2015-02-16
SHTYPI MALAZEZ PËR LIDHJEN E PRIZRENIT
"Gjatë periudhës së Lidhjes së Prizrenit, në Mal të Zi, botohej gazeta „Glas Crnogorca", e cila zëvendësonte gazetën e mëpërparshme „Crnogorac", që për shkak të shkrimeve antiturke dhe antiaustriane, u ndalua ...
Qamil Gexha
...të shpërndahej në territoret e Turqisë dhe Austrisë dhe kështu nuk pati arsye të publikohej edhe më tutje. Numri i fundit i saj doli në mesin e shkurtit të vitit 1873. Gazeta „Glas Crnogorca" krijoi një orientim dhe program që ndryshonte nga ai i gazetës „Crnogorac".1
Kjo gazetë dhe gazetat tjera që prekin çështjen shqiptare, e në veçanti gjatë periudhës së Lidhjes së Prizrenit, i trajtojnë ato në frymën antishqiptare kundër lëvizjes së shqiptarve për autonomi dhe pavarësi. Në këtë gazetë botoheshin edhe shumë artikuj të huazuar prej gazetave të tjera.
Pas një pauze prej një viti e tre muaj (1877—1878), për shkak të angazhimit të Malit të Zi në luftë kundër Turqisë, kjo gazetë vazhdoi të botohej përsëri. Më 8 janar të vitit 1879 botoi artikullin në faqen e parë me titull „Lidhja Shqiptare". Në këtë si dhe në artikujt e tjerë vijues, që bëjnë fjalë për „Lidhjen e Prizrenit" dhe aktivitetin e saj, siç janë kryengritjet antiturke për një autonomi që do të çonte në pavarësi, vihet re një tendencë e përgjithshme që është karakteristike për historiografinë borgjeze — tendenca e nënvlerësimit, apo e mospërfilljes së plotë të pjesëmarrjës dhe të rolit pozitiv vendimtar të masave popullore në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Këto lëvizje konsiderohen të organizuara ose të nxitura herë nga Turqia e herë nga fuqitë tjera të jashtme.2 Për Lidhjen e Prizrenit thuhet se nuk ka qenë gjë tjetër veçse pjellë e Portës, e ndriçuar dhe artificialisht e fryrë nga shtypi europian vetëm për t'i minuar zbatimet e vendimeve të Kongresit të Berlinit. Lidhur më këtë një artikull i kësaj gazete shënon: tërë ajo që është shkruar në gazeta (mendohet në të huajat — Q. G.) mbi Lidhjen Shqiptare ose është krejtësisht e pabazë ose është stërmadhuar. Lidhja Shqiptare nuk ha pasur atë vetëdije që i mvishet asaj për tërësinë dhe pavarësinë e Shqipërisë (Arnautllukut), as që mund të rrjedhë nga kjo vetëdije..., e cila theksohet në gazetarinë evropiane. Ajo është, në të vërtetë, pjellë e mendjes nga këto motive: disa që ta padisin Turqinë, që me formimin e Lidhjes së Prizrenit pengon zbatimin e vendimeve të Ko-ngresit të Berlinit, të tjerët që të padisin Rusinë, gjoja se ajo me kërkesat e tepruara e ka nxitur këtë gjendje në Turqi, dhe sikur ka për qëllim të arsyetojë mbetjen e saj në Rumeli, të tretët që të tregojnë se në këtë rast lypset dora e fortë për ta kthyer rendin dhe paqen në Turqi".3
Për të krijuar bindjen se Lidhja e Prizrenit është pjellë e Turqisë, në një artikull tjetër shënohet se ajo ishte e formuar vetëm nga myslimanët. „Kush mendon se ajo Lidhje është e përbërë nga shqiptarët, e aq më tepër nga shqiptarët e Gucise, mashtrohet keq. Ajo është e përbëre vetëm nga myslimanët, madje nga ata të Sanxhakut të Prizrenit. Atë e ka formuar Porta, për ta larguar pergjegjësinë për pengesat që do t'i dalin përpara dëshirës së Evropës për zbatimin e vendimeve të Kongresit të Berlinit.. .".*
