2016-10-07

Nga Flori Bruqi : Viti Federico García Lorca !


220px-Lorca_(1914)


Kur kalendarit të vitit 1998 i ishin grisur vetëm faqet e para, Mbreti i Spanjës, Huan Karlos dhe Mbretëresha Sofi e mbiquajtën atë vitin “Lorka”…


Atë vit kur Lorka duhej të mbushte 100 vjeç, në të gjithë botën u organizuan qindra aktivitete në kujtim të poetit qe theu klishe në poezi dhe që diti të lidhë kulturën për pakicën me kulturën për të gjithë, falë magjisë së ‘artificeve’ të tij…!

Por lindja është fisnike sa edhe vdekja. Dhe siç shkruan Antonio Maçado, Lorkën e panë të ecte mes grykave të pushkëve në agimin e datës 19 gusht në Granadën e tij.




Media spanjolle vazhdon ta quajë edhe sot një krim të rëndë pushkatimin e njeriut që e shuan me dhunë, transmeton ATSH. Pas 79 vitesh nga ky krim, filozofia e poezisë së tij e vazhdon rrugën duke anashkaluar kufijtë e gadishullit Iberik dhe aq më tepër, fshatin Fuente Vakueros në afërsi të Granadës, në jug të Spanjës, ku ai qau për herë të parë.

Poeti gjeni, i vrarë tragjikisht në 1936, vazhdon të konsiderohet nga kritika më elitare europiane dhe më gjërë si poeti modern, që krijoi dhe dha një stil të ri në poezi.

Spanja e Lorkës, është Spanja e brezit të vitit ’98, me një jetë intelektuale liberale, ku spikasnin emrat e të mirënjohurve Unanimo, Jose Ortega y Gasset, të cilët sollën një frymë ‘rebelimi’ kundër realitetit të Spanjës të asaj periudhe. Por me sa duket në ndjeshmërinë dhe virtuozitetin e poetit ndikuan edhe penat e njohura , Lope de Vega , Antonio Machado, Juan Ramon Jiménez, etj.

Lindi në Funte Vaqueros(Granada) në Spanjë më 6 qershor të vitit 1898 dhe u pagëzua me emrin Federiko del Sagrado Corason de Jesus Garsia Lorka. Babai i tij, Don Federiko Garsia Rodriges, ishte një fermer, kurse nëna e tij Donja Visenta Lorka, mësuese që i dha të birit një shije finoke letrare. Që kur ishte 2 vjeç, sipas biografit Edwin Honig, Garsia Lorka ishte i zhdërvjellët në mësimin e këngëve popullore. Kishte shëndet të dobët dhe nuk mundi të ecte para se të mbushte 4 vjeç.



Lexoi në shtëpinë e tij veprën e Viktor Hygo dhe të Cervantes kur si nxënës ishte i dobët në mësime. Studio letërsi në Universitetin e Granadës dhe muzikë me Manuel de Falla. Salvador Dali, Luis Bunjuel dhe Andre Breton, ishte trianguli, i cili ndikoi në ngjizjen surrealiste të Lorkës.

Por romantizmi i Granadës, ku ndihej gjallë trashëgimia arabe, folklori i orientit dhe një gjeografi e shumëllojtë , nuk kishin si të mos zinin vend në shpirtin dhe më pas në të gjithë veprën e tij poetike. Në vitin 1917 shkroi artikullin e tij të parë për Jose Zarrilla, në kujtim të tij.

“Unë jam një spanjoll integral dhe për mua është e pamundur të jetoj jashtë kufijve të mi gjeografikë; urrej të jem spanjoll për spanjoll; unë jam vëlla me të gjithë dhe adhuroj njeriun që sakrifikon për një ide nacionaliste, abstrakte, për të vetmin fakt se do vendin e tij. Një kinez i mirë është më afër meje se një spanjoll i keq. Këndoj për Spanjën dhe e ndiej atë në çdo qelizë, por përpara kësaj jam njeri i botës dhe vëlla i të gjithëvë”, shkruante Lorka, i cili me gjithë jetën e shkurtër udhëtoi shumë nëpër botë, si në Argjentinë, Uruguaj, Kubë, SHBA, etj .

Dhe jo pak nga udhëtimet e tij u bënë subjekt i shumë poezive të Lorkës. Janë me mijëra vargjet e shkruara nga Lorka, të përkthyera sot në qindra gjuhë, sikundër dhe dramat e tij zenë vend sot në repertorin e artë të teatrove anekënd planetit.

