Dhuna seksuale e serbëve ndaj grave gjatë luftës në Kosovë..

Nga Flori Bruqi

Nuk ka ende asnjë të dënuar për rreth 20 mijë raste të dhunimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë, u tha të dielën në një konferencë me temën, dhuna seksuale ndaj grave gjatë luftës në Kosovë..

Historiografia shqiptare gjer më sot ka lënë pa trajtuar shumë momente dhe ngjarje të rëndësishme, të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën e popullit shqiptar dhe që, në më të shumtën e rasteve janë mbetur të pa prekura gjer më sot. Trojet shqiptare, në përgjithësi, dhe Kosova në veçanti, fituan gjatë shekujve rëndësi të jashtëzakonshme për mbretërit e sulltanët, të cilët dëshironin të dominonin dhe të ruanin influencën e tyre në Gadishullin Ballkanik. Por shqiptarët me gjasë asnjëherë nuk lejuan të mposhten, edhe pse kjo i kushtoi si herën e kaluar si tani, edhe pse në dëme të konsiderueshme si në njerëz po ashtu edhe në të mira materiale ajo ende mban epitetin e një vendi të pathyeshëm.


Gjenocidi më i fundit i serbëve në Kosovë u realizua mbi bazën e një plani të mirëpërcaktuar nga Beogradi. Dhunimi i grave, nënave, nuseve të reja ishte forma më tronditëse që preki ndjenjat e shqiptarit. Dhunimi është vepër penale e cila radhitet në krim kundër njerëzimit. Sipas statutit të Tribunalit të Hagës (neni 5) dhunimet konsiderohen krime kundër popullsisë civile, të cilat kryhen në konflikte të armatosura, qofshin këto ndërkombëtare apo edhe të karakterit lokal. Në vështrimin “Dhuna seksuale si krim ndërkombëtar (“Fakti”, 12 e 13 Maj 1999) ekspertët e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime të luftës theksojnë se aktet e dhunës seksuale trajtohen në kuadër të juridiksionit të ICTY ( Tribunali Ndërkombëtar për Krime Luftë në Jugosllavi), dhe ICTR ( Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në Ruhand) Ata me shembuj të ndryshëm të dhunimeve e elaborojnë këtë çështje në mënyrë shkencore dhe Juridike.




Këta ekspert potencojnë disa segmente të juridiksionit të të dy Tribunaleve Ndërkombëtare për Krime të Luftës të cilat, në statutet e tyre dhunimin seksual e konsiderojnë si: Krim kundër njerëzimit, gjenocid, shkelje të ligjeve të luftës, torturë etj. Për pasoj, një ndër format e regjimit serbo-sllavë në Kosovë, ishte edhe dhunimi masiv i femrave shqiptare. Kjo formë e dhunës ka qen e planifikuar duke pasur parasysh faktin e një sunduesi tiran i cili dëshmoi antinjerëzoren e tij edhe në luftën e Bosnjës në të cilën u dhunuan dhe persekutuan më dhjetëra, mijëra apo qindra gra myslimane, të cilat u çnderuan në mënyrat më mizore.



Pra, marr në përgjithësi, lufta në Kosovë ishte edhe një vazhdim i një plani të mirë përcaktuar në vazhdën e krimeve të tija. Përdhunimet të cilat janë bërë gjatë luftës në Kosovë nga forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe janë bërë kundër femrave shqiptare, vepra që kishin karakter poshtërues, politik, hakmarrës, dhe kulmorja ka qen thyerja dhe poshtërimi i shqiptarit në aspektin moral me tërë brutalitetin edhe ndaj femrës, motrës, gruas, nënës, vajzës etj... dhe ja lufta e Kosovës mbaroi. Tash mbetet për tu përcaktuar saktë kjo tragjedi, që shënoi edhe një datë të re në analet e historisë. Por shtrohet pyetja se sa kemi bërë në këtë drejtim ne për t’i lehtësuar gjendjen në të cilën kanë kaluar?, mund të themi se shumë pak ose asgjë, ngase janë publikuar rrëfime të ndryshme, natyrisht pa të dhëna konkrete të rasteve, por marrë në përgjithësi të gjitha këto hulumtime janë bërë nga organizata dhe shoqata të huaja, e po ashtu edhe nga organizata vendase.

Sipas publicistës së mirënjohur shqiptare Luljeta Selimit, e cila ka bërë një punë të madhe në këtë drejtim duke hulumtuar raste të këtij lloji, statistikat e dhunimit në Kosovë mund të radhiten kështu: Në Kosovë, numri i femrave të dhunuara sipas statistikave kap shifra të ndryshme varësisht nga organizatat e ndryshme të cilat kanë bërë hulumtime në këtë drejtim. Ato shifra sillen nga dymijë deri në dhjetëra mijëra! Sipas Organizatës Joqeveritare “Jeta në Kastriot” mund të flitet për 2018 femra të dhunuara për të cilat përveç dëshmive gojore, videogjirimeve, dëshmive me shkrim dhe fotografive ekzistojnë edhe raportet e mjekëve: gjinekologë, infektologë, neoropsikiatër, si dhe raportet mujore të të gjithave së bashku për ta konstatuar gjendjen e tyre momentale, po ashtu diagnozat e secilës veç e veç bashkë me terapinë e përdorur. Mosha e këtyre femrave është kryesisht e re duke filluar nga 14 e deri të 44 vjeç. Shohim se struktura e të dhunuarave ka qenë e shumëllojshme....

