Alma Mile
Nuk i ndodh shpesh që të marrë pjesë në promovimin e veprës së tij në Shqipëri. Por kësaj here bëhet fjalë për një rast të veçantë, për plotësimin e një kolane 20-vëllimëshe. Shkrimtari i madh Ismail Kadare promovoi dje në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, veprën e tij të plotë. Bëhet fjalë për një kolanë luksoze, prej 20 vëllimesh, nën siglën e shtëpisë botuese “Onufri”, ku është përfshirë e gjithë vepra e tij letrare. “Shumë breza janë rritur dhe do të rriten me emrin dhe librat e Ismail Kadaresë, sepse është në fakt një emër i madh që i bën nder shqiptarëve”, tha Henri Çili, administratori i UET-së. Në këtë takim miqsh, shkrimtari iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve, mbi krijimtarinë e tij dhe romanin e tij të fundit. Kadare nuk mund të mos shprehte kënaqësinë që ndodhej në një ambient të tillë, për të prezantuar veprën e tij, gjë që i ndodh rrallë në Shqipëri. “Lexuesi i vendit tënd zë gjithmonë një vend të veçantë, pavarësisht se mund të kesh lexues nga dhjetëra vende. Ai është lexuesi që të ka lexuar i pari, ku së pari ka lindur vepra jote, dhe vetvetiu në mënyrë të pashmangshme, në mënyrë të natyrshme zë atë vend bazik në morinë e lexuesve botërorë. Kjo nuk do të thotë se patjetër është ai më i rëndësishmi, por ai është i veçantë gjithmonë. Mund të jetë më i paktë se të tjerët si numër, mund të jetë më i rëndësishëm se të tjerët, por vendin e veçantë e ka të siguruar gjithmonë”, tha Kadare, teksa ndjente se ishte rrethuar nga dashamirës dhe lexues të rregullt të veprës së tij. “Nuk jam në gjendje të dalloj lexuesin e ri nga të vjetrit, lexuesi gjithmonë ka një vazhdimësi, ashtu si edhe jeta njerëzore ka një vazhdimësi”. Sigurisht të pranishmit ishin më së shumti kuriozë për romanin e tij të ri “E penguara-Rekuiem për Linda B”, i cili sapo ka dalë nga botimi dhe do të jetë i pranishëm në stendën “Onufri” gjatë Panairit të Librit, i cili hapet sot në Pallatin e Kongreseve.
“Libri ‘E penguara’, që sapo ka dalë, siç e tregon edhe vetë titulli, flet për një pengesë, ose më mirë për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore, pengesën e krijon fati. Këtu është shtruar një pengesë e një tipi të ri, më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet një vajze, tërë vajzave shqiptare që kanë qenë në internim, i kushtohet të gjitha vajzave shqiptare që kanë pësuar këtë fat dhe jo një emri apo një tjetri. Pak a shumë ky është një fiction, një vepër letrare”, tha Kadare, duke shtuar se letërsia nuk ka ndonjë detyrim faktik ndaj jetës. Më tej shkrimtari u shpreh se ka qenë gjithnjë i ndjeshëm ndaj asaj pjese të popullit shqiptar që ka pësuar brenga të ndryshme. “Veçanërisht më kanë prekur shumë herë në jetën time, brengat e vajzave shqiptare. Ndoshta ju kujtohet, vite më parë kam shkruar një vjershë shumë popullore në Shqipëri, ‘Mësueset e fshatit’, që pak a shumë ka këtë ndjeshmëri. E kam shkruar ndoshta 30 e ca vite më parapara. Nga udhëtimet e mia nëpër Shqipëri kam vënë re se vajzat shqiptare, në mënyrë të veçantë kanë thithur një pjesë të brengës shqiptare, e kanë përballuar dhe kur në një tragjedi të tillë siç është internimi, ato kanë patur për pjesë një prej fateve më të hidhura të kombit shqiptar”, u shpreh Kadare, teksa sqaron se një shkrimtar nuk pretendon të bëjë enciklopedinë e vuajtjes ose të dhimbjes, ose të brengës. Ai lidhet me një pjesë të saj sipas ligjeve që dëfton letërsia. Përmes jetës së një 18-vjeçareje, në romanin e tij të ri, Kadare rrëfen jetën e gjithë femrave që vuajtën internimin dhe përmes tyre, jetën e gjithë shqiptarëve në kohën e diktaturës. Një periudhë kjo, që shkrimtari thotë se nuk do ta rimarrë më në veprat e tij. “Nuk besoj se do t’i kthehem më kësaj teme”, tha ai. Romani “E penguara” është pjesë e kolanës 17, bashkë me dy romanet e tjerë “Darka e gabuar” dhe “Aksidenti”, të cilat janë edhe veprat më të fundit të shkrimtarit. E pavarësisht se brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, ai i ka sjellë lexuesit disa romane, teksa dëgjon pararendësit që shprehen për të si një shkrimtar “në kulmin e krijimtarisë”, Kadare shprehet modest. “Unë nuk besoj se jam në kulmin e krijimtarisë, pavarësisht se, zakonisht kjo thuhet për t’i bërë qejfin një shkrimtari, nga ana tjetër është njerëzore, por që të jem realist unë nuk jam në kulmin e krijimtarisë”, tha ai. Në kolanën prej 20 vëllimesh, Kadare ofron edhe vepra të panjohura për lexuesin. Kjo kolanë konsiderohet si një botim testamentar, nën kujdesin e vetë autorit, i cili do të jetë preferencial për të gjitha ribotimet e mëvonshme në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera të botës.
