2021-12-17

Perla e re e mashtrimit – Lekë Dukagjini, qenka “ serb “!

 Leka III i Dukagjinëve i njohur përgjithësisht si Lekë Dukagjini (~ 1410 – 15 qershor 1481;  ka qenë një anëtar i mistershëm i familjes Dukagjini, bashkëkohës i Skënderbeut. Është pandehur gabimisht si autori i Kanunit, në të cilin janë mbledhur ligjësitë zakonore të Shqipërisë Veriore.





Vendlindja e tij mendohet të jetë në Kosovën e ditëve të sotme, në Ulpianë, pranë Lipjanit. Principata e Dukagjinëve shtrihej nga territore që sot janë në Shqipërinë Veriore e vazhdonin deri në Kosovë, me kryeqendrën e dytë të tyre pranë Ulpianës.

Deri më 1444 qe pronoiarios i Koja Zaharisë. E mori përsipër parinë e vendit prej të atit Pal Dukagjinit më 1446, i cili me sa dihet vdiq nga apopleksia. Pasi më 1444 vritet Lekë Zaharia, sipas Barletit dhe shumë të tjerë pas tij e vrau Leka. por kronisti Stefano Magno shkruan se qe Nikollë Dukagjini, vetë vasali i Zaharisë, që e kish vrarë zotërinë e tij.[10] Magno shkruan se para se të vdiste, Zaharia la porosi që Danjën t'ia dorëzonte Venedikut.


Prit ndërkohë që ngarkohet përmbajtje të tjera


Dorëzimi i Danjës përvijoi konfliktin mes Nikollës dhe të ëmës së Zaharisë, Boljës, e cila i grishi trupat e Venedikut të merrnin kështjellën.] Në mars të 1451, Leka së bashku me Bozhidar Dushmanin planifikuan të mësynin Drishtin, zotërim venedikas. Plani u zbulua dhe Bozhidari u shtrëngua të shkonte në mërgim.[ Në korrik të 1452, Papa Nikolla V ngarkon ipeshkvin e Drishtit, Pal Dushmanin, pajtimin e Dukagjinit me Skënderbeun.

Gjatë inkursioneve osmane ndër vitet 1454-1455, Leka si vasal i Venedikut, mbronte Danjën. Për shkak të disa punëve të dyshimta, Leka e zaptoi me trupat e veta kështjellën më 5 nëntor 1456, duke lënë Rektorin venedikas aty, dhe duke marrë peng të shoqen dhe të bijtë. Venediku rekrutoi menjëherë 200 mercenarë drejt Danjës,komanduar nga Andrea Venier, mbështetur nga Skënderbeu Më 1457, kur një ushtri osmane kish rrethuar Krujën, venedikasit ia dolën të bëjnë Danjën sërish të vetën. Gushtin e 1457 osmanët kishin pushtuar gjerësisht territoret arbërore, dhe në këtë periudhë Leka u bë me osmanët dhe mori Shatin me ndihmën e tyre. Kjo aleancë bëri që Skënderbeu të bëhej me venedikasit kundër Lekës.

Më 14 shkurt 1458, u nënshkrua një traktat paqeje në Shkodër mes përfaqësuesve të Venedikut dhe vëllezërve Lekës III, Nikollës II, Gjergjit IV dhe kushëririt të tyre të parë, Dragës († 1462; i biri i Nikollës I).[19] Venediku i fali Dukagjinët për krimet që kishin bërë në të kaluarën dhe i priti si miq. Vëllezërit i dhanë kapitenit të Shkodrës, Benedetto Soranzo, ultësirën e quajtur Rogamenia (kund pranë fshatit të Rragamit)[20] me të gjitha banesat e veta dhe zonën e Danjës. Leka i dorëzoi Venedikut edhe kështjellën e Shatit me malin e vet, e cila duhej shkatërruar dhe mos të ndërtohej më. Në këmbim u mbeteshin zotërimet e tjera ndër malet e Shatit, nëpër Zadrimë dhe matanë Drinit si feud kundrejt një interesi vjetor prej dy pishtarëve dyll (20 libra), që duhej dërguar në Venedik. Pas çdo kërkese prej Venedikut apo përfaqësuesve të tyre, Dukagjinët duhet të arrestonin çdo rebel nëpër zotërimet e tyre dhe t'ia dorëzonin venedikasve. Po kështu u zotua edhe pala venedikase.

Por Leka shumë shpejt e prishi paqen me Republikën e Shën Markut, sepse nëntorin e 1458 Venediku e quajti atë bashkë me kushëririn Palin III "renegatë". Siç duket, kishin njohur syzerenitetin e Sulltan Mehmet Fatihut.