Edhe në artikujt e tjerë, për çështjet shqiptare e në rend të parë për Lidhjen e Prizrenit, thuhet se nuk janë gjë tjetër, veçse përpjekje të turqëve për t'i nxitur shqiptarët që të mos realizohen vendimet e Fuqive të Mëdha dhe në asnjë vend nuk shënohet se Lidhja e Prizrenit ishte lëvizje për mbrojtjen dhe afirmimin e kombit shqiptar e për krijimin e pavarësisë së tij, siç e vlerëson edhe Dimitrije Tucoviqi në librin e tij „Serbija dhe Shqipëria" ku shënon se: „Lufta për autonomi ka arritur pikën më të lartë me organizimin e Lidhjes Shqiptare".5
Meqenëse dorëzimi i Plavës dhe i Gucisë nuk u bë në mënyrë paqesore, siç kishte vendosur Kongresi, Princ Nikolla organizoi ushtri dhe e dërgoi në keto anë. Shqiptarët e Plavës dhe të Gu-cisë, të udhëhequr nga Ali pashë Gucia dhe Jakup Perri, bashkë me ta edhe shqiptarët që ishin dërguar nga Lidhja e Prizrenit, iu përgjegjën me luftë ushtrisë malazeze. Në lidhje me luftën e Velikës gazeta jep lajme të' pavërteta, i hiperbolizon sukseset e ushtrisë malazeze dhe e rrit numrin e të vrarëve në anën e shqiptarëve. Trupat malazeze nuk arritën të hyjnë në Plavë dhe Guci. Gazeta „Glas Crnogorca" këtë mossukses e arsyeton si vijon: „Në luftë të Velikës kanë hyrë shumë turq (nizam) të veshur me rrobe të arnautëve për t'u maskuar se janë arnaut". Megjithatë në vazhdim të artikullit, autori u kërcënohet banorëve të Plavës dhe Gucisë: „Ta keni ndërmend banorë të Plavës dhe Gucisë! E mira ju sjell të mirën, të panënshtruarit do t'i gjykojë Ligji".*
Meqë nuk u realizua vendimi i Kongresit të Berlinit për dorëzimin e Plavës dhe Gucisë, Fuqitë e Mëdha vendosën që Malit të Zi t'i jipen Hoti dhe Gruda. Gazeta „Glas Crnogorca", shprehet se kjo është çështje e Fuqive të Mëdha: „ ... Mali i Zi, shënon gazeta, as që dëshiron, as që mund dhe as që e konsideron se duhet që me gjakun dhe të hollat e veta t'i përmirësojë gabimet e të tjerëve. Kjo është edhe një vërtetim se sa e mbajnë f jalën Fuqitë eMëdha.
Më 21 qershor të vitit 1880 gazeta boton memorandumin e shqiptarëve dërguar shteteve evropiane: „Në momentin kur në Berlin mbahet konferenca për ta rrezikuar dokumentin e kufirit greko-turk, populli shqiptar mendon se ka për detyrë t'ia paraqesë me përultësi Asamblesë së lartë kujdesin dhe aspiratat. Ne, të drejtat e të tjerëve i pranojmë dhe kërkojmë që edhe të tjerët t'i pranojnë të drejtat tona, dëshira jonë unike është që të zgjerohemi në Uogari të fqinjëve tanë, por kërkojmë që edhe këta të lirohën nga kërkesat egoiste. Para Kongresit të Berlinit ne i kemi gjykuar kërkesat përvetësuese të Greqisë si të padrejta dhe sot po i përsërisim. Protestojmë për çdo lloj copëtimi të vendit tonë të dashur... Bota që nuk mban anë e di se ku shpiejn këto qëllime, dhe po të jetë se ato mbështillen me njëmijë pelerina".8
Pas këtij memorandumi pason komenti i gazetarit, i cili ndër të tjera thotë: „Ky telegram është nisur nga Stambolli dhe në këtë çështje ka dorë Stambolli. Edhe kjo deklaratë e Stambollit „Vakit" i përngjan këtij memorandumi, prandaj tregon çartë se iniciativa për një memorandum të tillë zë fill nga ana e Portës".
