2011-02-06

PILO ZYBA:NGA DITARI I NJË TË ÇMENDURI

Thonë se diku në bjeshkën e Nemur,
U gjet një ditar qe ka lënë një i çmendur.
Shkruar e gdhendur në mur nga thika,
Ku lulëzon, çmenduria dhe kritika.

Shpesh strofat,vargjet, s’kanë lidhje mes tyre,
Kuptohet një i çmendur, s’ka llogjikë e arsye.
Ju që prashisni në vreshtën e letrës,
Mos vini re mënyrën, por, brendësinë e veprës.
Thonë se Zoti i madh e i vërtetë,
Na dha një gjuhë në këtë jetë.
Një gjuhë të përbashkët si peshqesh,
Që harmoninë të gjejmë midis nesh.
Sa i djallëzuar njeri mbete,
Shpike dhjetra gjuhë, bëre dhjetra shtete.
Çoju të lutem Pitagorë,
Këtë problem, ti merr në dorë.
Gjej një emërues të përbashkët,
Të jetë për Ramazanin dhe për Pashkët.
Është e vërtetë vajtëm në hënë,
Por prapa shumë punë, s’kemi lënë?

* * *

Në kulmin e epshit përmes dashurisë,
Dhuratë në botë, njeriun, jep një shqisë.
Pse s’vjen duke qeshur, por vjen duke qarë,
Derisa, nga dashuria mbjellur është si farë
Derisa, nga dashuria ka ardhur në jetë,
Pse helm e vrer shpërndan sa herë flet?
Ta lëmë pastaj kur ngrihet e vret!
Kush tha, që s’qënka njeriu,
Si ujku, çakalli dhe ariu.
Kur tryeza dhe bankete shtron,
Vrasje edhe therje nëpër tufa s’shton?
Kjo është e thjeshtë s’kërkon mençuri,
Mbi dhimbjen e tjetrit nuk ngreka dolli?
Bariu ruan tufën, nga ujku dhe çakalli,
Jo nga dëshira, por nga halli.
Kafshëza e vogël e pa faj,
Për një gjakderdhje i duhet pastaj.
Ndaj pyetjen unë sot hedh në kartë:
Si gjakderdhës s’janë të barabartë?

* * *
Të gjithë argëtojnë sa herë klarineta,
Na fton e thërret të gëzojmë nga jeta.
Askush nuk e di në të dridhurin zë,
Sa herë që çirret, ajo ndjen të njëjtën gjë?

* * *

Gotat gëzohen mbushur shumë,
Nga hareja derdhin këngën, lumë.
Sa herë i përplasim për dollinë,
Thua që s’e ndjejnë e s’e dinë,
Që urimi s’është për to, por për rakinë?
Po ta dinin tek rrinin mbi tryezë,
Nga marazi s’do shpërthenin qindra pjesë?

* * *

Ah!Natyra është e pabesë,
Kur të përkryer e bën një krijesë.
Në sy, në shtat e në flokë,
Dhe e mbyll kryeveprën pa mend në kokë.
Se një vajzë e bukur si vetë drita,
Pa kuptuar, nga shkon na ngre prita.
Vret dhjetra shpirtra të pafaj,
Dhe i kthen në skllevër më pastaj.
Sepse, njeriu nga vetë natyra,
S’është gjithnjë ai, që i shpreh fytyra!

* * *

Troja u rrëzua vetëm nga një vepër,
Që e krijoi nga mendja e tij njeriu, dhelpër.
Kohët kanë ndryshuar shumë që atëherë,
Sot fryn e lulëzon një tjetër pranverë.
Dhelprat janë fshehur e rrinë në pritë,
Në betejë, duken, luftojnë veç dredhitë!

* * *

Mijra teleskopë mbi supe të globit,
Drejtuar gjithësisë si grykat e topit!
Vrapojnë, kërkojnë, një çudi të re,
Harrojnë që çudirat po ndodhin përdhé!?
Kërkojnë shpëtim në Mars e në Hënë,
S’pyesin ky djalë, bukë a kishte mbrëmë?
Kur babanë ia vranë dhe nënën ia mbytën.
Do të jetë jetim,vallë a e pyetën?
Dhe i thonë shpesh: “Për të ardhmen tënde”,
Kur ai nuk ka ku të flerë në mbrëmje.

* * *

Rrugë hapin rrugë, në ujë, atmosferë,
Kjo vepër një vrimë në ujë kurdoherë.
Ç’do kokë një rrugë, ç’do rrugë një ide,
Tjetër rrugë kur ngrihet, tjetër rrugë kur fle
Dy mije vjet që Krishti apo Muhameti,
Një rrugë të përbashkët, s’deshi a s’e gjeti?
Çelsa, brava, dryna po shpik bota,
Të mbylli llogari nëpër kasaforta.
Çelsa në formë gome, që çdo ditë godasin,
Që të kyçin gojë, edhe sy që flasin.
Çelsa në formë prangash kanë hedhur projektet,
Të kyçin mendimet në pesë kontinentet.
Hapur shumëfishojnë hapsin internet,
Ku prostitucioni në qindra gjuhë flet.
Droga edhe pijet gjejnë lulëzimin,
Sepse janë kyç, që mbyllin mendimin.
Ç' duhen kaq shumë kyçe edhe kasaforta
Vetëm për një kyç ka nevojë bota.
Një dryn i vetëm kërkohet nga të marrët,
Një dryn që të kyçi të gjithë të parët!

