Pranoni ngushëllimet tona familjare për vdekjen e burrit të Kosovës,publicistit dhe patritotit të dëvotshëm të çështjës tonë madhore kundër Evropës plakë dhe Serbosllavisë hegjemoniste.
Kam patur fat të njof personalisht z.Bajram Kurti i cili bëri shumë për Shqipërinë Etnike.
I lehtë i qoftë Dheu i memedheut!
Ngushëshllime familjes,shokëve dhe popullit të kosovës,që aqë shumë e deshi.
Me respekt dhe pietet Familja Bruqi nga Isniqi i Deçanit.
Flori Bruqi
Pas një sëmurje të shkurtër në moshën 72 vjeçare vdiç atdhetari ,historiani, publicsti Mr.sci.Bajram Kurti.Varrimi i tij u bë të martën në Prizren...
Kohë më parë ai tha:
Mitrovica hë për hë është dhembja jonë më e madhe, bashkë me enklavat tjera kudo nëpër Kosovë. Sa për ilustrim po e përmend vetëm fshatin Osojan të Burimit, ku 147 serbë i mbron batalioni i KFOR-it me 300 pjesëtarë dhe me mjete të motorizuara. Një mbrojtje e tillë kushedi sa kushton. Alis Mid(Alice Mead) ish-kryetarja e Shoqatës së të Burgosurve të Botës ka thënë se Kosova ende është kolonia e fundit e Evropës! - përfundon rrëfimin e tij veprimtari ynë i njohur.(Bajram Kurti)
Njëzet vëllime për dëshmorët e lirisë
Profesori Bajram Kurti pas mikpritjes shqiptare që na bëri e falënderon redaksinë dhe stafin e gazetës, e cila nuk i harron të rënët për liri e nuk i harron veprimtarët në zemrat e të cilëve është shkruar dhe ngulitur fjala Liri, Dëshmor, Atdhe…
Profesor Kurti vazhdon të jetë aktiv në terren, të grumbullojë material, ka në dorëshkrim vëllimin 15-16 (secili vëllim nga 720 faqe.) dhe këtë cikël kushtuar dëshmorëve të kombit mendon ta përfundojë me vëllimin e njëzetë.
Këto dite ka përfunduar librin për profesorin hero - Qazim Berisha. Profesori pas kësaj pune me karakter enciklopedik ka pranuar edhe përgëzime. Ja se ç’shkruan në letrën që profesorit ia ka dërguar veterani i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe historiani i njohur i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Myftar Memia .
Shqipëtarët nuk i mposhti as dhuna e egër, as gjenocidi i ushtruar për shfarosjen e saj
Nga Mr.sci. Bajram Kurti ,historian nga Prizreni
....Në fillim të vitit 1990, me parullën antikomuniste, trumbetonin shpifjen e tyre monstruoze kundër së vërtetës historike: "Diktatori Enver Hoxha e PKSH-ja kanë shitur Kosovën e viset e tjera shqiptare Jugosllavisë së Titos..." dhe "garantonin" turmat e ekzaltuara "se me të ardhur demokratët në pushtet, do ta bashkojmë menjëherë Kosovën me Shqipërinë." Mirëpo, kur erdhën në pushtet në mars 1992, (se populli atdhetar ishte i gatshëm të derdhte gjak për çlirimin e Kosovës, prandaj i solli në pushtet), ata kërkuan nga Sllobodan Millosheviçi "hapësirë demokratike" për Kosovën e viset shqiptare nën Jugosllavinë federative nacionalshoviniste sllavomadhe fashiste, por jo bashkim të Kosovës me Shqipërinë; ose rikthimin e Anatonomisë që ua hoqi me tanke në mars 1989, që ua njihte Kushtetuta e Jugosllavisë më 1974.
