2013-08-09

Shtegtari dhe shkrimtari i lirisë Rasim Selmanaj





Rasim Selmanaj, u lind me 8 mars 1963 në Gllogjan të Deçanit. Me profesion është Bachelor i Biologjisë - Kimisë. Në vitin 1980 bashkë me disa veprimtarë të tjerë, ka themeluar organizatën ilegale të të rinjve “Shqiponja”, e cila ka vepruar në Deçan dhe në rrethinë.
Foto: Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj uron të gjithë besimtaret Musliman me rastin e festes se ,,Fiter Bajramit’’

 
Në mesazhin e kryetarit Selmanaj, thuhet se sinqeriteti, pastërtia shpirtërore, toleranca dhe solidarizimi me njëri tjetrin janë virtyte të larta njerëzore dhe për të cilat ne shquhemi si komb, prandaj edhe festa si kjo është vetëm konfirmim i radhës i të gjitha vlerave njerëzore dhe shpirtërore me të cilat jemi të brumosur tradicionalisht.

 

Kam kënaqësinë  që në emër tim si kryetar i Komunës së Deçanit, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovë në veçanti qytetaret e Komunës së Deçanit ti përgëzoj për përmbushjen e njërit prej obligimeve kryesore të fesë islame, dhe t’ua uroj ,,Fitër Bajramin’’, duke e lutur Allahun e Madhërishëm që të na ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet dhe punët e mira që i keni bërë gjatë këtij muaji në shenjët respekti ndaj krijuesit Fuqiplotë.

Festa e Fitër - Bajramit ngërthen në vete rikujtimin dhe përkushtimin ndaj Krijuesit të gjithësisë, të cilin besimtarët me të madhe e shprehën edhe gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit. Na bashkoi adhurimi ndaj Zotit, bamirësia, mirëkuptimi, zeqati e sadakaja, si dhe solidariteti dhe përkujdesja ndaj të varfërve.

Ashtu si ishim të bashkuar, humanë e të dinjitetshëm, tolerantë e të disiplinuar gjatë muajit të agjërimit, ashtu duhet të jemi bashkë e unikë gjithherë për të çuar përpara vendin tonë atje ku synojmë të gjithë thuhet në urimin drejtuar të gjithë besimtareve të fes islame nga i pari i komunë së Deçanit z. Rasim Selmanaj.
Për shkak të veprimtarisë atdhetare është arrestuar dhe dënuar në vitet 1981, 1983 dhe 1992. Ndërkaq, më 24 mars 1998, mu në ditën e fillimit të luftës frontale në Rrafshin e Dukagjinit, në befasi arrestohet nga forcat serbe. Gjykata e Qarkut në Leskovc, e dënon me 6 vjet burg. Është liruar në mars të vitit 2001. Një kohë ka qenë veprimtar politik dhe kryeredaktor i revistës “Zgjimi”. Deri në janar të vitit 2003, ka qenë botues dhe kryeredaktor i gazetës së përditshme “24 orë”.
Foto

Ishte  për një kohë  botues i gazetës së përjavshme “Fokusi”. Ka botuar disa  libra si fjala vjen  “Shtegtari i Lirisë”; “Melodi shiu në sytë e nënës” , “Peizazhi i ëndrrës”,"Hijet e thyera","Kur kalërojë kujtesën","Shpirti i lagur me lot","Kitarë e krisur",."Haradinaj dhe Haga"(Mehmet Gëzhili & Rasim Selmanaj)etj.

 Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe Kryetar I KK  në Deçan. Ka botuar një sërë shkrimesh publicistike.

Vepra “Peizazhi i ëndrrës” , është një vepër që me titullin e vet dërgon mesazh tek lexuesi për faktin se ishte një ëndërr e autorit sa ishte nëpër burgjet serbe. “Peizazhi i ëndrrës” pra, është ëndrra e vet autorit, I cili sa ishte i burgosur, ëndërronte që t'i kthehet shtegtimit aty ku ishte nisur për ta bërë realitet lirinë e Kosovës. Kjo libër në vete përmban zanafillën e shtegtimit të nisur që nga vitit 1981 e tutje. Pra, kujtimi i pranverës së vrullshme të vitit 1981 dhe të luftës së UÇK-së. Përkundër përshkrimit të rrëfimeve nga episode të ndryshme të jetës në mënyrë realiste në vepër, nuk mungojnë edhe vlerat artistike.