Qytete e Gjakovës, Pejës dhe Drenicës janë vendet ku dhunimet e grave e të vajzave kanë qenë më të shumta. Sipas disa prej të dhunuarave ushtarët serb merrnin grupe vajzash dhe i dhunonin me orë e deri me ditë të tëra. Por edhe shumë herë viktimat pasi dhunoheshin sistematikisht, janë vrarë. Gjithashtu një karakteristik tjetër e kësaj forme të regjimit ka qen edhe ajo se dhunimi është bërë në forma të ndryshme. Dhunimi është bërë në mënyrë masovike. Një të tillë ngjarje kemi mundur ta dëgjojmë nga një grua e cila thotë: derisa vëllanë tim 12 vjeçar filluan ta rrahin policia, unë u mundova që ta ndihmoj. E kishim një vëlla pas nëntë motrave, por ndodhi më e keqja ata më morën mua dhe më ç’nderuan në prani të babait, nënës, motrave e burrit. Këtë e shihnin e gjithë kolona, por edhe familjarët e mijë, thotë ajo grua e dhunuar. Pra dhunimi është bërë edhe në prezencën e të afërmeve të dhunuarave, se janë bërë në kampe të ndryshme, tmerri nuk përfundon me kaq, por kemi mundur të gjejmë raste edhe kur viktima pasi është dhunuar është mbytur për humbje të gjurmëve, dhe marrë në përgjithësi, dhunimi është kryer mbi të gjitha shtresat e femrave shqiptare. Rrjedhimisht do të sjellim një rrëfim të një gruaje të dhunuar, e cila është shkëputur nga libri i Luljeta Selimit, “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”.


Konferenca është organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë në kuadër të nismave që Sekretari i Jashtëm, William Hague, që ka ndërmarrë në aspektin global për të trajtuar dhe luftuar këtë dukuri që përdoret edhe si pjesë e mjeteve të luftës nëpër vise të ndryshme të botës.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se institucionet po i ndërmarrin të gjitha masat ligjore që gratë e dhunuara të luftës së fundit të gëzojnë një mbrojtje ligjore si kategori e dëmtuar e luftës.

Por, mbi të gjitha, ajo tha se këto gra kërkojnë që dhunuesit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Para largimit nga Kosova në qershor të vitit 1999, pas bombardimeve dhe ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, forcat ushtarake, policore dhe ato paramilitare serbe, përveç se lanë pas mbi 10 mijë të vrarë e shkatërrime masive, lanë pas një plagë prej rreth 20 mijë femrave të dhunuara.

“Dhunime seksuale që besohet të kenë përfshi rreth 20 mijë femra shqiptare në Kosovë, kanë kaluar të pandëshkuara deri më sot dhe urdhërdhënësit dhe kryerësit e këtyre veprave, vazhdojnë të jenë të lirë".

"Mosadresimi i drejtë dhe mosndëshkimi i atyre që e bartën këtë strategji për qëllime të caktuara politike, i viktimizon gratë e prekura nga kjo dhunë”, tha Jahjaga, transmeton Rel.

Luftërat e fundit në territorin e ish-Jugosllavisë kanë lënë si pasojë mijëra gra të dhunuara, ku për kah numri, prinë Bosnja e Hercegovina.

Në konferencë, u tha se dhunimet, kanë qenë mjet politik për dobësimin e moralit në familje dhe dëbimin e tyre, si pjesë e skenarëve për spastrim etnik.

Mirëpo, pavarësisht numrit të viktimave të dhunës seksuale në ish-Jugosllavi, edhe Kosova është prekur në shkallë mjaft të madhe, tha me këtë rast, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.

“Gjithmonë kur flitet për dhunën seksuale dhe kampet e dhunimeve në Ballkan, përmendet vetëm Bosnja. Për Kosovën gjithmonë flitet se mund të ketë pasur dhunime. Për të mbijetuarat e dhunës, këto 14 vitet e heshtjes kanë shumëfishuar plagët, kanë shumëfishuar dhimbjen..., dhe paqen që kemi gjetur ne të tjerët, ato fatkeqësisht ende nuk e gëzojnë”, theksoi Çitaku.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha se pasojat e kësaj dhune në Kosovë kanë lënë rrënjë të thella dhe kanë prekur mijëra familje.

“Një masë e madhe e tyre kanë arritur të absorbojnë atë shkallë të pikëllimit, depresionit dhe ankthit, por ka pasur edhe familje që nuk kanë arritur ta përballojnë këtë sfidë, që është një nga më të rëndat”, u shpreh Agani.

Data 25 nëntor 2012 , paraqet Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, kurse tryeza e së dielës në Prishtinë ishte një nismë që synonte të zëvendësojë kulturën e pandëshkueshmërisë ndaj dhunës seksuale gjatë konflikteve në mbarë botën....

Tmerri në ditën e “gënjeshtrave”

