Qendra e Tiranës kish filluar të mbushej me simpatizantë socialistë që do merrnin pjesë në protestën e së premtes. Në orën 18:00, ne i kthyem shpinën kryeqytetit, për të nisur një rrugëtim sa të gjatë aq edhe të bukur. Rruga ishte e lodhshme, por orët kalonin nën batutat dhe të qeshurat e pafundme që tërhiqnin vëmendjen e kujtdo që ishte në autobus.
Shkruan:Elisabeta Dosku
Nisja ishte kureshtare, për atë që mendonim se do gjenim dhe për çfarë realisht na priste. Qendra e Tiranës kish filluar të mbushej me simpatizantë socialistë që do merrnin pjesë në protestën e së premtes. Në orën 18:00, ne i kthyem shpinën kryeqytetit, për të nisur një rrugëtim sa të gjatë aq edhe të bukur. Rruga ishte e lodhshme, por orët kalonin nën batutat dhe të qeshurat e pafundme që tërhiqnin vëmendjen e kujtdo që ishte në autobus.
Kthesat e shumta drejt Kosovës na krijuan një pështjellim në stomak. Veriun e vendit e eksploruam përmes errësirës dhe xhamave të autobusit që na ndante nga ajo. Qëndrimi i parë ishte në qytetin e Pukës. Aty ndaluam dhe hëngrëm diçka që të ruanim rezerva për pjesën tjetër të rrugës, për të cilën ishim ende të papërgatitur, pasi ky ishte udhëtimi i parë në këtë zonë.
Udhëtimin tonë e shoqëronte errësira e pyjeve anës rrugës, e cila ndante dritat e qyteteve pritëse. Ja dhe një kunadhe që na ndërpret rrugën dhe na zgjon në atë përgjumjen që kish nisur të na kaplonte. Bisedat rindizen sërish, por tashmë jo me grupin tonë, më të cilët kishim nisur udhëtimin, por me kosovarë të cilët ishin kureshtarë të mësonin nga jeta jonë, shkollimi dhe arsyet pse do preknim terrenin e tyre.
Dikush na thotë të qëndronim në Prizren pasi kishte shumë gjallëri, ndërsa dikush tjetër na thoshte të qëndronim në Prishtinë, të tjerë na tregonin se ku të shkonim dhe çfarë të shikonim nga Prishtina. Kryeqyteti i Kosovës ishte ndërtuar më së miri në kokat tona. Kalojmë doganën shqiptare dhe arrijmë në doganën e Kosovës, e cila shkruhej në tre gjuhë, Shqip, Serbisht dhe Anglisht, ndryshe nga dogana e Shqipërisë. Pas kontrollit nga doganierët, kalojmë kufirin për në shtetin fqinj. Fjala doganë e shkruar “Carina” në serbisht, ishte gjëja e parë që na bëri përshtypje.
Në hyrje të qytetit të Prizrenit na shfaqen reklama të njëpasnjëshme me fotografi të kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe atij kosovar Hashim Thaçi, ku slogani ishte “Berisha hero i kombit”. Pas 10 orësh e gjysmë na lajmëruan se arritëm në destinacion, në kryeqytetin e Kosovës. Përpara shfaqej stacioni i autobuzave të vendit fqinj, “Qëndresa”. Ora ishte 4 e gjysmë.
Ende mbizotëronte errësira. Në mendje na vinin shumë gjëra, por vendosëm të futemi në lokal. E para gjë që bëmë në tokën kosovare, ishte një kafe që porositëm, për të marrë veten nga lodhja. I pari ndryshim mes dy vendeve ishte kafeja, e cila servirej në një kupë të madhe, ndryshe nga Shqipëria. Edhe pse sytë tanë e tregonin qartë pagjumësinë, të qeshurat dhe herë herë tensionet ishin prezente. Pasi ra drita, vendosëm të ngriheshim për të prekur sa më shpejt Prishtinën.
