Pa marrë parasysh se cili do të jetë fati i tij në gjykatat suedeze, britanike apo amerikane, ai ka prodhuar një makinë, të cilën askush nuk e di se si ta ndalë,kemi parë daljen në sipërfaqe të një lloji të ri të luftës- mikroterrorizmit, i cili mund të definohet si terrorizëm i nivelit të ulët, praktikuesit e të cilit nuk zgjedhin operacione spektakolare, por më parë operacione, të cilat kanë gjasa që të jenë të suksesshme. Në qendër të vëmendjes ishte edhe themeluesi i Wikileaksit, Julian Assange.
Autoritetet australiane vlerësuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përgjegjëse në publikimin e paautorizuar të dhjetëra mijëra mesazheve diplomatike dhe jo themeluesi i Wikileaks, Julian Assange.Ministri i jashtëm i Australisë, Kevin Rudd ka thënë se ata që fillimisht i kanë nxjerrë këto dokumente kanë shkelur ligjin...
Një nga drejtuesit e kompanisë Paypal, që ofron shërbimin e pagesave përmes internetit, njoftoi se ka ndërprerë lidhjet e saj të biznesit me kompaninë Wikileaks, pasi kishte marrë një letër nga administrata amerikane.
Osama Bedier tha se sipas departamentit amerikan të Shtetit, Wikileaks-i ishte përfshirë në aktivitete që konsiderohen të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.
"Ajo që ndodhi është se më 27 nëntor 2010 departameti i Shtetit, qeveria amerikane, na dërguan një letër ku shkruhej se veprimtaritë e Wikileaks konsideroheshin si të paligjshme në Shtetet e Bashkuara," thotë zoti Badier duke shpjeguar vendimin e kompanisë së tij.
"Pas kësaj, ekipi ynë që merret me politikat e kompanisë mori një vendim për pezullimin e llogarisë së Wikileaks," tha ai.
Osama Bedier tha se sipas departamentit amerikan të Shtetit, Wikileaks-i ishte përfshirë në aktivitete që konsiderohen të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.
"Ajo që ndodhi është se më 27 nëntor 2010 departameti i Shtetit, qeveria amerikane, na dërguan një letër ku shkruhej se veprimtaritë e Wikileaks konsideroheshin si të paligjshme në Shtetet e Bashkuara," thotë zoti Badier duke shpjeguar vendimin e kompanisë së tij.
"Pas kësaj, ekipi ynë që merret me politikat e kompanisë mori një vendim për pezullimin e llogarisë së Wikileaks," tha ai.
Kevin Rudd
Ndërkohë australiani Assange, i cili po kalon ditën e dytë në paraburgim në Londër, ka shkruar në një gazetë australiane, ku ka sulmuar qeverinë e tij për atë që ai e quajti “gjunjëzim të turpshëm” para amerikanëve.
Qeveria australiane ka gjetur veten në një pozicion jonormal duke i ofruar ndihmë konsullore Julian Assange pas arrestimit të tij në Londër, ndërsa në të njëjtën kohë duke kritikuar atë në pjesën e tij në rrjedhjen e mesazheve diplomatike amerikane të ndjeshme.
Departamentit i Prokurorit të Përgjithshëm këtu nuk beson se Assange ka shkelur ndonjë ligj australian, por kryeministrja e Australisë, Julia Gillard, ka thënë se rrjedhja e këtyre mesazheve ishte një vepër e paligjshme dhe publikimi i këtij informacioni ishte "tmerrësisht i papërgjegjshëm”.
Themeluesi i faqes së nxjerrjes së sekreteve Wikileaks, Julian Assange, është betuar duke thënë “Do të vazhdoj me punën time dhe do të protestoj pafajësinë time” pasi është liruar me kusht.
39 vjeçarit iu dha lirim me kusht para dy ditësh, por prokurorët kundërshtuan.
Ai përballet me ekstradim në Suedi për akuza ngacmimi seksual ndaj dy femrave. Ai mohon çdo keqbërje.
Gjykatësi Ouseley urdhëroi lirimin me kusht të Z. Assange pas kryerjes së pagesës prej £240,000 me një kusht që të qëndrojë në një adresë të East Anglia.
Duke folur në shkallët e Gjykatës së Lartë para dhjetëra gazetaresh, Z. Assange tha: “Është shkëlqyeshëm të ndjesh sërish ajrin e freskët të Londrës.”
Ai vazhdoi duke falënderuar të gjithë ata në botë që patën besim tek ai, avokatët e tij që bënë një betejë të guximshme dhe të suksesshme, njerëzit që dhuruan para në një moment të vështirë dhe dashakeqësie, anëtarët e shtypit dhe sistemin gjyqësor britanik.
“Nëse drejtësia nuk është gjithmonë një rrugëdalje, të paktën nuk ka vdekur ende,” shtoi ai.
“Shpresoj të vazhdoj me punën time dhe të kundërshtoj pafajësinë time në këtë çështje, si dhe të zbuloj me kohë provat e këtyre akuzave.” Assange ka kaluar tetë netët e fundit në burg.
Hakerët vazhdojnë "hakmarrjen" për Wikileaks | |||||
Hakerët anonim thonë se do të vazhdojnë betejën për të sulmuar kompantë që konsiderohen anti-Wikileaks. Sulmi kibernetik kunder kompanive qe kane terhequr sherbimet e tyre nga faqja ne internet e wikileakse vazhdon. Hakeret kane vene ne shenjester faqet e internetit te Visa Europe, Mastercard dhe Paypalit. Sulmet jane quajtur operacioni Payback, dhe ka shkaktuar më shumë përçarje se sa dëme. Jeff Jarvis ekspert i internetit nga Universiteti i Njujorkut në një intervistë për BBC-në fillimisht u pyet nëse këto janë përpjekje për të kontrolluar internetin. JEFF JARVIS - Mua me duket ironike se e kuptova përmes internetit mund të kontribuojë për organizata homofobike, apo për pornografi e madje edhe për Ku Klax Klan në Shtetet e Bashkuara, por nuk mund të kontribuojë për lirinë e informacionit dhe për ristrukturim qeveritar për Wikileaks për shkak se Visa Mastercard dhe Paypal janë vënë nën presion në një menyre apo tjetër që të ndërpresin këtë formë të mbështetjes. Duket sikur po e trajtojnë Wikilekas si një organizatë terroriste por në fakt e gjitha që Wikileaks është duke e bërë është bërja publike e informacionit të qeverisë për në. BBC- Çfarë mendoni për mënyren se si këto kompani komerciale do të reagojnë tani pasi ato u janë nënshtruar sulmeve nga hakerë të ndryshëm pas veprimeve të tyre? JEFF JARVIS - Une mendoj se këto janë kundërreagime por jo vetëm nga hakerët. Për shëmbull ne kemi Daniel Ellsbërn i cili pat publikuar informacionin e Pentagonit në kohën e tij, është shumë i zemëruar ndaj mënyres se si ka regauar kompania Amazon për shkak të ndërprerjes së shërbimeve për Wikileaks. Natyrisht Amazoni ka të drejtën që të vendosë se çfarë shkon në serverin e tyre por kjo është e rrezikshme sepse vendos një precedent të ri sepse veprimet e Amazonit ndaj Wikileaks mund të çojnë në diçka të ngjashme ndaj gazetes Njujork Times ose Guardianit për shkak të publikimit të materialit të njejtë sikur Wikileaks. Ne jemi duke vendosur precedente të reja në fushën e lirisë së shprehjes, lirisë së shtypit dhe transparencës dhe besimit në qeveri dhe mua me duken këto precedente të rrezikshme. BBC - Por kjo gjithashtu sugerjon se kompani të tilla ende mund të ndërmarrin veprime të tilla çfarë tregon se shteti ende mund të jetë efektiv në këtë mënyrë, apo jo? JEFF JARVIS - Është edukuese të kuptojmë këto dështime të internetit, se interneti është i drejtuar nga organizata komerciale dhe se liria që ne duhet ta kemi në internet nuk është e paprekshme nga shteti. BBC - A do të thotë kjo se interneti duhet të gjej zgjidhje për këto çështje, duhet të përshtatet apo të ndryshojë për t'ju shmangur këtyre ndikimeve? JEFF JARVIS - Saktësisht Wikileaks ka filluar ti përshtatet situatës duke u lejuar njerëzve që të krijojnë kopje të materialeve të saj apo siç quhen pasqyra. Mbrëmë e shikova dhe pash se janë më shumë se 1042 pasqyra të tilla anembanë botës në internet. Pastaj materiale të tilla vendosen edhe në disa faqe që madje nuk kanë adresë në internet. Po ne do të gjejmë menyra për tju shmangur këtyre pengesave pa marrë parasysh se kush i vendos ato, qeveria e Kines apo e Shteteve te Bashkuara. Mendoj se vetë Wikileaks dhe Julian Assange nuk janë aq të rëndësishëm sa është ky precedent i ri që dëshmon se hapja dhe transparenca janë shenja të kësaj kohe. Kështu që në vend se të mbytet kjo liri me masa të reja unë shpresojë se admiinstrata do të del me masa më transparente. |
Më 9 dhjetor të vitit 2006, një e-mail arriti në adresë të Daniel Ellsbergut, njeriut që zbuloi informata për luftën në Vietnam. Emri i dërguesit ishte “Wikileaks”.
Në porosi nga Ellsbergu u kërkua që të bëhet fytyrë publike e projektit, qëllimi i të cilit ishte hapja e një shtegu të ri. Ellsberg nuk kishte asnjë njohuri për këtë grup, i cili ende nuk kishte debutuar si duhet. E, nuk kishte dëgjuar as për kryesuesin, australianin 35-vjeçar, me emrin Julian Assange, i cili në rrethin e miqve të tij njihej si një haker- me vizionin që të shfrytëzojë teknologjinë si një mjet për ndryshime politike.