Qëllimi i gazetës „Glas Crnogorca", jo vetëm në këtë rast, ishte që të tregojë, kinse, interesin e përbashkët të Turqisë dhe Lidhjes Shqiptare dhe bashkëpunimin e tyre reciprok, e në këtë mënyrë ta orientojë mendimin publik, që ishte kundër Turqisë, dhe kundër Lidhjes Shqiptare.
Disa artikuj të kësaj gazete sjellin lajme për përgatitjen e shqiptarëve kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit, lidhur me lëshimin e tokave Greqisë, mirëpo edhe për këto raste kjo gazetë vë në dukje se Turqia është nxitëse e shqiptarëve dhe se ajo i armatos dhe i furnizon me veshmbathje. Në artikullin „Armatimi në Shqipëri, ka rënë në kontakt me udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare, ka organizuar xhindarmërinë shqiptare në Thesali dhe Epir, Abedin pasha, i cili edhe vetë është shqiptar nga Preveza, punon me të gjitha forcat me banorët e vendit që me vepër t'ia tregojë Konferencës peticionet shqiptare. Këtë e ndihmon i vëllai Vesel beu dhe Vasë efendiu, i cili është emëruar guvernator i Selanikut. Për këto përgatitje shkruan edhe korrespondenti i „Dejli Njus" nga Stambolli.. .".9
Vendimi i Fuqive të Mëdha, që në vend të Plavës dhe Gucisë t'i dorzohen Malit të Zi Hoti, Gruda dhe Kelmendi nuk u realizua, për shkak të kundërshtimit të Lidhjes së Prizrenit, e cila grumbu-lloi forcat e veta nga krahina të ndryshme të Shqipërisë veriore. Ushtria turke nga këto krahina u tërhoq, pozitat e tyre i zunë luftëtarët e Lidhjes së Prizrenit. Kur ushtiia malazeze kaloi kufirin e vjetër, te Ura e Rrzhanicës dhe në disa vende të tjera, u ndesh me forcat shqiptare, me ç'rast pati të vrarë nga të dy palët. Ushtria malazeze pas këtyre betejave u tërhoq në Podgoricë.
Ngase edhe ky vendim mbeti i parealizuar, Fuqitë e Mëdha vendosën që Malit të Zi t'i jipet një vend në bregdet. Gazeta në f jalë për këtë çështje në këtë kohë shkruan: ... „Nga shtypi i Evropës dëgjojmë se Fuqitë e Mëdha mendojnë që Malit të Zi në vend të Plavës dhe Gucisë, respektivisht, Hotit, Grudës dhe Kelmendit t'i ipet për kompensim Ulqini dhe toka gjer në Bunë. Këtë mendim e ka „Novaja Vremja", kurse gazetat zyrtare të Vjenës mendojnë se një gjë e tillë është e mundur... Ne me besim të plotë përcjellim orvatjet e Forcave dhe shpresojmë në zgjidhjen paqesore të kësaj çështjeje rreth kufijve tanë".10 „Se kjo gjë është e vërtetë fletë fakti se çetat shqiptare kanë filluar të duken në rrethin e Ulqinit".11 Gazetari i këtyre lajmeve i zhvlerëson forcat shqiptare, sepse, sipas tij, në ushtrinë shqiptare kishte filluar konflikti në Tuz, nga ana tjetër, këto çeta janë të përbëra vetëm nga qindra njerëz vendas, që pashai i Shkodrës me urdhërin e Portës i ka organizuar shpejt e shpejt që t'i tregojë botës, se shqiptarët mbrojnë çdo pëllëmbë toke". Në këtë artikull lufta ndërmjet shqiptarëve dhe turqve konsiderohet luftë e vogël e përgatitur nga turqit sa për të treguar se nuk u dorzua Ulqini me dëshirë".
