre vjet e tetë muaj burg! Pal Lekaj mund të mos shkojë prapa grilave- ja pse
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, në lidhje me rastin e pagesës prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës”, për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”, duke i dënuar së bashku me dhjetë vjet e shtatë muaj burgim.
Në shpalljen e aktgjykimit, gjyqtarja Violeta Namani, tha se të akuzuarit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare në bashkëkryerje.
Afera e 53 milionëshit është një ndër aferat më të mëdha të korrupsionit në shtetin e Kosovës që ishte zbuluar në vitin 2019Shpllajen e aktgjykimit ndaj Lekajt, për gazetën “Bota sot” e komentoi juristi Blerim Burjani.
Sipas tij, Lekaj do ta apelojë këtë aktgjykim dhe kjo procedurë mund të ndikojë në aktgjikimin përfundimtar.
“Dënimi i Pal Lekaj është i bazuar në faktet dhe provat sipas prokurorisë dhe gjyqtarëve, por ai kuptohet se do të apelojë për të reduktuar edhe më shumë këtë aktgjykim.
Pra procedura e ankimimit gjithmonë ndikon tek aktgjykim, qëllimi është për të arritur deri te dënimi me kusht, deri tash asnjë politikan nuk është dënuar me aktgjykim përfundimtar”, ka theksuar Burjani.
Burjani, bazuar në këtë rast theksoi se nuk ka pasur luftim domethënës të korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Musa Damati, avokat i ish ministrit Pal Lekaj, u shpreh i bindur se shkalla e dytë do të ndryshojë vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Vendimi i sotshëm është skandaloz dhe i njëjti do të apelohet për në gjykatën e shkallës së dytë, për arsye se provat gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor kanë qenë të panumërta në drejtim të sqarimit të kronologjisë dhe implikimeve buxhetore që ka pasur ky projekt kapital për vendin. Ky është një projekt i cili ka filluar para shumë kohë se klienti im, ish ministri i Infrastrukturës të pranoi detyrën. Ky është një projekt i cili që nga fillimi është krijuar me vonesa dhe implikime buxhetore”, deklaroi ai.
“ME TRE VARRE”
DJEMTË E BALLIT
(Fragment nga romani Luftës 2001:
“ME TRE VARRE”, Shkup, 2002).
NGA KALOSH ?ELIKU
E mbylla shfletimin e gazetës të “vëllazërim-bashkimit”, dhe dola te Rrapi, në Shkup. Gjokun e lidha nën hije te Rrapi historik, i vara armët në një degë. Vapë. Uji i Shatërvanit gurgullonte gur më gur. Kamarieri m’i solli dy shtama me verë. Matanë rrugës rrallë, shumë rrallë kalonin kalimtarë të rastit nëpër “Bit-Pazar”.
O Imzot, sikur t’i kishte përbirë toka. Po, ku humbi i gjithë ai popull shqiptarë nëpër sokaçet e “?arshisë të Shkupit?! Shumica i kishin mbyllur edhe dyqanet. Tavernat. E kishin braktisur Qytetin e qyqeve. Papritur e kujtuar, duke ikur nga sytë këmbët nëpër botë. Thanë: është “Ramazan”. Nesër, e presin “Bajramin” edhe në Shkup.
Alo, tungjatjeta! Me kë kam nderin të flas në telefon?
Me të ashtuquajturin “Kryeterrorist”. U përgjigja, pasi e njoha zërin e Patriotit të Vonuar.
Ehë… Ehë… Ehë... E, këndej telit është: Patrioti Vonuar. Ja, sa u ktheva nga Kosova.
E, si kalove, zoti “Patriot”?
Shkëlqyeshëm. E kreva një punë me rëndësi patriotike. Po, kur u ktheva këtu në vendlindje, e gjeta belanë me katundarët primitivë të partive politike.
Hë, çka është puna?