Guximi i shprehur në porosi e shtyri Ellsbergun që të lexojë e-mailin deri në fund. Wikileaks synonte asgjë më pak se t’i jepte fund shtypjes, me bërjen publike të fshehtësive të veta. “Qeverisja me anë të konspiracionit dhe frikës varet nga fshehtësitë. Kemi ardhur në përfundim se nxitja e një lëvizjeje globale e rrjedhjes së lirë paraqet intervenimin më efikas politik”, kishte shkruar autori.
Katër vjet më vonë, shumë gjëra mund të thuhen për Assangen, pjesa më e madhe prej të cilave janë gjëra të pakëndshme. Në Londër, ai është duke luftuar kundër ekstradimit të tij në Suedi, ku përballet me akuzat se ka abuzuar seksualisht dy mbështetëse të Wikileaksit.
Në vitin 2010, Wikileaks u shndërrua në një forcë revolucionare, duke bërë publike fshehtësi në një nivel deri më tani të paprecedent. Assange dhe kompania e tij shkaktuan çrregullime të mëdha në qendrat e pushtetit. Informatat e shpërndara në të katër anët e botës nuk kanë trazuar vetëm marrëdhëniet e jashtme të SHBA-së, por edhe aleancat dhe politikat e brendshme të shteteve të tjera.
Wikileaks është pozicionuar gjithashtu edhe si konkurrencë e medieve dhe e agjencive të inteligjencës. Me publikimin në tërësi të dokumenteve, kjo faqe ka çrregulluar tregun, siç thonë ekonomistët, duke dobësuar traditën e vjetër të editorëve dhe të analistëve që të skanojnë informatat, para se ato t’u shërbehen lexuesve dhe shikuesve.
“Ky nuk është kërcënim vetëm për ata që dëshirojnë të ruajnë fshehtësitë e tyre. Wikileaks është kërcënim edhe për ata të cilët dëshirojnë të sigurojnë fshehtësitë e të tjerëve”, deklaroi një ish-anëtar i Komitetit drejtues të Wikileaksit, i cili deshi të mbetet anonim.
Të arriturat e Assanges janë edhe teknologjike. Wikileaks ka ngjallur idenë që një nga këshilltarët e Assanges e ka cilësuar si “rishfaqje të ideve në kulturën e hakerëve- një parajsë digjitale që është anonime dhe rezistente ndaj sulmeve apo tentimeve për infiltrim të shërbimeve të inteligjencës.
Rezultatet janë impresive.
Në ditët e Ellsbergut është dashur gati një vit, për të fotokopjuar 7 mijë dokumentet e Pentagonit dhe gati një vit tjetër për t’i publikuar ato. Modeli Wikileaks ka reduktuar dukshëm afatet kohore dhe mundëson një publikim universal të arkivave në tërësi. Këtë vit, Wikilieaks ka publikuar gati gjysmë milioni faqe dokumente, duke përfshirë këtu 76 mijë faqe të raporteve ushtarakë për Afganistanin, 391 mijë për Irakun dhe që nga 28 nëntori 2010, Wikileaks ka publikuar 251 mijë faqe dokumente.
“Qeveria amerikane ka kuptuar se Wikileaks nuk është një ngjarje- është një kapacitet- dhe të gjithë ata që mund të nxjerrin informatat nga sistemi i klasifikuar, mund t’i publikojnë ato në gjithë botën, pa lejuar redaktimin apo censurimin e tyre”, thotë Clay Shirky, ekspert në Universitetin e New Yorkut për internet.
“Ideja e fshehtësive të shkëmbyera, por të sigurta, ka vdekur”, shtoi ai.
Pas publikimit të informatave të fshehta nga Wikileaksi, State Departamenti ndërpreu lidhjet mes bazës së të dhënave Net-Centric Diplomacy, në të cilën regjistrohet trafiku kabllor, me bazën e klasifikuar të Pentagonit, të quajtur SIPRNet.
Tani, edhe përkundër të gjitha përpjekjeve për të shtuar masat e sigurisë, askush nuk e di se çfarë ka ndodhur me të vërtetë. A ka përjetuar bota një akt të gazetarisë? Vjedhje? Shërbim Publik? Spiunazh?
Prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Eric Holder, tha se bëhet fjalë për një vepër tejet serioze, rreth së cilës duhet të bëhen hetime kriminale. FBI-ja në ndërkohë ka filluar të kërkojë dëshmi për kontaktet e mundshme mes Wikileaksit dhe ushtarakut Bradley Manning, për të cilin dyshohet se ka përcjellë një varg informatash të fshehta.
Në sipërfaqe filloi të duket një precedent i rëndësishëm ligjor. Nëse Assange nuk ka bërë asgjë tjetër, pos që ka pranuar informatat dhe ka publikuar përmbajtjen e tyre, atëherë padia kriminale kundër tij do të kërcënonte edhe gazetën New York Times dhe organizatat e tjera të lajmeve.
Por kërcënimi me aksion ligjor nuk ishte reagimi i vetëm i autoriteteve. Shumë shpejt pasoi edhe sulmi kundër themeleve ekonomike dhe strukturore të Wikileaksit. Banka e Zvicrës mbylli xhirollogarinë e Wikileaksit, ngase Assange nuk është banor i përhershëm i Zvicrës.
Amazon, një prej provajderëve kryesorë në internet, largoi Wikileaksin nga serverët e vet, pas një thirrjeje telefonike që mori nga senatori Joe Liebermann, kryesues i Komitetit për siguri të brendshme.
Për shkak se qasja në internet varet nga kompanitë private, këto precedente ishin alarmuese.
Faqja e Wikileaks |
Zëvendëspresidenti i Bolivisë, Alvaro García Linera, madje publikoi disa dokumente të Wikileaksit në faqen e tij zyrtare në internet.
Do të nevojitet ca kohë për të vlerësuar ndikimin që ka pasur Wikileaks në botë. Nga njëra anë, me qasjen shumë më të madhe në dokumentet në lidhje me atë se si punojnë qeveritë e tyre, qytetarët dhe ekspertët ishin në gjendje të vlerësojnë paraqitjen e udhëheqësve të tyre të zgjedhur dhe të marrin pjesë në drejtimin e politikës.
Por avokatët e qeverive më të hapura ishin të gatshëm që të pranojnë çmimin. Steven Aftergood, njeriu që angazhohet kundër sekreteve ekscesive, thotë se Assange nuk ka shfrytëzuar publikimin e dokumenteve për të forcuar dhe mbrojtur shoqërinë e lirë për sulme nga brenda.
Dhe në ndërlidhje me këtë, ishte vështirë të parashikohet çmimi i aferës Wikileaks. Për shembull, a do të ngadalësonte Irani programin e vet bërthamor, pasi lexoi kërkesën e mbretit saudit, Abdullah, dërguar SHBA-së për të shkatërruar këtë program? A do të tolerojnë italianët një kryeministër, i cili sipas ambasadorit amerikan, po përfiton personalisht nga kontrata për energji me Rusinë?
Këto fshehtësi nuk ishin as për së afërmi diamanti në kurorën e arkivave të klasifikuara amerikane. Asnjë nga dokumentet e publikuara nga Wikileaksi nuk e kishin vulën “top secret”. Qeveria amerikane ka pësuar në të kaluarën goditje më të mëdha. Spiunët amerikanë ua shitën sovjetikëve dizajnin e bombës së hidrogjenit, emrat e agjentëve të dyfishtë dhe lokacionet e qendrave amerikane për përgjim.
Por përmasat e rrjedhjes së fundit tejkalojnë përmasat e çfarëdo rrjedhjeje tjetër të regjistruar deri më tani.
Assange deri më tani ka hedhur poshtë akuzat se vendimi i tij për të publikuar fshehtësitë rrezikon jetët e zyrtarëve.
Sido që të jetë, viti 2010 ka qenë vit i Assanges. Pa marrë parasysh se cili do të jetë fati i tij në gjykatat suedeze, britanike apo amerikane, ai ka prodhuar një makinë, të cilën askush nuk e di se si ta ndalë.
“Nuk mendoj se është kjo një praktikë apo kulturë që do të ndryshojë. Juliani me të vërtetë ka startuar diçka. Me përjashtimin e tij, makina nuk do të ndalet”, theksoi Jennifer Robinson, njëra nga avokatët e Assanges.
Shtypi britanik për Wikileaks | |||||
Gazetat janë përqëndruar në sulmet e hakerëve mbi kompanitë komerciale që u kanë ndërprerë shërbimet faqes së debatueshme të internetit Wikileaks. Hakeret e kompjuterëve e kanë vendosur Mastercard në situatë shumë të vështire pasi kanë vënë në shënjestër këtë firmë në shenjë hakmarrje për shkëputjen e pagesave të Wikileaks, thotë Daily Mail. Gazeta thotë se sulmi thekson ndjeshmërinë e sistemeve të botës kompjuterike. Kjo ngjarje është lajm kryesor edhe për të përditshmet tjeraThe Independent dhe The Financial Times. Independent thotë se korporatat amerikane që fajësohen se po bëjnë përpjekje për të heshtur këtë faqe të internetit janë nën sulme të qëndrueshme nga një aleancë globale e hakerëve kibernetik anonim. Independent ka titullin "Wikileaks kundër makinës". Gazeta thotë se hakerët po shkaktojnë kaos në internet në sulmet hakmarrëse kundër armiqve të udhëheqësit të kësaj faqeje, Julian Assange. Ndërkohë po kjo gazetë thotë se mundësia e ekstradimit të themeluesit të Wikileaks, Assange në Shtetet e Bashkuara eshte rritur pasi një numër zyrtarësh të lartë amerikan kanë thene se ai e ka shkelur ligjin per spiunazh. Gazeta thotë se departamenti amerikan i drejtësisë është nën presion të madh, veçanërisht nga republikanët që të ndjekë penalisht zotin Assange. Një diplomat evropain tha se shpresat më të medha për amerikanët jane nëse Suedia e gjen fajtor zotin Assange për akuzat për perdhunim dhe e denon atë me burg. Në deklarimet e fundit të Wikileaks, The Guardian thekson pohimet se gjiganti i naftës Shell kishte futur njerëzit e vet në të gjitha ministritë kryesore në Nigeri. Diplomatët amerikanë sipas këtyre mesazheve janë informuar se qeveria e prodhuesit më të madh të naftës në Afrikë nuk ishte në dijeni të asaj se sa kompania Shell dinte në lidhje me diskutimet e saj. |
Në mesazhin diplomatik përshkruhet shkëmbimi i informatave mes ambasadorit amerikan në Kuvajt, LeBarnom, dhe ndihmëssekretarit amerikan për Financimin e Terrorizmit dhe Krimet Financiare, Patrick O’Brien.