Libri “Haradinaj dhe Haga” përveç se jep një mesazh është një opinion i gjerë i gjithë botës duke përfshirë BE-në, NATO-n, analist më të njohur qoftë nga Shqipëria, Kosova, por edhe nga vendet e tjera. Është një opinion i shprehur në mediet më prestigjioze në perëndim. E gjithë kjo kish pas me e përfshirë se libri paraqet një dosje publike që e rrëzon dosjen e fshehtë ose dosjen e shpifur të Karla Del Pontes që kryesisht është ngrit mbi shpifjet e Serbisë dhe të kolaboracionistëve shqiptar këtu në Kosovë....

Ramush Haradinaj është pashmangshëm gurthemel i lirisë dhe shtetësisë së Kosovës dhe ai e ka rolin e vet historik në këtë drejtim. Kjo nuk mund të mohohet nga askush. Vet libri e pasqyron anën dramatike të viteve të fundit dhe jeta e Ramushit është po ashtu dramatike këto vitet e fundit. Mendoj se fati i komandantit është përgjasim me fatin e popullit tonë dhe anasjelltas. Ne shpresojmë dhe jemi të bindur që Haga nuk ka fakte ta dënoj Ramushin në të kundërtën që unë nuk e besoj që kjo të ndodhë, Haga nuk do ta dënonte Ramush Haradinaj, por popullin shqiptar të Kosovës dhe luftën e drejtë dhe do t’i shfajësonte krimet serbe ndaj popullatës civile në gra, fëmijë e pleq. Jemi të bindur se drejtësia do të triumfojë....


Poezia që shpreh mallëngjimin që në hapjen e saj para lexuesit, çoftë edhe i rëndomtë të jetë, padyshim se në brendinë e saj ka një inercion kushtimisht të të pushtuarit me tërë mallin shterrues deri në absorbimin e tërësishëm të materies brenda kopertinave përmbyllëse. Një ndjenjë e këtillë me pretendime rrëmbyese e lexuesit me pasion poezinë, si një ushqim shpirtëror, sikur pretendon ta arrinë përmbledhja e poezive “Melodi shiu në sytë e nënës” e Rasim Selmanajt. Ndonëse kjo poezi të shumtën e herave del si një përkushtim me një frymë për mallin ndaj atdheut dhe nënës që nga çasti në çast pret kthimin e të birit në vendlindje, aty ku është rritur e formësuar me një qëndrim burrëror me përkushtim prej liridashësi deri në sakrificë për atë më të dashurën, më sublimen e gjitha të tjerave, për lirinë e ëndërruar nëpër shekuj, aty takojmë edhe këngëtime nga jeta idilike dukagjinase, poezi të një rrjedhe spontane për ëndërrallat djaloshare të dashuriçkave të fillimeve të para, por që te këto poezi sikur vërehet një zhvillim më i shpejtuar i vargjeve, ashtu si mund të ngjajë në vrullet rinore, por spontanisht vijnë duke u formësuar dhe njëkohësisht duke e marrur veten. Doemos ky motiv do të evoluoj pozitivisht nga njëri krijim në tjetrin, sidomos në krijimet e ciklit “Fjalë për dashurinë”, ku veçojmë poezitë: “Intime”, “Jemi ndarë pa dashje”, “Po mbi dashurinë më peshonte shtegtimi i nisur” e ndonjë tjetër, që për motiv kishin dashurinë, por edhe në këto poezi autori nuk mundet të shkëputet tërësisht nga “shtegtimi i nisur”, rrugëtimit të mundimshëm dhe me plot sakrifica për lirinë, duke shprehur dhembjen ndaj të dashurës, së cilës “ëndrrat e bukura dhe ty ti kam prishur” (fq. 90), sikur e ndien në shpirt një pjesë të fajësisë autori.

Krijimi i peisazheve të vendlindjes nga vrimat e kazamateve famëkëqia


Nuk është piktor që do të krijonte peisazhet më të mira nga ambientet e vendlindjes së tij, sidomos në çastet sa do të ishte larg saj, por një dhunti prej vizatuesi plot pasion sikur i kishte lindur nga fëmijëria, duke tërhequr vija të pashlyeshme me pendën e tij prej krijuesi të vargjeve plot mall, duke përceptuar kujdesshëm gjithçka që do ta zgjonte kërshërinë me përkushtim. Poezia që takojmë në ndërtimin e kësaj përmbledhjeje me ciklet “Secili sonte ëndërron”, “Melodi shiu në sytë e nënës”, “Me shtegtarin në pasqyrë”, “Ditëlindja memece”, “Atdheu im me plis të bardhë” dhe “Fjalë për dashurinë” flet mjaft në këtë relacion. Aty takojmë peisazhe të vendlindjes, të paraqitura ashtu si është mësuar t’ua shijoi ëmbëlsinë pranverore, ambientimi dukagjinas sikur e preokupon edhe në kazamatet e tmerrit. Këtë të drejt si pak kush tjetër, duhej ta kenë gjenerata e viteve të tetëdhjeta, të cilët ishin dhe mbetën emblemë e lëvizjeve vendimtare drejt zgjidhjes së çështjes sonë.

