2020-06-04

Mathieu Aref : Jam i trishtuar që po e lëj shpirtin, karakterin dhe sjelljen e "disa" shqiptarë në një gjendje jo me të mirë se sa kur linda.

Mathieu Aref (Arif Mati) lindi më  01 03. të vitit 1938 në Kajro të Egjiptit, është historian shqiptaro-françes .

Prindërit e tij kanë lindur në krahinën e Matit (Shqipëri).

Tashmë ai jeton në Francë dhe i është dedikuar prej vitesh hulumtimit të historisë.(Më gjerësisht lexoni në Agjencionin Floripress :

http://floripress.blogspot.com/2020/06/mathieu-aref-jam-i-trishtuar-qe-po-e.html)



Fotografia e profilit të Mathieu Aref



Mathieu Aref

Puna ime ka mbaruar, veprimtaria ime po merr fund dhe nesër ose pas nesër do të ndroj jetë dhe do të shkoj në një jetë me të qetë për tu bashkuar prapë më prindërit e mi të shenjtë dhe paraardhësit e mi pellazgo-ilirë. 


Vetëm vepra ime dhe në një mënyrë me të vogël personaliteti im do të vazhdojnë të përjetësohen vetëm për një kohë dhe më pas do të zhduken në harresë.


 Jam i trishtuar që po e lëj shpirtin, karakterin dhe sjelljen e "disa" shqiptarë në një gjendje jo me të mirë se sa kur linda.


Unë nuk mendoj se arsimi kombëtar është në lartësinë e duhur ndaj situatës aktuale dhe shpresat që presim nga populli me i lashtë të Evropës që është në zanafillën e dy qytetërimeve me të mëdha të Evropës : ai nuk frymëzon aq sa duhet çfarë e ka karakterizuar grupin tonë etnik disa mijëra vjet më parë : dinjitetin, fjalën e dhënë (besa), respektin e ndërsjellë, nderin, atdhetarizmin, ndihmën e ndërsjellë dhe guximin. 


Do të shtoja ngritjen të nivelit kulturor, një edukim të caktuar në promovimin e moralit të mirë dhe zhvillimin e një farë shpirti qytetar (civizëm) si dhe transmetimin e vlerave thelbësore të jetesës së bashku në qetësi, mirësi, harmoni, vëllazëri për të mirën dhe prosperitetin e vetvetes dhe të atdheut tonë të dashur.


 Sot, për fat të keq, të gjithë këta elemente të çmuar nuk janë të gjitha të mbledhur midis bashkatdhetarëve të mi në Shqipëri, Kosovë dhe të gjitha trojat pellazgo-shqiptare, ku ende flitet gjuha shqipe e shenjtë.


Mos më keqkuptoni (sikur bëjnë disa këtu) sepse çfarë unë them këtu për Shqiptarët është një « gjeneralitet » sepse ka shqiptarë me shumë cilësi, më personalitet të shquar dhe vlera. 


Paradoksi më i madh ndër shqiptarët është se, sipas të gjithë vëzhguesve me shekuj dhe unë vetë, ne besojmë se Shqiptari(a) është gjithçka dhe e kundërta e saj : më të mirë në botë nuk ka por dhe më të keq se Shqiptari nuk ka ! 


Kjo është arsyeja pse kam theksuar që për disa « edukimi, kultura dhe sjellja e mirë" i përmirësojnë ato jashtëzakonisht.


Arif Mati


Arif Mati (Aref Mathieu), me origjinë nga fshati Rremull, i rrethit të Matit, është lindur me 1 mars 1938 ne Kajro (Caire), Egjipt. Eshtë i martuar, ka tre djem dhe një vajzë.



23 vitet e para të jetës së tij i ka kaluar në Egjipt, ku edhe ka kryer gjimnazin dhe studimet universitare. Më pas, në vitin 1961, ai udhëton drejt Francës, ku edhe jeton që prej asokohe. Eshtë i diplomuar në fusha të ndryshme, si « Literaturë, Artet e bukura, Arkitekturë, Drejtësi e shoqërive, dhe Histori antike ». Flet pesë gjuhë të ndryshme : shqip, frëngjisht, arabisht, italisht dhe anglisht.



