Nga
Fritz RADOVANI:
(1943 – 2012)
V D E K J A
S’ asht e vërtetë
që vdekja vjen
vetëm një herë.
Sa herë ka trokitë
ajo në derën time,
sa herë.
Dhe gjithnjë diçka
merr,
aq sa,
kur të vijë për
herë të fundit,
bosh do të jenë
muret.
(Nga D. Gazulli, 1994)
Vdekjet
e paprituna gjithmonë krijojnë një boshllek...jo vetem, nder familjarë, po edhe
nder miqë e dashamirë! Daniel Gazulli këte e ka lanë nder të gjithë!
Porsa,
kishe perfundue një artikull per të madhin Lukë Kaçaj, dhe sapo e nisa në
adresen e Danielit në internet...erdhi një mesazh: “Njoftojnë nga Italia se sot
ka vdekë nga një infarkt Daniel Gazulli...”! Ishte ora 12.20’ e mesnatës, pra,
me oren e Melbourne, kishe hy tek data 13 Nandor 2012... Tue mos dashtë me e
besue, e mbylla internetin!
Heret në
mengjes, u donte me u besue disa njoftimeve...Edhe pse, të pasigurta!
Ishte
mengjes i dates 12 Nandor 2012, kur gjeta një “artikull” (per një person që e
dijshe se Danieli e njeh...) dhe, i bana një mesazh: “Daniel, kam frikë se
do të kenë dalë nga mendja...këto ditë. Po të dergoj këte artikull...” dhe i
dergova artikullin...
Në mesazh që Danieli më pergjegji
po me datën 12 Nandor 2012, më shkruente: “Mos na hap barkun me té, se na u ba
si Esat pasha! ...(ata) idiota!” Ishte disi i veçantë, dhe pikrisht, humori i
atij mesazhi nuk “më lejonte” me pranue vdekjen e Tij...mbas mesnatës së asaj
ditë. Biseda e fundit telefonike me Té, vazhdon me kenë pa u “fshijë”!
Edhe sot
mbas një viti, vazhdoj me e kujtue e mendoj; “mos jam i gabuem”!..
Korispondenca
me Danielin, bisedat telefonike dhe shkëmbimet e mendimeve me Té, ndoshta, më
bane me mendue se jemi afer, jo vetem me moshë, po edhe me shumë e shumë
pikpamje të perbashkëta që na bashkonin në piken e mirëkuptimit.
Shpeshë,
më shkruente: “Edhe pse e dij se nuk do të jesh plotësisht dakort
me mue, si edhe herë të tjera, unë do të shpreh mendimin tim..!” Gjithmonë këte thanje e kam kuptue si
hapje zemret dhe sinqeritet të Tij! Këta dy veti në një komunikim të
vazhdueshem në mardhanjet tona, unë i vlersoj si një nga visaret ma të çmueshme
ndermjet shokësh dhe miqësh. Ishte Ai i pari që mi tha këto fjalë, të cilat
hapën perden që mund të na ndante si pasojë e distancës së largët, ose edhe e
ndonjë keqkuptimi që lëshon metastaza nder të tilla raste. Në shkembimet e para
të mesazheve mërrijta me kuptue mikun e vertetë dhe dashamirësin e persosun, me
virtyte të brumosuna nga edukata e Tij familjare dhe kultura e trashigueme nder
Troje të Fisit.
Virtyti
i tolerancës tek Danieli, shpesh i shkapërcente caqet e durimit, aqsa i
thojshe: “E dij se nga kjo veti, tek Ti Daniel, perfitojnë...po, unë, nuk mund
ta pranoj...”
Jo, ma larg se të nesermen, më pergëzonte per qendresen
time, dhe shtonte me humor: “T’ a kam lakmi, po nuk mund të imitoj në këte
kambngulje...” Gjithshka mbyllej me lëshime dhe dëshirë mirkuptime me të
gjithë! Sigurisht, kjo nuk ishte nga mungesa e guximit të Tij, po nga një rrugë
që e kerkonte nder rrethanat e krijueme nder Shqiptarë.
Po të
analizojmë krijmtarinë e Tij letrare, aty gjejmë shperthimin e Shpirtit të një
Shqiptari të plagosun nga plagët e pasherueshme të shoqnisë sonë të bastardhueme,
që prej sa kohe, nuk po gjenë as rrugdaleje dhe as sherim. Këshillon si Prind i
mirë, dhe kritikon si Mësues dashamirës, që sheh një shoqni të molisun nder
vese e lakmi...
Thesari
kulturor i Tij në fushen e Gjuhës Shqipe, dhe perkushtimi i Tij në një nga
labirintet e rrezikshme ku asht ngujue “Gjuha Letrare Shqipe”, tue mos tolerue
asnjë diskutim per zhvillim dhe perparim të saj, ishte “kështjella” ku ishte
Flamurtarë dhe një nga studjuesit ma të perkushtuem per atë çeshtje, perderisa
me një kryeultësi modeste dhe pa asnjë zhurmë provokuese më tregoi, se kishte
perfundue “Kodifikimin e Gjuhës Gegënishte” dhe, se materialin e kishte të
gatëshem per diskutim dhe botim...
Dashje e
padashje u detyrova me i hjellë një veshtrim rrugës së vështirë dhe plot me
gremina të Gazullorëve, që nder shekuj punuen dhe gjithë kapitalin e vet
kulturorë ua lanë Shqiptarëve, të cilët, vetem i mbyten dhe i zhduken nder
prroska bashkë me të gjitha Ata vepra madhshtore e kulturore që u munduen me i
dhurue Atdheut të vet.
Danieli
ishte i fundit që njoha unë, por jo rranja e fundit e Gazullorëve, prej kah me
dashuni e padurim pres bulimin e një Pinjolli të Rinj, ashtu si ishte edhe
Danieli,... aso kohe kur e njoha unë, siç thohej dikur... në Shkoder: “Pa i ra
brisk fëtyrës”..!
Daniel
Gazulli ishte njeriu i vityteve dhe i letrave, ku edhe do të fitojë njëditë!
Shpirti
i Tij gjithshka e vishte me dashuninë vllaznore dhe të pakufishme, që rritej e
rritej në kenjen e Tij... deri në Pafundësi!..
E sot,
edhe unë, thërras derisa zani im të shkojë pranë Tij...
Po, po, në Pafundësi,.. ku
jam i sigurtë... se prehet i qetë!
Melbourne, Nandor 2013.