Kryekrimineli i luftës Sllobodan Millosheviçi, që i vuri zjarrin Ballkanit gjatë dekadës 90 të shekullit XX, kërkesës së demokratëve të Shqipërisë në pozitë për "hapësirë demokratike në Kosovë", iu përgjigj flakë për flakë me operacionin "Patkoi" në Kosovë. Ai ushtroi me zjarr e hekur genocidin shfarosës dhe etnocidi racist masiv. Shuajti qindra familje, duke i djegur të gjallë në zjarr me gra e fëmijë. Kosovën e bëri shkrumb e hi. Shpërnguli një popull tërë nga trojet e tij etnike mijëvjeçare. Grabiti gjithë pasurinë e tij të tundshme e të patundshme. Përdhunoi e zhduku në mënyrë kriminale mijëra femra shqiptare, të çdo moshe. Për të humbur gjurmët e krimeve mbushi varret masive në Serbi me dhjetra mijë civilë të paarmatosur shqiptarë të Kosovës. Po falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me heroizmin e saj të paepur rrëzoi përtokë mitin e pathyeshmërisë së armatës nacionaliste serbosllavomadhe; të ndihmuar nga Rusia ushtarakisht, financiarisht dhe me mercenarë e oficerë, për të drejtuar operacionet kriminale.
Qëndresa e pamposhtur e UÇK-së u bë faktor vendimtar për ndërhyrjen e NATO-së kundër agresionit e etnocidit shfarosës jugosllav në Kosovë. NATO-ja e udhëhequr nga Presidenti i SHBA, Bill Klinton, në bashkëveprim luftarak me UÇK-në, e detyroi regjimin terrorist të Beogradit dhe kryekriminelin e luftës Sllobodan Millosheviçin, të kapitullojë pa kushte dhe të tërheqë me turp mbeturinat e forcave gjakatare nga Kosova në qershor 1999.
Vetëm në këtë luftë çlirimtare titanike populli i Kosovës la në fusha të betejave të pabarabarta mbi 2000 dëshmorë, 20.000 invalidë lufte, dhjetëra mijë viktima të zhdukura pa lënë gjurmë.
Që nga vitet 1876-1878, pa folur për mesjetën e hershme e të vonë, kur vërshuan turmat sllave nga stepat e Rusisë në Ballkan, deri në vitet 1998-1999, valët panserbosllave për grabitjen e trojeve historike iliroshqiptare dhe genocidi e etnocidi racist shfarosës, kanë vazhduar valë-valë pandërprerje. Kështu, populli shqiptar, liri e paqedashës, për të mbrojtur trojet e veta historike; ekzistencën e tij; identitetin kombëtar nga valët e barbarisë serbosllavomadhe greke, malazeze, sllavomaqedone, të ndihmuara nga Rusia cariste për interesat e saj strategjike, gjatë 127 viteve la në fushat e betejave mbi një milion dëshmorë për liri e pavarësi kombëtare... (Bajram Kurti. "Gjaku i Lirisë" 7-8, Prizren, 2005, f.72-73). Dhe kanë dëbuar miliona shqiptarë dhunshëm si turq e myslimanë në shkretëtirat e Anadollit, që Turqia "mike" nuk ua njeh, as kombësinë shqiptare dhe nëpër botë, deri në Australi.
Kombi shqiptar gjatë historisë së tij mijëravjeçare, kurrë nuk ka vuajtur nga sindromi i shtetëmadhësisë, as e supremacisë mbi popujt e tjerë, siç vuajnë serbosllavomëdhenjtë, grekët, malazezët, sllavomaqedonët, të cilët së bashku, kanë grabitur me zjarr e hekur mëse ? e trojeve historike shqiptare. Ai kurrë nuk ka lakmuar trojet e të tjerëve dhe nuk ka sulmuar askënd. Përkundrazi ai ka rrezikuar veten në ndihmë të tjerëve, siç ka derdhur shumë gjak për Greqinë, që të fitonte pavarësinë nga Turqia, apo Jugosllavinë, për t?u çliruar nga pushtuesit hitlerianë, duke lënë në thellësi të Jugosllavisë, mëse 600 dëshmorë vetëm nga divizioni i 5-të e i 6-të i UNÇSH, pa llogaritur mijëra dëshmorë nga shqiptarët nën Jugosllavi
TV OPINION / AKTUALITET POLITIK
Bisedë për fatin e Heroit Kombëtar Ukshin Hoti !
