Janë hiç më pak se 26 harta topografike, që i përkasin periudhave të ndryshime kohore. Ato janë prodhuar nga institute të ndryshme të periudhës së ish-Jugosllavisë, por edhe nga institucione kredibile ndërkombëtare.
Të gjitha këto harta kanë një përputhshmëri 100 për qind të vijës kufitare me të gjitha shtetet që sot e rrethojnë Kosovën. Mbi bazën e disa prej këtyre dokumenteve është bërë edhe demarkacioni ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, që opozitës në Kosovë po i mjafton si arsye për të prodhuar tensione dhe destabilitetit politik, transmeton Republika.info.
Pas analizimit të këtyre hartave dhe matjeve në terren, Komisioni Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi kishte konfirmuar edhe vijën kufitare, që është e njëjtë në të gjitha hartat e shqyrtuara, duke përfshirë edhe Hartën H26, e cila i përket NATO-s. E njëjta vijë që reflektohet në këto harta është verifikuar edhe përmes të dhënave kadastrale.
Megjithatë, këto harta nuk kanë bindur përfaqësuesit opozitarë, të cilët më gjasë as nuk janë të interesuar të binden. Me sjelljen e tyre politike, ata ende hedhin dyshime për gjithë procesin e demarkacionit. Disa javë më parë, të njëjtën vijë kufitare e kishin konfirmuar edhe ekspertët e Departamentit të Shtetit Amerikan, që llogariten si ekspertët më të mirë në botë.
Vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, po ashtu ka marrë mbështetje politike të presidentit amerikan, Barack Obama, që rrallëherë është përzier direkt në politikën e jashtme të shteteve të ndryshme në botë.
“Nënshkrimi i marrëveshjes historike për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi me 26 gusht demonstroi edhe më tutje përcaktimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vendosmërinë tuaj, që çështjet rajonale të adresohen në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit”, kishte thënë Obama.
Disa muaj më vonë të njëjtin mesazh e solli edhe fizikisht në Kosovë, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Por, as njerëzit dhe shteti më i fuqishëm e aleati më jetik i Kosovës, nuk ia ndryshojë mendimin përfaqësuesve të opozitës, të cilët krejt argumentet e tyre i kanë thurur në një hartë të vetme.
Harta në të cilën opozita thirret është një hartë ushtarake, e cila gjendet në Enciklopedinë “Vojna Enciklopedija” e autorit Jakac Lafet, botimi i katërt. Sipas informacioneve ndërkombëtare të Republika.info, kjo hartë ishte bërë nga ekspertë të Rusisë për nevoja të ushtrisë jugosllave. Është hartë 1:900 000 pa matje, që nuk ka kurrfarë saktësie, është e vizatuar dhe është bërë vetëm për t’u orientuar ushtria jugosllave përafërsisht rreth kufijve.
“Amerikanët nuk pranojnë harta ruse. Ato kanë një pasaktësi shumë të madhe, prandaj nuk janë shqyrtuar fare as nga komisioni dhe as nga Departamenti i Shtetit Amerikan”, thotë ky burim për Republika.info.
“Nënshkrimi i marrëveshjes historike për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi me 26 gusht demonstroi edhe më tutje përcaktimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vendosmërinë tuaj, që çështjet rajonale të adresohen në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit”, kishte thënë Obama.
Disa muaj më vonë të njëjtin mesazh e solli edhe fizikisht në Kosovë, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Por, as njerëzit dhe shteti më i fuqishëm e aleati më jetik i Kosovës, nuk ia ndryshojë mendimin përfaqësuesve të opozitës, të cilët krejt argumentet e tyre i kanë thurur në një hartë të vetme.
Harta në të cilën opozita thirret është një hartë ushtarake, e cila gjendet në Enciklopedinë “Vojna Enciklopedija” e autorit Jakac Lafet, botimi i katërt. Sipas informacioneve ndërkombëtare të Republika.info, kjo hartë ishte bërë nga ekspertë të Rusisë për nevoja të ushtrisë jugosllave. Është hartë 1:900 000 pa matje, që nuk ka kurrfarë saktësie, është e vizatuar dhe është bërë vetëm për t’u orientuar ushtria jugosllave përafërsisht rreth kufijve.
“Amerikanët nuk pranojnë harta ruse. Ato kanë një pasaktësi shumë të madhe, prandaj nuk janë shqyrtuar fare as nga komisioni dhe as nga Departamenti i Shtetit Amerikan”, thotë ky burim për Republika.info.
Vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është bërë vijë ndarëse ndërmjet Qeverisë dhe fuqive perëndimore në njërën anë dhe përfaqësuesve të opozitës, në anën tjetër.