“Ndërrimi i moteve zogjve u troket sërish në kafaz
Burgu, violinë e vuajtjeve, loz melodi dimri me fërfëllazë,
Sytë e mi si dy brigje malli
Presin të zgjohen me valë dashurie
Nga lumi i Shpresës.”

(“Sytë e mi si dy brigje malli”, fq.45)

Melodi e mallit kumbon gjithandej në shpirtin e poetit. Togfjalëshat, si: melodi shiu, melodi malli, melodi dimri, sikur në formën më të mirë paraqesin ndjenjën shpirtërore plot dhembje të autorit, i cili si askund tjetër do t’i ketë ndier thellë në shpirt gjatë qëndimit të tij nëpër burgjet dhe kazamatet famëkëqia të okupatorit serbosllav. Dhembja shpirtërore për vuajtjet e popullit të tij e burrëroi para kohe, i dha elan për punë më të madhe në ngritjen e vetëdijes kombëtare të rinisë liridashëse, duke u përballur edhe me reprezalie dhe burgime nga regjimi okupues, por kjo masë gjithnjë e më shumë e kaliste kundruall sfidave që po përjetonte. Një përkushtim ndaj kësaj kauze e tregoi edhe prapa grilave, duke ia dalur që të nxjerr jashtë krijimet e tij. Poezia e Selmanajt dallon nga krijimtaria poetike e shumë kijuesve tjerë nga fakti se ky krijues kujdes të veçantë i ka kushtuar vargut të çiltër për lirinë, për mallin ndaj atdheut, nënës, babait, fëmijëve, gjithë asaj që do ta ndiente në dhembjen e tij shpirtërore, pa e ndier fare mungesën e prezencës së elementeve stilizuese sipas rregullave të teorisë së letërsisë. Dashuria, besimi, kujtimet, malli, ëndrrimi i lirisë e tejkalojnë nevojën e domosdodhme të kërkimit të tropeve, toponimeve, personifikimeve e të elementeve tjera stilizuese, meqë vetë mesazhi i kësaj lënde dëshmon qëllimin sublim të autorit. Kujtojmë se në shkrimet që do të pasojnë do të vie në shprehje një përkujdesje në këtë drejtim.
Përkushtimi i autorit gjithnjë e më shumë vie e rritet me kalimin e kohës në jetën e izoluar. Ai nuk ngurron ta shpreh gjithë mallin për shokët e ilegales, për agimin e ditës së re, për ëndrrën e lirisë. Poezitë, si: “Në shtegtime të gjata qemë nisur pelegrinë”, “Dhoma nr. 55”, ”Shpirti i rrethuar me grila nuk hesht”, “Kjo ditë asgjë nga vuajtjet me vete s’merr” e shumë të ngjashme shprehin gjithë atë që poeti kishte përjetuar gjatëkohë. “Sa herë derën me grila e prek me dorë/Zemra më bëhet dimër, malli resh dëborë” (fq. 53) flet për gjendjen e përditshme me të cilën është përballur ai.


Përkushtime të një dhimbshurie krenare


Shtegtimeve nëpër poezitë e kësaj përmbledhjeje do të takohemi edhe me shumë përkushtime plot mall për nënën, për shokët e ilegales, për Orgelën dhe Flakëronin - fëmijët e një shokut që u shkruan “prej së largu nga burgu”, për tre fëmijët e tij: Pajtimin,Premtimin dhe Lirimin, të cilët në poezitë akrostike që u përkushton sikur i burrëron krah me kohën. “Motet ecin, ne me zjarr në gji e presim këngën” do t’i rrëfehet Lirimit, që “Ende nuk ta njoh/ Buzëqeshjen tënde,/Zog i ashtit tim” (fq. 25).
Nëna, personifikim i mallit, i dhembjes, i dashurisë së pashuar për jetën, lirinë, njeriun e vuajtjeve dhe sakrificës, ëndrrës së lirisë, në poezinë e Rasim Selmanajt shtrin kuptimin e fuqisë shprehëse gjithandej kah shkon malli i të rrëfyerit nostalgjik me vargun e përkushtimit shpirtëror.