S. S. nuk dëshironte ta fillonte rrëfimin para nënës së saj. Por kur e ëma doli, S. S. e filloi rrëfimin…“Nuk kam menduar kurrë se njeriu mundet të duroj kaq shumë. Edhe për vete, por edhe për të tjerët, në raste të tilla kam menduar se do t’i dorëzoheshin vdekjes. Unë në duart e serbeve rashë më 1 prill, në ditën kur shqiptarët po dëboheshin masovikisht. Kur me ndanë nga familja, mendoja vetëm për ata, por kur më dërguan në vendin ku ishin strehuar policët dhe në tavolinën e përgjakur pashë flokë femrash, thonj dhe veshje femrash, e dita se çka do të më ndodhte. Më nuk shpresoja se e kam dikë në botë, dhe çka do të ndodhte me të afërmit e mijë. E kisha vetëm hallin tim. Dhe, kur unë po mendoja dhe po frikësohesha se çka do të ndodhë me mua, më thirri një nga ata që e udhëhiqte atë grup kriminelësh. Aty, mbi tavolinën e tij, kishte raki dhe sytë e tij të skuqur e të çartur i tregonin të gjitha. Në gjoks kishte një zinxhir me plot stoli dhe më tej në një qoshe të strehimores kishte përplot veshje femrash. “Këtu duhet të zhvishesh e pastaj ta shoh a je për mua, për eprorët ose për ushtarët”, më tha ai në gjuhën serbe derisa po pinte raki. Unë po rrija aty, gjoja se nuk e kuptova, por ai ma ktheu këtë urdhër në shqip. E shikova dhe, edhe pse e frikësuar i thashë “jo”. Ai hodhi shishen me raki dhe u ngrit si i tërbuar. “Mua askush s’guxon të ma thyen urdhrin, unë jam Dragan Spasiq, unë jam njeriu që me dorën time kam prerë mbi 50 shqiptarë e ti, kuçkë!”- klithte ai si i marrë. “Qenka rruga e vdekjes kjo”, mendova me vete dhe kur ai më goditi me kondak pushke nuk qava. E shihja gjakun që me rridhte nga hundët por s’më dhimbsej jeta, doja të vdisja e jo të bija në dorën e tij. Por, pas pak, ai u qetësua dhe i urdhëroi ushtarët e tij të më zhveshin. O Zot, nuk mund ta marrësh me mend se si ndihesh. “Duhet të vallëzosh, ec vallëzo”,-më thoshte, e unë isha kërrusur e ulur, që të mos shihej trupi lakuriq . “E sheh atë trup atje, do të ta bëj më zi”,- më thoshte ai e unë nuk e kisha vërejtur trupin e një vajze të bërë copë-copë, në afërsi të rrobave të viktimave, të cilave ata ua kishin bërë si mua. Nuk fola, por dy nga ata erdhën dhe me lidhën për tavolinën e përgjakur. M’i lidhën këmbë e duar dhe më shikonin si bisha. Dikur ai, shefi i tyre, u zhvesh dhe filloi të më ç`nderoj, të tjerët qeshnin e flisnin çka u tekej, shikonin e talleshin, derisa unë përpëlitesha me vdekjen. Ai u largua vetëm kur u ngop, për të vazhduar më tej edhe disa të tjerë. E njëjta gjë më ndodhi disa ditë me radhë dhe pas disa ditësh më hodhën ashtu lakuriqe buzë rrugës, ku kishte edhe shumë kosovarë të tjerë, që po iknin për në Shqipëri. Vetëm kur vërejta se një grua po më mbulonte, pashë se trupi im ishte i prerë me thika në shumë vende dhe se në trupin tim kishte të vizatuara disa kryqe dhe shenjat e simbolit të kryekriminelit Millosheviq. “Mos më merr, më le të vdes, të lutëm”,- i thashë asaj, por ajo më pëshpëriti ngadalë. Edhe pak rrugë kemi deri në tokën nënë, ja e sheh rrugën”, përpiqej ajo të më ndihmonte, kurse unë e shikoja rrugën që më dukej se po ecte me mua dhe shpresoja se po vdisja, sepse për mua ajo ishte dhe mbeti rruga e vdekjes.

Po ashtu edhe e përditshmja “Flaka” e datës 24 Maj 1999 ka shkruar për raportin e publikuar nga OSBE, për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë, ku thuhet se janë grumbulluar 1400 dëshmi për krime lufte e dhunime në Kosovë. Në këtë raport thuhet se dëshmitë janë grumbulluar nga grat dhe vajzat e reja shqiptare të cilat rrëfejnë për veten e tyre (anonime) apo për shoqet e tyre dhe të afërmet që kanë përjetuar dhunime nga pjesëtarët e forcave serbe

Pra, të tilla raste kemi shumë në Kosovë, madje mënyrën se si i tregojnë këto gra janë shumë tronditëse dhe skajshmërisht të dhimbshme. Nga qyteti në qytet dhe nga fshati në fshat, përjetimet janë të ndryshme. Ato që kanë përjetuar këtë tragjedi të tmerrshme, tregojnë se si kanë qen të shtrënguara t’i dhurojnë të holla dhe ari paramilitarëve serb, dhe pasi i kanë dhënë këto të holla ato përsëri janë dhunuar. Një tregim që kisha rastin ta lexojë në këto rrëfime, dhe që ka qen ndoshta edhe më tronditësi ishte se si një vajze të re i është mbytur nëna dhe vëllai në pranin e saj, më pastaj thotë; mua më morën me vete më dhunuan, dhe në trupin tim është shpuar i gjithë gjoksi më cigare, më pastaj i janë bërë kryqe serbo sllave, gjithashtu i janë hequr edhe thonjtë nga gishtërinjtë. Këtë rrëfim që paraqitem mund të jetë vetëm një skenar i kësaj tragjedie. Kosova ka përjetuar shumë e më shumë. Edhe pas gjithë këtyre përjetimeve që sa herë zbulojnë trupin dhe shohin gjurmët, ato prapë se prapë, i mbanë të forta shpresa se një ditë Kosova do t’i gëzojë me pavarësimin e saj, për të cilën sakrifikuan edhe nderin e tyre. Vlen për tu përmendur, se këto gra që ishin pre e torturave barbare të tigrave të Serbisë asnjëherë nuk u përulën para armikut. Gruaja shqiptare ka ditur të dëshmojë edhe në të kaluarën, por ajo diti të dëshmoj edhe sot. Ajo e pathyeshme edhe pse në trupin e saj mban gjurmë të tmerrit nga më të ndryshmet, e mban shpresa se Zoti do t’i shpërblejë. Besimi në Zotin Një, në çdo frymëmarrje dëshmohej nga këto gra, ato nuk mund ta fshehin atë se përsëri edhe pse janë torturuar, ato do të kenë shpërblimin nga i Lartëmadhëruari që sakrifikuan për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e tyre....

-------------------------


*  *  *
Fotogaleria e strukturave militarëve dhe paramilitare serbe...!
Gjeneral Dragoljub Ojdaniç, Sllobodan Millosheviç dhe gjen. Nebojsha Pavkoviç
 
 Gjen.Kol.Obrad Stevanoviç, Radomir Markoviç dhe Blastimir Gjorgjeviç
Zhelko Razhnjatoviç – Arkan dhe Frenki Simatoviç
Gjen. Nebojsha Pavkoviç dhe Zh.R. Arkan me bashkpunëtorët e tij
Artemije + patriarku Pavle dhe bekimi i njësive kriminale(në Kish) para se të nisen në frontet e luftës!