E kanë përhapur nëpër qytet, se: unë, kam ikur nga lufta.
Thashetheme. Edhe, atë: për cilin, Zoti Patriotin e Vonuar?!
Jo, vetëm kaq. Po, gjoja se: unë, e paskam lëshuar edhe mëzatin nëpër kopshtet e hallkut nëpër katund për “zullume” fshatare…
E pamundur?! Nuk e thotë, Zoti Madh. Patrioti Vonuar një gabim të tillë ta bëjë në këtë kohë lufte. Tjetër?
Nëna Parti ka mbajtur edhe mbledhje me rend dite për mëzatin e patredhur.
Hi-hi-hiii… E paskan tepruar në politikë… A, kanë bërë edhe ndonjë marrëzi politike?
Po?!
E, çka, po?! Thuaje!
Në katund, në emër të UÇK -së i kanë dërguar edhe 70 qefinë… Një nga ato qefinë edhe mua si Patriot i vonuar shqiptar.
E pamundur. Sigurisht, e kanë bërë këlyshët e Nënës Parti për t’i përçarë shqiptarët. Edhe, ashtu të përçarë me “Din e Iman”.
Jo, vetëm te ne, po edhe në disa katunde të Kërçovës i kanë dërguar, diku 50, diku 40 e diku 30 qefinë para dere të shtëpive.
E, çka bëre ti me qefinin?!
Dihet, ia lidha mëzatit të patredhur për brirësh. E meritonte dënimin, kishte bërë dëme. Ja, edhe pse duhej ta shihte e gjithë bota si “tradhtar”.
Hi-hi-hiii… Nëna Parti, me siguri paska vendosur edhe ta dënojë me vdekje. Ose, ta dërgojë ministër në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”?! Nuk mora përgjigje.
E mbylla telefonin dhe u arratisa në mendime. Provinca e mirrte njeriun më qafë. Njerëzit nuk kanë me çka të merren, ku ta humbin kohën. Në rend dite të mbledhjeve partiake të Nënës Parti e shtinin në debate edhe mëzatin. E dënonin për dëmet që kishte bërë gjatë luftës. I kishte shkelur rregullat e Nënës Parti. Fat, që në këtë parti politike nuk është anëtar “i ashtuquajturi“ Destan Balli, se do t’ia lexonte dënimin para popullit: thikën në qafë. Dhe, për tri ditë rresht do ta hante me Djemtë e Ballit nën hijen e Lisit midis Livadhit.
Natë. Terri jashtë çdo gjë e ka mbështjellë me ferexhenë e zezë. Edhe me shami në kokë. Hoxhallarët fluturuan nga minaret e xhamive si shejtanët e Dexhallit. E zbritën veten Ditën e Madhe në mes të “xhematit” për të përhapur “shqiptarizëm”. Thanë: Flamuri kombëtar shqiptar, është “basme” (leckë). Shqiponja dykrenare – “zog”. Fytas u rrokën me Haxhi Deputetin, (ish Ministrin e Kulturës) që i luteshte Zotit për mëkate, në rendin e parë, përpara këmbëve të Hoxhës. I vunë në përdorim grushtat në vend të Kur’anit të shenjtë, se: cili do ta falë “xhematin” në Shtëpinë e Allahut. E kujt është Xhamia e Madhe. “Allahu” me keqardhje, vetëm i shikoi nga qielli këto “besimtarë muslimanë”. Përçudi, nuk u zemrua me këta shejtanë arapi, që tinëz i kishin hyrë në xhami, t’i kapi “toptan” me gjithë xhami t’i hudhë bythekrye në Vardar, t’i përcjellë me lumin në Greqi. Haramët, që nuk dinë ku e kanë kokën e ku bythën. Përditë si halldupë turku i ngrejnë bythët në hava edhe në mes të rrugës. E në anën tjetër: ditënatë e torturojnë popullin me kërcnime, vjedhje, drogë, spiunim e vrasje pas shpine. Në emër të “Allahut” punojnë për shërbime të huaja sekrete antishqiptare. Përmëtepër, policia i merr në mbrojtje gjoja si misionarë fetar që përhapin “dashuri dhe paqe” përpara syve të tyre në xhami.
