2016-03-02

Prof. dr. Nazim F. Qehaja : ZHVILLIMET E KOSOVËS NËPËR VITE!




Prof. dr. Nazim F. Qehaja,patollog

Ky shkrim nuk u dedikohet atyre të cilët jetojnë në ëndrra, atyre të clëve u mjafton ajo pak, që u ofrojnë të tjerët, atyre të cilët për së gjalli jetojnë si të vdekur, tradhtarëve dhe përkrahësve të tyre!
Kosova, pas demonstratave të vitit 1968, në vitin 1974, përfiton statusin e Krahinës Autonome dhe Kushtetutën, me të cilën posedon edhe një numër të konsiderueshëm kompetencash shtetërore. Pas demonstratave të vitit 1981, me bekimin edhe të udhëheqësisë së atëhershme shqiptare, në vitin 1989, asaj, nga Serbia, i merret autonomia. Në fund të viteve ’90, pas protestave të shumta, aktiviteteve paqësore, pushtetit paralel, luftës së UÇK-së dhe intetvrnimit të NATO-s, Kosova lirohet nga pushteti serb dhe udhëhiqet nga organet e përkohshme deri në vitin 2008, kur, me marrëveshjen e Ahtisaar-it, shpall pavarësinë e mbikëqyrur. Pjesa veriore e Kosovës, me katër komuna serbe, mbetet nën administrim të pushtetit serb, së cilës, pas ndërhyrjes së Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, me urdhër personal të Hashim Thaçit, me 25 korrik 2011, i bashkohen edhe komunat e tjera me shumicë serbe, nga pjesa qendrore dhe jugore e Kosovës, duke formuar në këtë mënyrë, një zonë kompakte teritoriale, bazament i qëndrueshëm për formimin e Republikës serbe, që do të ratifikohet nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës në vitin 2013 dhe do të nënshkruhet në vitin 2015 nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.
Gjatë këtyre viteve, në Kosovë ndodhin ndryshime të mëdha. UÇK-ja çarmatoset dhe demobilizohet. Fabrikat dhe pronat shoqërore tjetërsohen. Plaçka dhe korruptimi arrijnë kulmin. Arsimi dhe shëndetësia zhvlerësohen dhe inkriminohen, drejtësia nuk funksionon fare, Kushtetuta nuk zbatohet. Vërehet një anarki e paparë institucionale. Në institucionet e ndryshme shtetërore dhe civile, udhëheqës dhe punëtorë, vendosen njerëz me afërsi familjare, partiake dhe klanore, pa pregatitje të duhur profesionale. Në politikë vijnë njerëz pa përvojë, pa dinjitet dhe integritet, hajdutë, të korruptuar dhe të inkriminuar, me akuza për krime antinjerëzore dhe ekonomike, njerëz të dënuar dhe të burgosur. Shumë prej tyre edhe me prapavijë armiqësore dhe antikombëtare, servilë dhe kolaboracionistë.
Pas të gjitha këtyre anomalive , Bashkësia Ndërkombëtare në vitin 2012 me Fusnotë, të nënshkruar nga Hashim Thaçi, ia merr titullin e republikës dhe pavarësinë e mbikëqyrur. Në vitin 2015, nga Isa Mustafa, Kryeministër dhe Hashim Thaçi, Ministër i Punëve të Jashtme, nënshkruhet në Bruksel formimi i Bashkësisë (Republikës) së Komunave serbe, me kompetenca shtetërore, dhe në këtë mënyrë Kosova ndahet në dy entitete:
1. Enklavë, me shumicë shqiptare, e izoluar nga Evropa, pa perspektivë për jetë dhe ardhmëri, pushtet dhe drejtësi të uzurpuar nga grupe dhe klane mafioze!
2. Enklavë serbe, me të gjitha pasuritë natyrore (Trepçën, Ujmanin, Brezovicën, Artanën, Kamenicën dhe territoret përreth kishave), e lidhur drejtpërdrejt me Serbinë, me të gjitha elementet shtetërore të saj, duke përfshirë këtu përfaqësimin ndërkombëtar dhe të drejtën e levizjës së lirë.
Ky është realiteti, i hidhur, por i vërtetë, sakrifikim i Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare, pa përjashtim, me qëllim të mbajtjes së Serbisë brenda Evropës, realizuar përmes pushtetarëve shqiptarë të akuzuar dhe frikësuar për krime lufte dhe ekonomike. Kjo është dhe arsyeja kryesore përse bashkësia ndërkombëtare, në një anë, kërkon të luftohet krimi dhe korruptimi, e në anën tjetër, mbron dhe përkrah autorët e tyre të qëndrojnë në pushtet.
Kosovës nuk i mbetet gjë tjetër, veçse t’i thotë jo Republikës serbe, jo “miqve”, jo armiqve, si shpresë e vetme për të ekzisuar, përndryshe rreziku nga vetëzhdukja, është tepër i lartë.

Prishtinë, 2.03. 2016,

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...