Impenjimi politik i Federico Garcia Lorkes, por edhe fundi i tij i tmerrshëm, fund i cili i takon dramës së luftës së Spanjes(1936) e bënë pa diskutim Lorkën një ndër protagonistët e shpirtit të Europës, dhe një ndër simbolet e lirisë.

Lorka, ky fragment universal i Mesdheut, i njohur nga të gjithë, është artisti që diti të lidhte kulturën e pakicës me kulturën e të gjithëve.

Të gjitha manifestimet që organizohen sot në botë janë manifestime të një forme reale dhe sureale, me marioneta dhe me një lojë të teatrit pikerisht siç e dëshironte Federiko Garsia Lorka.
I njohur në Shqipëri që në vitet ’30 të shekullit të kaluar, atëhere kur disa shqiptarë morën pjesë në Luftën Civile të Spanjës, Lorka njihet tek ne si poeti i dhimbjes njerëzore dhe poeti i revoltës.
lorka5Një film me disa seri, i transmetuar nga televizioni shteteror në vite të ndryshme, i njohu shqiptarët me jetën e këtij poeti, i cili i thuri vargje me shume se kujtdo edhe ciganeve që jetojnë nën dritën e hënës dhe bëjnë fëmijë nën ajrin e paster.

Drama, gjinia që Federiko Garcia Lorka e lëvroi me origjinalitet të paarritshëm, njihet në Shqipëri nga vënia në skenë nga trupa e Teatrit Kombëtar , “Shtëpia e Bernanda Albës”. Por edhe pena e shkrimtarit Petro Marko, i ka dhënë rast lexuesve shqiptarë të njohin krijimtarinë poetike të Lorkës, këtij fenomeni spanjoll, por i përcaktuar nga shumëkush si “Lorka i përbotshëm”.


DËSHIRË



Vetëm zemra jote e nxehtë,
Dhe asgjë më shumë.

Parajsa ime, një fushë
Pa bilbila
As lira,
Me një lum të fshehtë
Dhe një burim të vogël.

Pa shpurë erë
Mbi gjethnajë,
Pa yllin që dëshiron
Të jetë gjethe.

Një dritë e madhe
Që ishte
Xixëllonja
E një tjetre,

Në një fushë
Me shikime të prishura.
Një prehje e qetë
Dhe atje puthjet tona,
Tinguj hënor
Të jehonës,
Hapen shumë larg.

Dhe zemra jote e nxehtë,
Dhe asgjë më shumë.


ËNDËRR



Zemra ime çlodhet ndanë burimit të cemtë
(Mbuloje me fijet e tua,
Merimangë e harresës.)

Uji i pëshpëriste ulët një kantilenë të ëmbël
(Mbuloje me fijet e tua
Merimangë e harresës.)

Zemra ime që u zgjua, pikëllimet e saj ia rrëfeu
(Fshihe mirëbesimin e saj,
Merimangë e heshtjes.)

Ja, zemra ime po rrëshqet në burimin e cemtë
(O duar të bardha, të largëta
Mbajeni ujin e lehtë.)

Dhe, duke kënduar me gaz, uji e tërheq
(O duar të bardha, të largëta,
Uji mbeti i shkretë!)


EDHE DASHURIA MUND TE VDESE



Sa te rende jane ditet.
Ne asnje zjarr nuk mund te ngrohem,
nuk me qesh me asnje diell,
gjithçka eshte bosh,
çdo gje eshte e akullt e pa meshire
madje edhe te shtrenjtat yje te qarta
me shikojne pa ngushellim,
qysh kur kam kuptuar ne zemren time,
qe edhe dashuria mund te vdese.



HIJA E SHPIRTIT TIM



Hija e shpirtit tim
Fluturon në një perëndim alfabeti,
Mes librash
Dhe fjalësh.

Hija e shpirtit tim!

Kam arritur në vijën ku bie
Malli,
Dhe pika e vajit shndrrohet,
Në albastër shpirti.

(Hija e shpirtit tim!)

Kupa e dhimbjes
u mbarua,
por kjo është arsyeja dhe përmbajtja
e buzëmbledhjeve të vjetra të mesditës
e vështrimeve të vjetra të mesditës.

Një labirinth i mjegullt
Yjesh të tymtë
Grackon iluzionet e mia
Aq të venitura.

Hija e shpirtit tim!

Dhe një aluçinacion
Mëkon vështrimet.
E shoh fjalën dashuri
Të zhveshur.

Bilbili im!
Bilbil!
A po këndon?


GUASKE



Dikush me dha nje guaske.

Ne te kendon
nje det i madh sa bota
dhe uji zemren ma mbush
me peshqit e tij vocerrake,
te argjendte e te murrme.

Dikush me dha nje guaske.



