Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/06/03

Lamtumirë profesor Agron Fico !


Agjencioni Floripress: Akademik Prof.Dr.Agron Fico,Ph.D

Mesazh ngushëllimi për kalimin në amshim të Agron Ficos 

Reagim i Akedemisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane ...Ndërron jetë studiuesi i njohur shqiptar | BoldNews.al

Drejtori për mardhënie më publikun pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare-Amerikane në Nju Jork , Prishtinë ,Tiranëdhe Shkup  shpreh  ngushëllimet familjes së nënkryetarit të ASHASHA Akademik Prof.Dr.Agron Ficos dhe farefisit të tij këtu në New York dhe Shqipëri, për kalimin në amshim të një ndër bashkëpunëtorëve më të ngushtë të saj, aktivistit të palodhur të çështjes kombëtare shqiptare 

Në Tiranë,  në moshën 86-vjeçare, u nda nga jeta albanologu shqiptaro-amerikan  Agron Fico, i cili, ishte i rrethuar nga familja dhe farefisi, të afërmit dhe miqët e tij të shumtë.

Profesor Agroni  deri sa kaloi në amshim për vite me radhë ishte nënkryetar i ASHASHA (AAS-it)  në SHBA, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni Veriore.

Kjo është një humbje e madhe për familjen ASHASHA ,në vendlindje, në mërgim, miqët, shokët me të cilët ai punoi një jetë të tërë, në shërbim të çështjes kombëtare në vend dhe diasporë.

Akademiku ynë  prof.dr.Agron Fico,Ph.D. , pushoftë në paqe e i lehtë i qoftë dheu në token e së cilës ia kushtoi me përkushtim pjesën më të madhe të jetës, gjithnjë me mall për vendlindjen e tij që e deshti aqë shumë.

Lamtumirë profesor!

Flori Bruqi

Drejtor për mardhënie me publikun 



Tiranë, 3.6.2020.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...