Shikoni dokumentarin:
Të ftuar në studio Prof. Bajram Kurti (shok i Ukshin Hotit) dhe Arben Fetoshi (nipi i Ukshin Hotit).
Vlerësimi i figurës së Mr.Ukshin Hotit nga intelektuali Bajram Kurti :
„Për Ukshin Hotin kompleksi i inferioritetit të kombit shqiptar është një fatalitet që duhet kapërcyer. Nuk mund të ketë histori të shqiptarëve të bërë nga të tjerët, po ka histori të shqiptarëve të njohur më në fund nga të tjerët. Nga kompleksi i inferioritetit kombi shqiptar ka pësuar disa herë disfata gjatë historisë dhe e ka viktimizuar vetveten. Nga kompleksi i inferioritetit humbet perspektiva dhe tabuizohet statukuoja. Nga kompleksi i inferioritetit nuk do të ketë asnjëherë kapërcim të Rubikonit në historinë tonë, që është një kapërcim nga ferri në purgatorin e një të ardhme më shpresëndjellëse.“- kështu thotë studiuesi i shquar Moikom Zeqo, në parathënien e librit "Filozofia politike e çështjes shqiptare" të Mr.Ukshin Hotit.
Moikom ZeqoStudiuesi i shquar Moikom Zeqo, në parathënien e librit"Filozofia politike e çështjes shqiptare" të Ukshin Hotit shkruan si vijon: „Kam ndjerë një tronditje të madhe, të pazakontë, tërësisht njerëzore, kur më sollën dorëshkrimin e kompjuterizuar të librit "Filozofia politike e çështjes shqiptare" të Ukshin Hotit. Kam ndjerë krenari të vërtetë duke e lexuar këtë libër (…)Libri i mençur dhe kurajoz i Ukshin Hotit është libri i një tribuni popullor dhe kombëtar. Ukshin Hoti, intelektual dhe politolog i klasit të parë, njeri i kompletuar fuqishëm për nga dijet, për më tepër një trim i pafrikshëm, ka shpalosur në këtë libër kryetemën vigane të çështjes shqiptare. Hoti nuk qëndis ornamente fjalësh. Nuk bën stolira të kota retorikash luksoze e krejt të padobishme. Për Hotin çështja shqiptare nuk është një mit i rrugës. Po as edhe një fantazi e kabinetit intelektual.Duke e lexuar këtë libër m'u kujtuan fjalët e mrekullueshme të dijetarit të madh shqiptar Frang Bardhit, i cili qysh me 1636 shkruante: "Përkrahni lirinë e natyrshme të njerëzve dhe diturinë e tyre me liberalitetin më të madh. Sepse vetëm kështu, -shton ai, -do ta paraqesin para syve të tu të vërtetën lakuriqe dhe të panjollosur, sepse e vërteta nuk ka nevojë të lyhet dhe të stoliset me fjalë të bukura."350 vjet pas Frang Bardhit, Ukshin Hoti ecën në të njëjtën hulli të filozofisë politike të historisë. Ukshin Hoti e konsideron politikën si një modus operandi të pashkëputur nga moraliteti historik dhe i perspektivës. Sipas Aristotelit, vërtetë njeriu është "kafshë politike" po në ato kushte dhe rrethana që e realizojnë historinë, jo si një zoologji instinktive, po si një politikë mbikafshore dhe tërësisht njerëzore, pra të kthimit të kafshës në njeri dhe jo të njeriut në kafshë, rrjedhimisht, të politikës në histori dhe jo të historisë në thjesht politikë(…)Ukshin Hoti e di mirë thelbin e politikës, duke e refuzuar politikanizmin e stilit barok, dogmatik, apo të llojit folklorik e të vulgarizuar. Ukshin Hoti në analizat e tij të guximshme dhe aspak konformiste i shikon realitetet politike në optikën shqiptare, por edhe në atë globale-botërore. Për të bota evro-amerikane nuk duhet t'i kundërvihet çështjes shqiptare, pavarësisht nga pengu tragjik i së kaluarës, pavarësisht nga luhatjet dhe marrëzitë e sotme të politikave të liderëve të