2011-03-08

Guximi i poeteve...



          Guximi i poeteve te ri shqipetare ne Kosove ne vitet 1980. 

Duke lexuar poezi te poetit Kosovar Flori Bruqi, botuar ne vitin 1983.

Vlerat e poezise se guximit te rinise Kosovare te viteve 1980, jane vlera te kultures, te letersise, te historise tone Shqipetare qe zene nje nga vendet me te mira ne Visaret e kombit!
Poezia me titull " Fillimi i nje Poeme" e poetit Flori Bruqi, eshte me vlera te medha` jo vetem patriotike shqipetare, por dhe me nje mesazh te qarte per cdo kohe!
Ajo poezi eshte botuar per here te pare ne gazeten e studenteve shqiptare te Beogradit "PERPJEKJA", ne dhjetor te vitit 1983. Poezia eshte shkruar nga autori, ne ate kohe kur ai studionte ne Beograd.

Une i them kesaje poezie, te cilen po e ridergoj me poshte:
Rrespekt dhe nderim per ndjenjen atdhetare te autorit, per guximin e tije ne kohen qe ai ka arrite ta krijoje dhe ta botoje!


Rastesisht e gjej ne nje dergese te z. Shpetim Shabanaj, dhe me beri pershtypje te vecante kjo poezi e cila, per kohen qe eshte shkruar e botuar, ka qene nje goditje e forte kunder schovinizmit serb, por dhe nje thirrje e mesazh i qarte per te dhene guxim e force ne udhen e lirise se Kosoves!

Te nderojme vlerat e verteta te krijimtarise letrare, prej te cilave, populli shqipetare ne Kosove, ka marre force shpirtrore per rezistence !
Llemadeo

***
Poezi e autorit Flori Bruqi


"Fillimi i një poeme"

Ujëvarat e malit
derdheshin mbi shkëmbinj,
Si mendimet tona
Mbi ngjarje mbi shtigje...

Nga t'ia fillonim,
Nga plagët e trupit,
Të zemrës apo të atdheut?!

Si gjithmonë
Populli ndodhej pranë...

Nëpër dej
na ridhte qumështi i nënave
dhe e dinim...:
Pa nëna dëshmorësh,
pa gra,
pa nuse të veja,
s'do të ketë kurrë
Paqë e liri...!
BALADA E YJVE

A qan sot Deçani ?!
A dënes Kosova ?!
A përloten fëmijët ?!
A zhgrehen në vaj
ato Bjeshkët e Nëmuna
për vdekjen e tyre ?!
Si të zotëroj veten
Kosovë ?!
Ti ke rrënjën te Sumerët,
ti ke këngën në trollin gjakndezur,
se ky Dhe në çdo thërime
Ka gjakun e dëshmorëve !
Udhëtarë që sot a nesër kaloni
pranë Lapidarëve të dëshmorëve,
Një përshëndetje ju lutem,
në kalim...
se këtu...
Dëshmorët i zuri gjumi
nga drapër i Sinagogës...!

Autor: Flori Bruqi


Faqosja dhe komenti vlersues, per revisten "Zeri i larget", nga Llemadeo Llesh Dugagjini


http://floart-press.blogspot.com/2008/07/guximi-i-poeteve.html

HARTOGRAFIA PRE MESJETE DERI ME SOT

Hartografia

Hartat e udhetimit, atlaset, globet, hartat e automjeteve per ne jane vegla te perdorimit te perditshem. Si erdhen njerezit deri tek ajo qe te skicojne siperfaqen e tokes? Historia e kartografise eshte po ashtu edhe historia e civilizimit njerezor, ajo pasqyron pushtimin e tokes nga ana e njeriut.

CKA DO TE THOTE "HARTE"?

Se nga erdhi fjala "harte" ende nuk eshte mjaft e qarte. Disa ua lene grekeve karaso: "une po gdhend ne gure (ose metal). Me te vertete ne posedojme disa harta te lashta te gdhendura ne gure ose argjile. Ndoshta ka prejardhjen nga fjala portugeze "cartas" per letren. Kjo fjale mori rrugen nga Spanja ne Itali dhe eshte kombinuar me fjalen greke chartys dhe sjelle fjalen e re latine "charta". Nocioni "charta" zuri vend ne cdo gjuhe latine. Termi gjerman "Karte" eshte hasur per here te pare ne shek. 16. Pas shek. 17 gjuha gjermane zevendeson me termin "landcharte". Kartografia eshte vizatuesi ose punuesi i hartave dhe planeve.

PARAARDHESI I HARTES

Qe nga lashtesia njerezit kane provuar qe t'i vizatojne disa pjese me te theksuara gjeografike. Me vizatimet, te cilat i gdhendnin ne gure, eshtra, brinje, iu lehtesohej atyre orientimi gjeografik. Dokumentet me te vjetra kartografike te mbetura jane pllaka argjili qe datojne qe nga viti 3800 p.e.s. dhe vijne nga Mesopotamia. Harta boterore me e vjeter e mbetur dhe e vetmja e lashtesise rrjedh nga kohet e vona te Babilonise, rreth vitit 600 p.e.s. Ajo harte eshte po ashtu e gdhendur ne argjil. Perdorja e hartes dhe matja e hapsire ne Egjipt zuri vend diku rreth viti 2000 p.e.s.