O Imzot! A ka ndonjë “Xhehmnem” (Ferr) më i rëndë se ky i sotmi, në Shtetin e “përbashkët demokratik”? Jo, nuk ka. Shkaku, se: ky nuk është dënimi më i vështirë i “Allahut” (Zotit). E dini pse?! Edhe këtë nuk e dini?! Pash më pash dua t’i bie Ferrit! Myslimanët e vërtetë le të thonë: “Xhehenemit”!
Edhe dy-tri fjalë si te ajo kënga popullore shqiptare, të cilën shpeshëherë poeti bohem Mirko Gashi, na e këndonte në manifestimet kulturore poetike, në Kosovë: “Përpara se shpirti i ka dalë, i ka thënë dy tri fjalë”… Shqiptarët nuk hanë bar. Dhe, vazhdo ta lëvdosh ish Minisitrin e Kulturës (Haxhi Deputetin) në gazetë si të ”sukseshëm” para këmbëve tua si “hoxhë”! Unë e di, edhe një histori të dhimbshme, kur Haxhi Deputeti yt “musliman” ka qenë Ministër i Kulturës, dhe ia ka “blerë” dy piktura profesorit dhe mikut tim të nderuar Adem Kastratit. Pikturat edhe sot e kësaj dite janë të papaguara. Miku im, me “honorarin” e atyre dy pikturave, iku nga mesi ynë në kushte të vështira ekonomike pa e pirë edhe një kafe nga Ministria e Kulturës. “Shpërblimin” e pikturave e trashëgoi dhe e “mori” djali i tij A. K. me dënimin gjygjësor të SHGB “ASDRENI”, autorit të librit F. C. recenzenti I. B. me pagesën e dënimit disa mijëra euro për publikimin e Ditarit të Babait: “Kështu mendonte, fliste e shkruante Adem Kastrati” (2009). Përmëtepër, sipas shtetit ligjor, përsëri futni edhe një çotek (dajak) të mirë këtij “besimtari musliman” të “Allahut”, që para këmbëve të Hoxhës i falë pesë vakte në xhami! Shkaku, se: e ka pak çotekun e autorit të këtij shkrimi publik, ai me shokë ka vendosur t’i lajë mëkatet, jo në atë Dynja, po në këtë Dynja, edhe atë: në Xhaminë Shqiptare.
Pasmesnate, aty – këtu bën dritë ndonjë fener rruge, që ende nuk e kanë thyer rrugaçët e “Çairit” të Shkupi. Njerëzit, herët janë mbyllur nëpër banesa. Shtëpi. Ndërtesat kanë humbur në errësirë. Rrallë, shumë rrallë ndonjë dhomë ende bënë dritë. Ora, një pasmesnate. Dhoma ime ende i ndez-shuan dritat. Përpiqem t’i shtij edhe ndonjë fragment këtij libri për luftën e 2001 -it. Kot, kur “besimtarët e Allahut” përhapin tmerr dhe frikë në popull. Ora, katër pasmesnate. Shumica në gjumë. Hëna, nuk delë në dritare. Larg, Agimi. Matanë dritareve, dëgjohet një rafal automatiku. Lehja e qenëve përtej gardhit. Përsëri, heshtje.
Errësirë. Edhe njëherë dëgjohet automatiku: Ka-kaa-kaaa. Heshtje. Qetësi, varri që i futet natës si pykë. E marr në telefon Miken me ferexhe.
Alo, urdhëroni?!
Mirëmëngjes. Hë, a ta prisha gjumin?!
Po. A, të kam thënë që pasmesnate të mos më paraqitesh në telefon? Nesër, herët jam në punë me lajmet e përditshme të partive politike.
