Do e them dhe unë një fjalë
Populli duron dhe nuk po b’zon,
prit një dite se tash po vlon,
kur njëherit su ka ligshtue,
sa kto ditë ka mujt m’u vajtue,
kur thika në palcë t’mbriti,
kur me dal nuk ke ma ftyrë,
fmijt pa buk e qeni leh,
tash xhahilin kah po e sheh?
kur votojshin tan të gëzuem,
për parti e për kapedan,
ani premtimet kur si mban,
su mendun ca për vatan.
Bukuresht, 05.03.2011
Kur pash veten në një ekran
U ula me ngadal me laptopin para,
mos derdheshin idetë nga kupa e frymëzimit,
mendoja i humbur në thellësi.
Variantet rotulloheshin,
lundronin monopateve të spërdredhura,
rëzoheshin dhe ringriheshin imagjinar.
Përplasja dukej e pashmangëshme,
e zhurmëshme, e dhunëshme,
e dhimbëshme ndonjëherë.
I kthyer në një krah,
një derë të hapur çfaqet,
pastaj, një koridor të mbyllur,
më kthen nga isha nisur,
më të ngarkuar se më parë.
E zë lëmshin nga një fill,
e tërheq delikat,
me shpres të mos këputet,
të mos bëhej dy,
mos bëhej tre,
në copa mos ish i ndarë.
Ky lëmsh i frymëzimit
nga doli, se kisha parë,
përreth vështrova,
kur pash veten në një ekran!
Bukuresht, 03.03.2011
———————————————————
Çfarë të zgjedhim çfarë të hedhim
.
Ç’na u desh dhe një zuzar,
veç zullume kemi parë,
aq papritur u ngre dhe iku,
sa dhe dritën nuk e fiku.
.
Mos na duhet një papagall,
kokë fryrë dhe mendje strall,
një gojmadh me gjuhën pall,
sherri sherr në gjithë mëhall.
.
Ku ta gjejm atë kokosh,
hund përpjet e mëndje bosh,
s’vajti kurr dëm ai kodosh,
e gjen vëndin përher në kosh.
.
Na bën lazëm një qen bir qeni,
që ta mbajm me atë që s’kemi,
sa për mënt kurkund se gjeni,
nga ta zini e nga ta leni.
.
Nuk është keq një derr pe derri,
bën si bën të nxjerr prej ferri,
po ti dha mos prit po merri,
nga do shkon e gjen tek sherri.
.
Kur mbi pleh na hypi gjeli,
vaj medet aty do ngeli,
sa këndoi as sytë si çeli,
si si erdh atij exheli.
.
Ku u gjëndën n’kët dynja,
sarahosha për bela,
dy para su bën lëkura,
pa ma heqin veten burra.
.
Një pazar me shamata,
bubullijn, do bëjn hata,
flasin shumë për veten këta,
kush po pyt më për ata.
.
Bukuresht, 17.01.2011
—————————————————–
Përebindëshi i zbutur.
.
Me stilin e zgjatur dhe të shtruar,
Shtëngoj frerët e emocioneve.
Shpesh timoni më bllokohet,
Kur shpërthen vullkani i revoltës.
.
Në kohë të trubullt, i kthjellët mbeta,
S’ humba rugën në labirintin e gjatë.
Mblodha pjesën që u derdh,
Nga mësimet e jetës.
.
Gëzimin e shuajta me kupën e hidhur,
Dhe lotët rodhën në shamin e bardh.
Hovin rinor e ngarkova me punë,
Dëshirat intime në zëmër i mbylla.
.
Sa pak kohë më ka mbetur,
Sa shumë e harxhova,
Dhe rruga zgjatet, zgjatet,
Përtej ëndrave të mia.
.
Tashmë pëbindëshi u ul,
I lodhur, pa fuqi.
I shtruar, me sy të shuar,
Transformuar në urti.
.
Një reze drite do e ngrohte gjatë,
Në ishullin e ftohtë.
Një fjalë do i kumbonte,
Në heshtjen ku jeton.
.Bukuresht, 05.01.2011
——————————————————–
Sofra e kujtimeve
.
Në sofrën e shtruar me kujtime,
Shoh prindërit përball.
.
Nëna dhe babai,
Të qeshur të dashur,
Të thjeshtë dhe të ndershëm,
Modest deri në dhimbje.
.
