Gurë themeli në kështjellën e ekzistencës kombëtare
Ç’do të ndodhte nëqoftë se figurat dhe bëmat e heronjve dhe personaliteteve historike shqiptare do të mungonin nëpër letërsinë shkencore dhe artistike kombëtare e botërore ? !
Shqipëria me shqiptarët s’do të qe asgjë veç një poligon eksperimental pa zot , për fuqitë ekspansioniste shoviniste fqinje , ballkanike , a botërore .
Heronjtë dhe personalitetet historike janë dëshmitë më të vërteta, të imunizuara të identitetit shqiptar , janë gurët e themelit në kështjellën e ekzistencës kombëtare .
Pa ata s’do të kishte as Shqipëri , as shqiptarë .
Një e tillë figurë kombëtare është edhe Akademiku Stefanaq Pollo , prandaj përjetësimi I Tij në këtë vepër , ka vlera kombëtare .
M a s i v i s h k e n c o r
Që në fillim të veprës del I hapur , emocionues , disponimi atdhetar I autorit Qatip Mara .
Vepra hapet me fjalën – Mirënjohje – dhe mbyllet me vlerësueset –I përulem me respekt të thellë – dhe natyra , viset , mjediset , Frashëri e Frashërlinjtë , Përmeti e Përmetarët , Shqipëria e Shqiptarët , na vijnë para syve , ndonse “të plagosur “, të bukur e joshës . Autori na I sjell Frashërlinjtë , banorët e Dangëllisë ,Përmetarët e Shqiptarët
nëpërmjet zbulimit të tipareve estetike më qenësore të karakterit të tyre : etjen për liri e dituri , lidhur në atë fill të kuq të përbashkësisë- Shqiptarizmin , si koherencë universale të krahinës
R r ë n j a d h e m a j a e h i s t o r i o g r a f i s ë S h q i p t a r e
Substanca e brendisë së veprës sintetizon disa përbërës nëpër të cilët dukshëm shkëlqen vula e shkencëtarit Stefanaq Pollo :
1- Masivi i veprës historiografike të Tij .
2- Vlerësime të shokëve bashkëluftëtarë , bashkëpunëtorë , ishstudentë , nga familja e Tij , të afërmit e nga të njohur të tjerë .
3- Vlerësime të autorit të librit
4- Fakte historike dokumentare arkivore të evenimenteve kombëtare , zhvillimeve kulmore historike të Luftës Nacional-çlirimtare dhe periudhave ndërtimore të vendit.
5- Nga lidhjet me personalitete dhe evenimente shkencore e kulturore ndërkombëtare .
6- Jeta personale , familjare e shoqërore e Tij .
7- Duele shkencore , kulturore , pedagogjike e politike me pseudoshkencëtarë , sharlatanë , rudimentarë , kalemnxhinj dhe shkencëtarë të afirmuar në Athinë , Beograd, Romë , Sofje ,Paris e Shtutgard për të zbuluar e mbrojtur të vërtetën shqiptare . Kjo e vërtetë me tiparet e bukura estetike që natyrshëm vetëpërmban lufta shkencore e Shkencëtarit , e ka frymëzuar autorin ta shohë në këndin estetik dhe ta zbulojë e ta ndriçojë atë artistikisht dhe me ndjesi . Autori ndriçon tiparet prometeike të kësaj të vërtete : sublime , e papërkulshme , heroike . Këtë të drejtë e të vërtetë e gjen në mbarë botën shqiptare : te shqiptari , te natyra e rrjedhimisht te Heroi I tij , I cili arrin ta përvetësojë lexuesin që me takimet e para në vepër . Masivin shkencor të Akademikut autori e ka evidentuar dhe argumentuar shkencërisht me erudicionin e studiuesit dhe hulumtuesit
të zellshëm.Ky masiv gjen rrënjët e lashta historike të Shqipërisë dhe Shqiptarit . Si edhe me përgjigjjet që u jep problemeve rrënjëse të ekzistencës së Shqipërisë dhe Shqiptarit , nyjeve të pazgjidhura për shekuj : etnisë ,
Kombit , shtetit , territorit dhe luftës së tyre ,, ai përbën rrënjën e historiografisë shqiptare.Masivi shënon njëherësh edhe majën shkencore të historiografisë shqiptare . Ai na jep te paren biografi shkencore te shkruar te Shqiperise dhe shqiptarit .