Bashkë me gjashtë miqtë e mi, u nisëm për në zemrën e Prishtinës. Ora ishte 6 e 30 e mëngjesit dhe i ftohti i 1 Majit na shoqëronte në një destinacion ende të paditur. Përpara nesh ishte një meso-burrë, të cilin e ndaluam për ta pyetur se nga duhet të drejtoheshim për në qendër të qytetit. Ai na shpjegon rrugën dhe ne ecim sërish, e vetmja gjë që dinim ishte hoteli “Grand” në qendër të Prishtinës. Rrugës për te grandi përballemi me ambasadën tonë në Prishtinë. Ishte ngjyrë jeshile dhe mbizotërohej nga një qetësi absolute, e cila herë herë prishej nga cicërimat e zogjve lart në pemë. Bëjmë një foto, për ta pasur si kujtim.
Aty ishte blloku i ambasadave. Më pas vazhdojmë të ecim dhe arrijmë të “Grandi” i “famshëm”. Qetësia kaplonte rrugët e Prishtinës. Pas një kafeje të dytë, shkojmë të hamë mëngjesin. Fjalët e para ishin shumë të ngrohta. Gruaja që punonte në byrektore po na pyeste se nga vinim, përse kishim ardhur, nëse na pëlqente Prishtina, etj. “Nuk kemi parë shumë turistë nga Tirana”, tha ajo, duke vazhduar më tej “Ne e duam Tiranën, është shumë e bukur dhe njerëzit atje janë shumë mikpritës. Askush nuk e harron mikpritjen tuaj në kohën e luftës”.
Këto fjalë na ngrohën zemrën. Pasi hamë një byrek tradicional Kosove nisemi me energji të reja për të parë gjithçka nga ky qytet. “Skënderbeu” ishte e para gjë që na kujtoi Tiranën, pak metra më tutje “Nënë Tereza” na e përforcoi atë. Godina e më e madhe në Prishtinë ishte e qeverisë, dhe një godinë me arkitekturë të çuditshme ishte e Ministrisë së Transporteve. E si mund të harronim pa vizituar ”NEË BORNIN”, i cili ishte gjëja më e veçantë e këtij qyteti. Ai mbante mbi shpinë firmat e mijërave qytetarëve kosovarë dhe ishte simbol i rilindjes të këtij qyteti, pas rrënojave të luftës.
Gjithçka ishte e bukur në këtë qytet, aq ngjashmëri kishte me Tiranën, aq sa dhe ndryshime. Shtatë firma të reja nga Shqipëria, iu shtuan “New Bornit”. Mikpritja dhe kureshtja e prishtinasve ishte e madhe, saqë çdokush kthente kokën kur ne kalonim. Dikush na pyeste “Nga Shqipëria jeni”?, një tjetër “Sa do rrini”?. Të tilla pyetje nuk na munguan. Ushqimi tradicional nuk mungoi ashtu edhe fjalët e reja kosovare të cilat pasuruan fjalorin tonë. Dita kaloi shpejt, më shpejt se sa e kishim imagjinuar edhe pse kaluan më shumë 24 orë pa vënë gjumë në sy. Të nesërmen zgjohemi për tu nisur drejt një qyteti tjetër kosovar, Prizrenit.
Prizreni
Rruga për në Prizren zgjaste vetëm një orë e gjysmë. Ky qytete ishte i mrekullueshme, me një arkitekturë tipike, dhe kishte një ngjashmëri me qytetin shqiptar të Beratit. Lokalet e tij ishin të mbushura me rini dhe nuk të zinte syri një tavolinë të zbrazur. Shatërvani i vogël në qendër të qytetit ishte kult për prizrenasit. I jepte atij lezetin e një qyteti të hijshëm dhe të bukur. Kalaja në kodër të qytetit rëndonte më shumë se çdo herë tjetër.
Ajo për të cilën ishim kuriozë, ishte shtëpia e Lidhjes së Prizrenit, e cila megjithëse ishte shkatërruar nga lufta, kishte mundur të ringrihej. “Kjo shtëpi është djegur në kohën e luftës, ja fotografia e shtëpisë së djegur”, na tregon Bashkimi, një i ri prizrenas. “Pas luftës jemi munduar ta ndërtojmë sërish siç ishte, por janë djegur shumë gjëra”, vijon ai. Më tej ai shprehte indinjatën për faktin se gjuha serbe ishte zyrtare në Kosovë.