përkohshëm shqiptarë.Ukshin Hoti e shtjellon tezën e një demokracie autentike, si tezën e një integrimi universal, ku nuk zhduket dhe nuk humbet identiteti i kombit shqiptar, po afirmohet në bazë të një të drejte ndërkombëtare të përbashkët për të gjitha subjektet etnike të botës, ashtu siç ka një barazi funksionale për elementet e gjuhës të garantuara përjetësisht nga një gramatikë e brendshme e padeformueshme. Demokracia autentike është një gramatikë e lirisë dhe e dinjitetit, e kulturës, por edhe e kulturave, e së veçantës, por edhe e së tërës. Në një Evropë, apo në një botë dialogjike, kombi shqiptar nuk ka pse të jetë shurdhmemec, një komb handikapat, ose një manekin i skenës (…)Kombi shqiptar është i pjesëtuar padrejtësisht në struktura shtetërore të huaja dhe të ndryshme, duke qenë de facto një subjekt etnik i papjesëtueshëm dot. Ky komb po e përjeton në imagjinatë atë që kombet tjera e kanë realizuar prej kohësh. Po duke qenë një komb si të gjitha kombet tjera, shqiptarët nuk kanë pse të përjetojnë gjithçka vetëm në imagjinatë (…)Prandaj ky libër me plot argumente është kundër kompleksit të inferioritetit. Prandaj ky libër është një pasqyrë morali për secilin nga ne, një monument sigurie dhe vetëdieje.Ukshin Hotin kam pasur rastin ta njoh më 23 nëntor të vitit 1992 në Tetovë gjatë një tubimi mbarëkombëtar për çështjen shqiptare. Ai ishte me trupin plot plagë nga të rrahurat e policisë serbe. Po erdhi në tubim, sepse në të shihte një shprehje të ideve të tij politike dhe të jetës.Sot Ukshin Hoti është i burgosur. Por që nga burgu, ai na i dërgon akoma më i plotfuqishëm dhe madhështor mesazhet e tij të urta dhe afatgjata. Ai është një intelektual i martirizuar dhe kjo ka një kuptim të vërtetë dhe të madh. Është vetë kombi shqiptar një komb i martirizuar…Ukshin Hoti është shndërruar tashmë në histori.
Hoti është një avokat i përkushtuar i demokracisëAdem DemaçiNë vitin 1998, me rastin e nominimit të Mr.Ukshin Hotit për çmimin “Saharov”, Adem Demaçi fitues i Çmimit Saharov për vitin 1991, i shkruan këtë letër deputetëve të parlamentit evropian:“Të nderuar anëtarë të Parlamentit Evropian,të dashura zonja dhe zotërinj,Me rastin e nominimit të Mr. Ukshin Hotit për çmimin Saharov, jam i lirë t'ju drejtohem me mbështetjen time për nominimin e tij. Unë jam i bindur se jo vetëm që çmimi do të shkojë në duart e duhura, por duke i dhënë çmimin Saharov një të burgosuri politik që vazhdon të vuajë dënimin e tij, ju do të lartësoni kuptimin e vetë çmimit nga pozita e mirënjohjes së thjeshtë në angazhimin politik.Një angazhim i tillë sot është më se i nevojshëm për ndërtimin e një tablloje të plotë për Evropën, për theksimin e kontrasteve të mëdha ekzistuese, për shpjegimin e tyre dhe për dhënien e një vizioni të qartë mbi atë se çfarë do të duhej të ishte Evropa.Në anën tjetër, z. Hoti është një avokat i përkushtuar i demokracisë, i të drejtave të njeriut dhe i paqes. Ai shfrytëzon arsyen dhe njohjen e tij brilante për të shpjeguar kuptimin e vërtetë të paqes dhe zbulimin e rrënjëve të saj në drejtësi. Gjithë jetën e tij ai e ka vënë në shërbim të luftës për paqen për të cilën Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë. Çmimi Saharov e meriton Ukshin Hotin, dhe Ukshin Hoti e meriton atë. Me konsideratat e mia më të thella.