Në përmbajtjen e zbulimeve shkencore historike të Shkencëtarit, si vlera jetike të popullit shqiptar dhe atdheut, autori gjen të madhërishmen. Ato arrijnë shkallën më të lartë shkencore të historiografisë sonë , si vepra të rralla, përmbushur nga sakrifica sublime , punë vitale dhe luftë heroike . Ato cilësohen epokale me një jetëgjatësi deri në pavdeksi. Gjithnjësoj autori glorifikon lavdinë e ketyre zbulimeve nëpërmjet evidencimit të
vlerave të bukura shoqërore të tyre :lirisë , pavarësisë , progresit shoqëror e qytetërimit .
K u r a u t o r i e m p r e h p e n ë n
Dantja, e kuptoi se figura brilante e Beatriçes duhesh trajtuar me një stil brilant artistik ,që lartësia e veprës shkruar nga dora e tij t’i përgjigjesh lartësisë së veprës krijuar nga dora e Zotit , që objekti artistik , t’I përgjigjesh bukurisë së objektit estetik natyror . Dhe e mprehu penën mirë e mirë , pra shkroi. Ky paralelizëm , ndonse ndryshon cilësisht nga subjektet krijuese dhe protagonistët , është I njëjtë si process . Autori punoi 5 vjet për t’ia arritur qëllimit të vet të guximshëm.
Gjithë puna me veprën dëshmon se çdo përbërës , çdo ind i saj , ka përshkuar thellë trurin dhe zemrën, mandej është hedhur në letër.Për skalitjen e mozaikeve të obeliskut të tij ,autori , gjërësisht ,përdor daltën e fjalës nocionore të mirëfilltë në vend të figurës së mirëfilltë stilistike .Me të tillë gjetje artistike e ka bërë objektin artistik , Heroin e tij , aq të besueshëm , aq bindës , aq të pëlqyer , pa e stolisur, dhe pa e fotografuar atë : të vërtetë , të bukur , pa e stilizuar kur ai është vetë estetik
Fjala nocionore , e zgjedhur posaçërisht nga gjuha e gjallë përditore , stilizohet prej autorit jo vetëm me thjeshtësinë e shprehjes së drejtpërdrejtë , jo vetëm me kthjelltësinë e kumtit të frazës , jo vetëm me çiltërsinë e mendimit , por edhe me përforcimin dhe zgjerimin e hijësirave kuptimore të saj , edhe me vendin ne kontekstin sintaksor , edhe me alternimet me sinonimiket e saj , edhe me lakonizmin e të shprehurit.
Tërësia e elementeve të brendisë : vende, objekte , ngjarje , njerëz , evenimente historike , në veprat përkushtimore përbëjnë komponentin shkencor të saj.
Ato janë të paprekshme në mëvetësinë e tyre, të parikrijueshme , të patjetërsueshme. Vlera dokumentare e tyre I ka ngurosur . Ato interpretohen .
Dhe me këtë interpretim , autori sajon llojin e veçantë të veprës përkushtimore , me brendi shkencore dhe formë letraro-artistike , gjë që e realizon mendimi I stilizuar dhe i ndjenjësuar i autorit . Dhe autori shfaqet kësisoj I dyzuar : mendimtar dhe krijues ; shkencëtar dhe shkrimtar , si shumë prej Rilindësve tanë e botërore. Ndërsa struktura kompozicionale e veprave të tilla ndërthurret mbi një bazë të veçantë . Ato të zhanrit jetëshkrimor ndërthurren mbi bazën e tërësisë së fakteve e detajeve jetësore të heronjve .Kompozimi I tyre ndjek linjën e kronikës kohore , kurse veprat memorial- përkushtore ndërthurren mbi bazën e idesë së autorit. Ato përdorin faktet e përzgjedhura jetësore të personazhit të ndërlidhura nga interpretimi dhe vlerësimi i subjektit krijues. Kompozimi I veprës në fjalë , shfaq një strukturë lineare, ngritur mbi tregimin e autorit. Që të thyejë monotoninë, njëtrajtshmërinë që krijon linja drejtvizore e kompozicionit dhe renditjes së fakteve autori me mjeshtëri artistike e harmonizon këtë linjë me të tjera trajta e teknika ndërtimore . Në tërësinë e veprës ai përdor trajta të sintaksit poetik për ndërtimin e frazave të prozës së tij si tjetërsimin poetik , nëpërrmjet zgjerimit të aftësive shprehëse të metonimisë poetike :
- Duke lexuar njerën , nënkupton tjetrën .