PARAQITJA ANTIKE

Kartografet grekë perpunuan harten shkencore permes projekteve te para. Harten greke per boten i pari e solli Anaksimandri. C.Ptolemeu (rreth 150 pas.e.s.) vizatoi harta boterore, harta te pjeseve te tokes dhe vendeve te caktuara. Me e vjetra kopje e mbetur eshte e shek. 12. Ptolemeu me punen e madhe gjeografike zuri vend ne perjetesi. Me shume se nje milenium sistemi i tij ishte i pazevendesueshem dhe edhe per shkak te shume gabimeve paraqet bazen e zbulimeve gjeografike deri ne ditet e sotme. Megjithate, 6 shekuj para Ptolemeut, Pitagora njohu qe toka eshte e rrumbullaket. Matematikantet dhe filozofet e shkolles se madhe te Pitagores e njihnin levizjet e tokes me ane te vezhgimit dhe matjeve. Fatkeqesisht kjo njohuri prap u la ne harrese.Me shume se nje milenium pas Ptolemeut asnje shkenctar nuk e vinte ne dyshim qe toka te kete forme tjeter, pervec se forme disku. Erastosteni i Krienes nxorri harten e botes antike me shkalle te gjeresise dhe gjatesise. Kartografia romake ishte rregulluar sipas pakpamjes praktike: harta rrugore, harta boterore ne forme te rrumbullaket dhe matje te pjeseve te largeta. Tabela Peutingetike eshe nje mbishkrim mesjetar i nje harte rrugore romake e shek.12. Per romaket me me rendesi ishin rruget, rregulli dhe ligji se sa e verteta se cfare forme, madhesie apo mase ka toka.

PREJ MESJETE E DERI SOT

Ne mesjete, kartografise iu kushtuan vecenarisht arabet.Shumica e hartave ne manastire te perendimit nuk sjellen ndonje perparim. Perendimi i krishtere ishte plotesisht i kthyer nga ideale te tjera. Njeriu mesjetar lidhej ngushte per besimin e tij (krishter). Te gjithe shkencetaret duhej t'i ruheshin besimit (kishes). Progresi filloi me udhetimet detare te shek.15. Renesansa, zgjimi i kultures antike qe nga shek.15, lulezoi kartografine parasegjithash ne Itali, Gjermani dhe Hollandë dhe poashtu zhvillimi i makines per shtypje ndikoi ne perhapjen e hartes. Pervec hartave detare, u botuan edhe harta te vendeve, atlase dhe globe. Qe nga shek.18 hartat u botuan, kryesisht ne France, me bazen e matjeve ekzakte trigonometrike. Aeroplanet dhe kamerat sot jane mjetet ndihmese kryesor te kartografise. Matjet ajrore mundesojne matjen e cdo pjese me nje precizion i cili veshtire qe mund te tejkalohet. Kartografia satelitore nxjerr harta 3 dimensionale (3D) te sakta ne cdo meter nga informacione dhe pamje me ane te kompjuterit.


http://floart-press.blogspot.com/2008/07/hartografia.html

Lidhja e Prizrenit, të fshehtat austro-hungareze


http://floart-press.blogspot.com/2008/07/lidhja-e-prizrenit-t-fshehtat-austro.html



Ajo që ndodhi më 28 nëntor të vitit 1912 (Pavarësia e Shqipërisë) e më pas më 17 shkurt të vitit 2008 (Pavarësia e Kosovës), nuk janë tjetër vetëm se korrjet e asaj që u mboll më 10 qershor 1878, në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.Pa dyshim që pas Besëlidhjes skënderbjane të Lezhës, Lidhja e Prizrenit, ishte zgjimi më i madh kombëtar që përkoi me fazën e shkërmoqjes së Perandorisë Otomane dhe hapi aq plagë, të atilla që dhe sot përbëjnë ca çibanë, dhimbjet e së cilave përbëjnë ende ankthe të rënda kombëtare.

Që nga 10 qershori, në Kosovë dhe jashtë saj janë duke u shënuar aktivitete të shumta që janë zhvilluar këto ditë me rastin e 130- vjetorit të Lidhjes.

Andaj pikërisht në kuadër të këtyre aktiviteteve, ka qenë dhe promovimi i një vepre me autorësinë e tre historianëve të njohur: Beqir Meta, Ferit Duka dhe Marenglen Verli (ky i fundit dhe drejtues i projektit).

Është vëllimi i parë i kësaj vepre që do të pasohet dhe me të tjera. Ajo që përbën ngjarje në historiografinë shqiptare, është pikërisht botimi për herë të parë i një pasurie arkivore në formë korpusi, siç janë dokumentet austro-hungareze, të një perandorie të kohës që në trojet shqiptare, kishte një përfaqësim diplomatik të ngjeshur.