E di, po thash: të ta dëgjoj zërin… Çka bënë pasmesnate?
Ja, po kërcej… Mbrëmë e kam bërë atë punë… U kapa…
E poshtër, kurvëz… Vazhdo të kapesh!…
E ti, a u ktheve nga mali?!
Po, vendosa ta përfundoj romanin për luftën e 2001 -it: “ME TRE VARRE”.
E, si i ke punët me lekë? A ke nevojë të të dërgoj ndonjë thes me para?
Katastrofë. E kam thënë moti unë, se: mua më duhet një grua pasanike! E ty, një burrë sheik. Ose, hoxhë me çallmë turku në kokë. Shkaku, se: Hoxha me kësulë të bardhë në kokë, e ka vështirë të të mbajë Ty si Grua putane kombëtare.
E, a ta gjej unë një burrë asgan me dy kobure në brez, që të na mbajë të dyve?
Jo, ta gjej unë një Grua aristokrate, që të na mbajë të dyve.
I poshtër… Kurvar… E kam në disponim një arap… Katran, është i zi.
Edhe ky na mungon tashti t’i dalë zot Atdheut me çifteli… E kënaqën hoxhallarët e “Allahut”. Tashti, i ka mbetur radha edhe këtij “kreshniku” t’i nxjerrë armët nga brezi, rroki në dorë. Merre me mend, zezaku i vogël se çfarë patrioti… Shtatë vjeç djalë, e bënë copë-copë çiftelinë duke i kënduar Skendërbeut… Flamurit kuqezi … Atdheut…
Hajde më, boll i dole zot Rrapit… E shpalle edhe “Zonë të lirë” te “Parku i Grave” në Shkup, dil në aksion, nëse nuk do t’i këndojë zezaku Mëmëdheut me çifteli!
E poshtër… Epabesë... Nesër, do të nisem edhe më këmbë, vetëm e vetëm që zezaku të mos i këndojë Mëmëdheut me çifteli.
Nesër?! Atëherë të të pres, ta përgadis fushëbetejën?
Patjetër. Gjallë, a vdekur: Nesër, do t’u bie “Sarajeve të Pashait”… Ditën e mirë!
Ditën e mirë! Përgjigja, matanë telit!
E mbylla telefonin. Dhe, i hoqa perdet e dritares. Përtej maleve të Çelvjollcës, zbriste më këmbë Agimi. Dielli me rreze. Edhe njëherë e përcolla Natën… Thashë, me Vete: Djemtë e Ballit, ende janë gjallë në Trojet Etnike Shqiptare...
PA KOSOVË NUK KA NESËR SHQIPËRI
Nga Kalosh Çeliku
Rilindasët shqiptar, moti e kanë thënë nëpër shkrimet e tyre publicistike dhe Libra: Pa Kosovë, nuk ka Shqipëri. Unë, sot them: Pa Shqipëri nuk ka Kosovë. Vetëmse, jo me këto “Rilindasët” e sotshëm duke i përdredhur bythët me këngë e valle nëpër manifestime partiake para kamerave televizive, por me Rilindasët e Djeshëm. Burrat parashikuesë, që në ballë të popullit shqiptar e shkrepën si armë brezi për Liri: Penën, edhe armën. Trurin, dhe pasurinë trashëgimtare familjare brez pas brezi për Shqipërinë.
Fan Noli me poezinë JEPNI PËR NËNËN:
Ç'thot' ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!"
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.
Qan e lutet Nën' e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç'e pat me Skënderbenë,
Bijt' e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s'i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.
Cilët jan' ata tiranë
Që të pren' e që të vranë
Që të therrë bij e bija,
Dhe t'u-nxi, t'u-mbyll shtëpija?
Derthni plumba, o Shqiptarë,
Gjakn' e Nënës për të marrë,
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.
Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan
Dhe të lan', o Shkab' e ngratë
Pa fole, pa zog, pa shpatë?
Këta qena, o shok' i mbytni,
Mbushni gjyle që t'i shtypni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.
Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s'ndruhen!
Trim i mirë do të japë,
S'kursen jetën as paratë;
Hithni, hithni tok dollarë,
Të mos mbetemi të sharë.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë.
Se ke djemtë n'Amerikë.
Do të ndihim pa kursyer
Për ty, Nëna jon' e vyer,
Që me drit' e nder të thuresh
Dhe me bijt' e tu të mburesh.
Cila Nënë lyp paranë?
Cilët bij me shpirt s'i dhanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.
Armë dhe fishekë mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Për lirin' e vëndit t'onë,
Sot -se nesër është vonë-
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.
1917
Historikisht, Rilindasët patën të drejtë si largpamës për Ditën e Nesërme. Shqipëria, ka dhënë burra të penës, e Kosova burra të pushkës. I ndihmuan me shekuj njëra - tjetrës me penë dhe pushkë. Dhe, e kemi Sot këtë Shqipëri. Kosovë, republikë të Dytë shqiptare, në Bllkan. Nesër, ndoshta: edhe, Maqedoninë e Veriut. Malin e Zi. Tri Motra, të cilat nuk mund të jetojnë pa njëra tjetrën në Ballkan. “Buren e barotit”. Setren, e Nastradin Hoxhës pas dere. Mbreti, kur ia shiti Rumelinë dy xhemi me alltan Rusisë. Këngë, të cilën humoristi dhe satiristi kërçovar Xha Deralla, e këndonte përsëgjalli me çifteli:
Rrafi teli në atë Misirli,
Na u shit kjo Rumeli:
Na e ka ble, çaj Moskovi zi.
Na e ka ble, aman-aman:
I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan,
I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan…
Nastradin Hoxha, kur e shiti shtëpinë, e la setren me arna varë në një gozhdë pas dere. Identike me Asociacionin e Komunave serbe, në Mitrovicën e Veriut, në Kosovë. Që, na i la Serbia pas dere. Punë tjetër, është ajo, se: politikanët shqiptar i përdredhin bythët para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare për pushtet, heqin valle para popullit shqiptar, si arusha e Maxhupit me dajre për një torbë miell në sistemin komunist, sot Neokomunist, në Katund. Hidhet e përdridhet me valle mes lëme, lidhur me një litarë kanapi të Maxhupit me dajre.
Sot, arusha e Maxhupit me dajre, nuk ka bukë në Katund. Rolin e saj, e lujanë me dajre për përfitime të posteve partiake qeveritare, politikanët e dalldisur dhe arratisur. Vallen, e heqin në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. E dalldisin popullin shqiptar me këngë dhe valle para kamerave televizive, se: “fitoren madhore”, ua kanë sjellë gratë?!
Dhe, jo burrat...
Lugati
LUGATI
NGA KALOSH ÇELIKU
Im Atë, shpesh e përsëriste: politika, ta hanë edhe kokën. Shkak, që: politikanët për pushtet dhe pasuri, sot: e hanë njëri – tjetrin. Arsye, që nuk u mora me politikë, por me letërsi. Poezi. Libra të “rrezikshëm”, dhe publicistikë letrare. Shteg, pas “?uke”. Miqtë e mi besnik, i hëngëri politika. Pak veta, ende janë gjallë Ditën e Sotshme.
Fatos Nano, u mor me politikë. Dhe, erdhi në pushtet edhe si kryeministër i Shqipërisë, në prag të ndryshimeve demokratike. Miqtë e tij besnik partiak e rrasën e dhe në burg. I vetmi kryeministër shqiptar, përsa e di unë në botë: që, nga burgu doli përsëri si kryeministër shqiptar i Shqipërisë. E mori pushtetin. Edhe, më në fund: dha, vetë dorëheqje nga politika.