- Duke lexuar për pjesët, lexuesi nënkupton tërësineë .
- Duke paraqitur përbërësit , lexuesi nënkupton njësinë
- Duke përdorur kundërshtitë e përmbajtjeve të sendeve , fenomeneve , ngjarjeve, mendimeve .
- Idetë e pseudohistoriografëve greke , serbë , ballkanas për Rilindjen Shqiptare , I kundërve me ato të Shkencëtarit tonë , Stefanaq Pollo . Kjo gjetje artistike përmban në vetvete të bukurën sepse – E bardha ndrit më shumë përballë të zezës , siç –E Shëmtuara shëmtohet më tepër përballë Të Bukurës .
Kundërvënia kësisoj e ka cilësuar më fort idenë dhe efektin artistik të veprës . Në një peisazh për Frashërin me anë të figurës së enumeracionit poetik , si në “ Bagëti e Bujqësi “ paraqiten sendet të veçuara që përmbajnë tipare të bukura natyrore , , pa u treguar vetë e bukura . Fjala – poezi – këtu neënkupton sinonimikën e vet –bukuri- .Kështu lexuesi nënkupton tërësinë që përbëjnë elementet e veçanta estetike , bukurinë e peisazhit natyror. “ Çdo lis e bredh , çdo plis e djerrinë , çdo flutur e blegërim, çdo kodër e bregore , çdo gur e manushaqe , gjithçka që të zë syri , rrjedhin e gurgullojnë poezi . Siç ndjen autori për natyrën vendoret , viset, njerëzit e trojet shqiptare , duket sikur dashuria për Atdheun del burim nga nëndheu dhe bashkë me ujin , hyn nëpër çdo qelizë të shqiptarit dhe i jep jetë . Disponimi atdhetar e destinon autorin të gjejë trajta e forme sa më efektive për ta thënë si ndjenjën dhe mendimin sa më bukur ,
shpeshherë për ta trasformuar prozën narrative në proze poetike , siç proçedonin të shumtat e herëve Rilindësit . Shfrytëzimi I energjive poetike përdoret kështu për të ndërtuar prozën poetike , por edhe si figurë stilistike shprehëse , e cila sjell rijësi e freski të karakterizuar nga veçori poetike :
- Sintagma poetike me kadenca të barabarta ritmike .
- Çdo rresht I prozës poetike ,fillon me të njëjtën gjymtyrë , shprehur morfologjikisht me përemrin e pacak –çdo-, I cili mes përsëritjes poetike , si figurë stilizimi , përmendet 5 herë në formë ritmike . Me figura stilistike të epitetit emocional sintagma- kjo vatër- shprehur për teqenë e babë Alushit ,me
- përsëritje poetike përdoret 5 herë brenda 9 rreshtash duke u bërë krijuese e një ritmi poetik të brendshëm e duke kthyer prozën përshkruese , në prozë poetike .
- Sintagma sintezë-kjo vatër- cilësohet nga pasueset me vlera sitaktike të barazvlereshme .Kësisoj ideja e luftës për liri , dritë e dituri , është konkretizuar dhe stilizuar poetikisht.Në një vlerësim në hyrje të veprës , , autori shprehet :” Vepra e akademikut Stefanaq Pollo , studion të djeshmen , depërton të sotmen dhe reflekton të ardhmen “ . Konteksti i shprehjes përmban veçori posaçërisht poetike :
- - Mendim të poetizuar , bukuria e të cilit konsiston në logjiken racionale , drejtësinë e tij , vërtetësinë , saktësinë ,I cili shpreh idenë se vepra e Stefanaq Pollos jep zgjidhje reale , të pavdekshme .
