2016-10-07

Luigj Gurakuqi,figurë e ndritur e levizjës sonë atdhetare dhe demokratike

Nga Flori Bruqi




Luigj Gurakuqi është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës.




Lindi në Shkodër më 1879. Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shënmitër Koronës në Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës, dhe vijoi studimet e larta në shkencat biologjike në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publiçist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda). Më 1908 Gurakuqi u kthye në Shqipëri dhe u bë shpejt një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare. Nuk kishte ngjarje të rëndësishme të kohës ku të mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Më 1916 ishte nga themeluesit e Komisisë Letrare në Shkodër.

Në vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrës u gjend vazhdimisht në opozitë me Zogun dhe gjithë feudalët e tjerë. Bashkëluftëtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924.
Pas kundërevolucionit emigroi në Itali, dhe në mars 1925 u vra pabesisht në Bari nga njerëz të vënë nga Zogu. F.Noli e vlerësoi lart figurën e këtij biri të shquar të Shqipërisë me vjershën e njohur “Syrgjyn-vdekur”, kurse populli pas luftës ia soli eshtrat në atdhe dhe e deroi me titulin e lartë “Hero i Popullit” dhe “Mësues i Popullit”.

Krijimtaria poetike e Gurakuqit përfshin vitet 1898-1907. Më pas, krijimtaria e gjerë politike nuk e lejoi të merrej më poezi. Për herë të parë vjershat e tij u përmblodhën në një vëllim më 1941.
Në poezinë e parë, që është përgjigjje për vjershën “Shko dallëndyshe” të F.Shirokës, Gurakuqi flet për gjendjen e mjerë të Shqipërisë. Krijimi më i njohur i tij është vjersha “Qëndresa”, ku gërshetohen edhe elemnete autobiografike. Me theks filozofik, jepet zgjimi i poetit nga ëndërrimet romantike, në emër të qëllimeve të larta, qëndresa për plotësimin e idealit. Poezia është një kredo e gjithë jetës dhe e veprimtarisë së Gurakuqit.
L.Gurakuqi është ndër të parët që parashtron kërkesën të ngrihet mjeshtëria artistike në letërsinë amtare. Në vjershën “Deka e zanave” thekson se Shqipëria është vendi i poezisë, çerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kënduar me nivel të lartë artistik.
L.Gurakuqi shkroi edhe vjersha për të vegjëlit, të cilat i botoi në “Këndimet” (1912).
Interes të veçantë paraqet libri “Vargnimi në gjuhën shqipe” (1906), si përpjekja e parë për hartimin e metrikës sonë.
Edhe si publiçist L.Gurakuqi bëri emër të shquar, duke trajtuar problemet më të rëndësishme të kohës. Botoi te revista “Albania”, te “Kalendari Kombiar”, në gazetat “Drita”, “Liria e Shqipërisë”, “La Nacione Albanese”. Si stilist i shquar ai ka lënë modele të prozës publiçistike në dy dialektet.
L.Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet, publiçist, orator, hartues i parë i metrikës shqipe.




QENDRESA

Oh, jeta pernjimend me rrena e vaj
plot qenka n'ket bote t'lashte!
U shueka teper shpejt lakmimi i saj,
si zjarri i bame me kashte.

Vec nji qellim i nalte t'ban me durue
e zemren te forcon;
nder kundershtime s'vyen kurr me u ligshtue,
mjere ai qi nuk duron!



Z. GEG POSTRIPPEST PËRGJEGJUN

N'qytet tonë, jo n'Italii
Vjérsha é joté, bylbyl, m'mrini;
S'm' u-zû n'véer paa kthy i hér n'shpii,
Mâlhi i Shkoders gati m'grinii;
Vendi i jashtun ishté i ngrit,
T'kéqén tésh jam tuj t'a diit.

Por (i mjéri !) Atdhéén mé é lânun
M'u désht Page Rankingáp n'vend t'huj mé kthyy.
Por ani: Dola mé zânun
Si mé mujt mir mé i sherbyy;
É Page Rankingéj dhimmét kput, lérg saj,
Zâa mé é dasht mâa fort kah kjaj.

Ti mé at vjérshé m'zit mé kudué,
Unéj praa qé po t'ndighoj:
Por s'm' dél kanga tuj vajtué
T'Shqypniis brénghét kah kujtoj;
Kah é shef kaq vorfénuu
Ghith Page Rankingéj vajit mé plas duu.

Ti kaa dit s'jéé kén mé é paa,
É mendon sé t'âsht goditun;
Por mé é dit saa posht kaa raa
Kishé, Gég, kréjt mé u-habitun,
Me u-kthyy mar ghaqét s'naa lâan,
Nermjét vlhazné idhnimi s'Page Rankingâan.

Kurh si sot s'â kén Shqypnija
Kaq perzijé é tolhovit,
Tjéter s'shef por vépra t'kqija
T'bit é saj jan c'orodit;
Mé fituu por véc' mendojn,
É mé u-vraa mé shoqi-shojn,

S'naa bié n'mend s'é anmiku i ndyyt
Permii néé ghithñi prighon,
Qi paa-daa ja ma ngul syyt
Tokve tona qi lakmon;
É qi kqyr mé naa shtii n't' kêq,
Mé mujt, t'daam, mé naa zan n'léq.

Ghithkta t'zéza praa tuj pamun,
Kaq vorfnuu tuj dit Shqypniin
Nuk âsht pun mé u-prit paa kjamun,
Dhimma zembren ghith t'a griin,
I ksaj Nan s'kish mé kén biir
Kush s'loton kaa é shéf t'paa-liir!

Dojshé i mjéri t'muj mé kndué
M' ñi mndyr t'nélt, vlhazit mé i dzéé;
N'dashtnii t'vendit mé é forcué
Sidomos masen é réé;
Por s'm'tokoj mûu kjo dhuntii;
Kan mé m'qésh praa, mir é dii.

Por ani! Hajt, udha-mmar
Vjérsh; shko dééd, fush, mal é koder;
M'a shétit Shqypniin tan mar,
Hin né mrâm n'ghytét t'on n'Shkoder;
Ndalo-u ktuné é mos druj kot,
Gég Postrippa tésh t'dél-zot!




QINDRESA

Me gusht shkon vapa, e me djelmni kalojnë
Gjithë përrallat e kohës së re,
Si n'dimen bora dhenë, kryet na zbardhojnë
Vjetet e kujdeset ne !

Me lule t'ershme e larca më dukej shtrue
Bota sa ishe i ri ;
N'gaz m'shkonte jeta, s'm'epej kurrëm'u ankue
Kurrë zemra s'm'ndjellte zi.

Por ! andrrat sot kaluen, prrallat djelmore
Janë zhdukun e kanë tretë ;
Idevet t'bukura, shpresavet lulzore
Veç emni u ka mbetë.

Veç një qëllim i naltë t'ban me durue,
E zemrën ta forcon ;
Ndër kundërshtime s'vyen kurrë me u ligshtue
Mjer' ai që nuk qindron !

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...