Ç’bëri Odisea për t’u kthyer në Itakë?
Veshët vulosi me dyllë e me baltë.
Që zëri i sirenave të marrëzisë,
Të mos i ndryshonte rrugën drejt lavdisë.
Por sot ka ndryshuar metoda dhe sirena,
Ajo s’pëshpërit, ka ngritur antena.
Ajo vjen drejt nesh në shumë mënyra
Muzikë, seks e bukuri të ndyra.
Që koshere e trurit lehtë të roiti,
U hodh në të droga, seksi, ritmi.
Ritmi i kësaj valle nuk thonë kot të “marrët,
Shumë shpejt do na nxjerrë jashtë nga binarët”.

* * *

Po të shihni hartën që keni përpara,
Është copa - copa, është lara - lara.
U nda në kaq copa siç ndahet dhe torta,
Nga zilia, cmira u bë kështu bota.
U ngritën kasapët me thika e hanxharë,
Secili një pjesë, një copë të marrë.
Hartuan mbi të, të fshehtat, skenat,
U vërsulën pastaj si hienat.
Vezën e madhe “Botë”me fytyrë të lëmuar,
E rrëmbyen të uritur në duar,
E çorrën e kafshuan me dhëmbë,
E kthyen siç është në kërmë.
Atje ku i “mençuri” njeri, dorën fut,
Puthjet, përkëdheljet kthehen në barut.
Gjithë këtë babëzi, uri dhe urrejtje,
Lumenjtë, oqeanet, s’ia shuan dot etjen?

* * *

Nuk e di në ka jetuar Eva!,
Në kopshtin e bukur ku pranvera,
Me puhizën e lehtë si një lutje,
Lidhte lule në pemë veç me puthje.
Di historinë e mollës lozonjare,
Që atë e ktheu në mëkatare.
Por më përpara shikoj globin,
Dhe ndërtoj e bëj trinomin,
Mollën, Evën dhe Adamin,
Mendoj, kot u hapën namin.
Kur bota - mollë, shtrirë në lëngime,
Është gati të vdesë nga miliona kafshime!

* * *

Pellgjet nën këmbë ka me ar,
Dhe kur dorën ai zgjat t’i marrë
Ti e godet e i thua: “Mëkatar”!
E shkel me këmbë si të jetë mizë,
Për ty jeta e tij një vizë.
Tryezën në shtëpi e ka plot për dit’,
Kur zgjat dorën t’i marrë, ti i thua: "prit”,
Kësaj i thonë, më mirë e vrit,
Për vete, lind e vdes bark plot,
Porse jeta e tij tjetër thotë:
“Jotja jetë mbushur me gëzime,
Ka brenda edhe pjesën time”.

* * *

Nuk më thua ç’bën kështu, o Zot,
Me dhimbjen e tjetrit përse lot?
Është jetë dhe ajo, mushka ku të shpie,
Pse me botën lot, si me gurë tespie?

Bëre trëndafilin - buzë të hapur,
Për nga bukuria, ëndërr të pakapur,
Kur gjëmba i vure nëpër trup,
Si nuk të erdhi pakëz turp!
Apo grabitqarin e trëndafilit mendoje,
Dhe gjembat i vure bukurisë, si mburoje?
Kështu bëre prapë dhe me manushaqet,
Të brishta në trup, të purpurta në faqet.
U hodhe aromën, një kovë me erë,
Pastaj i fshehe i fute në ferrë.
Ndoshta t’i ruaje nga të tjerë?

* * *

Vërtet ti ke arrën edhe forcën
Dhe hapur e gjen dykanatësh portën,
E pa dhimbje botën e godet,
Motërzën llogjikë, për pesë groshë e shet!

* * *

Thua se fajin na e ka natyra,
Që i dha njeriut dy fytyra.
Një pamje të bukur e sy plot hire,
Dhe shpirtin të lyer, si një lavire.

Ah! Njeriu dinak e i zgjuar
Një kafshë gomar merr në duar
I vë fre e samar si dhuratë
Dhe shpirtin i merr si kamatë,
E bën të punojë për të ditë e natë.
I tërheq kapistrën sa herë që pëllet,
Por kurrë fre, s’i vuri gojës së vet,
Por, pa doganë kudo vret e prêt.
Më thoni iu lutem pas kësaj,
Kafsha apo njeriu ka faj ?

Ndaj erdha këtu dhe u futa thellë,
Mendimet e mia i gdhenda në shpellë,
Dhe ligjëratën time po e mbyll,
Këtu i vetëm, në një pyll.
Rrotullimi i topit "botë" tatëpjetë,
Vetëm nga një i çmendur, shpëtim do të ketë!

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...