- Me fjalitë ndërtuar metrikisht në formën e vargut .
- Me konçizitetin – një frazë e gjatë , , ngurtësuar në 2 gjymtyrë - kallëzues , kundrinor .
- Metonimi – 3 skajet e bashkëkohësisë : dje , sot, nesër ,nënkuptojnë përjetësinë e veprës , çka s’është thënë .
- N j e o b e l i s k m o z a i k a l
-
Vepra e llojit jetëshkrimor dhe ato përkushtuese , veçohen edhe për një kompozicion elastik. Kompozicionin e tij , autori e ndërton mbi bazën e përfytyrimit artistik .
Fragmentet e përshkallëzuara nga Historia e Shqiperisë , Veprimtaria e Heroit dhe personazhet , vendet , ngjarjet , konceptohen në trajtën e një obelisku mozaikal . Ky kompozim vjen nga brenda objekteve dhe fenomeneve estetike të lartshënuara. Vetë Historia e Shqipërisë dhe jeta e Heroit të veprës është e tillë , plot dukuri monumentale estetike. Është mjeshtëri profesionale artistike , që objektin estetik të realitetit ta konceptosh e ta kompozosh artistikisht kësisoj, sepse kompozimi bëhet mbi ngjashmërinë logjike të dukurive estetike me ato artistike , pra mbi përfytyrimin artistik.Struktura kompozicionale e veprës e le lexuesin të ndjejë edhe trajta të tjera strukturore të njëhershme , por ideja e lavdisë së Shqipërisë dhe Heroit të veprës , , estetikisht , simbolizohet më bukur me një obelisk përkushtues që del se brendshmi vetë objektit estetik .Po kësisoj , lexuesit i mbetet ngulitur në kujtesë atdhetaria sublime e Heroit . Dhe kjo sepse sublimiteti I Tij përmban Të Bukurën si cilësi përveçuese imanente .
Mozaiku I parë është organizuar mbi bazën e fakteve kombëtare e ndërkombëtare shkencore , pedagogjike , shoqërore a politike të Heroit , renditur simbas kronikës kohore të zhvillimeve të tyre historike në shtrirje lineare
Mozaiku i idytë i montazhit, i cili ndryshon nga i pari strukturalisht , kompozohet mbi bazën e idesë së autorit .
Nëqoftë se mozaiku i parë paraqet pikën e rëndesës së brendisë së veprës, mozaiku i dytë , ai i Heroit , paraqet qelizën me nevralgjike të organizimit të veprës qe pulson energji lëvizjeje nëpër ngjarjet dhe evenimentet historike shqiptare. Si element organizues strukturor , njëherësh , artistikisht ai , paraqit edhe elementin më impulsiv , ndërlidhës të ngjarjeve , njerëzve , vendeve , problemeve. Portreti i Heroit është kompozuar si gërshetim i së përgjithshmes me të veçantën , shoqërores me personalen ,
si qytetar dhe si familjar .Ai kompletohet nga të d y përbërësit me vyrtyte e cilësi humane të bukura etike.Përbërësi shoqëror i karakterit të Tij , mbart kryemesazhin ideor të veprës : “ Amaneti I Rilindësve na thërret për bashkim e vëllazërim midis gjithë shqiptarëve . Le të ngrihemi mbi pakënaqësitë personale dhe të punojmë për ta bërëShqipërinë ashtu siç e endërronin Rilindësit- Lum’ kush të rronjë | Ta shohë zonjë –Ndërsa përbërësi i dytë është përçues i idesë humane ,etike..Është një apostrof emocional për lartësim moral, për pastrim , pasurim dhe përsosuri morale të karakterit shqiptar . Në veprat letraro-artistike evolucioni i protagonistit na jipet i përshkallëzuar , në lartësim të pandërprerë. Midis së tjerash protagonist i veprës letraro-artistike kompletohet edhe me imtësi të karakterit dhe hijësira të veprimeve dhe rrethanave ku ai gjallon .
Në këtë vepër protagonisti na jipet me karakter të formuar , të përfunduar.Kujtimet mbresëlënëse të të gjithë tregimtarëve na i sjellin nëpërmjet vlerësimesh para syve :
“ Ai ka hyrë në histori me thjeshtësi e heshtje hyjnore dhe fitoi lavdinë ! “ , çka pohon edhe njerën prej ideve të autorit.