Republika.info sjell 26 harta topografike të cilat demantojnë pretendimet e opozitës së demarkacioni me Malin e Zi është i padrejtë dhe joprofesional.
Harta H1 – Harta topografike “Bogoqevicë” 1:25 000, përfshin zonat: Junik, Irzniq II, Isniq. Kjo hartë është prodhuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak (IGJU) në Beograd dhe përfshin periudhën kohore 1970-1979. Në këtë hartë topografike është i paraqitur kufiri shtetëror në mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufij të republikave apo kufij administrativ. Në hartë është zmadhuar pjesa e tre kufirit Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi.
Harta H2 – Harta topografike “Çakor” 1:25 000, përfshin zonat: Isniq, Drelaj, Kuqishtë, Haxhaj, Jashanicë. Kjo hartë është prodhuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak (më tutje në tekst IGJU) dhe përfshin periudhën kohore 1970-1979. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të republikave apo kufinjë administrativ. Është zmadhuar pjesa e Çakorit dhe nuk shihet ndonjë vijë kufitare në atë pjesë.
Harta H3 – Harta topografike “Vrello Ibar” 1:25 000, përfshin zonat: Jashanicë, Bogë, Shkrel, Koshutan. Kjo hartë është prodhuar nga IGJU dhe përfshin periudhën kohore 1970-1979. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës . Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të republikave apo kufij administrativ. Nuk ka kufi tjetër të paraqitur në këtë hartë.
Harta H4 – Harta topografike “Rugovska Klisura” (Gryka e Rugovës) 1:25 000, përfshin zonat: Koshutan, Pepiq, Reka e Ali Agës, Lipa. Kjo hartë është prodhuar nga IGJU dhe përfshin periudhën kohore 1970-1979. Pas përpunimit, gjeoreferencimit dhe vendosjes së hartës sipas sistemit koordinat në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufi.
Harta H5 – Harta topografike “Rozhajë” 1:25 000,përfshin zonat: Koshutan , Pepiq, Reka e Ali Agës, Lipa. Kjo hartë është prodhuar nga IGJU dhe përfshin periudhën kohore 1969- 1970. Harta është përpunuar, në sistemin koordinat, gjeoreferencuar dhe futur në sistemin GIS, është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të republikave apo kufinjë administrativ.
Harta H6 – Harta topografike “Kaliqan” 1:25 000, përfshin zonat: Lipa, Novo Sella, Jabllanica e Madhe, Jabllanica e Vogël, Kaliqan. Kjo hartë është prodhuar nga IGJU dhe përfshin periudhën kohore 1970-1979. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufij të republikave apo kufijtë administrativ.
Harta H7 – Peja 3-1 (Çakor) 629-3-1, Shkalla e zvogëlimit 1:25 000, përfshin periudhën kohore 1970 – 1972. Botuar nga IGJU. Hartë topografike e botuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak, dhe përfshin periudhën kohore 1970 – 1972. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës . Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të republikave apo kufinjë administrativ.
Harta H8 – Peja 3-2 (Rugovska klisura-Gryka e Rugovës) 629-3-2, Shkalla e Zvogëlimit 1:25 000, dhe përfshin periudhën kohore 1970 – 1972. Botuar nga IGJU. Hartë topografike e botuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak, dhe përfshin periudhën. kohore 1970 – 1972. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës . Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të republikave apo kufinjë administrativ. Në hartë është zmadhuar një pjesë e kufirit zyrtar të Republikës së Kosovës ku prapa tij shihet se nuk ka kufi tjetër të paraqitur në hartë.
Harta H9 – Peja 3-3 (Bogicevica) 629-3-3, Shkalla e Zvogëlimit 1:25 000, dhe përfshin periudhën kohore 1970 – 1972, botuar nga IGJU (Territori i jashtëm është paraqitur nga harta Italiane 1:50 000 e vitit 1929). Në këtë hartë topografike është i paraqitur kufiri shtetëror në mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufij të republikave apo kufinjë administrativ.
Harta H10 – Peja 3-4 (Djeravica – Gjeravica) 629-3-4, Shkalla e Zvogëlimit 1:25 000, dhe përfshin periudhën kohore 1970 – 1972. Botuar nga IGU. Hartë topografike e botuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak, Viti 1970 – 1972. (Territori është paraqitur nga harta Italiane 1:50 000 e vitit 1929). Kjo hartë nuk e përfshin pjesën e kufirit me Malin e Zi vetëm është paraqitur si pjesë e lidhshmërisë së hartave: Peja 3-1, Peja 3-2 dhe Peja 3-3.