“Gjithçka shkruhet serbisht dhe shqip, këtu, në ccdo gjë, madje dhe në një paketë”. Vizituam këtë shpi që mbante mbi shpinë vitet e historisë së Kosovës. Bustet, veshjet, hartat, fotografitë, deklarata e Lidhjes së Prizrenit, na sollën më pranë historinë që kishim mundur ta lexonim vetëm nëpër libra. Shëtitorja e qytetit ishte me e bukur se kurrë. Diku më tej dukej një hark i madh ku dikur qëndronin si buste tre koka serbe, të cilat ishin ”prerë” nga kosovarët. Edhe mermerët që mbanin emrat e tyre ishin thyer.
Pasi hëngrëm drekën na duhej sërish të prisnim autobusin për tu nisur në Tiranë. Në mendjet tona mbeti kujtimi i një vizite të bukur në këto qytete. Miqtë që njohëm atje, na shoqëruan drejt nisjes. Ditët kaluan shpejt. Udhëtimi në kthim nuk u ndje shumë, pasi lodhja bëri të sajën. Në mesnatën e së Hënës zbarkuam në kryeqytet, për t’iu kthyer jetës normale që na priste.
Nisja ishte kureshtare, për atë që mendonim se do gjenim dhe për çfarë realisht na priste. Qendra e Tiranës kish filluar të mbushej me simpatizantë socialistë që do merrnin pjesë në protestën e së premtes. Në orën 18:00, ne i kthyem shpinën kryeqytetit, për të nisur një rrugëtim sa të gjatë aq edhe të bukur. Rruga ishte e lodhshme, por orët kalonin nën batutat dhe të qeshurat e pafundme që tërhiqnin vëmendjen e kujtdo që ishte në autobus.
Kthesat e shumta drejt Kosovës na krijuan një pështjellim në stomak. Veriun e vendit e eksploruam përmes errësirës dhe xhamave të autobusit që na ndante nga ajo. Qëndrimi i parë ishte në qytetin e Pukës. Aty ndaluam dhe hëngrëm diçka që të ruanim rezerva për pjesën tjetër të rrugës, për të cilën ishim ende të papërgatitur, pasi ky ishte udhëtimi i parë në këtë zonë.
Udhëtimin tonë e shoqëronte errësira e pyjeve anës rrugës, e cila ndante dritat e qyteteve pritëse. Ja dhe një kunadhe që na ndërpret rrugën dhe na zgjon në atë përgjumjen që kish nisur të na kaplonte. Bisedat rindizen sërish, por tashmë jo me grupin tonë, më të cilët kishim nisur udhëtimin, por me kosovarë të cilët ishin kureshtarë të mësonin nga jeta jonë, shkollimi dhe arsyet pse do preknim terrenin e tyre.
Dikush na thotë të qëndronim në Prizren pasi kishte shumë gjallëri, ndërsa dikush tjetër na thoshte të qëndronim në Prishtinë, të tjerë na tregonin se ku të shkonim dhe çfarë të shikonim nga Prishtina. Kryeqyteti i Kosovës ishte ndërtuar më së miri në kokat tona. Kalojmë doganën shqiptare dhe arrijmë në doganën e Kosovës, e cila shkruhej në tre gjuhë, Shqip, Serbisht dhe Anglisht, ndryshe nga dogana e Shqipërisë. Pas kontrollit nga doganierët, kalojmë kufirin për në shtetin fqinj. Fjala doganë e shkruar “Carina” në serbisht, ishte gjëja e parë që na bëri përshtypje.
Në hyrje të qytetit të Prizrenit na shfaqen reklama të njëpasnjëshme me fotografi të kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe atij kosovar Hashim Thaçi, ku slogani ishte “Berisha hero i kombit”. Pas 10 orësh e gjysmë na lajmëruan se arritëm në destinacion, në kryeqytetin e Kosovës. Përpara shfaqej stacioni i autobuzave të vendit fqinj, “Qëndresa”. Ora ishte 4 e gjysmë.
Ende mbizotëronte errësira. Në mendje na vinin shumë gjëra, por vendosëm të futemi në lokal. E para gjë që bëmë në tokën kosovare, ishte një kafe që porositëm, për të marrë veten nga lodhja. I pari ndryshim mes dy vendeve ishte kafeja, e cila servirej në një kupë të madhe, ndryshe nga Shqipëria. Edhe pse sytë tanë e tregonin qartë pagjumësinë, të qeshurat dhe herë herë tensionet ishin prezente. Pasi ra drita, vendosëm të ngriheshim për të prekur sa më shpejt Prishtinën.