Në fakt, dokumentet më të përdorura për qëllime studimi, janë marrë më së shumti nga arkivat e Stambollit, Romës, Parisit, Londrës, sigurisht dhe Vjenës, por jo në përmasa të plota dhe të imtësishme. Ndaj, për rëndësinë e materialeve të botuara, publikuesit e tyre shprehen: Vëllimi i parë përfshin dokumente të periudhës mars-shtator 1878. Kjo është koha kur mbi Shqipërinë e shqiptarët fillojnë të shkarkohen të gjitha rrjedhojat negative të traktatit ruso-osman të Shën Stefanit.

Materialet e vëllimit lejojnë të kuptohet qartë natyra komplekse e raporteve brenda vet Lidhjes, midis Lidhjes dhe shtetit osman, si dhe i Lidhjes dhe shteteve fqinje. Gjithsej, janë 248 dokumente të profileve: raporte, relacione, njoftime, telegrame, urdhëresa e shkresa të ndryshme

Shërbimi sekret shqiptar 1922-1944




Libri i Kastriot Dervishti "Shërbimi sekret shqiptar 1922-1944" është i shkruar nga një autor që ka qenë ish punonjës i arkivave të Ministrisë së Rendit në Shqipëri. Në këtë pjesë të historisë botohen emrat e drejtuesve të parë të shërbimeve sekrete shqiptare, jeta e tyre, dhe kulmet e karrierës. Raportet agjenturore në vend, drejtimet e agjenturave të huaja kundër Shqipërisë, metodat e përdorura, si dhe ngjarjet kryesore janë disa prej pjesëve kryesore të "Shërbimi sekret shqiptar 1922-1944".

Ministria e Brendshme e Shqipërisë



Ministria e Rendit Publik është krijuar menjëherë pas shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të shtetit modern shqiptar më 28 nëntor, 1912. Me Dekretin e Kryetarit të Qeverisë të datës 4 dhjetor, 1912 ajo është quajtur Ministria e Brendshme, emërtim të cilin e ka mbajtur deri në vitin 1945. Pas kësaj periudhe ajo është quajtur Ministria e Punëve të Brendshme. Me ndryshimet demokratike të realizuara në vendin tonë, pas vitit 1992 ajo mori emërtimin Ministria e Rendit Publik, duke u ndarë prej saj strukturat e shërbimit sekret e të qeverisjes vendore. Ndërtesa e Ministrisë së Rendit Publik ndodhet në Tiranë pranë Sheshit Skënderbej, në b1lokun e ndërtesave të ministrive e të institucioneve të tjera qëndrore të Shtetit Shqiptar, të cilat kanë përfunduar së ndërtuari në fund të viteve '30. Ndërtesa aktuale e Ministrisë së Rendit Publik daton si e tillë që nga viti 1945.

Flori Bruqi

PREKAZI - Memorja jonë e përhershme





Reportazh nga Rajmonda MALEÇKA


Prekaz…! Të gjithë duan të shkojnë drejt Drenicës. Të gjithë duan të shkojnë atje…në Prekaz. Është njëri nga vendet më të njohura. Të huajt dhe shqiptarët duan të shohin çdo gjë atje,... rrugët, malet, fushat, njerëzit, fëmijët, djemtë, vajzat, pleqtë… Eh!- atje vjen erë e hershme shqiptare. Duan të prekin me dorë historinë vetë, atë që vjen nga përjetësia për të shkuar në përjetësi.

Drenica

Treva ku lufta dhe paqja, ditët e mira dhe ditët e këqia të Kombit shqiptar gjetën strehë, gjetën njerëz, gjetën gjak dhe gjuhë. S'ka ditë dhe datë të shënuar të Kombit shqiptar, që në Drenicë të mos keta gjetur njerëzit e vet. Pa dyshim është krahina dhe vendi i njohur për të gjithë shqiptarët, për të kaluarën dhe të sotmen, që çdo ditë mbjellin të ardhmen. Aty ku shqiptarët janë më vëllezër se në çdo vend tjetër shqiptar.

Qindra vjet e në Drenicë nuk rreshtën kurrë taborret për ta sunduar këtë vend rrebel, që s'ka rreshtur kurrë për lirinë e vet. Qindra vjet dhe pushtuesit e shqiptarëve nuk rreshtën drejt Drenicës, të cilët kudo shkelën mbollën vdekjen. Drenica qëndroi…

Ec nëpër Drenicë. Vetë relievi është një dialog intimiteti me atë që ka aspiruar Drenica, me atë që në të gjithë globin quhet liri. Ka një akt hyjnorë, në atë që Perëndia ka derdhur në Drenicë. Male, fusha, gryka, shkëmbinj, ashpër dhe butë. Rrepe të mëdha, si të ishte një labirinth, si të ishte një kurth…

Ec nëpër Drenicë, nën atë qiell shqiptar dhe gjithçka që del para syve, çdo grykë, çdo gurë, çdo drurë, çdo kullë, të duket se hyn në dialogë me ty. Të flet për 100 vjet më parë, për 50 vjet më parë, për 10 vjet më parë, për 5 vite, për dje dhe për sot… Është një dialog që nuk hesht për asnjë moment. Në çdo kohë Drenica ka patur atë që quhet qëndresë.