Gjen.D.Ojdaniç,S.Millosheviç dhe gjen.N.Pavkoviç / Parakalimi i gjen.V.Llazareviç dhe N.Pavkoviç
Voisllav Sheshel dhe kapetan Dragani me bashkpunëtorët e tyre /  Parakalimi i Arkanit
Milorad Lukoviç – « Legija » / Parakalimi i kriminelit « Legija »
&
Tanksat = artileria e rëndë e armatës së tretë të ushtrisë kriminale serbe 
 ´ 
 
&
-------------------------------------------------------------------------------------
Varrmihësit e Kosovës
 VARRMIHËSIT E KOSOVËS, KRIM PA NDËSHKIM
Gjenocidi është vrasja e qëllimshme e njerëzve në baza etnike, nacionale, racore, religjioze apo politike, si dhe veprime tjera të qëllimshme që shpiejnë në eliminimin fizik të ndonjë kategorie të mësipërme.
      
    Sheradin BERISHA
---------------------------------
Kush janë varrmihësit e kosovës?!

  
Më 10 korrik 2006, në Tribunalin Ndërkombëtar në Hagë, filloi gjykimi kundër gjashtë ish-pushtetarëve të lartë politikë e ushtarakë serbë: ish-presidentit serb Milan Milutinoviç, ish-kryeministritNikola Shainoviç, ish-shefit të ushtrisë serbe Dragoljub Ojdaniç dhe tre gjeneralëve të tjerë: ish-Komandantit të Armatës së tretë serbe Nebojsha Pavkoviç, ish-Komandantit të trupave të ushtrisë serbe në Prishtinë Vlladimir Lazareviç dhe ish-Shefit të Shtabit për Kosovë të Ministrisë Serbe të Punëve të Brendshme Sreten Lukiç.Aktakuza e ngritur nga prokuroria e Tribunalit, ata i bënë përgjegjës për “pjesëmarrje në projektin e përbashkët kriminal” kundër shqiptarëve. Ky proces gjyqësor ka filluar katër muaj pas vdekjes së kryekriminelit serb Millosheviç, në qelinë e tij në Hagë.
(Aktakuza e Milutinoviqit... në pdf:  http://www.un.org/icty/alb/milutinovic/mil-3rai060712a.pdf )
     
 Po të lexohet me kujdes, aktakuza e ngritur kundër gjashtë ish-zyrtarëve serbë, me lehtësi mund të vihet re, se ata akuzohen: për vrasje, dëbim masiv me dhunë të shqiptarëve nga Kosova, përdhunime seksuale dhe shkatërrim të vendbanimeve shqiptare, gjatë periudhës mars-qershor 1999 (pikërisht në periudhën kur janë zhvilluar bombardimet e NATO- s kundër Beogradit), por jo edhe për vrasjet dhe masakrat më mizore të mijëra shqiptarëve, që u kryen më herët, gjatë periudhës shkurt 1998 - mars  1999. Përveç kësaj, në akt-akuzë, askund nuk përmendet termi gjenocid, i cili përcakton qartë shkallën e inkriminimit (jo vetëm të të akuzuarve), por edhe të gjithë strukturës shetërore, politike, ushtarake, intelektuale dhe fetare serbe, në spastrimin etnik dhe shfarosjen fizike të popullit shqiptar në Kosovë.




Platforma „Naçertanija” e Ilia Garashaninit..., program politik i Sllobodan Millosheviqit!
  Historikisht dihet, se të gjitha platformat antishqiptare serbe, nga „Naçertanija” e Garashaninit e deri te “Memorandumi” i Akademisë së Shkencave të Serbisë(kreatorë i secilës ishte shovinisti Dobrica Qosiç),regjimet serbe i përdorën si programe politike për asgjësimin fizik të shqiptarëve. Prandaj, një program i tillë  politikë(i mishëruar me këto platforma antishqiptare), u zbatua me fanatizëm  edhe nga regjimi i fundit pushtues serb, në krye me Sllobodan Millosheviqin. Gjatë dhjetëvjetshit të fundit të shek.XX,  veçanërisht gjatë viteve 1998-1999, ushtrimi i dhunës shtetërore serbe në Kosovë mori përmasa kriminale, dhe me kalimin e kohës ajo u zhvesh nga çdo normë civilizuese dhe kësisoji kaloi në dimensionin gjenocidal, shfarosës kundër shqiptarëve. Shteti kriminal serb, me qëllim të realizimit të politikës  gjenocidale, gjatë luftës në Kosovë ka dislokuar “rreth 20 mijë forca të rregullta ushtarake dhe afërsisht 30 mijë policë dhe forca paramilitare serbe”(Shih kapitullin 3 të raportit të OSBE-së  datë 6 dhjetor 1999).
  
