ZHULJETA GRABOCKA ÇINA
Poete
Në letërsinë botërore është i pa arritshëm një çift baballarësh tragjik. I pari “Mbreti Lir” që arriti të shohë të vërtetën e jetës dhe thelbin e dashurisë prindërore mes verbërimit universial të botës së shtirur pas interesit të pushtetit, të fronit dhe parasë. I dyti i flakur si një limon i shtrydhur, në një botë ku çdo gjë blihet me para. Edhe dashuria e bijave, të cilat s’i bëjnë as nderimet e fundit!
Prindërimi e paraja.
Gjithçka, që mund të ëndërrojë një babai i mirë bëhet pjesë e intrigës së fabulës së romanit “ Ati dhe Fati” të Kristaq Turtullit. Subjekti i tij shtjellohet në mënyrë lineare. Gjithçka tregohet në vetë të parë prej personazhit kryesor. Naracioni i romanit është veshur me tisin e legjendës, gati të pa kohë, siç është e hershme sakrifica e dashurisë së “Ati” për fëmijën. Prozatori përdor fjalën “Ati” dhe ne kujtojmë formulën e lutjes së krishterë si mbrojtje e bekim hyjnor. Dhe në planin tokësor, burri “ati” kreu i shtëpisë prej të cilit pritet jo vetëm mirëqënia materiale, por dhe ajo shpirtërore e plotërisë prindërore në sakrificë.
Shkrimtari e kundron jetën nga një skaj i botës ku njeriu ndjen, që në hapat e parë të tij, shpërfytyrimin e racës njerëzore. Kur s’do … s’do, është lejtmotivi i fatit të shkruar, që ka shoqëruar njeriun prejhistorik deri në kohët moderne. Kthimi e Riko- gjyshit nga mërgimi me lëngatën e pashërueshme përcakton indin tragjik dhe notat e fatalitetit, që lexuesin do ta ndjekin në përjetimin e personazhit kryesor, Fred Samarxhiut, në luftën e tij të nxitur nga instikti i mbijetesë. I lidhur ngushtë me vendin e të parëve, ai trashëgon prej tyre zanatin e samarxhiut, që i jep në vetmimin e tij kuptimin e jetës. Gjithçka do të trandet pas martesës, kur vajza e tij e vetme Rita, ende e pa rritur, do të humbasë syrin. Megjithëse ai, e ka të qartë se me “para” mund të blesh gjithçka por jo “sy njeriu”, personazhi i veprës kthehet në hero për të reabilituar shëmtimin e bukurisë së pafajshme. Ai nis një odise udhëtimesh, ku dashuria prindërore realizon faqet më ndjera të një proze të jashtëzakonshme në fuqinë përshkruese. Ai e kupton, se në këtë rrugëtim nuk është njeriu i vetëm, i plagosur në shpirt. Si ai janë edhe mjeku që i operoi vajzën, edhe plaka Rihta që i dha fildishtin. Plagët e shpirtit dhembin edhe më shumë se plagët e luftës e kurthet e pabesa të piratëve, ku baltoset absurdi i katrahurës njerëzore. E vetmja dritë, ku ai gjeti ndihmë e ngushëllim, ishin njerëzit që kishin pësuar fatkeqësitë e humbjeve të fëmijëve, pasurisë më të madhe dhe të pa zëvendësueshme që u kishte falur jeta. I gjithë romani është një himn i sakrificës i një lloji tjetër nga ai Santiagos, tek “ Plaku e deti” të Hemingueit. Në bilancin e humbjeve dhe fitoreve, Heroi ynë ka një mision, të realizojë “syrin e fildishtë” e të kthehet fitimtar. Edhe pse i vetëm përpara botës së madhe, heroi i romanit, të shkrimtarit Kristaq Turtulli, “ Ati e fati” realizon mesazhin humanist të të gjitha kohërave, atë të solidarizimit në sakrificë mes njerëzvet pa dalim kombësie. Dashuria për jetën e njeriun është gjuha e tyre e komunikimit. Faqet, që përshkruajnë furinë e dallgëve të detit të Mesdheut dhe rërës së shkretëtirës së Saharës, janë simboli i luftës midis së mirës dhe së keqes shoqërore. Luftë, që gjithnjë po bëhet edhe më e egër në ditët tona. Përballë saj, autori ka ditur të ndërtojë një karakter të fortë, që buron prej mendjes dhe shpirtit të njeriut. Ai i humb në luftë për jeta a vdekje edhe atë sasi paraje, që e kishte lënë mënjanë për pleqërinë a një ditë të zezë dhe fiton mbështetjen e njerëzve me zemër të bardhë. Me virtytet e një njeriu të thjeshtë, përmes një gjuhe të gjallë e plot kolor dhe një dialogu të rrjedhshëm, autori na jep përditshmërinë, që shkon deri në përjetësi e madhështi përmes forcës së artit. Gjithçka në vepër flet besueshëm e plot realizëm. Autori jep me mjeshtëri detaje të mrekullueshme nga jeta e kafshëve dhe e dashurisë së njeriut për to. Mes larmisë së vendeve, kulturave e popujve ai ka ditur të universializojë luftën dhe dashurinë e tyre të madhe për jetën. Proza e Turtullit rrjedh në hulinë e bukurisë kuteliane duke krijuar baladën e re me një fund të lumtur të “syrit të fildishtë”.