Azem dhe Shotë Galica


 
                        Shaban Polluzha

Njerëzit

Kanë ecur qindra vite, dhjetra dekada, qindra ngjarje e mijra njerëz. Epokat kanë mbajtur fytyrën tek njëra-tjetra, ashtu siç djemtë kanë kërkuar t'ju ngjajnë baballarëve, ashtu si niprat kanë dashur t'ju ngjajnë etërve. I gjen kudo njerëzit, shkojnë dhe vijnë me një dhimbje, me një buzëqeshje, por me një krenari të lexueshme në fytyrë. Si mund të ndodhë ndryshe… me atë që kanë patur kaq të rënë, kaq të vrarë, kaq heronj dhe kaq krenari. I gjen kudo njerëzit e Drenicës, i njeh kudo njerëzit e saj. Kudo dhe kurdo ata të përgjigjen :-Jam nga Drenica.

Emrat e Hasan Prishtinës, Shaban Palluzhës, Mehmet Gradicës, Azem Bajta e Shote Galica nuk mund të mbeten vetëm në Drenicë. Pas tyre është çdo drenicak, qoftë 100 vjeç a qoftë 7 vjeç, qoftë grua a qoftë burrë. Të gjithë drenicasit pas tyre janë, prandaj kudo t'i takosh dhe t'i pyetësh drenicasit, ata të përgjigjen:-Jam nga Drenica!


…dhe Prekazi…

Është një meditim që të vjen ndërmend sa të kujtosh Prekazin. Dhe sa vjen në Kosovë, pyetja e parë që të vjenn në buzë është ajo:- Nga bie Prekazi?!. Të gjithë për atje i çojnë këmbët. Atje të presin Jasharët, të cilët janë bërë FLAMURI i shqiptarëve në dekadën e fundit, si burrat, gratë, fëmijët, pleqtë, gjithëçka që kanë patur dhe kanë Jasharët.Të gjithë janë pjesa më e gjallë e historisë së Kosovës. Të presin ata që ranë nën dhunën, ku njëra nga perandoritë më barbare dhe më e prapambetura e Ballkanit,-Serbia,- derdhi dhe ushtroi mbi një familje të Madhe, si Jasharët. Të presin monumentin dhe të rënët, ato të cilët radhë-radhë janë në tokën e lirë të Prekazit dhe të Kosovës. Prekazi të bën më shumë njeri, të bën më me peshë dhe më real. Kjo ngjan gjithmonë me histoinë dhe me kohët që mbartin në gjirin e tyre.

Ajo kulla e Ahmet Delisë, më e njohura në Kosovë. Në Shkodër e Oso Kukës. Kullat, ky vend i hershëm i shqiptarit. Kulla dhe kështjella, sinonime të njëra-tjetrës. As më pak dhe as më tepër. Kulla, një kat. Dy kat e më shumë. Gurë të latuar, gurë të mbledhur nëpër zalle, kulla të ngritura në mal. Mure të trasha, ku erërat dhe plumbat përplasen parreshtur…

Kullë-njerëzit, kullë-zakonet, kullë-atdhedashuria kullë-qëndresa; gjithçka-kullë. Vendi dhe kuvendi i burrave. Fëmijët, gratë, vajzat, burrat, pleqtë, Shabani, Adem e Hamzë Jashari, të gjithë ata që ranë e të gjithë ata që janë gjallë, janë njerëzit e parë të lirisë së Kosovës. Këtë e dinë të gjithë.

Kulla-muze! Të gjithë e rrespektojnë si një vend i shenjtë. Pelegrinazhi i shqiptarëve. Kënga e ka çuar në katër cepat e botës Prekazin dhe kullën e Jasharëve. Në të vërtetë historia shqiptare atje ka qenë, që kur është krijuar. Këtë e tregon ajo që ka ndodhur dhe ajo se ç'thonë të gjallët e Jasharëve.

Memoriali.

Ç'mund të bëhej ndryshe me Prekazin! A mund të harrohet ajo që bëri dhe ajo që ndodhi atje? Në altarin e lirisë gjithë brezat: një familje, gra dhe burra, fëmijë dhe të moshur. Të gjithë derdhën gjak në rrënjët dhe kujtesën e lirisë. Të duket se atje u fijuan të gjithë shqiptarët.

Jasharajt janë themeli i asaj që ngjau dhe e ardhmja që ëndërrojmë. Dhe memoriali për ta nuk është në Prekaz, por kudo që ka tokë shqiptare. Prekazi është kujtesa jonë për lirinë. E kemi kërkuar gjithë jetën, sa për të një shekull kemi flijuar një milion të rënë. Prekazi është bashkimi ynë rreth UÇK-së, asaj që ruajti jetën dhe ktheu shpresën e madhe të të gjithë shqiptarve. Prekazi është virtyti ynë i përjetshëm, se Shaban, Adem e Hamzë Jashari janë e do të mbeten modeli i burrit dhe njeriut shqiptar.