KITARA



Fillon kitara
Te vajtoje
Kupat e agimit
behen cope.
Fillon kitara
te vajtoje.
Eshte e kote
Te ndalosh.
Eshte e pamundur
Te pushosh
Ka dhe vaj te lehte,
Monoton.
Sic vajton uji,
Era mbi debore.
Eshte e pamundur
Ta pushosh.
Vajton per gjera te largeta,
Per reren e jugut te nxehte.
Qe kerkon kamelie te bardha.
Vajton perendimin pa mengjes,
Shigjeten pa nishan,
Zogun e pare qe vdiq
Maje deges se larte.
I kitare !
Zemer plagosur per vdekje
Nga pse shpata.

LENESHA



Si kremtar i mbushur me deshira,
Ti ecen ne mbremjen e ndritshme, te kthjellet,
Me lekuren e zeshket ku nardi vyshket
Dhe ne veshtrimet e tua klith seksi.

Te goja jote duket melankolia
E pastertise se ftohte te vdekjes.
Ne kupen dionizake te barkut tend,
Nje merimange end nje pelhure shterpe,
Qe mbulon vendin ku s’lulezuan kurre
Trendafilat e gjalle qe nga puthjet lindin.
Ne duart e bardha, ti mban lemshin e endrrave
Qe vdiqen pergjithmone, ndersa shpirtin
Ta zhurit etja per te puthura te zjarrta,
Per nje dashuri nene bashke me vegime
Te largeta djepi, per nje vater te qete
Ku ti kaltrine e ninullave do te tirrje.

Po ta prekte trupin tend dashuria e fjetur,
Ceres, do te jepte kallinjte e tu te praruar.
Si virgjeresha, ti do te kishe mundesi
Te nxirrje nga gjinjte e tu nje Udhe Qumeshti.

Ti do te vyshkesh si nje lule manjolie.
Askush s’do ta puthe trupin tend plot afshe.
Floket e tu s’do te njohin ledhatime
Qe do t’i dritheronin si tela harpe.

O grua e beshme, eben dhe jasemin,
Fryma jote ka freski lulesh qe sapo u hapen,
Afrodite me mantilje, ti me sjell ne mend
Veren e Malagas dhe kitaren.

O mjellme e zeshket qe noton ne nje liqen
Me lotuse te rritura, me vale te portokallta,
Me karafila te kuq, ku shkulma kundermon
Folete e roitura qe ti mban nen flatra,
Martire andaluze, grua e mbetur beronje,
C’jane puthjet e perflakura ti s’e di,
Puthjet e perziera me heshtje te thelle nate
Dhe me zhurmen e turbullt te ujit qe rri.
Rrathet e syve te zmadhohen perdite,
Floket e zinj pot e mbulohen me bore
Gjinjte e tu eremire po i humbasin konturet
Dhe po te kerruset shpina madheshtore.

O grua e perveluar, me pamje nene,
Shenmeri e dhimbjes qe te zemra jote
Ku sot e tutje s’mungullon asnje shprese,
Tere yjet e qiellit pa ane i mblodhe,
Ti je shembelltyre e nje Andaluzie
Qe vuan nga pasione te heshtura, te fuqishme,
Me fryme erashkash, ajo i perkund
Nen mantiljet qe mbeshtjellin gushen e hijshme
Te vashave ku ka fergellima gjaku e bore,
Te gervishura te kuqe qe lane shikimet.

Neper mjegullen e vjeshtes, ti ecen, virgjereshe,
Si Inesi, Sesilja dhe Klara e embel,
Bakante qe mund te hidhje valle
Me nje kurore lastari dhe rrushi te bere.

Pikellimi pa fund qe te rri pezull ne sy,
Na flet per jeten tende te rrenuar,
Per dekorin shkretan, per monotonine qe ndien,
Kur ne dritare sheh njerzit duke kaluar,
Kur degjon ne merzine e nje humbetire
Shiun qe bie ne rrugen e vjeter,
Ndersa nga larg, ulerima e kambanave
Vjen tek ti e mbytur, e lemeket.

Me kot e pergjon zhurimerimen e ajrit
Ku s’te zuri veshi nje serenade asnjehere.
Ti ende pret prapa xhamave te tu…
C’hidherim i thelle qe zemren tat her,
Kur ndien ne veten e lodhur, te shteruar,
Pasionin e ri te nje vajze te re!

Trupi yt do te shkoje ne varr,
I pangasheryer kurre.
Do te mbije nje albe
Mbi dheun e murme.
Nga syte e tu do te dalin karafile te kuq,
Trendafila bore te bardhe-nga gjiri yt,
Por pikellimi yt i madh do te ngjitet kah qielli,
duke eklipsuar e plagosur tere yjte.