“Si rrah erë mali e si flladit shiu i qiellit tonë
Atje te karvani i bardhë i rinisë sime.

Sytë e mi mbushen me diell të kanjushave
E qielli im pikon melodi shiu në sytë e nënës”.

(“Melodi shiu në sytë e nënës”, fq.19)


*****

Në asnjë çast nuk mund të bëjmë një rrumbullaksim të një mendimi përmbyllës për poezinë e Selmanajt, derisa ajo veçsa ka zënë fillet e një rrugëtimi poreve të jetës, të kërkimit motivues në prekjen e çështjeve indikative dhe përceptimit të tematikës. Varësisht se a do të  kemi mundësinë e interpretimit të kësaj materjeje poetike edhe herën tjetër në ndonjë nga prezantimet e ardhshme të këtij autori me të drejtë mund të shpresojmë se indikacionet e një pune të suksesshme tek sa kanë zënë të dalin në horizont. Në kontest të këtij mendimi të lartëtheksuar i referohemi vargut “Kosovës një brengë e një mall i fle në gji”, ku paralajmërimet e autorit sikur premtojnë se ende nuk ka përfunduar rrugëtimi poetik kah malli i ndrydhur, kah një fuqi shpërthyese liridashëse deri në zgjidhjen e kauzës kombëtare. Ai sikur paralajmëron një mobilizim pararojë për gjithëçka që i ngjallë ndjenjën e luftëtarit të paepur në ngritjen e moralit të brezave krijues deri në përmbylljen e plagëve shekullore për çlirim kombëtar e shpirtëror. Konform kësaj me plot të drejtë mund të shpresojmë se autori tashmë ka nisur këngëtimet poetike krejtësisht nga një ambient jetër, larg ngulfatjes tmerruese të kazamateve, por ende duke ndier nevojën e këngëtimit fuqimisht për lirinë, heroizmin e bashkëlufëtarëve dhe shokëve të idealit, ngritjes së një jete të re e plot shpresë se do të shpaguhet gjithë ajo që u përjetua deri në mbijetesë. Përkushtimi i parreshtur në ngritjen e vlerave krijuese me poezinë e tij më së miri do ta dëshmoj këtë mendim thotë në mes tjerash shkrimtari i mirënjohur Xheladin Mjeku.

Fragment:
TAKIMI I PARË ME LIRIMIN TE BREGORJA E RINUAR
Mbaje mend, dyzimi im i fanitur! Nga kjo qeli burgu, ku pjesëtarët e fiseve endacake sllave po më mbajnë lidhur duar e këmbë, po të nis atje, për në shtëpinë prindore ku, ndoshta për së gjalli, kurrë më s'do të mund të shkoj vetë.

Po deshe të nisesh për në vendlindjen time në katundin ku kam hapur abetaren së pari, duhet të kalosh një rrugë të ngushtë gjarpërore. Rruga, ndonëse e asfaltuar, është e gjitha gropa – gropa. Ti zdirgju teposhtëzës dhe mos nxito shumë. Në të djathë sheh livadhe të gufuara nga blerimi, rrethuar me shelgje, verra e plepa të butë. Gjithkah do të të zënë sytë, gjithashtu, shkurre kulumbrish e manaferrash, por edhe arra kurorëgjera dhe tek – tuk ndonjë thanë të vetmuar. Në të majtë të udhës, do të të përcjellë bregorja e pjerrët mbuluar me bar e dëllinja.
Kur të kesh mbërritur buzë pyllit, kundruall tij janë ca varreza të vithisura romësh. Tevona do të kalosh skaj pyllit, në të djathtë të vështrojnë me habi disa verra të gjatë. Në fund të pyllit, atje do të të zënë sytë shtëpitë e para të katundit tim. Më tej shtëpitë do të shumohen si t'i kishte nxjerrë nga një botë e mistershme një dorë e padukshme. Atje, afër varrezave do të dëgjosh një zhurmë. Mos u shqetëso! Aty hidhet nga lartësitë një ujëvarë dhe poshtë saj vrundullon i Rexhë Ahmetajve. Mulliri, me gjithë vrundullimën e tij, të kujton diçka krenare e çapkëne. Ai do të përshëndet me gjuhën e vrundullimës, ndonëse ti nuk do ta kuptosh këtë. Sido që të jetë, do të të pëlqejë. Aty janë ngujuar ëndrrat e gjyshstërgjyshërve për bukën e kuqe. Aty edhe vet, për herë të parë, provova shijën e ëmbël të miellit. Më tej mullirit prapë kanë rënë në heshtim ca varreza të vjetra. Tre gurë varrezash veshur me myshqe dhe një tyrbe mezi dallohen. Ata do të shpalosin një faqe të moçme kohe. Fluturimi i pëllumbave sërish do të të kthejë në kohën tonë. Ata do të harkojnë dhe do të sillen rrotull mbi bregoren kundruall fushës. Do të të përpijë ty bregorja plotë përmallim.