Prekazi është memoria jonë e përjetëshme, siç ka qenë lufta dhe flamuri në të gjithë historinë tonë. Drejt Prekazit do të ketë njerëz nga e gjithë Bota, ashtu siç do të ketë edhe këngë, ashtu siç do të ketë dhe dasma dhe lindje fëmijësh. Baca Shaban, Baca Adem e Baca Hamzë në atë moshë që ranë do të presin dhe do të përcjellin njerëz…





Poemë për Adem Jasharin

1.

Nëpër shtigjet e Drenicës,
u ba koh' që ka ra malli,
i mungon Kosovës Baca,
i mungon Adem Jashari.

Nga Drenica n'Dukagjin,
mbeti Bac' Adem Jashari,
asht' kudo nëpër Kosovë,
e askund si gjendet varri.

Ah, medet Kosova e lashtë,
ah, medet Kosova e Re,
me legjenda m'i ke shekujt,
ditët po i ngrys me varre.

Çdo konak e ka nji kàngë,
nji legjend' çdo vend e ka,
i merr qielli luftëtarët,
brenda varri nuk i mbà.

Ah, medet e gjithë Drenica,
gjithë Jasharët i vrau shkjau,
e l'shon zànin Azem Galica,
Adem Jashari, bre burrë mbahu!

Vetëtima po mbjell Sharri,
nga Prizreni në Rugovë,
n'vrap ka mbetë Shaban Palluzha,
me flamurin e kuq në dorë.

Boletini shtegut t'malit,
krah i ec Hasan Prishtinës,
Hamzë Jashari pa dalë dita,
ja mbledh zjarrin vetëtimës.

2.

Zà legjenda na ka bà,
për me lè a për me vdek,
janë ilirë e dardanë,
janë Bato e Skanderbeg.

Shkrepi dielli me vetëtima,
n'lisa t'moçëm u zgjua mali,
në Kosovë ka ra dita,
zà ka bà Adem Jashari.

Moj Kosovë me f'tyr nàne,
moj Kosovë me zemër burri,
gjith' ata që ranë për ty,
e lanë gjakun tek flamuri.

UÇK- emrin e mori,
Ushtria jonë Çlirimtare,
kanë ardh' burrat ku kanë qenë,
porsi lisat jan' kthy n'male.

Rrin n'Prizren e rri n'Dukagjin,
n'Fushë -Kosovë e në Prekaz,
rrin n'Shalë e Caralevë,
rrin n'Jezercë e n'Karadak.

Në UÇK të gjith' shqiptarët,
jan' ba varg e jan' bà male,
gjith Kosova kala àsht' ba,
o me vdek o me mbet' gjallë.

3.

Is' Boletini malit ka zbrit,
Dedë Gjo Luli ka lan' varrin,
Azem Bejta i ka ikë shpellës,
kuvend bajn' me Adem Jasharin.

Dor' e burrit asht' shtërngue,
për Kosovë me derdh gjak,
zàni i burrit asht' digjue,
derë më derë e prag më prag.

1000 vjet prè e vra,
për liri e për flamur,
1000 vjet n'llogore mbetë,
e në sy pa vu gjumë.

Ka 1000 vjet në viset tona,
kemi le e kemi vdek,
po kush e polli kët' "soj" hasmi,
për me u vra vjet për vjet?

4.

Asht' me male Kosova ime,
i ka fushat të pa-anë,
djemt-lisa, çikat-selvi,
që robninë supeve se mbajnë.

I ka fushat me lulëkuqe,
i ka malet, drurë të lartë,
i ka agimet lot'-fëmije,
i ka mbrëmjet larë në ar'.

I ka varret me amanete,
i ka kàngët lashtësi,
i ka dasmat me flamurë,
thellë legjenda ka në gji.

I ka mortet dit' betimi,
si asht' guri fjalën e ka,
fole trimash asht' Atdheu,
veç pej zemrash i bàm' kala.

5.

Mal me lisa çue n'kamë,
ka ushtue krej shqiptaria,
Adem Jashari burr' drenice,
shkëlqen si prelud liria.

Shteg më shteg e natë më natë,
ditë më ditë hasmi e ndjek,
zà i burrit s'shuhet kurrë,
as në gjallje e as i vdek.

Për çdo ditë hasmi i vjetër,
n'gjak e gjini don' me shkret,
ia vret nipat, i vret foshnjat,
kullat n'zjarrr përher' ia djeg.

Zà i burrit nëpër male,
zà u l'shon gjith' shqiptarve,
mos e humbim atdheun tonë,
dhe të vramit i ngre në varre.

6.

Gjam' e madhe n'Kosovë ra,
thuj' Jasharët i shojti shkjau,
historia na bani zà,
Nanë Kosova, Ti sot mbahu!


Mbi Jasharët ra murtaja,
mbi Jasharët vdekja s'fali,
u vra plaku, u vra plaka,
u vra foshnja, vajza, djali.