Edhe, ku ishte gabimi i tij (si ish, vërejtje F.B ) Kryeministër në pushtet: nuk u hakmuarr, rrasi në burg “miqtë” e tij politik, po i la në liri. Ndoshta, kjo është edhe madhështorja e tij si politikan. Vetëm se: ato, e rrëzuan edhe nga pushteti. Fenomen i çuditshëm shqiptar me të cilin ka probleme, sot: edhe, vetë bota përparimtare me kufinjtë e shteteve Ballkanike. Edhe, ai vetë sot: me gjendjen shëndetsore në spital. Zonjën Vdekje, që i ka trokitur te dera.
Rrezik, Sot: edhe, për Maqedoninë e Veriut. Shtetin e “përbashkët”. Dje, Komunist. Sot, Neokuminist. Nesër, si kryeministër mund t’i këthehet Gruevski. Sot për sot, ende me arrest ndërkombëtar. Nuk i dihet Ditës Nesërme?!
Populli shqiptar, brez pas brezi e ka një thënje antologjike për të vdekurin: gjithmonë, duhet thënë fjalë të mira. Pamarrë parasysh, kush ka qenë përsëgjalli në jetë me të mira e të këqija përsëgjalli në jetë.
Shkaku, se: Nesër, mund të zgjohet Lugat...
Gjer kur do t`i lemë psikopatët të na zhveshin, ne të qajmë, ata të qeshin?
Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Për mua është mister që një kloun nudist narkoman, tejet i rrezikshëm për shtetin dhe kombin, arriti të rrijë kaq gjatë në krye të shtetit.
***
Diktatori shumëvjeçar dhe i çuditshëm i Shqipërisë, i njohur për pamjen dhe sjelljen e tij të veçantë. Ai e urren Kosovën dhe është në gjendje të vdes për Serbinë. Është shumë e çuditshme që është kaq i dashuruar me terroristin e fëlliqur, kryekriminelin serb?!
Nudist i famshëm. Hajdut i pangopshëm. Kostumet komike shumëngjyrëshe, shakatë e tij kur është i droguar, truprojat dhe kotësia e Edvin Kristaqit kanë preokupuar edhe diplomatët perëndimorë. Ekscentricitetet e tij të shumta janë shenja të një personi të paqëndrueshëm. Ramoviçi është një krijesë e komplikuar që ia ka dalë të qëndrojë në pushtet për 30 vjet përmes një akti të zgjuar balancues mes interesave personale dhe realpolitikës.
Simptomat e një sistemi të kalbur. A po i vjen fundi regjimit kriminal mafioz pro-serb antikombëtar që po kryen spastrimin etnik (gjenocid) të shqiptarëve vendës dhe zëvendësimin e tyre me “refugjatë” dhe “punëtorë” afrikan-aziatik të cilët siç duket edhe do t`i trashëgojnë tokat e Shqipërisë?
Ndërkohë, Partia Demokratike e sotme është më shumë si kafsha e gjorë në rrugë, e ngrirë nga frika në dritën e një treni që po afrohet. Nëse shikojmë linjat e gjata historike, nuk ka asnjë ligj të natyrës që thotë se një parti do të ngrihet përsëri - të paktën jo nëse askush nuk bën asgjë.
Pavarësisht se sa të dhimbshme mund të jenë gjërat: ato nuk duhet të përfundojnë në katastrofë.
Si qenie njerëzore, ju jeni shuma e mendimeve, fjalëve dhe veprimeve tuaja.
Unë nuk kërkoj mendime të thella, por nëse thua diçka, do të doja që ashtu edhe mendon. Unë mendoj se duhet të jemi të qartë me njëri-tjetrin. Atëherë nuk do të ketë kaq shumë keqkuptime mes njerëzve.
Shqiptarët priren të harrojnë detyrat e tyre, por kujtojnë të drejtat e tyre. Sa kohë keni ndërmend të vononi ndjekjen e rrugës që besoni se është e duhura?