Mesazhi shpreh shqetësimet për aktivitetet e kësaj shoqate në Shqipëri, Azerbajxhan, Bangladesh, Bosnjë, Kamboxhia, Rusi, Somali dhe Tajlandë. Në fakt në mesazhin diplomatik, ambasadori i SHBA-së në Kuvajt, i ofron Departamentit të Thesarit informata për aktivitetin e kësaj shoqate në këto vende, por nuk jep informata edhe për Kosovën.
Ambasadori tregon se nga shkëmbimi i informatave janë marrë masa në këto vende ndaj aktivitetit të kësaj shoqate. Mirëpo, Departamenti i Thesarit, konkretisht ndihmëssekretari amerikan për Financimin e Terrorizmit dhe Krimet Financiare, Patrick O’Brien, kërkon nga ambasadori që të sqarohet se pse nuk ka informacione për aktivitetin e shoqatës në Kosovë dhe Indonezi.
“Të gjitha aktivitetet e organizatave në Kosovë janë të komanduara nga forcat ndërkombëtare... Megjithatë, do të ishte e vlefshme nëse kemi informacion se pse aktiviteti i shoqatës në Kosovë nuk është vlerësuar”, citohet O`Brien, në këtë mesazh diplomatik.
Mesazhi që është klasifikuar si sekret është shkruar më 23 prill të vitit 2007.
Ndihmëssekretari O’Brien pas informatave që ka marrë, shqetësimet ua ka shprehur edhe zyrtarëve të Qeverisë së Kuvajtit.
O’Brien vuri në dukje se SHBA-ja kishte dërguar informata lidhur me aktivitetet e shoqatës islamike për mbështetjen e terrorizmit dhe shqyrtimin e aktivitetit të tetë degëve të saj në Shqipëri, Azerbajxhan, Bangladesh, Bosnjë, Kamboxhia, Rusi, Somali dhe Tailandë. Informatat për aktivitetin shqetësues të shoqatës janë marrë nga një zyrtar që platforma e “WikiLeaksit” ka vendosur t’ia fshehë emrin, për shkak të sigurisë së tij.
Kosova përmendet edhe në një mesazh të Ambasadës së SHBA-së në Madrid. Në mesazhin diplomatik të klasifikuar si konfidencial e të publikuar nga “WikiLeaks”, ambasadori i SHBA-së në Spanjë, e informon Departamentin e Shtetit për vizitën që do të bënte ministrja e Mbrojtjes e Spanjës, Chacon. Në mesazhin diplomatik, ambasadori amerikan, shkruan se Chacon do të mundohet që të rivendosë marrëdhënie me SHBA-në, pas vendimit për tërheqjen e trupave spanjolle nga Kosova.
“Ajo po mundohet që ta rikthejë edhe imazhin e vet publik, të shkatërruar pas reagimit negativ të medieve për vendimin që të tërheqë trupat. Ajo pas këtij reagimi tash po mundohet që të jetë më konstruktive. Ne besojmë se ajo e ka marrë mësimin edhe për konsultimin që duhet të ekzistojë mes aleatëve”, thuhet në mesazhin diplomatik të ambasadës në Madrid.
******
Aktivitetet e islamikëve në Shqipëri shqetësojnë Departamentin e Shtetit. Kjo është bërë e ditur sipas publikimeve më të fundit nga faqja e internetit Wikileaks, që paraqet të gjithë komunikimin e ndihmëssekretarit amerikan për Financimin e Terrorizmit dhe Krimet Financiare, Patrick O’Brien si dhe ambasadorit amerikan në Kuvajt, Richard LeBaron. E përditshmja “Gazeta Shqiptare” ka publikuar të dhënat e dokumentit sekret të klasifikuar në Wikileaks nga vetë ambasadori amerikan në Kuvajt, LeBaronm. Në këtë publikim thuhet se më 23 dhe 24 prill 2007 ndihmëssekretari O’Brien ishte takuar me zyrtarë të qeverisë së Kuvajtit dhe u kishte shprehur atyre shqetësimet e qeverisë amerikane lidhur me shoqatën e Rigjallërimit të Trashëgimisë Islamike, me qendër në Kuvajt dhe sidomos aktivitetet e degëve të saj në Shqipëri, Azerbajxhan, Bangladesh, Bosnje, Kamboxhia, Rusi, Somali, dhe Tajlandë. O’Brien vuri në dukje se SHBA-ja kishte dërguar informata lidhur me aktivitetet e shoqatës islamike për mbështetjen e terrorizmit dhe shqyrtimin e aktivitetit të tetë degëve të saj përfshirë edhe degën në Shqipëri.
Sipas këtyre dokumenteve nga Shqipëria kanë mbërritur këto të dhëna: Zyra e shoqatës islamike në fjalë në Shqipëri është mbyllur që në vitin 2005, ndërkohë që të gjitha degët e shoqatave të bamirësisë në vend ishin mbyllur në atë kohë me një vendim politik.
Lufta a Kosovës më 1999 dhe mundësia e krijimit të një Shqipërie të Madhe duket se e ka nervozuar tej mase Athinën zyrtare. Kjo bëhet e ditur nga një raport i Kongresit amerikan, të publikuar së fundmi edhe në WikileakS.
Raporti i hartuar më 27 maj të vitit 1999 nga specialistja e çështjeve të jashtme në Departamentin e Shtetit, Carol Migdalovitz, përshkruan situatën në Ballkan gjatë luftës së Kosovës dhe frikën e Greqisë se kjo mund të shkatërrojë ekonominë e vendeve të rajonit dhe nëse një rezolutë për Kosovën mund të mbështetet, nxit edhe mundësinë për krijimin e një Shqipërie të Madhe.
“Greqia i frikësohet një rezolutë për Kosovën në Këshillin e Sigurimit që do të krijonte një shtet të pavarur, por në vetvete do të nxiste krijimin e Shqipërisë së Madhe, që do të destabilizonte rajonin dhe do të provokonte një luftë më të gjerë”, shkruhet në këtë dokument.
Por, sipas këtij raporti të publikuar sot në “Gazeta Shqiptare”, në një tjetër skenar që përshkruhet nga Athina, refugjatët mund të tentojnë të hyjnë në territorin grek dhe në këtë rast do të zmbrapseshin me forcë nga forcat ushtarake, gjë që do të nxiste Turqinë të ndihmonte Shqipërinë në këtë konflikt.
Greqia strehon rreth 400,000 emigrantë shqiptarë dhe do të ishte tepër i ndjeshëm reagimi i tyre ndaj keqtrajtimit të emigrantëve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të kënaqura me kompetencat që ka misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX. Dokumentet më të reja të WikiLeaks zbulojnë shqetësimin e ish-ambasadores, Tina Kaidanow, me rolin pasiv dhe jo ekzekutiv të EULEX-it sidomos në veri, duke e akuzuar këtë mision se po lejon dhe toleron krimin në veri të vendit.
“Policët amerikanë janë të frustruar sa i përket qasjes “duart larg” dhe mungesës së autoritetit ekzekutiv kur veprojnë në terren. Zyrtarët policorë në Departamentin e Përforcimit, që operojnë në Mitrovicë dhe në pikat kufitare, për shembull, nuk kanë asnjë autoritet për të vënë ligjin në fuqi, apo të bëjnë arrestime kur shkelje kriminale të dukshme bëhen në prezencën e tyre. Ata vetëm mund të bëjnë aktivitetet e tyre MMA (Monitorim, Mentorim, Këshillim), dhe veprimi jashtë mandatit mund të bëjë që ndaj tyre të ndërmerren masa disiplinore. Kjo mund të ndodhë nëse ata i përgjigjen me forcë një individi të rrezikshëm që e kalon kufirin, sespe kjo shihet si ushtrim i jashtëligjshëm i autoritetit ekzekutiv. Si rezultat, EULEX-i refuzon t’i vë pjesëtarët e Deparamentit të Përforcimit në situata kur ata mund të veprojnë në vetëmbrojtje, e që ne mendojmë se prezenca ndërkombëtare në këso situatash do të ishte shumë e dobishme”, shkruan Kaidanow në komunikimin e saj zyrtar, transmeton portalin indeksonline një dokument të Wikileaksit.
Letra e saj shkoi në Washington më 8 prill 2009, dhe në të Kaidanow gjithashtu kritikoi Brukselin që po i bën presion Prishtinës dhe po e përkdhel Beogradin.
“Nëse EULEX-i, misioni më i madh dhe më ambicioz evropian deri më tash dëshiron të ketë sukses, duhet të bëjë progres në çështje kritike në veri, por ky progres mund të arrihet vetëm nëse Brukseli bën presion të njëjtë si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë, në vend që të bëjë lëshime për kërkesat politike të Beogradit dhe t’i injorojë ato të Prishtinës”, përfundon diplomatja.