Si object artistik , portreti I Shkencëtarit ngrihet mbi ekuilibrin e raportit ndërmjet mendimit logjik dhe ndjenjës së ngulitur.
Herë mendimi destinon ndjenjën , herë njdenja , destinon mendimin . Vlera shoqërore e karakterit të Tij , cilëson edhe jetën edhe jetëjetesën , sepse zgjidhja e çështjeve jetike të Shqipërisë dhe shqiptarit , përmbush qëllimin e jetës dhe shënon kredon personale . Kjo nuk del shprehimisht ,por kuptohet gjithandej nëpër vepër nga mendimi I ndjenjësuar si trajtë logjike e mendimit artistik . Heroi I veprës paraqitet organikisht I njësuar me familjen , prindët , fisin, vendlindjen dhe mjedisin shoqëror ku është formuar . Autori zbulon se fisi I Frashërlinjve lindte me etjen për dritë e dituri .Në raportin pasuri apo dituri , ai vinte numërues diturinë . Pasurinë e quante të përkohshme , ndërsa diturinë , pasuri të përhershme. Iluminizmi I tij popullor , tradicional shkëlqente kur Frashërlinjtë Atdheun e vinin mbi jetesën dhe jetën e tyre . Për diturinë jipnin pasurinë , për Atdheun ,
jipnin diturinë dhe jetën . Kësisoj edhe Heroi cilësohet nga vyrtyte të lindura , por edhe të fituara nga mjedisi . Kryevyrtyti I Tij , dashuria për Atdheun dhe familjen , përveçohet dhe ndjehet e rrënjosur deri në forcë instikti :
“ Janaq , kemi ardhur në Moskë për studime e nuk kemi ardhur për të gjetur gra .Kemi Atdheun tonë për të krijuar familje., sepse të parët tanë na kanë lënë shumë tradita të shkëlqyera të cilat ne s’duhet t’i harrojmë , por edhe t’i zbatojmë në jetë .” Mjeshtërisht , autori i veprës ka qëmëtuar ato veprime , thënie e vlerësime të Heroit të cilat e karakterizojnë duke e përveçuar atë . Kështu ndriçohet shqiptarizma e Heroit , si e lindur , e mbartur në gen brez pas brezi . Me të tillë karakterizim , autori ka konkretizuar bukurinë dhe madhështinë e një fisi dhe njeriu madhështor.
Dhe me të drejtë autori e ka konsideruar artistikisht si shenjtin që ushqen shqiptarësinë te shqiptarët edhe pas vdekjes . Iluminishenca dhe vyrtytshmëria e Heroit konceptohen të përhershme , burimore dhe të patjetërsueshme . Estetikisht një i tillë konceptim shënon përsosurinë njerëzore dhe bukurinë absolute . Dhe është më se e besueshme , e vërtetë , sepse personalitetet dhe figurat madhështore kombëtare , diferencojnë dukshëm nga përditorët . Megjithatë autori i ka cilësuar Heroit me vërtetësi ato vyrtyte që ia njihnin dhe i përmendnin në të gjallë të Tij gjithë ata që e njihnin . Në çdo formë vlerësimi e karakterizimi nga autori gjejmë çiltërsinë e mendimit , vërtetësinë e faktit dhe shpirtësinë e ndjenjës .
R i l i n d j a
Që në faqet e para ndihet flladi i Rilindjes që sa vjen e përhapet në vepër si agu mëngjesor përhapet sa krijon ditën . Dhe ashtu si hyn rrezja e Diellit , nga s’hyn drita e Rilindjes në vepër ! Dhe jo veç si trashëgimi e vyer , por si fokus I progresit të Shqipërisë mbi zhvillimet demokratike bashkëkohëse dhe të perspektivës . “Amaneti I Rilindësve na thërret për bashkëpunim e vëllazërim të gjithë shqiptarëve . Le te ngrihemi mbi pakënaqësitë personale dhe të punojmë për ta bërë Shqipërinë ashtu siç e endërronin Rilindasit – Lum’ kush të rronjë / Ta shohë zonjë ! “ Epokën e ndritur të atdhetarësisë e sjell në këtë vepër vetë vepra madhështore e shkencëtarit Stefanaq Pollo, vlerësimet , karakterizimet dhe cilësimet e historianëve bashkëkohës dhe autorit si vazhdë meteorike , ndjenja e atdhetarisë , e cila behet njëherësh edhe kryeide , edhe kryeparim vlerësimi për njeriun , punën dhe vlerën e tij , si kryeparim krijues dhe vlerësues artistik ..