Jini të përgjegjshëm ndaj vetes për veprimet tuaja. Mos kërkoni mbrojtje nga autoritetet e jashtme.
Ne jemi përgjegjës jo vetëm për atë që bëjmë, por edhe për atë që nuk bëjmë.
Shqiptarët që me vetëdije simpatizojnë hajnat dhe tradhtarët duhet të shtrohen në spital në repartin psikiatrik për t'u trajtuar për sjelljen e kufirit të tejkaluar.
Shqiptarët janë një popull shumë i çuditshëm, sjellje vetë-shkatërruese. Kanë një dashuri marramendëse për armikun e përjetshëm. Kozmopolitë ekstrem; fantazojnë se i përkasin gjithë botës dhe injorojnë kombësinë e vet, por kanë harruar se janë të copëtuar, dhe nga pushtuesit nazistë-fashistë të rrethuar. Qeverisen (me përjashtim të qeverisë së Kosovës) nga psikopatë analfabetë, hajdutë, idiotë, servil, mercenarë, të ligë, tradhtarë. Janë shumë ziliqarë, xhelozë e të përçarë. Nuk kanë unitet, prandaj nuk kanë aftësi të formojnë shtet. Edhe pse disa të huaj kanë ndihmuar në formimin e shtetit, ata ia shesin armikut, pjesë-pjesë.
Servil të rraskapitur të cilët në raport me armikun e përjetshëm, vuajnë nga kompleksi i vlerës së ulët. Kemi më shumë tradhtarë se gjithë Evropa bashkë. Edhe më shumë kokëmish me shpëlarje truri që sakrifikojnë veten dhe familjen për të mbrojtur tradhtarët e ndyrë.
O kokëtulë! Tregoni respekt për ata që meritojnë respekt dhe nderoni ata të cilëve u detyroheni!
Problemi qëndron në faktin se një numër i konsideruar i shqiptarëve, për arsye të çuditshme, sidomos nga xhelozia e sëmurë për njëri-tjetrin, i vlerësojnë tradhtarët e tyre si pasurinë më të madhe kombëtare. Ndërkaq, mediat që kanë shitur prapanicën, në vend që të përballen me ta, e zhvendosin vëmendjen e opinionit në një pisllëk tjetër.
“Politikani modern” analfabet shqipfolës nxitet për të vepruar jo nga një qëndrim sakrifice dhe asketizmi, por, përkundrazi, nga një egoizëm ekstrem dhe nga interesa personale. Egoizmi është forca më e fuqishme lëvizëse e qëndrimeve të tij, dëshira për përfitim personal është më e fortë se të gjitha konsideratat morale. Ky lloj tip prej “politika*i” do të preferonte më shumë të shikonte të vriste babanë e vet se sa të humbte pronën e tij.
Bashkëpunëtorë dhe tradhtarë të vendit të tyre, të familjes së tyre, të fëmijëve dhe të pasardhësve të tyre. Hienat e pangopura vodhën edhe buqeta të shtruara në varrezat për të nderuar kujtimin e heronjve të kombit. Në përpjekje për ta bërë veten të dukshëm, ata treguan mungesën e edukimit, mungesën e karakterit dhe marrëzinë e tyre. Ata pretendojnë se kujdesen për demokracinë, por nuk e dinë se çfarë do të thotë kjo fjalë.
A mund ta kontrollojmë veten, të vendosim rregulla?
Jo. Politika shqipfolëse është zëvendësuar me shpërdorim detyre. Lulëzon korrupsioni. Krimi ekonomik. Zaptimi i pronave shoqërore. Sidomos vjedhja masive e tokave; thënë ndryshe, uzurpimin, rrëmbimin në mënyrë të paligjshme të pronave shoqërore në bregdet (dhe jo vetëm kaq) dhe përvetësimin e tyre.
