2011-03-08

Lidhja e Prizrenit, të fshehtat austro-hungareze


http://floart-press.blogspot.com/2008/07/lidhja-e-prizrenit-t-fshehtat-austro.html



Ajo që ndodhi më 28 nëntor të vitit 1912 (Pavarësia e Shqipërisë) e më pas më 17 shkurt të vitit 2008 (Pavarësia e Kosovës), nuk janë tjetër vetëm se korrjet e asaj që u mboll më 10 qershor 1878, në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.Pa dyshim që pas Besëlidhjes skënderbjane të Lezhës, Lidhja e Prizrenit, ishte zgjimi më i madh kombëtar që përkoi me fazën e shkërmoqjes së Perandorisë Otomane dhe hapi aq plagë, të atilla që dhe sot përbëjnë ca çibanë, dhimbjet e së cilave përbëjnë ende ankthe të rënda kombëtare.

Që nga 10 qershori, në Kosovë dhe jashtë saj janë duke u shënuar aktivitete të shumta që janë zhvilluar këto ditë me rastin e 130- vjetorit të Lidhjes.

Andaj pikërisht në kuadër të këtyre aktiviteteve, ka qenë dhe promovimi i një vepre me autorësinë e tre historianëve të njohur: Beqir Meta, Ferit Duka dhe Marenglen Verli (ky i fundit dhe drejtues i projektit).

Është vëllimi i parë i kësaj vepre që do të pasohet dhe me të tjera. Ajo që përbën ngjarje në historiografinë shqiptare, është pikërisht botimi për herë të parë i një pasurie arkivore në formë korpusi, siç janë dokumentet austro-hungareze, të një perandorie të kohës që në trojet shqiptare, kishte një përfaqësim diplomatik të ngjeshur.

Në fakt, dokumentet më të përdorura për qëllime studimi, janë marrë më së shumti nga arkivat e Stambollit, Romës, Parisit, Londrës, sigurisht dhe Vjenës, por jo në përmasa të plota dhe të imtësishme. Ndaj, për rëndësinë e materialeve të botuara, publikuesit e tyre shprehen: Vëllimi i parë përfshin dokumente të periudhës mars-shtator 1878. Kjo është koha kur mbi Shqipërinë e shqiptarët fillojnë të shkarkohen të gjitha rrjedhojat negative të traktatit ruso-osman të Shën Stefanit.

Materialet e vëllimit lejojnë të kuptohet qartë natyra komplekse e raporteve brenda vet Lidhjes, midis Lidhjes dhe shtetit osman, si dhe i Lidhjes dhe shteteve fqinje. Gjithsej, janë 248 dokumente të profileve: raporte, relacione, njoftime, telegrame, urdhëresa e shkresa të ndryshme

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...