NATËSOR



Kam shumë frikë
nga gjethet e vdekura,
në mes të fushave
mbuluar me vesë.
Do të fle tani;
dhe nëse nuk më zgjon,
do lë ndanë teje zemrën time të ngrirë.

“Kush fëshfërin ashtu,
aq larg?”
“Dashuri,
është era në dritare,
e dashura ime!”

Të stolisa gjerdanë
Me gurët e agimit.
Përse më braktis
Në këtë udhë?
Nëse ti shkon larg
Zogu im do qajë
Dhe vreshti i gjelbër
Nuk do të bëjë verë.

“Kush fëshfërin ashtu,
aq larg?”
“Dashuri,
është era në dritare,
e dashura ime!”

Ti kurrë s’do ta kuptosh
Sfinks bore,
Sa shumë që unë
Do të të dashuroja
Mëngjeseve
Kur rrebesh të binte
Dhe në degën e thatë
Të prishej foleja.

“Dashuri,
është era në dritare,
e dashura ime!”


VALSI I DEGËVE


Ra një gjethe
dhe dy
dhe tre.
Në hënë notonte një peshk.
Uji fle një orë
dhe deti i bardhë njëqind fle.
Një zonjë e re
ishte e vdekur nëpër degë atje.
Një murgeshë
këndonte brenda në një qitro.
Një vogëlushe
nëpër boçe ikte në pishë.
Dhe pisha vraponte
majën e cicërimës kërkonte.
Por bilbili i ri
qante përqark plagët e tij.
Dhe unë poashtu
sepse ra një gjethe
dhe dy
dhe tre.
Dhe një kokë kristali
dhe një violinë prej letre
dhe bora do mundej me botën
nëse bora do të flinte një muaj përdhe,
dhe degët do luftonin me botën
një nga një,
dy nga dy,
dhe tre nga tre.
Oh fildish i fortë prej mishrash të padukshëm!
Oh gji pa milingona në agim!
Me fësh-fësh-in e degëve në pemë,
me ah-un e zonjave po them,
me kuak-un e bretkosave që gjen
dhe me klluk-un e të verdhit mjalt.
Do të vij një hije trungu
i kurorëzuar me dafina nga lart.
Do të jetë një qiell për erën
i fortë si një mur
dhe degët e shqyera
do të shkojnë të kërcejnë me të si dikur.
Një nga një
përreth hënës,
dy nga dy
përreth diellit,
dhe tre nga tre
për fildishet që të qetë flenë.



NOKTURN




Shoh Yjet mbi det
Oh, yjet jane prej uji,
sterkala uji.

shoh yjet
mbi zemren time.
Yjet jane prej arome!
grure arome.

Shoh Token:
plotesi hijesh.


MADRIGAL


Puthja ime qe nje shege
E hapur, e thelle,
Nje trendafil prej letre
Goja jote qe.

Ne sfond nje fushe me bore.

Duart e mia qene te hekurta
Per kudhrat e renda
Dhe trupi yt i lehte
Qe perendimi i nje kenge.

Ne sfond nje fushe me bore.

Ne kafken e madhe te qiellit,
Te bere vrima-vrima,
Si stalaktite varen
Te gjitha “te dua-t” e mia.

Ne sfond nje fushe me bore.

Endrrat e mia femijerore
Shtresa ndryshku kane zene,
Dhimbja ime spirale
E ka zhbiruar henen.

Ne sfond nje fushe me bore.

Tani le te behemi serioze,
Le t’i veme te marrin mesime
Dashurite dhe endrrat e mia
(Meza te vegjel pa sy.)

Ne sfond shtrihet nje fushe me bore.


MBRËMJE



Mbrëmje me shi si pikturë ngjyrëvenitur…
Dhe gjithçka ndjek rrjedhën e vet.
Druri që zhvishet,
Dhoma ime vetmitare
Dhe portretet e vjetra,
Dhe libri për t’i prerë fletët…

Mërzia kjason nga mobiliet
Dhe nga shpirti im.

Ndoshta
Natyra më fsheh
Fytin e saj kristalin.

Më dhembin pejzat e zemrës
Dhe pejzat e shpirtit.
Po të flas,

Siç rri tapa mbi ujë,
Fjalët e mia rrinë pezull në ajër.

Vetëm sytë e tu
Më bëjnë të vuaj thellë,
Trishtim i dikurshëm,
Trishtim i nesërm.

Mbrëmje me shi si pikturë ngjyrëvenitur…
Dhe gjithçka ndjek rrjedhën e vet.




I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...