Ukshin Hoti - simbol i martirizimit për lirinë e KosovësAkademik Rexhep QosjaAkademik Rexhep Qosja në një intervistë të vitit 1998 për Mr.Ukshin Hotin deklaron: “Ukshin Hoti po bëhet ajo që ishte dhe është Adem Demaçi sot: simbol i martirizimit për lirinë e Kosovës, e kjo domethënë, simbol i qëndresës shqiptare. Kur është burgosur Ukshin Hoti, para disa vjetësh, gazetat tona e kanë botuar lajmin me disa ditë vonesë. Mbasi që është burgosur Ukshin Hoti, edhe pse kuadër universitar, Universiteti ynë nuk e ka ngritur zërin kundër mbajtjes së tij në burg. Sot kanë ndryshuar punët. Sot Ukshin Hoti përmendet shpesh në shtypin tonë. Në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës është mbajtur promovimi i librit të tij. Për të shkruhet gjithnjë e më shpesh. Diçka ka ndryshuar në shtypin tonë dhe në Universitetin tonë. Diçka po ndryshon në jetën tonë, në politikën tonë. Kemi filluar të vijmë në vete dhe këtë e dëshmon edhe qëndrimi ndaj Ukshin Hotit.Ne po jetojmë "të lirë" nën pushtimin e Serbisë e Ukshin Hoti po vuan burg! Ne po bëjmë "të lirë" politikë, nën pushtimin e Serbisë e Ukshin Hoti po vuan burg! Ne po stolisemi me stoli pushtetore -"president", "deputet', kryetar partie, e të tjera, nën pushtimin serb, e Ukshin Hoti po bën burg Serbie! Ne për lirinë e Kosovës po "luftojmë", duke marrë rroga, duke u vozitur me vetura luksoze, duke pritur e përcjellë mysafirë me dreka e darka zyrtare - si parardhësit tanë politikë komunistë, e Ukshin Hoti po dënohet me burgje, për shkak të përpjekjeve për lirinë e Kosovës! Me mbajtjen në burg të Ukshin Hotit dhe të te burgosurve të tjerë politikë, regjimi serb dëshiron ta arrijë sot, atë që synonte ta arrinte me mbajtjen në burg të Adem Demaçit dhe të të burgosurve tjerë politikë!Mbajtja e Ukshin Hotit dhe e bashkëmendimtarëve të tjerë në burgjet e Serbisë e rëndon shumë ndërgjegjen e njeriut tonë politik sot, dhe i qet hije të rëndë politikës që bëjnë bashkimet tona politike. Deshëm s'deshëm ta pranojmë, Ukshin Hoti - ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe kjo tregon se populli ynë e çmon ashtu siç duhet njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare që e rrezaton sot emri i tij.