E sjell simbioza ndjenjësore e autorit me Heroin e tij dhe Rilindasit , e ndofta edhe si bashkëfatës mërgimtarë .
E sjell dhuntia gjuhësore e fjalës dhe shprehjes artistike ,thjeshtësia , qartësia , çiltërsia , ëmbëlsia , ngrohtësi dhe lakonizmi I saj . Siç del autori ka bërë të vetin parimin gjuhësor të dijetarit tonë të madh , Rilindësit Sami Frashëri , I cili duke shkelur proliksitetin e shprehjes së skolastikës mesjetare , thekson: “ Gjuha që thotë shumë , mëson pak .”
Koha , kjo gjykuese e historisë ruan si thesar të çmuar e përjetëson ato figura e ato lëvizje që i kanë rrënjët e tyre në popull dhe që kanë shprehur e realizuar aspiratat e tyre. “ Koha e solli që ky vlerësim etalon I Heroit të Popullit Luigj Gurakuqi të jetë I barazvlershëm ende sot për vlerësimin e pasardhësit hero Stefanaq Pollo . Ndërsa Heroi I Shkencës , Stefanaq Pollo , e vlerëson Heroin Luigj Gurakuqi si figurë monumentale lavdiplote : “Ai la vulën e vet në analet e historise sonë . “ Në përbërësin shoqëror të portretit të Heroit , sintetizohen tipare e cilësi të heronjve lavdiplotë të Rilindjes . Ai portretizohet si ata : luftetar me armë e penë , me cilësinë e njëjtë të bukurisë –atdhetarinë . Zbulimi dhe trajtimi artistik i kësaj përbashkësie , shpreh idenë e progresit të pandalshëm të Shqipërisë në kohë . E Bukura në portretin e Heroit konkretizohet në harmoninë e botës së jashtme të Tij me të brendshmen shpirtërore ; në trinitetin proporcional që përveçon personalitetin e Tij si: erudit, themelues e drejtues .
Cilësitë e vyrtualitetit të Tij jetësor dhe karakterit të Tij , po ashtu krijojnë objekt estetik . Siç edhe vyrtytet moralo-etike : mencuria , dituria , pastertia shpirterore te harmonizuara sipas afërive të tyre . Autori kërkon e thellohet gjithmon e më tepër në jetën dhe aktivitetin e Heroit. Dhe pas çdo kërkimi ai gjen e sjell aftësi e zotësi të pambarueshme , fuqi të jashteëzakonshme . Çdo aktivitet jetësor Heroi e realizon me një trinitet organik aftësish e zotësish : punën , e realizon si punëtor , organizator e drejtues ; Luftën , si luftëtar , organizues njësitesh e drejtues . Studimin : E realizon si studjues erudit , organizator e drejtues aktivitetesh shkencore , arsimore a shoqërore dhe institucionesh shkencore . Luftëtar i përhershëm
i paçlodhur , i palodhur . Luftëtar me penë , armë e kazmë .
Mjeshtërisht autori cilëson karakrerin popullor e shqiptar të madhështisë së Tij , e cila shpeshherë e rrëmben , por prapseprapë ai kthehet dhe me arsyetimin e ftohtë të fakteve argumenton se gjenia e Tij s’ishte magjike , po tejet e përceptueshme : sa më I lartë si dijetar , aq më tokësor si njeri . Vitet dhe koha le të bëjnë të tyre . Gjeneratat gjithmon e më tepër do të kërkojnë të dinë - kush janë e nga vijnë . Dhe do ta gjejnë zgjidhjen nga Dijetari Stefanaq Pollo në këtë libër si gurin e çmuar në kutinë e artë .