Vepra e plotë
Vëllimi I: “Qyteti pa reklama”, “Ditë kafenesh”, “Përbindëshi”
Vëllimi II: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Njëmbëdhjetë tregime”
Vëllimi III: “Rrethimi”
Vëllimi IV: “Kronikë në gur”, “Lëkura e daulles”
Vëllimi V: “Dimri i vetmisë së madhe”
Vëllimi VI: “Koncert në fund të stinës”
Vëllimi VII: “Poezi dhe poema”
Vëllimi VIII: “Muzgu i perëndive të stepës”, “Kamarja e turpit”, “Komisioni i festës”
Vëllimi IX: “Nëntori i një kryeqyteti”, “Tregime dhe novela”
Vëllimi X: “Ura me tri harqe”, “Kush e solli Doruntinën”, “Breznitë e Hankonatëve”
Vëllimi XI: “Prilli i thyer”, “Pallati i ëndrrave”
Vëllimi XII: “Dosja H”, “Krushqit janë të ngrirë”, “Qorrfermani”, “Viti i mbrapshtë”
Vëllimi XIII: “Hija”, “Nata me hënë”, “Vajza e Agamemnonit”, “Pasardhësi”
Vëllimi XIV: “Piramida”, “Rrëfim trikohësh”, “Shtatë novela”
Vëllimi XV: “Spiritus”, “Lule të ftohta të marsit”, “Tri këngë zie për Kosovën”
Vëllimi XVI: “Shkaba”, “Çështje të marrëzisë”, “Aktori”, “Stinë e mërzitshme në Olymp”
Vëllimi XVII: “Aksidenti”, “Darka e gabuar”, “E penguara”
Vëllimi XVIII: “Ftesë në studio”, “Eskili, ky humbës i madh”, “Dantja i pashmangshëm”, “Hamleti, princi i vështirë”, “Don Kishoti në Ballkan”
Vëllimi XIX: “Legjenda e legjendave”, “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”, “Kushëriri i ëngjëjve”, “Arti si mëkat”, “Ra ky mort dhe u pamë”, “Dialog me Alain Bosquet”
Vëllimi XX: “Nga një dhjetor në tjetrin”, “Pesha e kryqit”, “Bisedë në “Hylli i dritës”, “E vërteta që del nga qilarët”, “Identiteti evropian i shqiptarëve”, “Sorkadhet e trembura”.
Mark Marku: Kadare, klasiku i gjallë
"Unë mendoj që vetë akti i botimit të veprave të plota të një shkrimtari, i cili vazhdon të krijojë, është tregues i një elementi të veçantë, i cili mishërohet vetëm te shkrimtari Ismail Kadare", - u shpreh dje në ceremoninë e prezantimit të kolanës së veprës së plotë të Ismail Kadaresë, studiuesi Mark Marku. "Është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë evropiane dhe botërore të shek. XX dhe XXI, është një shkrimtar i cili vazhdon të krijojë dhe ta provojë veprën e vet dhe boton vepra të plota si në Francë edhe në Shqipëri. Është një "klasik i gjallë". Zakonisht jemi mësuar që "klasikët" të mos i kemi të gjatë fizikisht, por për fat të mirë kemi një klasik të letërsisë evropiane dhe botërore të shek. XX dhe XXI, të cilin e kemi mes nesh dhe që është në kulmin e fuqive krijuese. Vitin e shkuar ka patur një nga romanet më të mira të krijimtarisë së tij. Këtë vit vjen sërish me një nga romanet më të mira të krijimtarisë së tij", shtoi Marku. "Botimi i kolanës së plotë krijon një komoditet për studimin e veprës së autorit dhe është një akt, i cili përkon me disa evenimente ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me vlerësimin e shkrimtarit Ismail Kadare. Bërja komode e komunikimit të shkrimtarit me lexuesin, nuk përcaktohet as nga botimi i një vepre apo kolanë, as nga koha apo hapësira, pra është një komunikim që vazhdon dhe do të vazhdojë sepse vetë vlerat janë të përjetshme dhe si rrjedhojë, edhe komunikimi është i përjetshëm", tha studjuesi.