Harta H11 – Peja 1, 629-1, Shkalla e zvogëlimit 1:50 000, përfshin periudhën kohore 1983 – 1985. Botues IGJU. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës ku shihet që në këtë hartë topografike nuk ka kufi shtetëror apo administrativ mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Harta H12 – Peja 2, 629-2, Shkalla e zvogëlimit 1:50 000 (Karta JNA) , Viti 1966. Botues IGJU Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës ku shihet që në këtë hartë topografike nuk ka kufi shtetëror apo administrativ mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Harta H13 – Peja 3, 629-3, Shkalla e zvogëlimit 1:50 000, viti 1967. Botues IGJU. Kjo hartë topografike e botuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak, viti 1967 nuk ka kufi tjetër të paraqitur ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Harta H14 – Peja 3, Shkalla e zvogëlimit 1:50 000, Viti 1951, botues IGJU. Në këto harta topografike (H13 dhe H14) është i paraqitur kufiri shtetëror në mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë gjithashtu edhe kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës . Brenda territorit të Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufij të republikave apo kufinjë administrativ mirëpo, çelësi topografik për Hartat topografike 1:50 000, 1:100 000 dhe 1:200 000, i punuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak në vitin 1964 jep sqarim se paraqitja në hartë vijë-dy pika-vijë, është përkufizim apo kufi i rrethit ose qarkut (“sreska granica”).
Harta H15 – Harta e alpinizmit, 1:75 000, viti 1966. Botues: Shoqëria e Alpinistëve dhe Skitarëve “Deravicë” – Pejë. Hartë e botuar nga Shoqëria e Alpinistëve dhe Skitarëve “Gjeravica” Pejë. Përpunimi dhe reproduktimi i hartës është bërë nga “Geokarta” Beograd më 1966. Në këtë hartë topografike është i paraqitur kufiri shtetëror në mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë gjithashtu edhe kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës.
Harta H16 – Peja (629) Shkalla e Zvogëlimit 1:100 000, botimi i parë – shtypur në vitin 1970, përmbajtja sipas gjendjes së viteve 1963 – 1965, botues IGJU. Hartë topografike e botuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak, botimi i parë në vitin 1970, përmbajtja e gjendjes së viteve 1963 – 1965. Në këtë hartë topografike është i paraqitur kufiri shtetëror në mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë gjithashtu edhe kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Brenda territorit të Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të republikave apo kufinjë administrativ.
Harta H17 – Peja (2-NIMA, M6010, 3080) P=1:100 000 (Ish Jugosllavia). Përpunuar dhe publikuar nga Agjencioni Nacional për Hartografi i SHBA. Kjo hartë është zbatuar në Marrëveshjen e Kumanovës. Informacionet në hartë janë të vitit 1992. Hartë nga Marrëveshja e Kumanovës, në të cilën paraqitet kufiri i Kosovës me Malin e Zi dhe zona e sigurisë brenda territorit të Malit të Zi. Po ashtu është paraqitur edhe Kufiri i Kosovës. Po ashtu është zmadhuar pjesa tek Haxhaj ku vërehet përputhshmëria në mes të kufirit zyrtar të Republikës së Kosovës dhe Kufirit të Kosovës të paraqitur në këtë hartë.
Harta H18 – Peja (4320) shkalla e zvogëlimit 1:200 000, përmbajtja sipas gjendjes nga viti 1973, e plotësuar më 1976. Botues IGJU. Në këtë hartë topografike është i paraqitur kufiri shtetëror në mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë gjithashtu edhe kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Brenda territorit të Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të republikave apo kufinjë administrativ. Është zmadhuar pjesa e Çakorit e cila shihet që është jashtë kufirit të Kosovës, pa asnjë dokument qe e provon ndryshe.
Harta H19 – Prizren, P=1:300 000, Sekret Intern Ushtarak. Botimi i parë, e shtypur më 1990, Botues IGJU. Në këtë harte topografike e cila ishte hartë sekrete interne e ushtrisë së Jugosllavisë, përveç kufirit shtetëror të RSFJ-së me Shqipërinë gjithashtu paraqitet edhe kufiri mes njësive federative dhe krahinore të RSFJ-së. Të dhënat bazë të kësaj harte janë nga gjendja e viteve 1985-1986. Duke filluar nga trekufiri me Shqipërinë deri te trekufiri me Serbinë, vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është identike me vijën kufitare të Republikës së Kosovës. Në këtë hartë janë zmadhuar legjenda ku janë të paraqitur llojet e kufijëve: shtetëror, republikan dhe krahinor. Është zmadhuar një pjesë e kufirit tek Haxhaj ku vërehet përputhshmëria mes vijës zyrtare të Kosovës dhe vijës në këtë hartë si dhe është paraqitur pjesa e Çakorit ku shihet që është jashtë kufirit të Kosovës.