Më mësuan gjuhën,
Më mësuan punën,
Më treguan jetën,
Më formuan njëri.
.
Luftuan për çlirim,
Punuan për ndërtim,
Mësuan duke ecur,
Gjetën kohë dhe për ne.
.
Kujtoj puthjen e mëngjezit ,
Sinjalin e zgjimit,
Kujtoj puthjen e darkës,
Ëndrat e këndshme të vegjëlis.
.
Në lëmshin e kujtimeve,
Vështir të gjej fillin,
Shpesh koha i mbulon,
Jo për gjithmon.
.
Bukuresht,05.01.2011
———————————————————
Kurtizanja ime
.
Kurtizanja ime me buzqeshjen e ëmbël,
Zbuti dallgët zëmërimprurëse te izolimit vetmimtar.
Me ngrohtësin e zëmrës shkriu akullin e haresës,
Me qerpikët e gjatë përkundi frymëzimin e poetit.
.
Sytë e saj planetare ndriçuan rrugën udhëtarit kozmik,
Drejt galaksis së artit, drejt kullës së ngujimit.
Vetmia inkubatore u zgjat drejt gjithësis,
Kërkoi stacionin e nisjes në hartën e risis.
.
Çapkënllëqet virtuale të shpirtit sapo zgjuar,
Ngecën mes dhëmbëve të hipokrizis.
U krusën nën peshën e rëndë të pendimit,
Mësimi i parë gjatë kohës së lëngimit.
.
Kurtizanja s’më la në vetmi,
Shkarkoi pengjet e mbledhura,
Me zërin e saj shëroi plagët e hapura,
Hapi dritaren te hyj moti i ri.
.
Bukuresht,06.01.2011
——————————————————-
Kurora e maleve
Kurorën e maleve fusha thurri,
E ngriti Shqipja mbi shkëmb e ngjiti.
Kaluan shekuj e shpirti s’humbi,
Çau gurin, rrënjt me shtri,
Thell e thell me zjarr në gji.
Lartsoi malin, përmbi re,
Buroi uji, mbiu jeta përmbi dhe.
Rriti barin, rriti pemë,
Rriti trimat u dha fenë.
Kështjell e madhe gur mbi gur,
Jo tërmeti se r’zoi kur.
Honi i thellë piskamën shloi,
Ngriti pyllin shkëmbin zgjoi.
Seç u ngrit një popull i tanë,
Krejt shqiptarë anë e mbanë.
S’u mbulua dot me hi,
Kokën lart kapadai ku i than asaj Shqipni.
I parë në luftë me ball të larë,
S’desh sulltanë e pashallarë.
Su drodh qerpiku nga i ligu,
E vu para s’pa nga iku.
Në thundrën t’ kalit shoi etjen,
Hodhi vallen, këndoi vdekjen.
Thell në koc thika i ngeci,
Plagë e madhe hapur mbeti.
Një qiell, një tokë, një gjuhë, një gjak,
Gjallë ka mbet e don me hak.
Ta dinë mirë krajlit të tanë,
Si çetnikë edhe andarë,
Se ky popull zëmërdragua,
Shumë u vra por nuk u shua.
Bukuresht,08.01.2011
————————————————-
Përebindëshi i zbutur.
.
Me stilin e zgjatur dhe të shtruar,
Shtëngoj frerët e emocioneve.
Timoni shpesh më bllokohet,
Kur shpërthen vullkani i revoltës.
.
Në kohë të trubullt, i kthjellët mbeta,
S’ humba rugën në labirintin e gjatë.
Mblodha pjesën që u derdh,
Nga mësimet e jetës.
.
Gëzimin e shuajta me kupën e hidhur,
Dhe lotët rodhën në shamin e bardh.
Hovin rinor e ngarkova me punë,
Dëshirat intime në zëmër i mbylla.
.
Sa pak kohë më ka mbetur,
Sa shumë e harxhova,
Dhe rruga zgjatet, zgjatet,
Përtej ëndrave të mia.
.
Tashmë pëbindëshi u ul,
I lodhur, pa fuqi.
I shtruar, me sy të shuar,
Transformuar në urti.
.
Një reze drite do e ngrohte gjatë,
Në ishullin e ftohtë.
Një fjalë do i kumbonte,
Në heshtjen ku jeton.
.