Meqë në traktatin e 14 shkurtit 1458 Leka i pranoi me kusht që mos të ishte vartës i Skënderbeut, i cili nuk i pranoi, edhe pse u përfshi në traktativa.Si rrjedhim Leka nuk i ndërpreu marrëdhëniet me Osmanët, Papa Piu II ndërhyri dhe thirri Arqipeshkvin e Tivarit që t'u jepte Lekës dhe kushëririt të tij ferandæ sententiæ,[22] dhe shkishërim në rast se nuk i ndërprenin marrëdhëniet me Osmanët brenda 15 ditëve.[1] Vjeshtën e 1463, proveditori i ri i Venedikut në Arbëri, Gabriele Trevisano u ngarkua me detyrën që të ndante Lekën nga marrëdhëniet me osmanët dhe ta pajtonte me Skendërbeun, gjë që u arrit vitin pasardhës me ndërmjetësinë e Arqipeshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit. Pasi Papa Piu II vdiq dhe bashkë me të plani i kryqëzatës, Leka muar pjesë në mbrojtjen e Krujës.

Pas vdekjes së Skënderbeut, osmanët pushtuan pjesën më të madhe të Arbërisë. Paria e vjetër ngatërrohej mesvete; vëllezërit Nikolla II dhe Leka III kishin dëbuar të vëllanë Progonin IV, i cili arriti ta merrte trashëgiminë e vet vetëm me anë të ndërhyrjes venedikase.[23] Më 1470 aleati i Venedikut, Nikolla II e mposhti të vëllanë, Lekën që ishte në krahun osman.[24] Më pas marrëdhëniet u kthyen anapolla, Nikolla u bë me osmanët dhe Leka me venedikasit: Nikolla i dërgoi të birin sulltanit, dhe u bë ndër armiqtë më të ethshëm të venedikasve, ndërsa Leka bashkëpunoi me republikën adriatike. Dikur venedikasit ia arritën të bindnin Nikollën të kthehej t'u shërbente atyre. Të dy vëllezërit morën pjesë në luftërat Osmano-Venedikase në atë që sot është Shqipëria Veriore dhe ikën në Venedik pasi u dorëzua Shkodra më 1479.

Pas vdekjes së Fatihut, pati trazime në perandori, gjë që pengoi dërgimin e trupave në rrethimin e OtrantosRaguzanët u raportojnë aragonezëve se Leka me Nikollën qenë kthyer në Arbëri. Asokohe Gjoni II Kastrioti u përgatit të kthehej në viset arbërore, ku së bashku me trupat e tij iu bashkua kushëriri Kostandin Muzaka si dhe vëllezërit Nikollë e Lekë Dukagjini me një galerë napolitane. Dukagjinët shkuan drejt zotërimeve që kishin patur dhe shkaktuan një kryengritje që bëri Hadëm Sylejman Pashën të dërgonte trupa tjera në ato vise. Situata e krijuar bëri të mundur që Otrantoja nga trupat napolitane më 10 shtator 1481.(Floripress)


-------------------------------------------

Nga Fahri Xharra, Gjakovë



Lekë  Dukagjini -serb ! Për ditë e më shumë me ndihmën tonë të heshtjes  ose të zhurmave tona antishqiptare heronjtë e së kaluarës shqiptare po na dalin se “ishin” serb . Livadhi do kositur mixho se vijnë të tjerët e e lëvrojnë ; dhe e pat trashëgimia .
“Lekë Dukagjini , trim i madh serb i cili ka jetuar në fund të shekullit 14 ,  ka rënë heroikisht në Luftën e Kosovës. Ai mbeti historikisht i shënuar si luftarak i madh por edhe si ligjvënës ,  i cili me ligjet e veta i ka udhëhequr të gjitha fiset serbe të Shqipërisë së sotme si dhe ato të pjesës veriore të Malit të Zi, dhe ka bër që serbët gjatë shekujve të mbesin simbol i rezistencës kundër turkut.Ai ishte shumë i ndikuar me Ligjet e Dushanit ,gjatë shkrimit të Kanunit të tij. Lekë Dukagjini ishte i biri i Dukës ,dhe ishte baba i dy djemve  – Nikollës dhe Pavlit të Bardhë nga të cilët rrodhen shumë fise , dhe ndër to Palbardhët (Бјелопавлићи )”- shkruan   Petar kaleziq -i  .(Петар Калезић ,директни потомак Леке Дукађина  (Канон Леке Дукађина,Издавач ,Школа гусала Сандић , Београд, 2014 , www.skolagusalasandic.rs )
Pra na shkoi edhe  Lekë Dukagjini ! E mjerë historia shqiptare !
Shqiptarët janë falsifikuesit e historisë -shkruan Kaleziq ( qenka trashëgimtari i drejtperdrejt i Lekë Dukagjinit, директни потомак Леке Дукађина   ) sepse ata mundohen të na bindin që Lekë Dukagjini dhe Gjurahgj Kastriot Skenderbeg paskan qenë shqipttar e jo serb. Në të njejtën mënyrë , sipas tij falsifikohet edhe prejardhja e shqiptarëve nga Ilirët, dhe me këte mundohen t`i bëjnë për veti  tokat e Ilirisë .
(Фалсификовање историје. Фалсификатори исто ри је Албанаца покушавају да протуре тезу да су Лека Дукађин и Ђурађ Кастриот Скендербег били Албан ци, а не Срби. На сличан начин се фалси фи кује порекло Албанаца да су они наводно Илири, чиме сматрају да имају право да својатају оне об ласти на којима су Илири живели. Они су, наводно,
старо седеоци Балкана, који су у миру живели на својој земљи. А онда су из неких туђих простора дошли насилници и отели им земљу. Пошто сила не
може постати право, они траже да им се њихова земља врати и да им се призна сувереност на оном делу који су већ успели да “поврате”. )