&
Sa shqiptarë u vranë, u masakruan e u zhdukëngjatë luftës në Kosovë?
Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat kriminale serbe, vranë, ekzekutuan apo masakruan në format më mizore, rreth 14 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosur,kryesisht gra, fëmijë, foshnje dhe pleq.
Klikoni linkun më poshtë, që të shihni Masakrimin e civilëve shqiptarë në  Reçak:
 Ndërsa në anë të ndryshme të Kosovës, janë përdhunuar nga forcat militariste dhe bandat shtetërore serbe afër 20 mijë femra shqiptare. Ndërkaq 3 mijë shqiptarë janë rrëmbyer dhe shumica prej tyre janë gjetur të vdekur.
Cilat njësi kriminale serbe u përfshinë në ekzekutimin e shqiptarëve dhe  në
 zhdukjen e gjurmëve të krimit?!
Për të argumentuar kriminimin e shqiptarëve  po ju referohemi fakteve:Njësitë kriminale serbe, si njësitë speciale të sigurimit shtetëror - "Beretat e kuqe", "Shkorpionët", "Frenkievcët", njësitë për operacione të veçanta (NJOV), siç e quanin veten, “Beli Orlovi”, njësitë e Arkanit etj, pas ekzekutimit të shqiptarëve filluan t´i fshehin gjurmët e krimit. Kufomat e fëmijëve, grave e pleqve shqiptarë u zhvarrosën, u ngarkuan në kamionë dhe u  bartën në Serbi. Kështu më 6 prill 1999 në Lumin Danub afër Kladovës, te vendi i quajtur”Tekia”, u gjetë kamioni - frigorifer i tipit "mercedes", me ngjyrë jeshile, në të cilin u identifikuan 30 trupa të pajetë të të dy gjinive.
Për të mësuar, më gjerësisht këtë dramë, lexoni shkrimin ” Kufomat nga kamioni frigorifer”
Si u dogjën kufomat e shqiptarëve në fabrikën e aluminit në Maçkaticë  të Serbisë dhe kush mori pjesë në djegjen e kufomave?!
   Kufoma të civilëve shqiptarë të vrarë e të maskruar mizorisht u gjetën edhe në liqenin Peruçac, ndërsa në Batajnicë afër Beogradit u zbuluan edhe varreza masive. Ndërkaq, pas luftës mësohet se qindra kufoma të shqiptarëve janë djegur në furrat e fabrikës së aluminitnë Mackaticë, afërSurdulicës, në distriktinePcinjitnë Serbinë jugore. Këtë akt barbarë të varrmihësve të Kosovës, për herë të parë e bëri publike znj.NatashaKandiç, drejtoreshë eQendrëspërLigjinHumanitar(HCL), në gazetën „Danas“ të Zagrebit. Sipas konstatimeve të Natasha Kandiqit, person i besuar, përkatësisht koordinator i projektit për fshehjen e gjurmëve të krimeve të luftës të bëra në jug të Serbisë ka qenë Dragomir Tomiqi“me përkrahjen dhe mirëkuptimin e të cilit është bërë bartja e organizuar e trupave, të viktimave nga Kosova, për në trevat e Vranjës dhe të Surdulicës”. Bazuar në të dhënave, që Fondi për të Drejtën Humanitare ka pranuar, nga ana e disa burimeve të pavarura, djegia e trupave në fabrikën “Maçkatica” është bërë në dy etapa, më 16 dhe 24 maj të vitit 1999, pas mesnatës, nën mbikëqyrjen e “Beretave të kuqe”, të cilat atëbotë e kishin bazën e tyre në “Bella Vodë” - afër Vranjës. Komandanti i atëhershëm i “Beretave të kuqe”, Millorad Legija, sipas burimeve në fjalë, kishte marrë pjesë, personalisht, në përcjelljen e një transporti deri në vendin e ngjarjes dhe kishte qenë i pranishëm me rastin e djegies së tyre. Trupat qenë djegur në “shkritoret e hapura” nr. 4 dhe 5. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, pranimin dhe organizimin e djegies së kufomave e kanë bërë:
1.Zoran Stoshiqi, i cili atëherë ishte kryeshef i sigurimit shtetëror për rrethin e Pçinjës;
2.Bratisllav Milenkoviqi, shef i BIA-s për Vlladiçin Han dhe Surdulicë;
3.Dragan Stankoviqi, kryeshef i SUP-it në Surdulicë që nga viti 1993;
4.Mirosllav Antiqi, kryeshef i BIA-s në Vranjë;
5.Dragan Llakiçeviqi, drejtor i “Maçkaticës” dhe zëvendësi i tij,
6.Aca Gjorgjeviqi - shkruan Natasha Kandiqi, duke shtuar edhe detaje të tjera të mjaftueshme, ashtu që të mos dyshohet aspak në vërtetësinë e fakteve të paraqitura.
Sipas këtyre dëshmive, fjala është për një shoqatë kriminelësh, mirë të organizuar, për të bërë“asanimin e terrenit”, pra fshehjen e dëshmive për krimet e bëra në Kosovë, gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s.
 Në cilin vend u morën vendimet për zhdukjen e gjurmëve të krimit?!
   Artikulli i Kandiçit në Danas, thotë setë dy djegjet kanë ndodhur diku rreth mesnatës nën sigurim të rreptë nga Njësiti i Operimve Speciale të Policisë, JSO, atëherë me bazë në Bele Vode, afër Vranjës, në Serbinë jugore. Në artikull thuhet se komandanti i atëhershëm i JSO-së, Milorad “Legija” Ulemek, vrasësi i kryeministrit serb Zoran Gjingjiç në 2003, kishte përcjellur njërin konvoj të trupave në vendin e ngjarjes dhe kishte qenë prezent gjatë djegjes së tyre në “furrat numër katër dhe pesë”.
Sipas Qndrës për Ligjin Humanitar HCL-së, zyrtarë të lartë të policisë – disa prej të cilëve ende mbajnë postet – kanë organizuar djegjet, derisa zyrtarë tjerë të besueshëm të Milosheviqit kanë organizuar “pastrimin pasues të terrenit”.
 

