2020-06-06

Vendimi i ‘Qeverisë Hoti’ për reciprocitetin, vjen paralajmërimi i fuqishëm nga analisti për LDK-në: Po rrezikon të pësojë debaklin...





Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka votuar për të shfuqizuar masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Këto masa u vendosën më 1 prill nga qeveria e kaluar, e udhëhequr nga Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Prof.Dr.Avdullah Hoti tha se me heqjen e reciprocitetit janë hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë.


“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm sot, duke i hequr pengesat për procesin e dialogut, në përputhje me zotimet që kemi dhënë para partnerëve tanë ndërkombëtarë".

“Tani presim që të njëjtën gjë ta shohim nga pala serbe, që të heqin të gjitha pengesat dhe t’i japin frymë procesin e dialogut. Por, ne ruajmë të gjitha të drejtat tona, si shtet sovran, që të vendosim të gjitha masat e nevojshme, për të ruajtur sovranitetin tonë, në koordinim me partnerët tanë”, tha kryeministri  Abdullah Hoti.

E, se a do të ndikojnë në Lidhjen Demokratike të Kosovës këto vendime të ‘Qeverisë Hoti’,  ka folur analisti i njohur, Faton Mehmeti, fillimisht konsideron se Lidhja Demokratike e Kosovës me mocionin e mosbesimit ndaj ‘Qeverisë Kurti’, ka humbur vota në elektorat.


Image

Gazetari dhe analisti Faton Mehmeti , shprehet se ndikim të madh në këtë parti do të ketë edhe vendimi i fundit i ‘Qeverisë Hoti’ lidhur me reciprocitetin.

“Me mocionin ndaj qeverisë në kohë pandemie, faktikisht LDK ka humbur vota në elektorat, të cilët besojnë se për LDK-në më i rëndësishëm është shteti se pushteti. Më heqjen e reciprociteti, natyrisht se edhe kjo do të ndikojë në një farë mënyrë që elektorati ta braktisë LDK-në. Megjithatë, përcaktuese do të jetë përfundimi, nëse marrëveshja me Serbinë do e ndaj vendin, në këtë rast Lidhja Demokratike e Kosovës do të konsiderohet fajtore që i mundësojë Thaçit të bënte një veprim të tillë”, ka thënë Faton  Mehmeti.

Me tej ai është i mendimit se veprimet që do të pësojnë do të jenë edhe më të dhimbshme për Kosovën, dhe të gjitha do i atribuohen partisë së  Akademik Prof.Dr.Isa Mustafës.


“Kështu që, veprimet që do të pësojnë do të jenë edhe më të dhimbshme për Kosovën, dhe të gjitha do i atribuohen LDK-së, nisur që nga rrëzimi i qeverisë në kohë pandemie e deri tek eventualisht ndarja e Kosovës. Në anën tjetër edhe qëndrimet ndryshe të  Prof.DR.Vjosa Osmanit, e cila po i mban parimet me të cilat i mori votat, pritet që të dëmtojnë shumë LDK”, ka shtuar ai.

Analisti politik thekson se partia e Isa Mustafës do të mund të shpëtonte vetëm nëse në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë nuk ndahet Kosova, dhe përfiton liberalizim të vizave për qytetarët e vendit.

“LDK do të mund ta shpëtonte vetëm nëse në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë nuk ndahet Kosova, vendi përfiton liberalizmin të vizave, krijim të vendeve të punës, luftë ndaj korrupsionit dhe mos bërja e  Hashim Thaçit përsëri president me votat e LDK-së. Ndryshe, LDK rrezikon të pësojë debaklin më të madh që nga krijimi i saj”, thekson  Faton Mehmeti.

Krejt në fund, ai nënvizon se sfidat e ardhshme do të jenë përcaktuese për Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila, sipas analistit, edhe deri tani ka humbur besimin në elektorat, nga veprimet e saja tashmë të njohura, dhe të cekura më lartë.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...