Në vitin 2003 et 2004 ka publikuar dy libra në gjuhën frënge dhe më pas të përkthyer edhe në gjuhën shqipe :



1 - « Albanie (histoire et langue) ou l’incroyable odyssée d’un peuple préhellénique. - Shqipëria (historia dhe gjuha) ose odiseja e pabesueshme e një populli parahelen », Shtëpija botuese Plejad, Tiranë 2007.



2 – « Grèce (Mycéniens = Pélasges) ou la solution d’une énigme. – Greqia (Mikenët = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme », Shtëpija botuese Plejad, Tiranë 2008.



Me 3 janar 2012, Zoti Mati mori gradën Doktor në degën « Histori dhe Civilizimet Antike », në universitetin e njohur francez, me famë botërore, Sorbona (Sorbonne – Paris IV). Ka mbrojtur temën « Kërkime mbi Pellazgët, si origjinë e civilizimit grek » duke e justifikuar me argumentat e më poshtëm :



- Greqia, në lashtësi quhej Pellazgji ;



- Pellazgët ishin "barbarë" që nuk flisnin greqisht, pra ishin jo grekë, me ta nuk kishin lidhje etnike dhe gjuhësore. Pellazgët nuk ishin stërgjyshërit e grekëve ;



- Pellazgët u dhanë Helenëve një pjesë të madhe të kulturës së tyre, institucioneve, besimin fetar, dhe një fond gjuhësor (siç dëshmon Herodoti) nëpërmjet Jonianëve që ishin Pellazgë përpara se të bëheshin ata helenë ;



- Grekët e lashtë nuk e njihnin "qytetërimin Miken" ;



- Homeri i përcaktonte Pellazgët dhe gjuhën e tyre të shenjtë dhe gjuha greke nuk është folur përpara shk. 6 p.k dhe prandaj nuk ka patur asnjë "qytetërim Miken" ;



- Linearin B, Ventris dhe Chadwick në mënyrë mekanike e emërtuan "mikenë" dhe gjuhën si "greqishtja e lashtë" ;



- Pellazgët padrejtësisht janë trajtuar nga historia moderne si një popull i zhdukur pa lënë gjurmë. Në të kundërt të gjithë autorët antik i kanë trajtuar si populli më i lashtë në vendin që më vonë u bë Greqi dhe banorë të vetëm para-grek ;



- Qytetërimi i emërtuar Miken, nuk ka ekzistuar kurrë me këtë emërtim. Qytetërimi i vetëm që ka egzistuar para ardhjes së grekëve qe ai i Pellazgëve.



Ne, si matjanë, puna e Arif Matit, na bën të ndihemi krenarë, sepse vë në dritë historinë (origjinën, gjuhën...) e popullit shqiptar, e cila për shkak të luftërave dhe pushtimeve të ndryshme ndër shekuj, ka qenë e modifikuar. Historia është shkruajtur shpesh nga ata që kanë fituar luftërat, dhe ata që i kanë fituar, e kanë shkruajtur atë jo ashtu siç është në të vërtetë, por ashtu siç u përshtatej.



Zoti Mati ka kontribuar, në mënyrë vullnetare, ashtu si edhe matjanë të tjerë, për zhvillimin e blogut « Dars (Klos), Mat - Albania », duke dërguar një hartë të komunave të zonës së Matit dhe një hartë të lashtësisë së Shqipërisë, këtu më poshtë. E falenderoj përzemërsisht për kontributin e tij dhe krenohemi që rrënjët i ka nga zona jonë matjane.(Aurenc Bebja)



Shqipëria – odiseja e pabesueshme e një populli parahelen (Historia dhe gjuha)

Shqipëria – odiseja e pabesueshme e një populli parahelen.jpg
 Origjinali: Albanie (Histoire et langue) ou l’incroyable odyssée d’un peuple préhellenique. libër me Autor Mathieu Aref. Shqipëroi: Iliriana Angoni. Shtëpia botuese: Plejad.

Viti i botimit 2007. Faqet e librit 608. ISBN 978-99943-903-9-7
Ky libër do të befasojë shumë lexues.

Ai nuk ngurron të ndërmarrë një qëndrim krejt të kundërt ndaj asaj, që me sa duket, është një e vërtetë e ndërtuar. 