SHBA-ja frikësohet se Evropa do të bjerë karshi presionit serb për ndarjen e Kosovës, një lëvizje kjo që diplomatët paralajmërojnë se do ta ndezë dhunën etnike.
Mesazhet e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, të publikuara në “WikiLeaks”, bëjnë të ditur që zyrtarët e lartë serbë u kanë thënë jozyrtarisht Washingtonit dhe BE-së që Qeveria e Kosovës kurrë nuk do ta marrë kontrollin e plotë mbi territorin e saj, duke bërë presion indirekt drejt ndarjes së vendit.
Zyrtarët e lartë amerikanë e kundërshtojnë me frikë atë që e shohin si fushatë të koncentruar dhe të durueshme të presidentit serb, Boris Tadiq, për ndarjen e Kosovës. Fushatë nga e cila, po të jetë e suksesshme, do të dështojë një dekadë e politikës së jashtme amerikane. Zyrtarët amerikanë në këto mesazhe i kanë dënuar “pavendosmërinë dhe dobësinë” evropiane në këtë çështje.
Njëmbëdhjetë vjet pas sulmeve të NATO-s, dhe gati tri vjet pas shpalljes së pavarësisë, pakënaqësia serbe dhe përpjekjet e tyre të përditshme për ta marrë kontrollin mbi pjesën veriore të Kosovës rrezikojnë me nxitjen e konfliktit etnik, e ka paralajmëruar Ambasada amerikane Washingtonin.
“Dështimi për të vepruar shpejt, do të thotë humbje e veriut të Kosovës, dhe do ta rihapë kutinë e Pandorës të konfliktit etnik, që i ka përshkuar vitet e nëntëdhjeta”, ka shkruar këtë vit ambasadori i atëhershëm amerikan në Kosovë, Christopher Dell. “Është koha e duhur për t’u dhënë fund viteve me këto tendenca në veri dhe për ta ndryshuar dinamikën e thellimit të ndarjes mes veriut dhe pjesës tjetër të Kosovës… Situata aktuale është e papranueshme dhe e dëmshme. Qëllimi është që të ndalet mossuksesi”.
Qeveria amerikane e kishte të qartë idenë për pavarësimin e Kosovës me gjithë pengesat që Rusia mund të shkaktonte në KS të OKB-së. Për zgjidhjen e mospajtimeve me Rusinë rreth statusit të Kosovës është kërkuar edhe angazhimi i presidentit amerikan George W. Bush dhe i kancerales gjermane Angela Merkel.
“Koha Ditore” ka arritur që të sigurojë një mesazh diplomatik të Ambasadës së SHBA-së në Kroaci, ku raportohet për vizitën e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, në rajon, në vitin 2007.
Vizita, sipas mesazhit diplomatik ishte bërë në saje të përgatitjes për pavarësinë e Kosovës, anëtarësimit në NATO të Kroacisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, si dhe për zhvillimet në Bosnjë- Hercegovinë. Mesazhi zbulon pajtimin e Fried me zyrtarët kroatë mbi pavarësinë e Kosovës, dhe vlerësimin e tyre se perspektiva evropiane Serbisë mund t`i ofrohet vetëm me Tadiqin në pushtet.
Mesazhi diplomatik është pjesë e 250 mijë mesazheve që i ka zbuluar platforma e internetit WikiLeaks, por që ende nuk është postuar në këtë platformë të internetit. Këto mesazhe diplomatike prezantojnë komunikimet që diplomatët amerikanë anekënd botës i kanë bërë me Departamentin e Shtetit.
Mesazhi diplomatik i Ambasadës së Zagrebit, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, mban datën tetor të vitit 2007.
Raporti flet për takimin e Friedit me kryeministrin kroat Sanader, presidentin e atëhershëm Mesiq dhe me ministrin e Jashtëm Grabar-Kitaroviq.
Sipas raportit, gjatë takimeve që ka pasur në Kroaci, Fried e ka bërë të qartë se motivimi kryesor i asaj vizite të tij në rajon ka qenë konsultimi rreth statusit të Kosovës, dhe që të qartësohet qëndrimi i SHBA-së rreth Planit të Ahtisaarit.
“Është herët të thuhet nëse Rusia do të vërë veto apo jo mbi një rezolutë të KS të OKB-së që do të mbështeste statusin final të Kosovës. Në çdo rast, Qeveria e SHBA-së e ka të qartë idenë, e di situatën e rezolutës, dhe nuk e ka ndërmend që të lejojë shmangie të situatës. Koha nuk është në anën tonë, kështu që duhet të veprojmë menjëherë”, raporton fjalët e ndihmëssekretarit Fried, mesazhi diplomatik i Ambasadës së SHBA-së në Zagreb.
Fried u ka thënë zyrtarëve kroatë se për t`i zgjidhur mospajtimet me Rusinë rreth Kosovës do të duhej angazhim personal i presidentit të atëhershëm amerikan George Bush dhe të kancelares gjermane Angela Merkel me presidentin e atëhershme rus Vladimir Putin.
Fried, gjatë takimit që ka pasur me zyrtarët kroatë, i ka vlerësuar si radikalë kundërshtuesit e Pakos së Ahtisaarit në Kosovë.
Sipas tij, është mirë që Parlamenti i Kosovës e ka adoptuar në tërësi Planin e Ahtisaarit, dhe i ka “margjinalizuar radikalët”.
Mesazhi diplomatik i Ambasadës në Zagreb përfshin edhe një qëndrim të qartë të ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, sa u përket zhvillimeve të atëhershme në Serbi. Fried, i cili ka kritikuar qasjen e Beogradit ndaj Kosovës, e ka bërë të qartë se Serbisë duhet dhënë perspektiva evropiane, por jo nëse lider i saj është kryeministri i atëhershëm i Serbisë, Vojislav Koshtunica.
“Është e rëndësishme që Beogradit t`i jepet perspektiva evropiane: Tadiqi e merr atë perspektivë. Koshtunica nuk e merr dot”, ka thënë Fried.
Edhe më i ashpër në vlerësimin ndaj liderit tashmë opozitar të Serbisë, Koshtunica, është treguar presidenti i atëhershëm i Kroacisë, Mesiq. Ish-presidenti kroat e krahason Koshtunicën me Slobodan Milosheviqin.
“Është problem, sepse kryeministri i Serbisë është një nacionalist i vërtetë serb, sikur Milosheviqi, dhe e përdor nacionalizmin për të fituar fuqi. Tadiqi, nga ana tjetër, është një demokrat dhe mendon si ne”, i ka thënë Friedit presidenti kroat, Mesiq.
Mesiq ka mbështetur Planin e Ahtisaarit për Kosovën duke e vlerësuar atë si të vetmen mundësi për progres në çështjen e Kosovës, çështje që, sipas Mesiqit, është e rëndësishme për gjithë rajonin.
“Serbia do ta ketë të vështirë të përballet me humbjen e Kosovës për shkak të miteve qindra vjet të vjetra, por në fund do ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Mesiq.
Veç tjerash, ky mesazh diplomatik zbulon edhe një detaj interesant rreth mbështetjes së Planit të Ahtisaarit, nga lideri radikal i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.
Politikani që udhëheq Republikën Serbe të Bosnjë-Hercegovinës, i ka premtuar Friedit se nëse Plani i Ahtisaarit do të merrte një rezolutë mbështetëse nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, atëherë ai do të kishte edhe mbështetjen e Bosnjë-Hercegovinës.
Deri tash nga 250 mijë mesazhet, WikiLeaks ka publikuar vetëm rreth treqind prej tyre. Asnjëri nga ta nuk ka zbuluar ndonjë risi të madhe për Kosovën. WikiLeaks ende nuk ka botuar asnjërin nga 688 mesazhet diplomatike të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Platforma e internetit “WikiLeaks” ka publikuar gjatë fundjavës dokumente sekrete apo të besueshme nga aktet diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fjala është për 250 mijë dokumente, të cilat “WikiLeaks” ka arritur t’i sigurojë përmes kanaleve të ndryshme. Dokumentet janë shkruar nga diplomatët amerikanë nga shumë vende të botës. Qeveria amerikane e ka dënuar ashpër publikimin e dokumenteve. Revista gjermane „Der Spiegel“ ka plasur në webfaqen e saj të dielën në mbrëmje një grafikë interaktive, ku mund të shihej numri i dokumenteve nga vendet përkatëse. Në listën e vendeve, siç merr vesh Koha.net figuron edhe Kosova. “WikiLeaks” pretendon se ka 668 dokumente sekrete të Zyrës (më vonë Ambasadës) së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Këto dokumente janë dërguar në Washington dhe supozohet se përmbajnë vlerësime mbi gjendjen në Kosovë, por edhe detaje dhe mendime të diplomatëve amerikanë mbi aktorët politikë të vendit. Nga Shqipëria, “WikiLeaks” ka siguruar 542 depesha diplomatike, nga Serbia 994, nga Maqedonia 522, nga Kroacia 1686, nga Mali i Zi 164. Mediat gjermane kanë botuar hollësi nga vlerësimet që kanë dhënë diplomatët amerikanë për politikanë të ndryshëm. Kështu, presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, është quajtur „paranoik“, kancelarja gjermane „pak kreative“ në politikën e jashtme, për diktatorin e Libisë, Muamer Gadaf, thuhet se „askund nuk shkon pa infermieren e tij gjimadhe ukrainase“.
Në 668 dokumentet përfshihen analiza të ndryshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth ngjarjeve politike në Kosovë, të shkruara nga ambasadorët apo diplomatët amerikanë të akredituar në Kosovë gjatë viteve 2000-2009.