1000 vjet mbi dheun tonë,
aq nji vdekje s'ishte parë,
Bacë Ademi majë lisi,
për Kosovën ka mbetë gjallë.

Njerëz pa fund thërret liria,
legjend burri kërkon malli,
në krejt lirinë e Kosovës,
fytyrën la Adem Jashari.

Fryn në Sharr e në Jezerc,
në Drenicë e në Rugovë,
se ndal vrapin ai burrë,
me flamurin ton' në dorë.

Nuk ka vdek e as do vdesë,
Ai Bacë Adem Jashari,
nga 1000 vjet nëpër luftëra,
për liri ka ra shqiptari…


25 dhjetor 1999 (Prizren ora 16.00)


Sot je bàm' dritë

1.

Tokë e lashtë arbnore,
në mendime lirie, zgjuar rri,
dhe mbi mermerin e bardhë, Bac' Adem,
rrugën e nise nga Nëna Shqipëri.

Në Tiranë nëntori i pavdeksisë,
fytyr' e Adem Jasharit-vërtik në ball',
bëhet stinë pranvere në histori,
e çdo dëshirë nëne bëhet djalë.

2.

U bën' vite Adem Jashari,
u bën' vite tuj të pritë,
dje të kishim mal' qëndrese,
kurse sot u bëre dritë.

Pas kaq vitesh ndarë me ty,
si ushtarë rrijmë në radhë,
kujtes' e dhembshur shqiptare,
nuk derdh lot', por thotë mall.

Për të ardhur gjithë të rënët,
dhe yjet në pritje rrinë,
si dikurë që u prije i pari,
vallë pas teje prap do t'vijnë!?

A do të vijnë bijtë e Kosovës, shqiptarisë,
të gjallojn' malet me epikë trimërie,
ëndërrat që i lan' në mes t'i nisin prap,
mbi k'të tokë të lashtë shqiptarie!?

3.

Kaluan vite pa të parë,
s'të lëshuan malet apo dheu i zi…!?
Malli bëhet rrudhë e thinjë,
kurse dhimbja bëhet dritë e liri.

Krejt Kosova dhe shqiptaria,
të kishin pritun për me ardhë,
Sharri, Korabi e Kaçaniku,
i kishin bërë flokët e bardhë.

U bëre konaku i parë i burrnisë,
krushk i par' lirie mbi kalë të bardhë,
fytyra e re e Motit të Madh,
fytyrë burri prej shkëmbit dalë.

Dalë prej këngëve të arbërit,
nga palët e flamurit vjesht' pas vjeshte,
bekim fëmijësh përmbi djepa,
dhimbje nëne dalë prej zemre.

E gjithë Kosova, nga Prekazi në Skënderaj,
në sytë e tu dritë do të pijë,
për të rritur vite pavarësie,
për të rritur dritë njerëzore në sy fëmije.

4.

Me të gjithë ata që për lirinë ranë,
tokën shqiptare e lidhni si shall,
ndërsa vjen kështu i rëndë,
të gjithë të rënët ti i ngjall.

Një mijë lapidare pas të vijnë,
erzin e kreshnikut kudo mbjell,
për historinë shqiptare bërë shkëmbinj,
dhe për jetën tonë bërë diell.

5.

Siç e shkund lisi dëborën,
e si nëna e mban jetën në duar,
në çdo stinë mbi mermer,
për të qenë për jetë zgjuar.

Për të qenë për jetë rracë arbnore,
për të gjithë ato që e duan lirinë,
fëmijët dhe flok-thnjurit e mirë,
në Prekaz e Skënderaj do të vijnë.

6.

I betuar për jetë në besë burri,
me shqiptarët në rrugë lirie,
nëpër tokë a nëpër qiell,
një ditë patjetër do të vije.

Në të gjallë rrije me shqipet,
vëlla me rrufetë në qiell lëshuar,
dje kuvend me kreshnikët e zanat,
sot fëmijët të ledhatojnë me duar.

NGA FLORI BRUQI:NATA E ZJARRËVE NË PREKAZIN LEGJENDARË


Nisja nga njëra anë e ushtarëve me flakadan nga Kulla e Jasharajve dhe nga ana tjetër e vashave e djemve me veshje kombëtare, të cilët gjithashtu mbanin në duar flakadan që simbolizojnë përkrahjen për UÇK-në, ka shënuar fillimin e “Natës së Zjarreve”. Këta ushtarë e të rinj kanë bërë nderime pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari, ndërsa pas një programi të pasur kulturor-artistik edhe është përmbyllur manifestimi treditor “Epopeja e UÇK-së.