Bukuresht, 05.01.2011
—————————————————–
Sofra e kujtimeve
Në sofrën e shtruar me kujtime,
Shoh prindërit përball.
.
Nëna dhe babai,
Të qeshur të dashur,
Të thjeshtë dhe të ndershëm,
Modest deri në dhimbje.
.
Më mësuan gjuhën,
Më mësuan punën,
Më treguan jetën,
Më formuan njëri.
.
Luftuan për çlirim,
Punuan për ndërtim,
Mësuan duke ecur,
Gjetën kohë dhe për ne.
.
Kujtoj puthjen e mëngjezit ,
Sinjalin e zgjimit,
Kujtoj puthjen e darkës,
Ëndrat e këndshme të vegjëlis.
.
Në lëmshin e kujtimeve,
Vështir të gjej fillin,
Shpesh koha i mbulon,
Jo për gjithmon.
.
Bukuresht,05.01.2011
————————————————–
Koka në qyp i mbeti
Nga fundi i qypit koka desh me dal,
Në maj të pilafit me u ul,
Ëndër pa me një sy çel,
Seç këndoi pa zë një her.
.
Me dorë në zëmër ju premton:
Do bëhem burrë,
Xhepin do shpoj,
Me ju do haj – pas jush do shkoj.
.
Politik me lugë në brez,
Mbarë e prap si flak e ndez,
Jap në dorë dhe nuk kërkoj,
Kurr nuk do jua haroj.
.
Më lindi sot dhe mua një ide,
Bashkë me ju dhe unë atje,
Tju hap derën e tju bëj me zë,
Lazëm bëhem për çdo gjë.
.
Të gjithë një herësh do gatuajm,
Unë me gjellë e ju me kripën,
Marrim erzat në bahçe,
Hej guzhinë që do bëjm ne.
.
Kokën lartë gjoksin përpara,
Barkfryrë e duar tharë,
Me konak e katandi,
Sofër shtruar plot me raki.
.
Mos dëgjoni çfar thot mileti,
Dal të bëhem dhe unë zengji,
Puna ecën mbarë e butë,
Mos u ngut, të rrim pak urtë.
.
Këndoi gjeli maj një plehu,
Pula s’ka e vezë do ngroh,
Me sy mbyll e vesh përpjet,
Kur njëherë asgjë se gjet.
.
Qypi kokën s’po lë me dal,
Grykë e ngushtë medet me thanë,
Çfarë kërkoi atë e gjeti,
Siç e desh ashtu i mbeti.
.
Bukuresht,02.12.2011
——————————————————-
Kullën e malit mbron
Qiell e tokë kudo njëlloj janë,
Po zëmra ime mbeti tek shkëmbi,
Ku dallga e detit thermohet.
Ajri i ndotur urban,
Në bjeshkën time s’ka mbritur.
.
Bari i njomë më thërret,
Aroma e luleve të para më deh.
Mes kujtimesh shtegtoj,
Gjurmat e të parve kërkoj,
Vite dhe shekuj kaloj.
.
Përmes zhurmës shurdhuese,
Dëgjoj zërin e parë,
Përmes pluhrit mbulues,
Dalloj dritën e pashuar,
Shpresën që ngrihet.
.
Ylli i mëngjezit ndriçon,
Si kalorësi i vetmuar,
Me hijet e kohës lufton,
Do çajë perden,
Që gjakun e derdhur mbulon.
.
Ujin e pastër të maleve,
Në zëmër e mblodhi,
Këngët e zogjve,
Në shpirt grumbulloi,
Në gjuhën e ëmbël këndoi.
.
Në maj të shkëmbit,
Në këmbë vigjelon,
Horizontin e largët vrojton,
Si Mujo dhe Halili,
Kullën e malit mbroi.
.
Bukuresht, 28.12.2010
——————————————
Rruga e shpresës
Shëtis i qete
I ngarkuar me dhimbjen e tokës,
Buze lumit të shpirtrave të humbur.
Shoh ujin e freskët që rrjedh,
Dëgjoj zhurmen e kataraktit,
Afshi i ujit më njomi sytë.
Ndalova përball,
Një reze drite reflekoi mbi ujë,
Më ngrohu pjesën e ftohur të zëmrës,
Ngrita sytë,
Një dorë e padukshme,
Më tregoi rrugën e shpresës.
.