Nga 668 dokumentet e botuara për Kosovën, dy janë sekrete (pa të drejtë për shtetasit e huaj), një është sekrete, 13 janë konfidenciale (pa të drejtë për shtetasit e huaj), 325 konfidenciale të përgjithshme, 191 të paklasifikuara vetëm për përdorim zyrtar, dhe 136 të paklasifikuara apo të përgjithshme.
Në dokumentin e botuar në tabelën e aferave në shtetin e Francës, disa komente interesante përmenden edhe për misionin evropian për sundimin e ligjit (EULEX).
Diplomati francez Jean-David Levitte deklaron se misioni i EULEX-it është duke u ballafaquar me probleme serioze diplomatike me qeverinë kosovare dhe publikun pas nënshkrimit të dy protokolleve më Serbinë. Ata shpresojnë për vazhdim të qetësisë publike në Kosovë gjatë zgjedhjeve komunale.
Zëvendëssekretari amerikan Philip Gordon thotë që Kosova do t'i pranojë protokollet me Serbinë domosdo, por duhet që t'iu shpjegohet qartazi qeveritarëve kosovarë se këto janë marrëveshje teknike që nuk e prekin statusin e pavarësisë së Kosovës.
Levitte po ashtu edhe akuzon ministrin e jashtëm serb Vuk Jeremic, duke thënë se nuk është duke bërë asgjë për t’i bindur serbët që të kthehen apo të inkuadrohen në qeverinë e Kosovës. Levitte shton se Jeremic bën "premtime të mëdha" sa herë që vjen në Francë,
por asgjë nuk realizohet pastaj.
Si rrjedhojë Ambasadori francez Levitte refuzon të takohet me të dhe nuk e sheh si "një fytyrë moderne të Beogradit”.
Publikimi i këtyre analizave rreth ngjarjeve politike në Kosovë të shkruara nga diplomatët amerikanë që dërgohen në Departamentin e Shtetit mund të janë bumerang i madh për partitë politike që kanë qenë në pushtet prej vitit 2004 deri në 2010, sepse një pjesë e madhe e dokumenteve përmban afera korrupsioni dhe krimi për shumë shtete të botës.
E përditshmja angleze “The Guardian”, ajo spanjolle “El Pais”, dhe ajo franceze “Le Monde”, janë të parat që i kanë publikuar disa nga materialet. Edhe “The New York Times” i ka publikuar disa dokumente, por të censuruara, duke marre parasysh rrezikun që mund t’ua shkaktojnë shumë punëtorëve diplomatikë amerikanë në botë.
Besohet se njeriu i cili qëndron prapa këtyre vjedhjeve të materialeve të ndjeshme është një oficeri i ulët ushtarak amerikan, Bradley Manning.
E përditshmen britanike ‘Thye Guardian’ ka publikuar dokumentet sekrete të web faqes Wikileaks ku përmendet edhe Kosova. Fjala është për raportin e takimit mes ndihmës sekretarit shtetëror amerikan, Philip Gordon me diplomatët francezë në Paris më 16 shtator 2009. Siç shkruan në dokumente, këshilltari i Politikës së Jashtme i Nikolas Sarkozy, Jean-David Levitte i ishte ankuar Gordonit se misioni i EULEX-it ka probleme diplomatike me autoritete dhe qytetarët në Kosovë, pasi që kishte nënshkruar dy protokolle teknike me Serbinë. Lidhur me këtë Gordon porositi se pala kosovare duhet t’i pranojë këto protokolle, por se duhet shpjeguar qartë se fjala është për marrëveshje teknike që nuk do të ndikojnë në statusin e Kosovës së pavarur.
Levitte po ashtu kritikoi shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq për të cilin tha se nuk bënë asgjë për t’i inkurajuar serbët që të marrin pjesë në punën e institucioneve kosovare. Ndërsa faqja Wikileaks qysh prej mbrëmë nuk është duke funksionuar.
WikiLeaks ka tronditur botën me dokumentet sekrete të publikuara për mënyrën se si shërbimi diplomatik amerikan komunikon ndërmjet vete. Në këto dokumente të publikuara është përfshirë edhe Kosova. Në mesin e 668 dokumenteve të publikuara për Kosovën që përfshin periudhën 2000-2010, flitet dhe për protokollin policor të nënshkruar nga Policia e EULEX-it dhe ajo e Serbisë.
Por zyrtarë të EULEX-it nuk duan të komentojnë këtë rast.
Portali “Zhurnal” phon të ketë kontaktuar Misionin e EULEX-it në Prishtinë, por ata nuk kanë preferuar të japin asnjë koment në lidhje me këtë çështje. Sipas tyre, kjo është puna që i takon Qeverisë Amerikane dhe ata nuk kanë çfarë të thonë më shumë.
“Policia e EULEX-it ka nënshkruar një protokoll me Policinë e Serbisë dhe jo dy, siç kanë raportuar mediat. Por më shumë, EULEX-i nuk ka çfarë të thotë në lidhje me këtë çështje”, thotë për “Zhurnal”, Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it.
Një tjetër dokument i rëndësishëm për Kosovën i misionit diplomatik amerikan në një shtet të fuqishëm evropian është zbuluar nga Wikileaks. Bëhet fjalë për një dokument të misionit diplomatik amerikan në Berlin rreth organizimit dhe zbatimit të planit për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjes gjermane të saj.
Zëvendësshefi i misionit amerikan në Gjermani, John Koenig, sipas asaj që raporton “Indeksonline”, udhëzon shtetin gjerman se si të veprohet për të koordinuar sa më mirë shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe si të bëhet mbështetja e shtetit të ri nga Gjermania.
“Ne shohim bashkëpunim ndërmjet kancelares dhe Stenimeierit për Kosovën, dhe ka interes për të punuar së bashku me SHBA-në për të zgjidhur statusin dhe për të bërë gati rolin prijës të BE-së atje. Derisa Bundestagu do të angazhohet intensivisht në debatin që do të pasojë shpalljen e koordinuar të pavarësisë, ne presim konsensus të gjithanshëm në favor të pavarësisë dhe që KFOR-i e Misioni Planifikues i BE-së të mbajnë misionet e tyre”, thuhet në dokumentin sekret diplomatik të diplomacisë amerikane.
Në 668 publikimet e web-faqes Wikileaks mbi Kosovën, janë publikuar edhe materiale të tjera konfidenciale. Kështu një analizë e Departamentit Amerikan të Shtetit e përpiluar në muajin maj të vitit 2007, bazohet në raportin e ambasadës amerikane në Madrid dhe sjell edhe një lajm të re rreth qasjes dhe përpjekjeve amerikane për të bindur Spanjën, që të mos e largojë kontingjentin e saj ushtarak të KFOR-it nga Kosova pas krijimit të shtetit kosovar.
Dokumenti thekson se me shërbimin 15-vjeçar në rajonin e Ballkanit, Spanja ka treguar aftësinë e saj për të mbajtur forcat në periudhë të gjatë kohore.
Mirëpo, dokumenti më tej thekson se për çështje të natyrës së përgjithshme dhe nga frika e provokuar nga Rusia, Spanja është në hamendje sa i përket drejtimit aktual të politikës ndaj Kosovës.
Gjithsesi raporti potencon se për sa kohë të ketë një rezolutë të OKB-së që autorizon planin e Marti Ahtisaarin, Spanja do të mbajë trupat e saj të KFOR-it në Kosovë.
Megjithatë më tej në raport thuhet se nëse OKB-ja nuk arrin të bie dakord mbi një rezolutë të re, atëherë Spanja do të duhet të mendojë seriozisht për të tërhequr trupat e saj. Gjithnjë sipas dokumentit, Spanja ka theksuar se do ta bëjë këtë vetëm në moment të veçantë dhe vetëm në konsultim të kujdesshëm me aleatët.
Dokumenti amerikan përfundon duke theksuar nevojën për të mbajtur presion mbi Spanjën dhe duke kujtuar rolin e saj të rëndësishëm në NATO.
”Nuk mund të lejojmë rusët që të përçajnë SHBA-të dhe Evropën për cështje si kjo”, thuhet në fund të korrespondencës së Ambasadorit Amerikan në Madrid drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit në Washington.
Sexfiles e Julian Assange
Historitë rozë pas akuzës për “krime seksi”
Qyteti industrial i Enkoping, 40 kilometra larg Stokholmit është një qytet i këndshëm dhe i vogël në Suedi. Deri më sot, ai nuk ka qenë i famshëm përveçse për dëborën e bardhë dhe tymin e oxhakëve që nis të rrokë qiellin që në muajt e parë të vjeshtës. Por, nëse procedurat e ekstradimit në Britani do të jenë të suksesshme, atëherë do të ketë edhe një arsye tjetër që emri i këtij qyteti të mësohet nga një numër më i madh njerëzish, të paktën nga ana e qeverisë amerikane. Dhe arsyeja është se në këtë qytet Assange duket se ka bërë një gabim katastrofik. Pikërisht këtu, në katin e parë të një apartamenti që ndodhej në një bllok ndërtesash, truri ose më mirë fytyra e “Wikileaks” që deri më tani ka vënë në pozitë të vështirë liderët dhe diplomacinë e shumë vendeve të botës, kryesisht atë amerikane, fjeti me një admiruese, të cilën e kishte takuar në një seminar të zhvilluar një ditë më parë. Menjëherë pas kësaj zonjusha shkoi të ankohej në polici. Si rezultat Assange, i cili deri më sot është fshehur në Britaninë e Madhe, përballet me një çështje kriminale dhe sipas shumë gjasave me një vendim burgu. Policia e Stokholmit përmes një mandati ndërkombëtar arresti, kërkon që ta marrë në pyetje Julian në lidhje me një përdhunim të mundshëm ndaj një gruaje dhe një akuze nga një grua tjetër, një tjetër admiruese suedeze, me të cilën ai kishte pasur një lidhje të shkurtër. Por, ka një pikëpyetje të madhe në lidhje me faktet që këto dy zonjusha kanë kundër Assange për të mbrojtur pretendimet e tyre. Janë të shumtë ata që mendojnë se 39-vjeçari australian është viktimë e një fushate të ndyrë përndjekjeje nga ana e qeverisë amerikane për shkak të publikimit të materialeve që i kanë cenuar këtij vendi reputacionin dhe ndoshta edhe marrëdhëniet me një sërë vendesh aleate, apo jo. Sipas shumicës së njerëzve, bëhet fjalë për një kurth të ngritur kastile për ta zënë Assange dhe për ta penguar në veprimtarinë e vet. Kurth i ngritur nga prokuroria suedeze. Gjithsesi, një gjë është e qartë: ligjet e përdhunimit seksual në Suedi janë shumë të ndërlikuara. Nëse do të përdornim një tërësi informacionesh të mbledhura deri më tani mund të ndërtonim ngjarjet të cilat i rrezikojnë lirinë Assange nga ana e policisë së Stokholmit. Ndërkohë që një politikan amerikan e ka cilësuar Assange “kriminel” dhe ka bërë thirrje për ekzekutimin e tij.