* * * * *
Prekaz: Fillon manifestimi “Nata e Zjarreve”
Me ndezjen e zjarreve në Prekazin legjendar të Komandantit Adem Jashari ka nisur manifestimi “Nata e zjarreve”, me të cilin përmbyllet edhe manifestimi treditor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, kushtuar 13-vjetorit të rënies heroike të Familjes Jashari.
Mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare që nga orët e mesditës kanë shkuar në Prekaz, për të marrë pjesë në shënimin e këtij manifestimi dhe për të nderuar luftën dhe krenarinë e familjes Jashari, të cilët para 13 viteve luftuan për tri ditë më radhë, më 5, 6 dhe 7 mars, dhe ranë heroikisht kundër makinerisë të ushtrisë armike.
“Nata e Zjarreve”, nisi si gjithmonë në orën 18.00 me ndezjen e zjarreve dhe me një program të pasur kulturor-artistik.
Ndërkohë, liderët më të lartë shtetërorë, politikanë dhe qytetarë të shumtë dje kanë bërë homazhe në Prekaz, duke përkujtuar dhe nderuar sakrificën e Familjes Jashari.
Me manifestimin “Nata e zjarreve” në Prekaz, janë përmbyllur ditët e “Epopesë së UÇK-së”, kushtuar 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe të më shumë se 50 anëtarëve të Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

* * * * * *


Me ndezjen e zjarreve, sot përfundon manifestimi treditor 'Epopeja e UÇK-së'
Sot në Prekaz me ndezjen e zjarreve, përfudojnë aktivitetet në kuadër të manifestimit treditor "Epopeja e UÇK-së" kushtuar rënies dhe qendresës heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.
Gjatë dy ditëve të kaluara, të shtunë, është zhvilluar një manifestim në kazermën "Adem Jashari" të FSK , u morën pjesë udhëheqësit më të lartë të vendit. Ata mbështesin përfshirjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse ndërkombëtare.
Presidenti Behxhet Pacolli tha se Kosova është sot një shtet i pavarur falë sakrificës së popullit të saj dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai theksoi se tani kur vendi është i pavarur, kjo Forcë e Sigurisë që është ndërtuar dhe po ndërtohet, një ditë do të jetë pjesë e misioneve paqeruajtëse ndërkombëtare dhe pjesë e forcave të shoqërive të civilizuara.

Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi tha se aspiratat e Kosovës janë që të bëhet pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Ai tha se lufta çlirimtare në Kosovë bashkoi pranë një vizioni të gjithë shqiptarët, por edhe komunitetin ndërkombëtar, i cili mbështeti aspiratat e Kosovës dhe popullit të saj për liri e pavarësi.
"Në, këto 13 vjet realizuam synimet tona shekullore për Kosovën e lirë. Tani kemi synimin tonë tjetër të drejtë të vlerave euroatlantike për të integruar shtetin e suksesshëm të Kosovës në NATO dhe Bashkim Evropian", tha Thaçi.
Për zhvillimin e FSK-së foli ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku. Ai tha se kjo forcë do t'i përmbushë kapacitetet e plota operacionale gjatë këtij viti. Në këtë ceremoni, përveç arritjeve para të pranishmëve, janë prezantuar edhe pajisjet e FSK-së.

Kjo forcë është duke u ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s. Ndërsa të dielën në Prishtinë mbajt një akademi përkujtimore kushtuar kësaj date dhe në nderim të 13 vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij, si dhe u bënë homazhe në Prekaz. Të pranishëm në këtë akademi ishin përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, por jo edhe i pari i vendit, Behgjet Pacolli.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se falë luftës dhe sakrificës së Jasharëve dhe dëshmorëve tjerë sot po e përjetojmë lirinë dhe pavarësinë. "5, 6 dhe 7 marsi i vitit 1998 vërtet hyri në historinë më të re të Kosovës me tërë tragjedinë dhe madhështinë e vet, ditët që në ritmin e vet brenda kalendarit do të ishin të rëndomta në rrethana të veçanta e morën shenjën e sakrificës sublime të njeriut dhe u shndërrua në Epope", tha kryeparlamentari Krasniqi.

Ndërsa akademik Esat Stavileci, pasi çmoi lart veprën dhe kontributin e Adem Jasharit, porositi institucionet e vendit se sot më shumë se kurrë duhet të punojnë për të ndërtuar një shtet të fortë, ashtu siç ishte synimi i luftëtarëve të lirisë.
Në emër të familjes Jashari, me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti Bekim Jashari, i cili uroi të gjithë shqiptarët për këtë përvjetor, duke porositur se ka ardhur koha që të punojmë së bashku dhe ta çojmë vendin përpara. Për të pranishmit në këtë akademi u shfaq edhe një program artistik.

"Sot kemi luftë. Me fat na qoftë"!





QOU NGA VARRI ADEM JASHARI!!!