Kur mungon tigri, majmuni bëhet mbret
Ismail KadareShkrimtari ynë i madh Ismail Kadare në një intervistë të vitit 1996, thotë: ”Emrin e Ukshin Hotit e kam ndeshur aty-këtu në shtypin e Kosovës, por përherë në mënyrë të paqartë. Edhe kur merret në mbrojtje, edhe kur kërkohet lirimi i tij, kjo bëhet në mënyrë disi të ftohtë, si për një hije. Së paku në atë lloj shtypi që unë kam pasur rastin të lexoj.Duke e ndjerë veten fajtor për një mosnjohje më të saktë të këtij personaliteti të rëndësishëm të popullit shqiptar, e vetmja gjë që për mua kaqenë e qartë sapo kam lexuar fragmentet e para nga mendimet e tij, ka qenë përgatitja e lartë profesionale. Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burimi i fatkeqësisë që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir. Ka qenë tragjedi e vjetër e popujve ballkanikë, veçanërisht e shqiptarëve, përpjekja për të mënjanuar nga udhëheqja e një lëvizjeje, e një populli apo shteti, njerëzit më të zotë. Kur mungon tigri, majmuni bëhet mbret, - thotë një proverb kinez. Kjo logjikë e mbrapshtë, logjika e triumfit të mediokritetit, i ka shkaktuar, e, me sa duket do t'i shkaktojë ende dëme të ndjeshme çështjes shqiptare.Ukshin Hoti duhet të dalë sa më parë nga burgu. Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë kombi shqiptar ka nevoj për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme.
Ukshin Hoti është një hero i gjallë i kombit shqiptar
Bedri DedjaShkrimtari i shquar Bedri Dedja, në një intervistë dhënë gazetës “Zëri i Kosovës” në dhjetor 1997 për të madhin Ukshin Hoti thotë: “Për mua, Ukshin Hoti është një hero i gjallë i kombit shqiptar. Unë madje nuk habitem pse serbët mbajnë në burg Ukshin Hotin dhe jo ndonjë personalitet tjetër madhor të Kosovës. Vepra e tij «Filozofia politike e çështjes shqiptare» të kujton veprat e mëdha, si «Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet» e Sami Frashërit, «Çështja shqiptare» e Rexhep Qoses etj.Vepra të tilla shekulli shqiptar prodhon pak. Unë jam shumë i brengosur që atë po e torturojnë shpirtërisht edhe si prind. Këto tortura kanë synim më të largët. Ato duan të errësojnë horizontin e tij kombëtar dhe politik. Por kam shumë besim se nuk do t'ia arrijnë. Ukshin Hoti do të dalë nga burgu si feniksi.
Ukshin Hoti është një nga politologët më tëshquar të popullit tonë
Dritëro AgolliShkrimtari e poeti ynë i madh Dritëro Agolli, në një intervistë në Radio Televizionin Shqiptar, në mars 1998, për politologun e shquar Ukshin Hoti, ka thënë: ”Unë vë re një gjë, që për daljen e Ukshin Hotit nga burgu nuk është bërë shumë në Shqipëri, as në Shqipërinë këtej Drinit, ku jemi ne, dhe as në Shqipërinë përtej Drinit, ku janë vëllezërit tanë. Ukshin Hoti është një nga politologët më të shquar të popullit tonë. Ai vetëm me këtë libër (Filozofia politike e çështjes shqiptare” - vërejtja ime Sh.B) e ka treguar që është një filozof i vërtetë në problemet e politikës, por jo të një politike vulgare. Ai e shikon politikën në prizmin e filozofisë, dhe nxjerr konkluzione në bazë të fakteve konkrete dhe të historisë së popullit tonë. Ai nuk i trajton problemet historike dhe kombëtare