Historia nisi në 11 gusht të këtij viti, kur Assange arriti në Stokholm. Ai ishte ftuar që të ligjëronte në një seminar për “rolin e luftës në media” i organizuar nga qendra Lëvizja Vëllazërore e Majtë. Pika e tij e kontaktit ishte një zyrtare, të cilës do t’i referohemi me emrin Sarah (identiteti i saj duhet mbrojtur për shkak të procedurave ligjore).
Ajo ishte një bionde tërheqëse dhe e njohur si një feministre radikale. Deri në moshën 30 vjeç kishte udhëtuar nëpër botë në ndjekje të shumë çështjeve ndërkombëtare lokale. Ndërkohë që ishte asistente kërkimesh në universitetin lokal, ajo ishte edhe një nga personat që mbrohej nga një militante akademike feministe dhe kishte detyrën e oficerit të barazisë mes sekseve. Një nga luftërat e saj të preferuara është lufta ndaj diskriminimit mashkullor të të gjitha formave, përfshi ngacmimet seksuale. Sarah dhe Assange nuk ishin takuar kurrë më parë, por gjatë një sërë lidhjesh telefonike ata kishin rënë dakord që Assange gjatë vizitës së tij në Stokholm të qëndronte në shtëpinë e saj. Ajo i kishte thënë se vetë nuk do të ishte aty për nja dy ditë dhe do të kthehej ditën e seminarit. Ajo që ndodhi ditët në vijim, lë të nënkuptohet se edhe nëse themeluesi i “Wikileaks” është i pafajshëm, ai sigurisht që është një mashkull me një oreks seksual të fortë, kjo edhe për shkak të famës së tij. Sigurisht që qëndrimi i tij kishte të bënte me çështjen e seminarit dhe takimi me njerëz me të cilët ndante të njëjtat mendime dhe që e admironin për atë që kishte bërë deri në atë moment. Të enjten e javës në fjalë, ai darkoi me disa të rinj suedezë dhe disa gazetarë amerikanë. Pasditen që pasoi, Sarah u kthye në Stokholm, 24 orë më parë nga sa e kishte parashikuar. Në një intervistë që iu dha më pas policisë, thuhet se deklaroi si më poshtë: “Ai (Assange) ishte aty kur unë u ktheva në shtëpi. Ne folëm pak dhe vendosëm që ai të vazhdonte të rrinte.)
Të dy më pas dolën për darkë në një restorant aty afër dhe kur u kthyen në apartamentin e saj kryen marrëdhënie seksuale. Kjo nuk është përgënjeshtruar nga asnjëri prej tyre, madje as fakti që prezervativi kishte pësuar një çarje, e cila siç do të dalë më pas mori një rëndësi shumë të madhe.
Gjatë gjithë kohës, çifti vazhdoi që të ishte shumë miqësor dhe madje të shtunën Sarah organizoi një mbrëmje për nder të tij në shtëpinë e saj. Atë ditë, Assange kishte marrë pjesë në një seminar në sindikatën suedeze HQ. Në radhën e parë të audiencës, veshur me një triko rozë që bie në sy, - pamjet nga konferenca ndodhen edhe në “YouTube”, ndodhej një 20-vjeçare me emrin Jesica. Ajo është gruaja që sipas disa burimeve ishte nëpunëse në këshillin e qytezës së sipërpërmendur të Enkoping. Jesica më pas do të deklaronte në polici se për herë të parë e kishte parë Assange në televizion dhe se i kishte pëlqyer shumë kuraja dhe zgjuarsia e tij. Si pasojë, ajo nisi që të ndiqte gjithçka që kishte të bënte me Assange dhe kur zbuloi se ai do të vinte në Suedi kontaktoi me ata që e kishin ftuar për seminar dhe u ofrua që të jepte ndihmë si vullnetare. Edhe pse oferta e saj nuk u pranua, ajo vendosi që të merrte pjesë në seminar gjithsesi dhe gjatë referatit të tij që zgjati 90 minuta mori shumë foto të Julian.
Besohet se Jesica është takuar edhe me Sarah, gruan me të cilën Julian kishte fjetur një natë më parë. Më pas ajo vazhdoi që të rrinte ende vërdallë nëpër sallën e konferencës derisa Assange, që ka një fëmijë nga një lidhje e 20 viteve më parë, u largua me një grup miqsh për drekë. Në këtë pikë, burime të ndryshme bien në kundërshti me njëri-tjetrin. Sipas një burimi ishte Assange që i kishte thënë që të vinte me ta, një burim tjetër se ajo iu lut atyre që të bëhej pjesë e grupit. Por menjëherë më pas një nga shokët e Assange e vuri re se Jesica ishte shumë e dëshiruar për t’u njohur me liderin e “Wikileaks”. Më vonë do t’i thoshte policisë se në restorant Assange i hodhi dorën në sup dhe se kjo e bëri që të ndihej shumë e mikluar dhe e joshur, sepse sipas saj ishte e qartë se ai po flirtonte me të. Tërheqja ishte e dyanshme. Pas drekës, të dy u takuan në kinema, për të parë një film që quhej “Deti i thellë”. Sipas rrëfimit të Jesica-s ata u afruan shumë me njëri-tjetrin dhe kur dolën nga kinemaja, Assange i tha se ishte shumë tërheqëse. Por atij i duhej që ta linte Jesica-n për të shkuar në një mbrëmje të organizuar nga Sarah, një mbrëmje tradicionale suedeze, ku njerëzit dehen dhe qëndrojnë deri në orët e vona të natës. Jesica e pyeti nëse mund të takoheshin sërish dhe Assange i tha “sigurisht”. Këtu u ndanë dhe vajza u kthye në vendin e saj, në Enkoping, ndërsa Assange u kthye në shtëpinë e shoqes së tij, ku kishte filluar mbrëmja. Njerëzit mund të mendojnë se është e çuditshme që Sarah organizoi një mbrëmje për njeriun të cilin më vonë e paditi në polici në lidhje me marrëdhënien e një nate më parë. Pikërisht kjo është një nga pikat e paqarta të akuzës së saj dhe të akuzës së prokurorisë.
Wikileaks: Aktivitetet islamike në Shqipëri, shqetësim i SHBA-së
Disa orë pas mbrëmjes, Sarah shkruan në “Facebook”: “Jam ulur jashtë… është shumë ftohtë, por brenda kam ca njerëz të mrekullueshëm. Është me të vërtetë e bukur”. Më vonë ajo u përpoq që ta fshinte këtë mesazh. Gjatë asaj mbrëmjeje Assange duket se i ka telefonuar Jesica-s dhe ata e lanë që të takohen në Stokholm. Kur u takuan, vendosën që të shkonin në shtëpinë e saj në Enkoping, por Julian nuk kishte para për të blerë biletën e trenit dhe nuk donte që të përdorte kartë krediti, kështu që Jesica e bleu biletën me paratë e saj. Pasi ata mbërritën në shtëpinë e saj, bënë dashuri. Sipas dëshmisë së vajzës në polici, Assange kishte përdorur prezervativë. Bënë dashuri edhe të nesërmen në mëngjes. Këtë herë nuk përdorën masa mbrojtëse. Më pas Jesica thotë se ishte mërzitur kur i kishte thënë që të përdorte prezervativ në mëngjes dhe ai nuk kishte përdorur. Edhe këtu kemi diçka që nuk shkon, sepse nuk kemi të bëjmë me përdhunim. Për më tepër, të nesërmen çifti hëngri mëngjes bashkë dhe me këmbënguljen e vajzës, Assange i tha se do të qëndronin në kontakt. Më pas Assange u kthye në Stokholm dhe pagoi sërish biletën. Se çfarë ka ndodhur më pas është e vështirë që të mendohet. Ka shumë mundësi që Jesica të ketë pasur frikë se mos ka marrë një sëmundje nga Assange, apo edhe se mund të kishte mbetur shtatzënë dhe pikërisht këtu, historia nis e bëhet intriguese. Pas disa kohësh, ajo vendos që t’i telefonojë Sarah, të cilën e kishte takuar në seminar dhe tek e cila Assange kishte qëndruar dhe i thotë asaj se kishte kryer marrëdhënie të pambrojtur me Assange. Duket se edhe Sarah i thotë se edhe ajo kishte fjetur me të. Si rezultat i kësaj bisede, Sarah i thotë një të njohuri të Assange se donte që ai të largohej nga apartamenti i saj. Assange thotë se Sarah ia kërkoi shumë vonë largimin. Pyetja është se si mund të jetë ndier Sarah kur ka zbuluar se njeriu me të cilin kishte fjetur tri ditë më parë kishte shkuar ndërkohë edhe me dikë tjetër menjëherë pas kësaj? Sigurisht që e inatosur është pak të thuash. Dhe duket se në këto e sipër, të dyja vendosën që të marrin një masë drastike më 20 gusht, duke shkuar së bashku në stacionin e policisë në Stokholm për të kërkuar një këshillë për mënyrën e procedimit në lidhje me një akuzë të Jesica-s ndaj Assange. Sipas një burimi Jesica donte të dinte nëse ishte e mundur që ta detyronin Assange që të kryente një test për AIDS. Nga ana tjetër Sarah, luftëtarja feministe tha se ishte aty për të mbështetur shoqen e saj, ndërkohë që në bisedë e sipër i jep policisë edhe rrëfimin për lidhjen që ajo vetë kishte pasur me Assange. Duket se oficerja që ndodhej aty dhe i mori në pyetje, pak nga rasti i së parës dhe pak nga ai i së dytës, doli në përfundim se Assange i kishte përdhunuar gratë.