Një burim i tretë i IWPR-së, ish-inspektor në policinë sekrete të Millosheviqit, ishte aktiv në kohën e ngjarjeve në Mackaticë, ka siguruar IWPR-në se policia ka “informata precize dhe të sistematizuara” se si janë djegur trupat në Mackaticë. “Ka të dhëna të qarta për këtë çështje në arkivat e polcisë lokale, të shënuara si “rreptësisht konfidenciale”, tha burimi, duke iu referuar dy djegjeve. “Njerëzit që morën pjesë në këtë aksion kanë qëndruar në Hotelin„Theranda“ në Prizren. Një punë e tillë ishtë pregatitur për një kohë të gjatë dhe nuk mund të kryhej brenda një apo dydite“,– thotë ky burim.
“Policia lokale publike dhe sekrete i dijnë të gjitha por kjo po fshihet për arsye  se zyrtarë të tanishëm të policisë dhe ish-zyrtarë e agjentë të zakonshëm ishin të përfshirë. Çdo gjë është e përfshirë në dokumentacionin e policisë – nga emri i kodit të aksionit deri te lista e njerëzve që kanë qëndruar në Hotel Theranda dhe kanë punuar në "sanitimin e terrenit", deri te ata që kanë ngarkuar kamionët dhe i kanë vozitur deri te fabrika e Mackaticës, ky Legija dhe ekipi tij pastaj e kanë marrë punën në dorë.” “Gjithashtu dihet saktësisht se kush i ka vozitur dhe përcjellur kamionët, kush ka qenë përgjegjës për mbulimin e aksionit në fabrikë dhe kush drejtpërdrejtë është marrur me furrat gjatë djegjes.”
“Emrat e atyre që më vonë kishin për detyrë të zhdukin gjurmët në fabrikë dhe atyre që kishin për detyrë ta fshihnin të vërtetën nga policia lokale poashtu dihen. Në fund, është edhe një listë me emra të politikanëve që kanë qenë në dijeni të krejt kësaj, derisa aksioni planifikohej.” Ish-polici thotë se i din shumicën e këtyre emrave por frikohet t’ izbulojë publikisht ato.
***




   Gjurmë të krimit janë gjetur kudo e kahdo nëpër Kosovë. Me këtë rast vlen të përmendet zbulimi i“qendrës së torturimit“ në Prishtnë.
Në qershor 1999 gjatë futjes së trupave të NATO/s në Kosovë, njësitë britanike(njësia parashutiste) gjatë kontrollimit të objekteve publike në Prishtinë, në një ndërtesë pesë katëshe, kishte zbuluar një dhomë e cila nga njësitë kriminale serbe ishte përdorur, si qendër e torturës dhe vrasjeve mizore të shqiptarëve. Në këto ambiente u gjetën armë të ftohta si: thika me gjak, shkopinjë gome, shkopinjë bejzbolli metë gërvishtura nga goditjet e fuqishme, arka të mbushura me drogë, që kriminelët kishin përdorë gjatë kryerjes së krimeve etj. Nga këto gjetje rezulton, se në këtë qendër krimi, të jenë torturuar e mbytur mizorisht shumë shqiptarë, duke ju prerë pjesë të trupit : veshët, hunda, ekstremitetet (këmbë e duar), organet gjenitale etj.
Dhoma e krimit në Prishtinë
&
Sa shtëpi  u dogjën e shkatërruan, gjatë luftës në Kosovë?!









  
Mësohet se gjatë luftës në Kosovë (mars 1998 - qershor 1999) varrmihësit e Kosovës kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime shqiptare; kanë plaçkitur,djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj, kanë shkatërruar dokumentet e identifikimit: letërnjoftimet e pasaportat, ndërsa pas përfundimit të luftës, administrata pushtuese serbe ka sekuestuar dhe i ka dërguar në Serbi : domumentet e amzës, tapitë edokumentet e tjerat ë pronësisë private e koletkive të shqiptarëve.
   
&
Populli shqiptar, krahas vrasjeve, ekzekutimeve, masakrave barbare, djegjeve e plaçkitjeve të shtëpive e të pasurive të tyre, përjetoi edhe spastrimin etnik – zhvendosjen dhe shpërnguljen me forcë brenda dhe jashtëKosovës .





 Varrmihësit e Kosovës, duket se fushatën e bombardimeve të NATO-s (mars-qershor 1999) e kanë përdorur si arsyetim për të vënë në zbatim operacionin e koduar “Patkoi“, për spastrim etnik, operacion ky i planifikuar e përgatitur më herët. Disa ditë pas fillimit të fushatës ajrore të NATO-s, forcat militare e paramilitare serbe me dhunë i detyruan shqiptarët t´i braktisin shtëpitë e tyre dhe u deportuan në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë e vende tjera. Ky operacion gjenocidal, duke marrë përmasa të gjera, vazhdoi për më shumë se dy muaj rresht. Dhe gjatë kësaj periudhe u dëbuan më shumë se 850 mijë shqiptarë nga vatrat e tyre.   

(Për më tepër lexoni studimin e Patrick Ball, Ph. D., zëvendësdrejtor i Programi të Shkencës dhe tëDrejtave të Njeriut të AAAS. “Arratia e Shqiptarëve etnikë nga Kosova mars-maj 1999) 
Shpërngulja biblike e pranverës së vitit 1999
--------------------------
 Sipas raportit të UNCHR-s, të publikuar në fillim të qershorit 1999, mësohet se 443.300 refugjatë shqiptarë të Kosovës ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnje e Hercegovinë, 5-6000 në Kroaci etj, ndërkaq në vendet tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA, pastaj kishte në Australi, Zvicër, Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe,Zelandë të Re, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Izrael etj.
  
&
Haga - Millosheviqi dhe politika promillosheviqiane e Vojisllav
Koshtunicës !!! 
   Dihet mirëfilli, se në kohën kur NATO-ja kishte intensifikuar bombardimet kundër caqeve ushtarake serbe, Kryeprokurorja e atëhershme e Tribunalit të Hagës Louise Arbour e tronditur nga vrasjet dhe masakrat mizore serbe që kryheshin në Kosovë, më 27 maj 1999 bëri publike një aktakuzë të ngritur kundër Sllobodan Millosheviqit dhe disa bashkëpunëtorëve të tij më të afërt: Millan Millutinoviqit, Nikolla Shainoviqit, Dragolub Ojdaniqit dhe Vllajko Stojilkoviqit.