Një artikull tjetër i kësaj gazete, lidhur me shënimet e shtypit evropian se Lidhja e Prizrenit është shumë e fuqishme shkruan, me një ton nënçmues: „Ku është ajo Lidhje Shqiptare që zotohej se s'ka për ta lëshuar asnjë pëllëmbë toke...?".
Është e vërtetë se në mbrojtjen e Ulqinit morën pjesë forca të vogla në krahasim me numrin që mund ta organizonte Lidhja. Kjo u shkaktua nga premtimet dhe presionet e Austrisë dhe Anglisë dhe me përpjekjet e Dervish pashës për t'i bindur muhamedanët shkodranë edhe me anë të kërcënimit ndaj atyre që qëndronin në pozita të luftës. Këto patën sukses sidomos në qarqet e moderuara, që pengonin dërgimin e vullnetarëve dhe ndikuan në shpërndarjen e vullnetarëve. Shkak tjetër ishte se Lidhja kishte rënë në krizë nga konfliktet dhe mosmarrëveshjet e brendshme, gjë që ndikoi në dobësimin e rezistencës. Megjithate, në luftën për Ulqinin trupave shumë më të mëdha turke, iu bë rezistencë e konsiderueshme, e jo siç paraqitet në shtypin e Malit të Zi se ekzistonte që më parë marrëveshje ndërmjet Dervish pashës dhe luftëtarëve shqiptarë.
Në raportin e konsullit Lipich që i dërgoi Baronit Hajmërleh thuhet se në krahinën e Ulqinit janë tubuar nja tre mijë shqiptarë nga të cilët 700—800 ulqinakë, nja 1000 shkodranë po aq veta nga Anamali, nga Reqi, nga Lohja dhe nga disa fshatra të rrethit të Shkodrës, pastaj disa qindra shkrelas dhe 50 kelmendas.12
Beteja kryesore u zhvillua në Grykën e Mozhurës, me ç'rast disa herë u zbrapsën forcat turke, por kur këto filluan ta përdorin artilerinë e rëndë, shqiptarët u thyen, vullnetarët u shpërndanë e komandanti Isuf Sokoli u plagos për vdekje.13
Me interes të posaçëm janë artikujt e ndryshëm, të marrë nga gazetat e tjera, notat e shteteve nënshkruese të marrëveshjes së |Kongresit të Berlinit, dërguar njera-tjetrës, për çështje kontestue-
të kufirit turko-malazez dhe për zbatimin e vendimeve të Fuqive të Mëdha në lidhje me dorëzimin e Plavës, Gucisë, Hotit e Grudës dhe të Ulqinit, e sidomos pjesët e „Librit të Kuq" të Aus-tro-Hungarisë, që bëjnë fjalë për çështjet e kufijve të Malit të Zi, të cilat kjo gazetë i botoi. Të gjitha këto botime në një masë të mirë tregojnë qëllimet, interesat, dhe manovrimet e Fuqive të Mëdha për këto anë.
--------------------------
1 B. Kovaçeviq, „Crnogorac" i „Glas Crnogorca" o albancima, fq, 30.
2Stefanaq Pollo, Studime Historike, Tiranë 2/1968, fq. 95—96-
3 „Glas Crnogorca" — 8 janar 1879.
4 „Glas Crnogorca" — 12 janar 1880.
5Dimitrije Tucoviq, Sërbija e Shqipnija, Prishtinë 1968, fq. 39.
6 „Glas Crnogorca" — 8 dhjetor 1879.
7 „Glas Crnogorca" — 26 janar 1880.
8 „Glas Crnogorca" — 21 qershor 1880.
9 „Glas Crnogorca" — 5 korrik 1880.
10 „Glas Crnogorca" — 5 korrik 1880.
11 „Glas Crnogorca" — 5 korrik 1880.
12 Hans-Hof-und Staatsarchiv — Raport i Lippich — Baronit H a j-mërleh Shkodër, 6 tetor 1880. (Dokument i përkthyer shqip nga Insti-fcuti i Historisë, Tiranë).
13 Po aty — 30 nëntor 1880.
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...