Adem JASHARI (28.11.1955-05.03.1998)


Hero, komandant legjendar dhe luftëtar i paepur i kombit shqiptar,i pari ndër themeluesit e UÇK-së.U lind në Prekaz të Drenicës në një familje me tradita të shquara atdhedashëse. Mbaroi shkollën e mesme teknike dhe më pas tërë jetën ia kushtoi luftës për lirinë e Kosovës. Pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1981. Deri në vitin 1989 u aktivizua si ilegal, duke shpërndarë trakte e pamflete, të cilat bënin thirrje për t'u mobilizuar në luftë. Në vitin 1989, së bashku me vëllane, Hamzën, mori pjesë në demonstrata, kurse në vitin 1990 organizoi grupet e para të armatosura, duke formuar lidhje me njerëz të besës e të sakrificës anembanë Kosovës. Në vitin 1991 ai së bashku me nje grup të zgjedhur të bashkëluftëtarve kaluan në Shqipëri, ku u përgatitën për luftë guerile dhe, pasi u armatosën mirë,u rikthyen ne Kosovë për të hedhur bazat e formimit të UÇK-së.U krijuan grupet që filluan aksionet luftarake kundër policisë serbe në Skënderaj, në Gllogofc, në Mitrovicë etj. Policia serbe ra në gjurmët e tij, por edhe frikën ia kishte shumë. Më 30 dhjetor 1991 ia rrethojnë shtëpinë, kur aty ndodheshin të tre vëllezërit, që u bënë thirrje të dorëzoheshin. Ata nisën luftën, çanë rrethimin dhe u larguan, duke lënë disa policë të plagosur.U ngrit në këmbë e gjithë Drenica dhe për 7 vjet serbi nuk mundi të hynte atje. Më 25 nëntor 1997 forcat e Adem Jasharit sulmuan forcat e policisë në Vojnik, të cilat u tërhoqën, duke lënë të plagosur. Të nesërmen nje ekspeditë ndëshkimore me 10 automobila e mjete të tjera të motorizuara u drejtuan për në Vojnik. Adem Jashari me 10 luftëtarë i zuri pritë dhe, pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën të përgjakura. Në tërheqje e sipër, forcat serbe, të egërsuara nga goditjet qe u kishte dhënë Adem Jashari, filluan të qëllojnë majtas e djathtas pa mëshirë kundër kujtdo që shihnin dhe në fshatin Llaushë ata vranë mësuesin Halit Geci në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe të nesërmen më 28 nëntor 1997. Në këtë ceremoni, ku morën pjesë shumë njerëz, me urdhër të Adem Jasharit, dolën në tribunë për herë të parë përfaqësuesit e UÇK-së. Serbi nuk mundi të hynte në Drenicë, deri më 22 janar 1998, ditë kur ia rrethojnë shtëpinë për të dytën herë dhe e goditën me artileri e armë të tjera. Ademi atë natë nuk ndodhej në shtëpi. Luftuan i ati, Shabani, me Hamzën, Besimin (djali i Hamzës), Kushtrimin (djali i Ademit) etj.
U plagosën Selvetja (vajza e Hamzës) dhe Iliriana (vajza e Rifatit). Me të zbardhur dita,e gjithë Drenica u mblodh te kulla e gjuajtur me topa e Adem Jasharit.
Më 28 shkurt 1997 një njësit i UÇK-së ra në pritë në Likoshan, por djemtë luftuan duke vrarë 6 policë serbë e duke plagosur disa të tjerë. Forcat policore, në shenjë hakmarrje, sulmuan me tanke e helikopterë Likoshanin dhe Qirezin dhe vrane 24 veta, nxorën nga shtëpia gjithë familjen Ahmetaj dhe një grua shtatzënë. Adem Jashari me disa djemë depërtoi përmes rrethimit,u fut në fshat dhe evakuoi të plagosurit e ata që kishin mbetur Brenda.U kthye në shtëpi dhe i paralajmëroi pjesëtarët e familjes të ishin gati për sakrificën sublime. Më 2 mars 1998 forca të shumta ushtarako-policore serbe, të armatosura me tanke, autoblinda dhe artileri, për të tretën herë e rrethuan shtëpinë e tij në tri skalione. Nga të 30 anëtarët e familjes atë natë në shtëpi ndodheshin 22. Para se të zbardhte dita, Ademi e kuptoi se ishte rrethuar dhe u tha: "Sot kemi luftë. Me fat na qoftë"! Dhe lufta u ndez shumë e ashpër.Tanke e topa, të vendosur rreth lagjes së Jasharëve, qëllonin me tërë kapacitetin e zjarrit. Të gjithë si një trup i vetëm, gra, burra fëmijë vendosën të luftonin deri në vdekjen e sigurt që i priste. Dhe luftuan tri ditë e net, deri sa u vranë që të gjithë, me përjashtim të një vajze të vogël,e cila u fsheh në gjirin e nënës së vdekur.U vra një familje prej katër kurorësh, gjithsej 21 veta, nga mosha 9 deri 74 vjeç, që ndodheshin në atë shtëpi. U vranë më vetëdije të plotë, me këngë patriotike në gojë, duke shijuar një akt unikal lavdie. Dhe, veç këtyre, në Jasharaj ranë edhe të tjerë, gjithsej 56 veta, të gjithë luftëtarë të lirisë nën komandën e Adem Jasharit. Në Prekaz, afër kullës së Adem Jasharit, ndodhet parcela e varreve të tyre, që eshtë kthyer në një vend homazhesh të përjetshme. Me vendim të SHP të UÇK-së Adem Jashari është shpallur komandant legjendar.

FLORI BRUQI,12 shtator 2007

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...