  


   Pas ndryshimeve kozmetike që ndodhën në ndrrimin e pushtetit në Serbi,
 Millosheviçi (nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare), arrestohet dhe, në fund të qershorit 2001, transferohet në Hagë. Më pastaj, më 12 shkurt 2002 nis gjykimi kundër tij, por jo edhe ndaj katër të akuzuarve tjerë, të rreshtuar përkrahë tij në akt-akuzë, sepse kryeprkurorja e re Karla Del Ponte kishte veçuar lëndën e Millosheviçit nga të akuzuarit tjerë, ndaj të cilëve më 10 korrik ka filluar një proces i ri gjyqësor.

    
   Gjatë procesit gjyqësor kundër Millosheviçit, u dëshmua qartë se ky varrmihës i Kosovës kishte kryer krime të rënda makabre në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, mirëpo vdekja e papritur e tij, në mars të këtij viti, bëri që ai të shkojë nga kjo botë, pa e marrë dënimin e merituar.
Me këtë rast duhet të rikujtojë , se vetëm pakë ditë pasi kishte filluar gjykimi kundër Millosheviqit, pasardhësi i tij  Vojisllav Koshtunica në një konferencë për media, doli në mbrojtje të Millosheviqit.
z.Koshtunica ndër të tjera patë thënë:”se ky gjykim është një proces, në të cilin po shkruhet Historia e Jugosllavisë dhe se në këtë shkrim ne duhet të jemi pjesëmarrës me versionin tonë". Dhe këtë qëndrim z.Koshtunica në mënyrë konstante e ka ripërsëritur shumë herë gjatë këtyre viteve. Kjo tregon se pushtetarët aktualë në serbi, janë vazhdues të politikës millosheviqiane.




 Pse hetuesit dhe prokurorët ndërkombëtarë hezitojnë të merren me ndjekjen dhe arrestimin e qindra kriminelëve serbë, që shëtisin lirshëm, kudo e kahdo nëpër Kosovë?!



   P
as përfundimit të luftës në Kosovë, mësohet se në disa komuna janë zbuluar emrat e policëve, të ushtarakëve dhe të paramilitarëve serbë, janë gjetur qindra fotografi të kriminelëve që kanë bërë krime të rënda ndaj shqiptarëve.




 Ta zëmë, në një raport të KMDLNJ (shkurt 2000), thuhet se menjëherë pas luftës “janë evidentuar me emër e mbiemër ose vetëm me pseudonime mbi 1426 persona e janë denoncuar shumë të tjerë (kryesisht serbo-malazezë, por edhe të tjerë), të implikuar drejtpërdrejt ose tërthorazi në vrasjet e maskrimet e shqiptarëve dhe plaçkitjet, djegiet dhe shkatërrimet e shtëpive, vendbanimeve, lokaleve dhe të pasurisë tjetër të shqiptarëve. 




Kjo listë e emrave të kriminelëve dhe qindra emra të tjerë që janë identifikuar nga të mbijetuarit e krimeve, në këto vitet e pasluftës, u janë dorëzuar hetuesve të Tribunalit të Hagës, KFOR-it, policisë së UNMIK-ut, organeve të gjyqësisë në Kosovë si dhe lidershipit politik e institucional të Kosovës, por për çudi nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret që ata, të arrestohen dhe të dalin përpara drejtësisë.  
   Sa i përket arrestimit dhe gjykimit të kriminelëve që janë përfshirë drejtpërdrejt në krime, hetuesit e Tribunalit të Hagës gjatë hetimeve për krime në Kosovë, kanë deklaruar se nuk merren me ndjekjen e kriminelëve në nivele të ulëta, veçse merren me rangun e lartë të regjimit serbë.



   Ndonëse shqiptarët janë dëshmitarë okularë për krimet e kryera në Kosovë, është i papranueshëm konstatimi i hetuesve ndërkombëtarë se për gjithë këtë katrahurë gjenocidale, përgjegjës janë  vetëm Millosheviqi dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Pashmangshëm, përgjegjës për gjenocidin e kryer ndaj Shqiptarëve janë edhe strukturat tjera politike e shtetërore të Serbisë, institucionet intelektuale serbe, siç janë Akademia e Shkencave të Serbisë dhe përgjithësisht intelegjenca serbe. Mbi të gjithë, përgjegjës historik për shfarosjen fizike të shqiptarëve, është kisha ortodokse serbe në krye me patriarkun Pavle, e cila historikisht,  në vazhdimësi ka qenë promotore shpirtërore e jetësimit të projekteve kundëpopullit Shqiptarë.

  
   Nëse merren për bazë deklarimet e hetuesve të tribunalit të Hagës, mund të konkludojmë se, qindra e mijëra kriminelë serbë lokalë dhe komandues të shumtë të formacioneve militare dhe paramilitare serbe, që janë përfshirë në vrasje dhe në ekzekutimin  e shqiptarëve, kurrë nuk do të arrestohen që të dalin përpara drejtësisë ndërkombëtare apo asaj vendore !!!


Pse u liruan si të pafajshëm disa kriminelë serbë, nga gjykatësit ndërkombëtarë?!

Në të vërtetë, pas përfundimit të luftës janë mbajtur disa gjykime kundër serbëve lokalë për krime të kryera ndaj shqiptarëve, por çuditërisht kriminelët në vend se të denohen, ata lirohen si të pafajs“munges provash”!!! 



Në dhjetor 2000 në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, është mbajtur gjykimi kundër gjashtë kriminelëve serb: Igor Simiq, Dragan Jovanovii, Sërxhan Aleksiq, Vlastimir Aleksiq, Branisllav Popoviq dhe Tomisllav Vuçkoviq. 