Ne nuk kemi traditë të demokracisë; mendësia e nevojshme për këtë do të duhen shumë vite për t'u mësuar.
Ne nuk kemi ende kulturë me idetë e sjelljes së drejtë njerëzore sipas ligjeve nën lëkurë. Dhe, pastaj tipari domethënës shqiptar: Zilia. “Ai nga kampi tjetër kishte një ide të mirë? Ne e refuzojmë, e hedhim nga tavolina, e shkelim - ai do të merrte pikë plus, jo unë, më duhet të admirohem”.
Psikopatët sundojnë. Psikopatët e suksesshëm janë në qeveri, ata të pasuksesshëm në burg.
Veprimet e pushtetarëve aktualë të politikës sonë dhe të “opozitës” politike janë qesharake. Por me siguri verbimi i tyre ndaj domosdoshmërisë së tyre është aq i fortë, i mpirë, i qetë dhe i pakundërshtueshëm, saqë ata vetë nuk janë të vetëdijshëm për sjelljen qesharake, pjesë teatrale të aktorëve të këqij.
Cili është qëllimi i të gjitha fjalimeve? Është një ligj i pashkruar që deputetët e partisë në pushtet votojnë siç u thonë pushtetarët (shefat) e tyre dhe nuk mund t'i sfidojnë as të votojnë ndryshe. Po kështu edhe deputetët e opozitës. Dhe, shkojnë kundër nenit të kushtetutës - ku thuhet se të gjithë deputetët duhet të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre. A është e mundur që të gjithë anëtarët e regjimit kriminal të kenë të njëjtin mendim për çështje të rëndësishme? Jo.
Megjithatë, pas kësaj, çdo fjalim afatgjatë agresiv i individëve, gjumë-jo-gjumë, kritika ndaj çdo propozimi të qeverisë është krejtësisht e panevojshme. Ata mund të bien dakord paraprakisht që të zbrazin Shtëpinë (Parlamentin, Kuvendin) dhe të mos bëjnë budallallëqe me veten dhe ne. Këta deputetë, në vend që të përpiqen t'i çojnë gjërat përpara, kanë mbetur me sharje, sulme agresive dhe kritika ndaj kujtdo nga kampi i kundërt. Nuk u intereson shkaku, kujdesen vetëm për veten dhe vendin e tyre në diell. Njëra palë thotë plus A, tjetra menjëherë minus A. Të dyja palët vetëm gënjejnë kinse janë përgjegjës ndaj votuesve të tyre, etj.
Njerëzit nuk e kuptojnë zvarritjen politike, justifikimin e hapave politik dhe ekonomik. Ata as nuk mund të kuptojnë. Nuk i dinë lidhjet, nuk i dinë veprimet në prapaskenë, u paraqiten gjysmë të vërteta dhe të pavërteta.
O shqiptar! Ti nuk duhet të sillesh si xhentëlmen (dmth. si zotëri, si një njeri mendjehollë dhe i vëmendshëm me sjellje taktike, me një ndjenjë nderi shumë të zhvilluar dhe një kulturë të caktuar në pamjen e jashtme; si një njeri i arsimuar dhe i sjellshëm) - ndaj një agresori dhe mafiozi, mercenari, hajduti të pronave shoqërore, tradhtari të ndyrë, qelbanikëve, ndaj dobiçëve të cilët në bashkëpunim me armiqtë e përjetshëm punojnë për të na zhdukur nga faqja e dheut.
Dashuria, miqësia dhe respekti nuk i bashkojnë njerëzit aq shumë sa urrejtja e përbashkët.- Anton Çehov
PS: Para disa javësh, këtu në Amerikë, pata një bisedë me një atdhetar dhe intelektual të përsosur. Më tha: “Aurel, populli shqiptar parapëlqen të braktisë vendin, jo të rrëzojë nga pushteti një kryetradhtar”.
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...