Harta H20 – Mozaiku i të dhënave nga hartat e ndryshme të viteve 1973, 1974, 1979 dhe 2015 me përmbajtje të ndryshme ku shihet lidhshmëria e tyre me hartat e kufirit zyrtar të Republikës së Kosovës në ato periudha kohore.
Harta H21 – Harta e KSA të Kosovës, P=1: 200 000, botuar nga “Geokarta” Beograd 1973, Kjo hartë është prodhuar nga Geokarta Beograd në vitin 1973. Në këtë hartë paraqiten seksionet trigonometrike, kufijtë komunal dhe ata të zonave kadastrale po ashtu dhe kufiri zyrtar i Krahinës se Kosovës e tani i Republikës së Kosovës. Mbi këtë kufi fillon Republika Scialiste e Malit të Zi e shkruar (RS Crna Gora).
Harta H22 – Harta e KSA të Kosovës, P=1: 200 000, botuar nga “Geokarta” Beograd 1974. Kjo hartë është prodhuar nga Geokarta Beograd në vitin 1974. Në këtë hartë paraqiten seksionet trigonometrike, kufijtë komunal dhe ata të zonave kadastrale poashtu dhe kufiri zyrtar i i Krahinës se Kosovës e tani i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë është zmadhuar një pjesë e kufirit për Komunën e Pejës ku shihet qartë përputhshmëria e kufirit zyrtar të Republikës së Kosovës me kufirin e paraqitur në këtë hartë. Mbi këtë kufi fillon Republika Socialiste e Malit të Zi e shkruar alfabet cirilik (RS Crna Gora).
Harta H23 – Krahasimi i hartës nr:21 me hartën në përpjesë 1:10 000 të Malit të Zi si dhe me hartën hartën KSA të Kosovës, të vitit 1974. Në pjesët e zmadhuara të kësaj harte shihet qartë përputhshmëria e hartës kadastrale 1:10 000 të Malit të Zi si dhe me hartën e KSA të Kosovës, të vitit 1974.
Harta H24 – Harta e Kosovës me seksione trigonometrike, P=1:200 000, hartuar nga Geokarta Beograd 1979, Botues Drejtoria Krahinore e Gjeodezisë – Prishtinë, Kjo hartë është prodhuar nga Geokarta Beograd në vitin 1979 me kërkesë të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, derisa është botuar nga Drejtoria Krahinore e Gjeodezisë – Prishtinë. Në këtë hartë paraqiten seksionet trigonometrike, kufijtë komunal dhe ata të zonave kadastrale po ashtu dhe kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë është zmadhuar një pjesë e kufirit për Komunën e Pejës ku shihet qartë përputhshmëria e kufirit zyrtar të Republikës së Kosovës me kufirin e paraqitur në këtë hartë.
Harta H25 – Harta pasqyruese e zonave kadastrale, Nr. 20, P=1:100 000. Botuar nga Geokarta Beograd 1959. R.P. e Serbisë. Në këtë hartë paraqiten kufijtë e zonave kadstrale të Republikës Popullore të Serbisë, ku përshkruhet se zonat kufizohen me Republikën Popullore të Malit të Zi, e qe është ne përputhje me kufirin zyrtar të Republikës së Kosovës. Në këtë hartë është zmadhuar një pjesë e kufirit për Komunën e Pejës ku shihet përputhshmëria e kufirit zyrtar të Republikës së Kosovës me kufirin e paraqitur në këtë hartë. Në shtojcën 3.7 është bërë krahasimi i hartës se Seksioneve Trigonometrike te SAP Kosova viti 1974 dhe hartës së Malit të Zi e vitit 1972, të dy këto harta te hartuara nga Geokarta Beograd.
Harta H26 – Harta e KFOR-it, 1:250 000, viti 2000. Hartë e botuar nga NATO/KFOR në të cilën trajtohen fushat e minuara brenda territorit të Kosovës. Në këtë hartë gjithashtu paraqiten kufijtë administrativ të Kosovës dhe kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës (me ngjyrë të kuqe dhe transparente). Në këtë hartë është zmadhuar një pjesë e kufirit për Komunën e Pejës ku shihet qartë përputhshmëria e kufirit zyrtar të Republikës së Kosovës me kufirin e paraqitur në këtë hartë. Shih legjendën për kufirin sipas marrëveshjes së Kumanovës.