thjesht në mënyrë deskriptive. Duke lexuar librin e Ukshin Hotit ti ndjen një thellësi të madhe të mendimit të tij, por njëkohësisht ndjen edhe një krenari që ka njerëz të tillë të shquar vendi ynë në të gjitha fushat e jetës. Por këtu, në këtë fushë, dmth. të filozofisë politike, unë nuk kam lexuar ndonjë të dytë që të jetë më i zoti se Ukshin Hoti.Problemin e çështjes kombëtare ai e vështron në prizmin filozofik, në prizmin historik dhe në prizmin politik. Nuk thotë vetëm se si është Shqipëria, si është kjo çështja jonë kombëtare, por edhe se si mund të zgjidhet. Dhe kjo është nga meritat më të mëdha, sepse në shumë shkrime për problemet tona kombëtare tregohet vetëm se si ka qenë, sa i vjetër është populli ynë, me kë ka patur të bëjë, me përplasjet me fqinjët, me Evropën etj., por nuk jepen koordinata të sakta se ç'mund të bëhet që populli ynë të bëhet një popull i bashkuar, një komb jo i ndarë, jo i prerë me shpatë siç është sot Shqipëria. Dhe këtu qëndron merita më e madhe e Ukshin Hotit, pra në faktin që jep perspektivën se si duhet bërë... me një fjalë, ky libër është një program, nuk është thjesht një libër për filozofinë politike, por është si një program për shqiptarët, se si duhet të bëhet Shqipëria një vend me të vërtetë i evropeizuar.Ne flasim e themi se do të hyjmë në Evropë, do të evropeizojmë Shqipërinë, etj. Të gjitha këto janë fantazira, janë gjysmake. Shqipëria evropeizohet kur të jetë një, e plotë, dhe jo kështu dy copësh, se kështu nuk evropeizohet kurrë. Kë do të evropeizosh ti, tre milionë banorë do të evropeizosh? Po tre milionë të tjerë? Dmth. problemi është tepër i ngatërruar për sa i përket evropeizimit të Shqipërisë, civilizimit të saj etj. Civilizim do të thotë kur të jesh një. Po s'qe një nuk je i civilizuar plotësisht. Dhe Ukshini e trajton këtë problem.Pastaj dhe një tjetër gjë: unë mendoj që njeriu mund të nxjerr konkluzione jo vetëm nga libri që kemi këtu përpara, po dhe nga gjithë aktiviteti i Ukshin Hotit, se ai nuk është vetëm një filozof, politikan i kabineteve, i zyrave e i arkivave, por ai është një njeri i aksionit, një njeri i luftës për një ideal të madh. Se ka lloj lloj filozofësh, politikanësh, historianësh, edhe ata kanë të drejtën e ekzistencës dhe nuk mund të them se nuk janë të shquar, por tek Ukshin Hoti bashkohen dituria, zgjuarsia filozofike me aksionin, me njeriun aktiv, me patriotin e vërtetë, jo thjesht një patriot librash, po një patriot i madh, që i vë supet Shqipërisë. Dhe fakti që gjëndet në burg, dhe ka kohë që vuan burgimin e nuk del dot nga burgu, tregon se sa patriot dhe se sa njeri i lavdishëm është ai. Po ne shqiptarët fatkeqësisht njerëzit e shquar i kemi pak mëri, nuk i kemi aq shumë në përkrahje, ndonjëherë duam dhe t'i spostojmë nga politika ose nga aktiviteti, siç është puna me Ukshin Hotin. Unë nuk munt të flas me kompetencë të madhe lidhur me mënjanimin e tij, por unë vë re një gjë, që për daljen e tij nga burgu nuk është bërë shumë në Shqipëri, as në Shqipërinë këtej Drinit, ku jemi ne, dhe as në Shqipërinë përtej Drinit, ku janë vëllezërit tanë.
Mr.Ukshin Hoti është njeri që ka «Unin» e vet me «U» të madhe!