Si vetë nëna që ka pritur një jetë t'i kthehet djali nga largësitë. Kur të jesh ngopur duke parë fluturimin e pëllumbave dhe vallen fluturuese të dallëndysheve, ngjitu ngadalë një çik më lartë bregores. Aty do të të dalë përpara varri i babait. E di se s'do të durohesh pa lëshuar dy pika lotë. E di se edhe pa të thënë unë, do të kuvendosh e do të çmallesh me babanë tim. Mos u vono shumë. Ende ke për të bërë udhë. Mësyje bregoren. Hidhu në prehërin e saj, çuçuriti fjalë që ngushëllojnë.
Ajo do të qajë me lotë si një nënë zemërplasur. Aty, në gjirin e saj, do të mbetesh derisa të bjerë nata. Punë që dihet edhe pa u thënë. Dy blirët, njëri skaj rrugës e tjetri sipër bregut në të djathtë, do të të shikojnë si vëllezër të sfilitur nga mërzia. Ata do të jenë të vetmit dëshmitarë të takimit tënd të parë me Bregoren Përkrenare. Kurse ti, herë duke i pëshpëritur fjalë të mistershme Bregores, herë duke parë blirët zemërzhuritur, s'do ta hetosh fare muzgun që do të zbresë tinëzisht nga malet. Atëherë do të ndjesh një dorë të butë duke rrëshqitur mbi flokët e tu.
Si nuk e kupton, dyzimi im i fanitur? Është nëna ime e pagjumë, fjalët e së cilës pikojnë lotë e ngrohtësi. Ajo do të të thotë : “Mjaftë u çmalle me Bregoren, bir! Hajt të t'fillojmë për në shtëpi se na zuri nata!” Dhe ti, fanitje, mezi do të zgjohesh nga deliri. Atëherë, megjithatë, do të çlirohesh nga trajta e hijeve dhe do të veshësh muzgjet e jetës, pikërisht si vetë unë. Tevona ke për të takuar bijën e Hanajve dhe Lirimin, djalin tim më të vogël. Nënë e bir do të të hidhen në përqafim. Atëherë ti, dyzimi im bredharak, mos ma lësho Lirimin nga krahërori dhe tregoi se jam i ati.
E di, tevona ju të tre do të zdirgjeni Bregores teposhtë dhe kur të arrini të blirët, do të takoni grupin e miqve. Atyre do t'ua mbysë fjalët pesha e përmallimit dhe vetëm do të zgjasin duart të të prekin në errësirë. Do të të duket, natyrisht, se edhe kullat po përkulen të të përqafojnë. Ndonëse do të jetë terr, ti do të pikasësh edhe shumë shtëpi të djegura deri në themel. Mos u shqetëso! Andej sapo ka kaluar dyndalla e fiseve endacake sllave.
Mos e ndal hapin te blirët, dyzimi im bredharak! Shpejto për te përroi! Atje, përpara shtëpisë gërmadhë, të presin Pajtimi, Premtimi, gruaja, motra dhe gjithë fisi im. Atëherë, do të të duket sikur prapë ke rënë në fund të ëndrrës. Gjumë, megjithatë nuk do të kesh. Do t'i rrëfeheni njëri tjetrit deri ndaj të gdhirë, aty te Dardha e Vogël, në qoftë se ka shpëtuar. Kur agu t'i ketë përzënë hijet e natës, ti prapë do të marrësh trajtën e fanitjes dhe mbi krahët e dallëndyshes sakaq do të shndërrohesh në shtegtar, do të kaptosh male, gryka, vise të pikëlluara, hone të mistershme dhe sërish do të arrish në qelinë time që të më rrëfesh ç'ke parë e ç'ke dëgjuar atje.

Flori Bruqi

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...