Ishte e premte në darkë dhe në këto rrethana u thirr një prokurore për të lexuar raportin e të dy vajzave. Të nesërmen Sarah u mor në pyetje sërish, duke e menduar në këtë rast akuzën ndaj Assange për sjellje jo të mirë seksuale. Atë mbrëmje detektivët u përpoqën që ta gjenin dhe kërkuan në të gjithë Stokholmin, por më kot. Të dielën lajmi kishte dalë në shtyp. Tashmë autoritetet e kuptuan se kishin në duar një rast shumë të rëndësishëm dhe se në këto rrethana, i dërguan materialet tek shefi i tyre, i cili pasi i pa, vendosi që ta hidhte poshtë akuzën dhe ta mbyllte rastin. Por tashmë ky rast kishte dalë jashtë kontrollit. Sarah foli më pas me një gazetë se marrëdhëniet kishin qenë të dyja normale në fillim, por më pas ishin shndërruar në një abuzim nga Assange. Në shtator rasti u hap sërish nga autoritetet me këmbënguljen e dy vajzave dhe muajin e kaluar, Interpoli nxori një fletarresti ndërkombëtar për Assange për “krime seksuale”. Assange, i cili që dje ndodhet në duart e policisë britanike, deklaroi se nuk ka bërë asgjë të paligjshme në të dyja rastet dhe se gjithçka ka qenë me dëshirën e të dyja palëve. Pyetja që bëhet është sa të besueshme janë këto gra në ato që e thonë? Këtë do ta tregojnë ditët që do të vijnë.
Zoti Gates tha se ushtria tani do duhet të bëjë ndryshime në strategjinë e saj |
Hakerët marrin hak kundër “armiqve” të WikiLeaks
Një ushtri e vogël e aktivistëve hakerë kanë orkestruar një fushat të gjerë të cybersulmeve gjatë ditës së mërkurë, në një tentim për të përkrahur organizatën që po shpërndanë sekretet e Amerikës, që po bombardohet me kritika qeveritare nga anembanë bota, dhe që ka liderin e saj Julian Assange të burgosur në Angli, nën akuzën për abuzim seksual.
Caqet kanë përfshirë edhe ueb faqen e Mastercard, Mastercard.com e cila ka ndaluar procesimin e donacioneve për WikiLeaks: Amazon.com, që ka larguar serverin e grupit; shërbimin e pagesave PayPal që ka ndalë operacionet komerciale të saj; avokatin që përfaqëson dy gratë Suedeze që kanë akuzuar Assange; dhe PostFinance, sistemin postal financiar Suedez, që ka mbyllur llogarinë e Assange pasi ka thënë se i është ofruar informacion fals për vendndodhjen e Assagne.
Grupi anonim që është betuar në hakmarrje në cilëndo organizatë që lëviz kundër WikiLeaks, ka marrë përsipër sulmet kundër Mastercard dhe sipas një aktivisti të lidhur me grupin, janë duke u bërë edhe shumë sulme tjera. Aktivisti, Gregg Housh ka thënë në një intervistë për New York Times se 1,500 njerëz janë online në forume dhe chatroom duke përfshirë edhe Anonops.net, duke montuar dhe përsëritur sulme DDoS në faqe që kanë lëvizur kundër Assagne dhe WikiLeaks.
Ushtria ka shprehur mllefin duke thënë se të gjitha veprimet kundër organizatës dhe Assange, duke përfshirë edhe akuzat për dhunim, janë të motivuara politikisht dhe kanë synim heshtjen e atyre që po sfidojnë autoritetet.
MasterCard e Paypal konfirmojnë sulmin
Një zëdhënës i Mastercard ka konfirmuar se ueb faqja e kompanisë është vënë jashtë funksioni, pas një “tentimi të centralizuar për të vërshuar ueb faqen e kompanisë me trafik dhe duke shkaktuar ngadalësimin e saj”, por ai ka shtuar se transaksionet nuk janë prekur. Sipas tij kompania po bënë të pamundurën me ekipet përkatëse për të parandaluar pengesa të mëtutjeshme.“Vendimi për ndaljen e shërbimeve tek WikiLeaks është marr direkt nga MasterCard dhe nuk ka qenë i ndikuar nga presionet qeveritare”.
Paypal në anën tjetër gjithashtu ka konfirmuar se ueb faqja është nën sulme të vazhdueshme, por ueb faqja vetëm se është ngadalësuar, por ka mbetur “tërësisht funksionale”.
Twitter bëhet arenë politike
Twitter që është kërcënuar me një sulm nga ueb faqja 4chan për shkak të bllokimi të diskutimeve për WikiLeaks, ka paraqitur një deklaratë duke thënë se nuk ka censuruar ndonjë term të lidhur me temën. “Twitter nuk po censuron #wikileaks, #cablegate apo terme tjera të lidhura nga lista e trendeve apo temave. Lista jonë e trendeve është e dizajnuar të ndihmojë njerëzit të zbulojnë “lajmet më të reja” nga anembanë bota, në kohë reale. Lista gjenerohet nga një algoritëm që njeh temat që po bisedohen në këtë moment” thuhet në deklaratë.
Kompania ka theksuar se një numër faktorësh mund të vihen në rol kur bëhet fjalë për përcaktimin e listës së trendeve në Twitter. Ajo gjithashtu ka mohuar të qenit cak i sulmeve DDoS.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dënuar fuqishëm publikimin e dokumentave të nxjerra. |
Grupi anonim që është betuar në hakmarrje në cilëndo organizatë që lëviz kundër WikiLeaks, ka marrë përsipër sulmet kundër Mastercard dhe sipas një aktivisti të lidhur me grupin, janë duke u bërë edhe shumë sulme tjera. Aktivisti, Gregg Housh ka thënë në një intervistë për New York Times se 1,500 njerëz janë online në forume dhe chatroom duke përfshirë edhe Anonops.net, duke montuar dhe përsëritur sulme DDoS në faqe që kanë lëvizur kundër Assagne dhe WikiLeaks.
Ushtria ka shprehur mllefin duke thënë se të gjitha veprimet kundër organizatës dhe Assange, duke përfshirë edhe akuzat për dhunim, janë të motivuara politikisht dhe kanë synim heshtjen e atyre që po sfidojnë autoritetet.
MasterCard e Paypal konfirmojnë sulmin
Një zëdhënës i Mastercard ka konfirmuar se ueb faqja e kompanisë është vënë jashtë funksioni, pas një “tentimi të centralizuar për të vërshuar ueb faqen e kompanisë me trafik dhe duke shkaktuar ngadalësimin e saj”, por ai ka shtuar se transaksionet nuk janë prekur. Sipas tij kompania po bënë të pamundurën me ekipet përkatëse për të parandaluar pengesa të mëtutjeshme.“Vendimi për ndaljen e shërbimeve tek WikiLeaks është marr direkt nga MasterCard dhe nuk ka qenë i ndikuar nga presionet qeveritare”.
Paypal në anën tjetër gjithashtu ka konfirmuar se ueb faqja është nën sulme të vazhdueshme, por ueb faqja vetëm se është ngadalësuar, por ka mbetur “tërësisht funksionale”.
Twitter bëhet arenë politike
Twitter që është kërcënuar me një sulm nga ueb faqja 4chan për shkak të bllokimi të diskutimeve për WikiLeaks, ka paraqitur një deklaratë duke thënë se nuk ka censuruar ndonjë term të lidhur me temën. “Twitter nuk po censuron #wikileaks, #cablegate apo terme tjera të lidhura nga lista e trendeve apo temave. Lista jonë e trendeve është e dizajnuar të ndihmojë njerëzit të zbulojnë “lajmet më të reja” nga anembanë bota, në kohë reale. Lista gjenerohet nga një algoritëm që njeh temat që po bisedohen në këtë moment” thuhet në deklaratë.
Kompania ka theksuar se një numër faktorësh mund të vihen në rol kur bëhet fjalë për përcaktimin e listës së trendeve në Twitter. Ajo gjithashtu ka mohuar të qenit cak i sulmeve DDoS.
Shumë nga ngjarjet u paraqitën në internet |
Mbështetësit e WikiLeaksit i sulmojnë kompanitë
Hakerët sot e kanë thyer faqen në Internet të kompanisë për kartela kredituese, MasterCard, në shenjë hakmarrjeje të qartë, për shkak se kjo kompani i bllokoi donacionet për faqen e WikiLeaksit.
MasterCard tha se kishte pasur “trafik të rëndë”, por zëdhënësi James Issokson, tha se kompania nuk mund të konfirmoj se në këtë sulm ishte i involvuar WikiLeaksi.
Issokson tha se MasterCard po përpiqej ta ripërtrinte shërbimin, por nuk ishte i sigurt se sa kohë do të duhej për këtë gjë.
Mesazhet sekrete të ambasadave amerikane |
Ai theksoi se problemet teknike në faqen e Internetit të kompanisë, nuk kanë ndikim në konsumatorët, që i përdorin kartelat kreditore.
MasterCard është e fundit në radhën e kompanive të Internetit, me seli në Shtetet e Bashkuara, përfshirë Visa, Amazon.com, PasyPal Inc. Dhe EveryDNS, që i kanë shkëputur lidhjet me WikiLeaksin, gjatë ditëve të fundit, për shkak të presionit intensiv të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Shërbimi bankar i Postës së Zvicrës, PostFinance, sot poashtu ka konfirmuar se faqet e saj në Internet kishin probleme, prej se ishte mbyllur xhirollogaria bankare e themeluesit të WikiLeaksit, Xhulian Asanxh.
Mbështetësit e zotit Asanxh, besohet se e kishin marrë në shënjestër edhe faqen në Internet të Prokurorisë së Suedisë, gjatë natës, duke e bllokuar qasjen në këtë faqe.
Aktualisht, Xhulian Asanxh, është i arrestuar në Londër dhe ballafaqohet me ekstradim në Suedi, lidhur me akuza për krime seksuale, të cilat ai i hedhë poshtë.
Një grup, i vetquajtur “Anonimët” shpalli fitore për sulmet kibernetike të ndërmarra kundër bizneseve që kanë ndërprerë lidhjet me Wikileaks.
Në atë që e quan luftë kundër censurën në internet, grupi Anonimët ka marrë përgjegjësinë për bllokimin sot të faqes në internet të kartës së kreditit MasterCard si pjesë të asaj që grupi e quan Operacioni Shpagimi.
Kompania Mastercard njoftoi sot se nuk do të kryente transaksione financare që destinoheshin si dhurata për Wikileaks. Faqja elektronike është nën presion të madh politik për publikimin e dokumenteve diplomatike amerikane.
Dokumentat i janë dërguar pesë mediave botërore |
WikiLeaks publikoi sot një dokumentacion që tregon se në shkurt të vitit 2010 zyrtarët amerikanë lobuan në Rusi për kompanitë Visa dhe MasterCard për të siguruar që një ligj rus nuk do të ndikonte në bizneset e tyre.
Themeluesi i faqes Wikileaks, Julian Assange iu dorëzua dje autoriteteve në Britani. Një ekzekutiv i kompanisë PayPal tha sot se ka vendosur të ndërpresë biznesin e saj me WikiLeaks pasi Departamenti amerikan i Shtetit tha se aktivitetet e kësaj faqe janë të paligjshme.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit P. J. Crowley qartësoi në një mesazh në Twiter se qeveria amerikane nuk i ka kërkuar kompanisë PayPal asnjë veprim lidhur me WikiLeaks.
Në Uashington zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Philip Crowley, tërhoqi vëmendjen (07.12) për hetimet që vazhdonte Ministria e Drejtësisë. I pyetur, nëse SHBA do të kërkojnë ekstradimin, ai tha: "Arrestimi është ndërkohë një çështje mes Britanisë së Madhe dhe Suedisë".
Zëdhënësi Crowley: kushtetuta e SHBA-së mbron lirinë e shtypit
Ministri i Drejtësisë Eric Holder në mënyrë të përsëritur pati deklaruar, se me botimet e WikiLeaks rrezikohet siguria kombëtare e SHBA-së. Holder nuk donte të shprehej, se çfarë mundësishë teknike kanë SHBA për ta bllokuar faqen e WikiLeaks dhe se çfarë hapash juridike kanë ndërmarrë SHBA në kontekstin e ndjekjes penale kundër WikiLeaks. Eric Holder, ministër i Drejtësisë në SHBA
"Unë vetëm mund t' ju them, se ne po merremi me një hetim penal shumë serioz dhe jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë, për të ruajtur informacionin e vazhdueshëm." Ai u shpreh për "masa të rëndësishme" që ai ka udhëzuar dhe shpreson, që ata që janë përgjegjës të mund të japin llogari".
Zëdhënësi Crowley vuri në dukje, se kundër kujt zhvillohen hetimet: "Ne tani jemi përqëndruar ndaj një individi, që është betuar, se do të mbrojë SHBA dhe interesat e saj, dhe që nuk i është përgjigjur këtij detyrimi."
Përveç kësaj jemi të vetëdijshëm, që kushtetuta e SHBA-së mbron lirinë e shtypit. "Ne e respektojmë këtë, edhe nëse kemi rezerva, lidhur me atë se si ushtrohet kjo e drejtë."
Senatorë kërkojnë padi ndaj Assange
Senatorja demokrate Diane Feinstein nga Kalifornia kërkon në një koment në gazetën konservatore Wall Street Journal, që themeluesi i WikiLeaks Julian Assange të akuzohet mbi bazën e një ligji spiunazhi të vitit 1917. Assange, shkruan Feinstein, nuk është gazetar, por një "agjitator, i cili ka për qëllim të dëmtojnë qeverinë tonë, sepse ai nuk e pranon politikën e saj."
"Nëse nuk ngremë padi, kur njerëzit kryejnë akte penale, atëherë të tjerë do të imitojnë, dhe kam frikë, se këtu po ndodh pikërisht kjo gjë".
Një kongresmen amerikan ka bërë thirrje që Wikileaks të cilësohet si organizatë terroriste, pasi shërbimi në internet botoi mijëra copëza nga mesazhe diplomatike amerikane.
Peter King, që bën pjesë në Komisionin për Sigurinë e Brendshme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se Wikileaks ishte duke vënë në rrezik jetën e amerikanëve dhe aleatëve të tyre.
Pesë gazeta në vende të ndryshme i kanë botuar disa nga këto mesazhe.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes thotë se është duke e forcuar sigurinë e kompjuterave, me qëllim që të parandalohen dalje të tilla informacionesh.
Botimi e fundit vlerësohet si grupi më i madh i dokumentave që dalin në publik.
Telegramet diplomatike që kanë dalë deri tani dhe janë botuar në gazeta, përfshirë në gazetat Guardian dhe New York Times, tregojnë se disa udhëheqës arabë i kanë kërkuar SHBA-së që të sulmojnë Iranin dhe të shkatërrojnë programin bërthamor.
Duke iu referuar Iranit, Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite njoftohet se u kanë thënë amerikanëve të "presë kokën e gjarpërit".
Një prej mesazheve të botuar është edhe ai i mbretit saudit Abdullah |
Në këto publikime ka edhe njoftime për një operacion spiunazhi amerikan ndaj zyrtarëve të OKB-së, përfshirë edhe Sekretari i Përgjithshëm, Ban ki Moon.
Një tjetër njoftim është edhe se si Irani është përpjekur të përshtasë për Korenë e Veriut raketa që ato të përdoren me rreze të gjatë veprimi.
Pritet që të dalin edhe informacione të tjera, ku përfshihen edhe kritikat amerikane ndaj kryeministrit britanik David Cameron si edhe pretendimet që kanë të bëjnë me sjellje të pahijshme të një anëtari të Familjes mbretërore.
Në reagimin e saj Ministria e Jashtme britanike ka thënë se dënon çdo dalje të paautorizuar të informacioneve sekrete.
Foreign office tha se kjo i bënte dëm sigurisë kombëtare dhe vinte jetën në rrezik.
Wikileaks: Rusia 'shtet mafioz'
Kryeministri rus Putin i ka quajtur shpifje akuzat kundër tij dhe Rusisë |
Në dokumentet e reja të publikuara këto ditë në Wikileaks, një gjykatës i lartë spanjoll, ekspert në fushën e krimit të organizuar, në korrespondencën e tij me diplomatë amerikanë e përshkruan Rusinë
si një 'shtet pothuajëse mafioz'.
Prokurori, Jose Grinda Gonzalez, gjithashtu beson se qeveria në Moskë sidomos shërbimi i sigurisë ka lidhje të forta me krimin e organizaur.
Në telegramet e ambasadës amerikane në Moskë shfaqen shqetesimet e Amrikës për lidhjet mes Rusisë dhe krimit të organizuar.
Kryeministri Vladimir Putin është kundërpërgjigjur duke e quajtur këtë një fushatë shpifjesh.
Korrespondentja e BBC-së për çështjet diplomatike Bridget kendall thotë se në këto dokumenta ka akuza serioze nga zyrtarë që flasin me autoritet.
Një telegram nis me pohimin e një bisnesmeni ukrainas që ka lidhje me korporatën shtetërore Gazprom.
Ai tregon se si merrte urdhëra nga bosi i krimit të organizuar të zonës që është në listën e më të kërkuarëve të FBI.
Një tjetër citon gjykatësin spanjoll që shtron pyetjen nëse krymeinistri rus Vladimir Putin ka lidhje me kriminelët .
Putini është irritar nga kjo dhe në televizionin amerikan ka hedhur poshtë kritikën ndaj tij dhe Rusisë si shpifje dhe pjesë e një fushate për keqinformim.
Ndërkohë presidenti Obama ka krijuar një post të ri të një ekspeti kundër terrorizmit në mënyrë që të parandalohen dëme të tjera nga rjedhja infomative e sekreteve të rëndesishme të shtetit amerikan në faqen e internetit Wikileaks.
Eksperti , Russell Travers, ka detyrë të gjejë se si mundën mijëra dokumente sekrete të merreshin nga dosjet e qeverisë.
Detyra e zotit Trevers do të jetë edhe përforcimi i rrjetit kompjuterik të qeverisë amerikane.