Prof.Agim VincaProf.Agim Vinca në një fjalim të mbajtur në një mbrëmje proteste për lirimin e Mr.Ukshin Hotit, në Prishtinë, më 24. 09. 1994, do të shprehet:” Me njeriun që na ka tubuar sonte këtu (sikurse edhe mbrëmë dhe në netët që do të vijnë), Mr. Ukshin Hotin, nuk kam pasur raporte të afërta miqësore, por kam pasur respekt - e kam çmuar gjithmonë - për qëndrimin e tij dinjitoz e konsekuent në jetë dhe në krijimtari. Them edhe në krijimtari, sepse Ukshini është publicist, eseist, politolog...Është hera e tretë që Ukshin Hoti bie në burg (herën e parë pas vitit 1981), kurse «ndeshjet» e tij me policinë serbe kanë qenë edhe më të shpeshta. Përse? Për shkak se policia serbe dhe pushteti të cilit i shërben ajo e dinë fare mirë se cilët janë kundërshtarët e tyre të vërtetë në mesin e shqiptarëve. Miku dhe kolegu ynë, Ukshin Hoti, tash sa muaj ndodhet në burg. Së shpejti pritet gjykimi dhe ndoshta (me siguri) edhe denimi i tij dhe jemi mbledhur të protestojmë kundër këtij gjykimi absurd e të kërkojmë lirimin e tij.Po prej kujt?Prej gjyqit serb, që është instrument në duart e okupatorit. Kështu e kemi ne. Ndodh që të kujtohemi për njerëzit tanë kur ikin, kur bien në burg, kur largohen (jo rrallë as në raste të tilla!), ndërsa kur i kemi pranë i fyejmë, i rrethojmë me heshtje, i injorojmë, i nënçmojmë, i linçojmë... Edhe pse nuk kam pasur kontakte të shpeshta me të, Ukshini më është dukur viteve të fundit disi i vetmuar, i izoluar, i braktisur, i harruar dhe ngapak i frustruar.Ukshin Hoti është nga ata njerëz që i stolisin karakteri, krenaria, kryelartësia. Ai është njeri që ka «Unin» e vet me «U» të madhe. E kjo nuk është pak. E vlen të jesh i tillë në jetë, edhe pse kushton shtrenjtë. Intelektual me koncepte të qarta e përkushtim të lartë ndaj kombit, shtetit, politikës, demokracisë, në shkrimet dhe paraqitjet e tij, veçmas në revistën «DeA», ai u angazhua me të drejtë, siç e thoshte edhe titulli i saj, për një demokraci autentike; për një demokraci në kushtet shqiptare, ashtu siç u angazhua edhe për një politikë unike e me strategji të qartë kombëtare. Për intelektualët dhe veprimtarët si Ukshini ekziston patria (dmth. Atdheu) pastaj partia; ekziston kombi pastaj demokracia. Sepse, demokracia pa kombin është si lulja në trupin e të vdekurit, ka thënë një poet.
Mr. Ukshin Hoti - intelektual që sugjeron guximin politik
Akademik Esat StavileciAkademik Esat Stavileci, në qershor të vitit 1998 në një dokumentar televizivë kushtuar Mr.Ukshin Hotit, deklaron: „Kemi të bëjmë me një emër të intelektualit që sugjeron guximin politik, një emër të një eseisti politik që sjell shprehjen kompetente profesionale, që nxit fuqinë e të menduarit, ndërsa kur flasim për veprën e tij, kemi të bëjmë me një vepër të një njohësi të mirë të sistemeve politike e të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për një vepër të historianit të çështjes shqiptare.Me këtë rast do të thksoj angazhimin e Ukshin Hotit për t'i dalë zot kauzës kombëtare, me gjerësinë e shtruarjes së çështjes së Kosovës dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi. Pastaj më duhet të theksoj argumentimin e tij të bollshëm e profesional me themelësi politike, pse Kosova është dhe duhet të jetë republikë. Theksoj mbrojtjen e tij brilante, në mënyrë të veçantë, që i bëri para gjyqit qënies së Kosovës republikë mbi parimin e së drejtës së vetëvendosjes. Theksoj premisat e filozofisë politike në veprën e tij, dhe më në fund theksoj mendimin e tij të mëvetësishëm, autentik, në rrahjen e çështjes kombëtare shqiptare që emrin dhe figurën e tij e bëjnë sui generis, dmth. të një lloji të veçantë. Prandaj është fjala për një emër dhe një vepër të cilën duhet ta përkujtojmë.