Prishtina
Brenda traditës kosovare
Bashkë me gjashtë miqtë e mi, u nisëm për në zemrën e Prishtinës. Ora ishte 6 e 30 e mëngjesit dhe i ftohti i 1 Majit na shoqëronte në një destinacion ende të paditur. Përpara nesh ishte një meso-burrë, të cilin e ndaluam për ta pyetur se nga duhet të drejtoheshim për në qendër të qytetit. Ai na shpjegon rrugën dhe ne ecim sërish, e vetmja gjë që dinim ishte hoteli “Grand” në qendër të Prishtinës. Rrugës për te grandi përballemi me ambasadën tonë në Prishtinë. Ishte ngjyrë jeshile dhe mbizotërohej nga një qetësi absolute, e cila herë herë prishej nga cicërimat e zogjve lart në pemë. Bëjmë një foto, për ta pasur si kujtim.
Aty ishte blloku i ambasadave. Më pas vazhdojmë të ecim dhe arrijmë të “Grandi” i “famshëm”. Qetësia kaplonte rrugët e Prishtinës. Pas një kafeje të dytë, shkojmë të hamë mëngjesin. Fjalët e para ishin shumë të ngrohta. Gruaja që punonte në byrektore po na pyeste se nga vinim, përse kishim ardhur, nëse na pëlqente Prishtina, etj. “Nuk kemi parë shumë turistë nga Tirana”, tha ajo, duke vazhduar më tej “Ne e duam Tiranën, është shumë e bukur dhe njerëzit atje janë shumë mikpritës. Askush nuk e harron mikpritjen tuaj në kohën e luftës”.
Këto fjalë na ngrohën zemrën. Pasi hamë një byrek tradicional Kosove nisemi me energji të reja për të parë gjithçka nga ky qytet. “Skënderbeu” ishte e para gjë që na kujtoi Tiranën, pak metra më tutje “Nënë Tereza” na e përforcoi atë. Godina e më e madhe në Prishtinë ishte e qeverisë, dhe një godinë me arkitekturë të çuditshme ishte e Ministrisë së Transporteve. E si mund të harronim pa vizituar ”NEË BORNIN”, i cili ishte gjëja më e veçantë e këtij qyteti. Ai mbante mbi shpinë firmat e mijërave qytetarëve kosovarë dhe ishte simbol i rilindjes të këtij qyteti, pas rrënojave të luftës.
Gjithçka ishte e bukur në këtë qytet, aq ngjashmëri kishte me Tiranën, aq sa dhe ndryshime. Shtatë firma të reja nga Shqipëria, iu shtuan “New Bornit”. Mikpritja dhe kureshtja e prishtinasve ishte e madhe, saqë çdokush kthente kokën kur ne kalonim. Dikush na pyeste “Nga Shqipëria jeni”?, një tjetër “Sa do rrini”?. Të tilla pyetje nuk na munguan. Ushqimi tradicional nuk mungoi ashtu edhe fjalët e reja kosovare të cilat pasuruan fjalorin tonë. Dita kaloi shpejt, më shpejt se sa e kishim imagjinuar edhe pse kaluan më shumë 24 orë pa vënë gjumë në sy. Të nesërmen zgjohemi për tu nisur drejt një qyteti tjetër kosovar, Prizrenit.
Prizreni
Rruga për në Prizren zgjaste vetëm një orë e gjysmë. Ky qytete ishte i mrekullueshme, me një arkitekturë tipike, dhe kishte një ngjashmëri me qytetin shqiptar të Beratit. Lokalet e tij ishin të mbushura me rini dhe nuk të zinte syri një tavolinë të zbrazur. Shatërvani i vogël në qendër të qytetit ishte kult për prizrenasit. I jepte atij lezetin e një qyteti të hijshëm dhe të bukur. Kalaja në kodër të qytetit rëndonte më shumë se çdo herë tjetër.
Në Kosovë, atje ku s’janë harruar ende vitet e luftës...