Derisa Igor Simiqi ishte prezent në gjykim, të akuzuarit tjerë gjykoheshin në munges, sepse ata kishin ikur nga burgu i Qarkut të Mitrovicës. Këta kriminelë, të veshur me uniforma të maskuara me shenjat e partisë Radikale serbe, në kohën e intervenimit të NATO-s mars/qershor 1999, në Mitrovicë e rrethinë  kanë shpërngulur me dhunë familjet shqiptare, kanë djegur, plaçkitur e shkatërruar shtëpitë dhe pronat e shqiptarëve, ndërsa më 14 prill 1999 në Mitrovicë, duke përdorur armë zjarri dhe të ftohta, i kanë vrarë e masakruar 26 shqiptarë të pafajshëm.Një proces tjetër gjyqësor për krime lufte u inicua edhe kundër kriminelit Radovan Apostoloviq, i cili gjatë bombardimeve të NATO-s ka vrarë civilë shqiptarë dhe ka djegur shtëpitë e tyre në fshatrat Tejibër (Suhadoll) dhe Gushafc.

Si u arratisën nga burgu i Mitrovicës, gjashtë kriminelë serbë, pa lënë gjurmë dhe pse u lirua nga burgu krimineli Angjelko Kolashinac ?!
    Ndërkaq në Gjykatën e Qarkut në Prizren është mbajtur edhe një proces  gjyqësor kundër 8 të akuzuarve për krime të rënda lufte të kryera në fshatrat e Rahovecit. Por, para kolegjit dolën vetëm dy: Angjelko Kolashinac (ish kryetar i komunës së Rahovecit) e Çedomir Jovanoviq, pasi më parë, 6 prej tyre (Arsenije Vitosheviq,Stanislav Leviq, Novica Kërstiq, Radislav Mishiq, Vekoslav Simiq dhe Nenad Matiq), pas transferimit, gjoja për “shkaqe sigurie”, në burgun e”fortifikuar”në veri të Mitrovicës, u arratisën pa lënë gjurmë. Për çudi, në përfundim të gjykimit edhe përkundër fakteve, gjykatësi ndërkombëtar merrë vendim për lirimin e kriminelit Angjelko Kolashinacit, si të pafajshëm!!!


    Për përfshirjen e Angjelko Kolashinacit dhe të tjerëve në kriminimin e shqiptarëve, dëshmon edhe një dokument i lëshuar nga vet strukturat pushtuese serbe. Në dokumentin me datë protokolli 17.4.1999, bazuar në  urdhërin e Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë me nr. 80-02/1 të datës 23.2.1999, në Rahovec është ngritur Shtabi prej 12 personave dhe në krye të listës si komandant i shtabit është emëruar Kolashinac Dobrivoje Angjelko, kryetar i KK në Rahovec.


   Dhe këtë shtab, i cili kishte zbatuar urdhëra nga lartë,për vrasjen e shqiptarëve, e përbënin:
1. Kolashinac Dobrivoje Angjelko , Komandant i Shtabit;
2. Shef shtabi - Simiq Aleksa Radomir - shef i sektorit për mbrojtje;
3. Ndihmës i shefit të shtabit për punë operative dhe të planit, si dhe përdorimin e forcave të Mbrojtjes Civile - Baljosheviq Cveta Slobodan -shef i shtabit komunal të sektorit të MC për mbrojtje;
4. Ndihmës i shtabit për alarmim dhe errësim - Vitosheviq Obrada Zhivko - ingj. i mbrojtjes - shef i prodhimit;
5. Ndihmës i shefit të shpëtimit nga rrënojat, si dhe zonat e përmbytura - Sulejmanoviq Bajrama Dragutin - shef i operativës së ndërmarrjes ndërtimore "Një Maji" në Rahovec;
6. Ndihmës i shefit për mbrojtje nga zjarri dhe zbulimin e zonave të rrezikshme - Miciq Bozhidara Jeftimije -  komandant i organizatës profesionale zjarrëfikëse në Rahovec;
7. Ndihmës i shefit të shtabit për ndihmën e parë medicinale - Simiq Petka Vekoslav - drejtor i shtëpisë së shëndetit në Rahovec;
8. Ndihmës i shefit të shtabit për mbrojtje RHB (atomiko-biologjiko-kimike) Miliqeviq Milivoja Trajko - drejtor i vertarisë në Rahovec;
9. Ndihmës i shefit të shtabit për largim, evakuim dhe ruajtje të mjeteve të nevojshme për ekzistencëMihajloviq Jovana Vitomir -nënkryetar i KK në Rahovec;
10. Ndihmës i shefit për sanim - Milenkoviq Vladimir Stanisha - drejtor i JSKP (shkurtesa origjinale duhet të jetë e Shërbimeve Publike Komunale) në Rahovec.
Ndërkaq dy emrat e fundit (me numrat rëndor 11 e 12) meqë janë të shkruar me dorë (në alfabetin çirilik), nuk mund të identifikohen.

   Ka pasur edhe raste tjera kur kriminelët serb, në përfundim të gjykimit janë shpallur të pafajshëm, siç ka ndodhur para disa muajsh në një gjykatë të Serbisë, kur ish-pjesëtari i policisë speciale Dejan Demiroviq, lirohet “për munges provash”, a në të vërtet kishte dëshmitarë, të cilët faktuan para gjykatës, se krimineli Demiroviq kishte marrë pjesë në vrasjen e 19 civilëve shqiptarë (përfshirë këtu gra dhe fëmijë), në mars të vitit 1999 në Besianë!


***
 Kur kihen parasysh të gjitha këto  fakte dhe mijëra të tjera si këto, natyrshëm bëhet përgjegjës, gjithë lidershipi politikë e institucional i Kosovës, për neglizhencën totale rreth ngritjes së një kallzimi penal, kundër shtetit serbë, për gjenocidin dhe etnocidin e kryer në Kosovë,shkruan në mes tjerash publicisti i mirënjohur shqiptar Sheradin Berisha.




Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri