2020-06-06

Ministri i Sëndetësisë Armend Ramë Zemaj merr vendime të reja për situatën e pandemisë në Kosovë





Vendime të reja lidhur me pandeminë e koronavirusit  COVID 19 janë marrë sot nga ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Këto vendime do të bëhen të ditura sot në orën 18:30.



https://www.youtube.com/watch?v=N36LzImfyiQ

Në këtë orë, është paralajmëruar një konferencë për media e ministrit të Shëndetësisë, Armend  Ramë Zemaj.

“Ministri i Shëndetësisë Armend  Ramë Zemaj, do të mbaj sot konferencë për media në të cilën do të flas lidhur me pandeminë Covid-19 dhe vendimet e reja rreth menaxhimit të situatës me virusin corona”, thuhet në komunikatë.

Nga krerët institucionalë, tash e disa ditë është paralajmëruar se nëse ka rritje të numrit të infektimeve me COVID-19, mund të ketë rivendosje të disa masave kufizuese.

Deri tani në Kosovë, numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 1 mijë e 147.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se prej ditës së hënë, me datë 8 qershor, do të hiqet edhe masa e lëvizjes së qytetarëve prej orës 21:00 deri në mëngjes.



Sipas Zemajt, MSH-ja bashkë me Institutin e Shëndetit Publik, ka vizituar edhe Vushtrrinë ku së fundmi pati shtim rastesh të të infektuarve, por siç tha ai, nga aktivitetet ditore, gjendja atje është stabile.



“Pati ngritje të lehtë të numrit të të infektuarve si rezultat i mospërfilljes së urdhrave”, tha ai.


Zemaj tha se virusi është akoma aktiv, porse kërkon nga qytetarët kujdes dhe angazhim në zbatimin e rekomandimeve nga MSH dhe IKSHPK.


Pas analizës së bërë në terren, me hapjen e kufijve, IKSHPK rekomandon si mëposhtë:



1. Kontrollin e detajuar për udhëtarët që hyjnë në Kosovë duke marrë shënime të sakta, adresën, numrin e telefonit, etj,


2. Kontroll i detajuar dhe marrje e temperaturës për të dyshuarit me COVID-19


3.Bazuar në rekomandime, prej ditës së hënë, qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit 7 ditor, por ata që hyjnë do të kontrollohen nga mjekët


4. Bazuar në situatën epidemiologjike, do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve


5. Nga dita e hënë hiqet masa/kufizimi i lëvizjes së lirë prej orës 21:00 deri në mëngjes



Zemaj tha se MSH-ja bashkë me IKSHPK-në do të vazhdojë të përcjellë situatën epidemiologjike, por kërkon të mbahet distanca nga qytetarët dhe të respektohen masat.



“Kërkojmë në mënyrë rigoroze të respektohen masat ndaj koronavirusit, të mbahen maskat, dhe distanca. Kërkojmë nga qytetarët, bizneset, gastronomia, të përmbahen strikt në rregullat tona. Shkeljet e rregullave konsiderohen rrezikim i shëndetit”, tha Zemaj.



Zemaj dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, kanë thënë se institucionet janë të furnizuara mirë me teste.







Lehtësohen masat ndaj koronavirusit, kush hyn në Kosovë nuk i nënshtrohet vetizolimit







Dje Bashkimi Evropian dorëzoi pjesën e tretë të ndihmës emergjente prej 5 milionë eurosh në mbështetje të sistemit shëndetësor të Kosovës


Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së dorëzoi në Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës 10 autoambulanca, 100 shtretër spitalorë dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor. Kjo dërgesë përfshiu edhe 150 pompa infuzioni, 127 monitorë pacienti, dhe 7 mijë litra substancë dezinfektuese për duar.

Vlera totale e këtij donacioni është 1.17 milion euro, dhe është pjesë e ndihmës së BE-së për Kosovën për përballimin e pandemisë COVID-19. Furnizimet u prokuruan përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).

“Jam e kënaqur që kemi një furnizim tjetër me pajisje mjekësore për sektorin e shëndetësisë në Kosovë, të cilat ne jemi të sigurt se do t’i shërbejnë popullit të Kosovës si gjatë pandemisë COVID-19, ashtu edhe në vitet në vazhdim”, tha Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së.

“Brenda pak javëve të ardhshme presim edhe dorëzimin e 30 ventilatorëve për njësi të kujdesit intensiv, pajisje të tjera mjekësore, më shumë shtretër spitalorë dhe 6,000 komplete të testimit për COVID-19, me çka do të përmbyllet shuma e planifikuar prej 5 milionë eurosh të pajisjeve dhe furnizimeve emergjente mjekësore të dhuruara nga Bashkimi Evropian.”

Ambasadorja Apostolova vlerësoi autoritetet e Kosovës, stafin mjekësor dhe laboratorik për punën e tyre shembullore gjatë pandemisë COVID-19. Ajo falënderoi popullin e Kosovës për respektimin e kufizimeve dhe u bëri thirrje të gjithëve që të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë.

Në prill dhe maj 2020 , BE-ja solli në Kosovë 1.6 milion doreza të ndryshme mbrojtëse mjekësore, 60 mijë maska FFP2, 60 mijë kominoshe njëpërdorimshe, 23 mijë mburoja për fytyrën, 3 mijë syze mbrojtëse, 19 mijë litra dezinfektues për duar, 10 shtroje njëpërdorimshe, dhe 50 kuti për transportimin e mostrave laboratorike, ndihmë e cila u soll me 10 kamionë përmes UNOPS-it.

Përveç kësaj ndihme direkte për sektorin e shëndetësisë, BE-ja po përgatit edhe rreth 63 milionë euro si masa afatmesme për ndihmë me grante socio-ekonomike, si dhe rreth 100 milionë euro kredi si ndihmë makro-ekonomike për Kosovën.

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...