A mos ka qenë i mbivlerësuar vendi i Grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik dhe, me sa duket, vetevetiu e pa nxjerrë pikëpyetje, ne jemi mësuar ta ngjisim deri në periudhën mikeniane e madje edhe më tej dhe ta vendosim pothuajse natyrshëm si të ketë qenë faktor thelbësor i historisë së këtij rajoni ?
Në këtë vepër, Mathieu Aref (Aref Mati) hulumton në një tjetër drejtim dhe ravijëzon një botë tjetër, atë pellazge, së cilës grekët i detyrohen për një pjesë jo të vogël të së kaluarës së tyre. 

Por kësaj here ajo nuk duhet të ketë qenë aty, në Ballkan, përpara grekëve, dhe këtyre, kur mbërritën, nuk u mbeti gjë tjetër veçse të depërtonin e të merrnin atë çfarë ajo u ofronte.
Kuptohet që këta grekët do ta kenë damkosur Herodotin për tradhti ndaj helnizmit dhe do ta kenë denoncuar për dashaligësinë e tij – që do të bëhet objekt i një trajtese të vogël të Plutarkut – e cila e shtyn atë të njohë cilësitë e barbarëve,dhe kjo, sipas atyre, i zhvlerëson bashkëpatriotët. 

Por, Herodoti ka pasur shumë të drejtë: grekët nuk kanë qenë të parët mbi këtë tokë dhe, nëse ka pasur të tjerë më parë, atëherë është më se e qartë se u detyrohen atyre për një pjesë të rëndësishme të qytetërimit.

Dominique Briquel,Profesor në Universitetin e Sorbonës



Mikenët = Pellazgët.jpg


Mikenët = Pellazgët: Greqia ose zgjidhja e një enigme


Mikenët = Pellazgët: Greqia ose zgjidhja e një enigme Origjinali: Grece (Myceniens=Pelasges) ou la solution d`une enigme Histori. 

Autori i librit Mathieu Aref. Shqipëroi: Iliriana Angoni, shtëpia botuese: "Plejad". Viti i botimit 2004, fq. 608. ISBN 978-99956-658-2-1

Kjo vepër e re përfundon atë se çfarë Arefi shkrujti në veprën "Shqipëria (Historia dhe gjuha) ose odisea e pabesueshme e një populli parahelen". Këtë herë ai e përzmadhin pamjen e saj dhe nxjerr nocione etnike, të cilat na i bëjnë të ditura burimet e lashta në lidhje me botën e lashtë ballkanike.

Këtyre pellazgëve, kaq e vështirë për t`u ravijëzuar edhe kur prania e tyre ka qenë e pohuar në shumë vise të botës antike, Aref Mati kërkon t`u japë një identitet. 

Duke u nisur nga një pohim i prerë i Herodotit se ishin barbarë ose më saktë "barbarofonë", dmth. Individë që flisnin një gjuhë ndryshe nga gjuha greke , ai propozon t`i identifikojmë me ilirët e antikitetit dhe të kërkojmë gjurmët ndër pasardhësit e tyre të ditëve të sotme: shqiptarët.

 Ai vetë është me zanafillë shqiptare dhe duke njohur e njohur në mënyrë të përkryer këtë gjuhë, Aref Mati zbraz të gjithë pasionin dhe njohuritë e tij në lidhje me këtë anketim: kjo mund të duket ikonoklaste, por nuk mungojnë pararendës të shquar të rivënies në diskutim të vizionit të zakonshëm të helenizmit- që nga K.O. 

Muller deri te M.I. Finley dhe Ferdinand Braudel, të cilët të gjithë kanë pyetur veten për këta parahelenë, të cilëve Greqia e Perikliut u detyrohet kaq shumë.

Pa dyshim, duke u marrë me një çështje të tillë, gjithçka mund të jetë e diskutueshme, gjithçka duhet të diskutohet- dhe hipotezat e parashtruara nga autori nuk i shpëtojnë këtij rregulli thelbësor të përçapjes shkencore. 

Por është mirë ta përballim veten me këtë rrezik për të mos qenë ndonjëherë veçse në gjumë dogmatik.

 Një vepër si "Athina e Zezë" na ftonte para disa vitesh për të hedhur një vështrim drejt jugut, për të kuptuar zanafillën e botës greke: ja një libër, i cili na fton që të mos shpërfillim veriun dhe ilirët në një proces të ndërthurur, i cili bëri të mundur shfaqjen e qytetërimit grek që ne njohim.


*****



Source : Aref Mathieu
Source : Aref Mathieu




Përgatiti:Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D.


Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...