Në anën tjetër , serbët gjatë historisë së tyre paskan qenë  të  quajtur Ilir, dhe se shteti i Car Dushanit qenka quajtur “Magnum Illyricum или Велика Илирија” ( Iliria e Madhe ). Përndryshe shqiptarët qenka sjellur nga Azerbajxhani dhe Dagestani  si shërbëtor dhe mercenar të arabëve , ne dillim të shek të 11-të .

(Са друге стране, Срби су током своје историје на –
зивани Илирима, а српска држава цара Душана називана је од стране народа са Запада Magnum  Illyricum или Велика Илирија. Истраживања руских историчара Артамонова,
Плет њеве и других, као и бројне старе мапе пока зу -ју да су нека албанска племена између 8. и 9. века,била потиснута са своје првобитне територије наобали Каспијског мора (у данашњем Азербејџану иДагестану) од стране Арапа и доспели су у Јужну
Италију. Тамо су се водиле огорчене борбе између Нормана, Византинаца и Арапа. Албанци су дове дени као помоћна војска једног од арапских кали .фата.)
Bravo Kaleziq, bravo serbografia; ne shqiptarët kemi vendosur të shkojmë ose përtej Kaspikut ose në Arabi .
Për shqiptarët mohues  një shpjegim:
“Leke Dukagjini është figura e dytë  arbërore e shekullit te XV-te pas Skënderbeut, qe u mundua dhe e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes se Heroit Kombëtar. Për studiuesit, me trashëgiminë e tij te “Kanunit”, ai gjykohet si një figure e plotësuar e Arbërisë Mesjetare, qe ka luftuar per identitet
Duhet thëne se, deri me sot, nuk mjaftojnë dokumentet për te treguar fytyrën e vërtete te Leke Dukagjinit. Ai ishte bashkëkohës i Skënderbeut dhe si për një koincidence dhe ai u be i njohur, si Skënderbeu, kur mori ne zotërim, principatën qe i la trashëgim i  ati. Pal Dukagjini, i ati i tij, vdiq ne vitin 1446. Me qendër ne Lezhe, Principata e Dukagjineve, përfshinte Zadrimën, zonat ne veri dhe verilindje te Shkodres, qe sot janë te mbytura nga uji i Drinit dhe shtrihej me një kryeqendër te dyte, me qytetin e Ulpianës, dhe zotërimet ishin deri afër Prizrenit. Referuar autorit te monografisë, Çobani, Leka kishte marre një kulture te gjithanshme, qe ne atë kohe i shkonte për shtat frymës humaniste te Rilindjes Evropiane dhe ne qytete te tilla si ne Venecia, Raguze apo Shkodër.
Duke iu kthyer kohës se tij, kontakti i pare me Skënderbeun i familjes, ka qene ne Lidhjen e Lezhës me 1444 me Palin, te atin e Lekes. Emri i familjes, qëndron pak ne kronika sepse, me vone historia duket se është e fokusuar vetme ne figurën e Skënderbeut, qe ne atë kohe, kishte një kontakt shume te madh, me Oborret me ne zë te Evropës dhe emri i tij ishte tepër i lakuar nga te gjithë.
“Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishëm shqiptar pas Skënderbeut dhe me me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portës se Larte, krejt afër pragut te shtëpisë se vet dhe u bashkua realisht me rezistence e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorisë Osmane (1463). Pas këtij viti, venecianet pushuan se përfoluri Leke Dukagjinin”, thotë Tonin Çobani, ne një nga studimet e tij, kushtuar pak kohe me pare Dukagjinit te Ri. )

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...