Bukuresht,14.10.2010
—————————————————
Kur veten se gjeta
Një ditë prej ditësh,
Ligsht veten e pash,
Në dorën e shtrirë,
Qielli më zbriti.
.
Pash yjet e natës,
Pash dritën e diellit,
Zëmra mu ngroh,
Dhe gjaku lëvizi.
.
Vështrova me ngulm,
Dot fundin s’ja pash,
Kërkova vëndin ku isha,
Mbi shkëmbin ku rija.
.
Kur veten se gjeta,
As mallin tim,
As viset e largta,
Humba në trishtim.
.
Bukuresht,11.10.2010
———————————————————-
Se shuan dot Çamërinë
.
S’të shuan dot moj Çamëri,
nuse e buqur plotë me hire,
loti i gjakut kullon qemoti,
në haresë kumbisur lënë.
S’të fshinë dot ata në hartë,
s’ta morrën dot buqurinë,
se shuan dot mallin tënë,
s’na e mbitën dot dashurinë,
Këngë e valle,
eshtrat zgjuan,
pa kapak vullkani sipër,
nje tërmet seç po e zgjon.
Në fe na ndanë, e na bënë di,
të ditën gluhë po na bësojnë,
të ditin ëmër se ç’na vunë,
hasha duan të na bëjnë.
Mbetën gjurmat pa u larë,
në shkëmb të malit të skalitur,
feksin natën në erësirë,
se kan humbur as freskinë.
Dodonë e nglatë o halle madhe,
ti morrën gurë e xhevairë,
ti vodhën robat e nusërisë,
shpirti mbeti pa u ngrirë.
S’të shuajn dot ty Çamëri,
jemi gjalle me djelmëri,
burra trima me djem azganë,
gjithë uratat ç’i kanë marrë.
Nasihatet si harojnë,
gjyshve varret do u gjejnë,
n’ tokat tona do vënë ëmër,
amanetet që nuk treten.
Papsu moj Gërqi e marrë,
malukatë e qeratanjë,
ca jevgjitër na i bleve,
për para dua të bëjnë.
Me scoli dhe profesora,
kisha mbolle gjithandej,
shumë të shkoi e shumë do vejë,
ne kusurin do të ta kthejmë.
Më u lodh sërbi një jetë,
dot Kosovën nuk e hangri,
kockë në fyt ajo i mbeti,
ylli e ndriti shqiptarinë.
Se shuani dot ju Çamërinë,
as mos luani me Shqipërinë,
nga Beogradi në Athinë,
shqip një këngë do e dëgjojnë.
.
Bukuresht, 01.10.2010
————————————-
Perhere shpres
.
Duke u kthyer nga rruga e larget e një ëndre të vjetër,
më erdhi idea e çmëndur të lind dhe një herë,
të bëj pikturën e madhe,
të shkruaj pozinë e gjatë,
dy mijë vjeçare.
Duke ecur mbi majat e maleve,
shoh fundin e detit trazuar,
me erën e dimrit në dorë,
nga kanë ardhur rrufetë kthej.
Në hije të ullirit të lashtë,
mbi barin e njom pranveror,
rritet një lule e vogël
që nxjerr, të bardhin petal.
Poleni tashmë i përhapur,
gjezdis nëpër fushë,
lind edhe një herë jeta,
perherë,
shpresa rilind.
Bukuresht, 20.08.2010
———————————————-
Në qosh të peronit
.
I strukur në qosh të peronit,
kërkoj në hartën e ngateruar të botës,
tokën, ku mëndjen ta mbjell.
Fytyra të zbehta të heshtura kalojnë,
kembana e larget nga sirenat mbulohet,
asgje nuk degjoj, askush nuk më flet.
Në qosh të peronit nuk di pse mbeta,
i ngrir mes turmës kalimtare,
kërkoj të kuptoj, të gjykoj, të pranoj.
Frutit të pjekur i kaloi koha,
nuk vlen as kënga e haruar,
gjumi shekullor papritur më kapi.
Po nga moti në mot gjaku ndëroi,
dhe filli i jetes u zgjat më përtej,
shumë u hollua dhe prap rezistoi.
Fëmijëria kaloi, rinia e lumtur mbaroi,
skllavi kok ulur gjith jetën punoi,
në qosh te peronit pse po qëndroj?
Bukuresht, 20.08.2010
————————————————-
Të dua vendi im!
Të ngritur në këmbë,
për tu shtruar në sofrën e shekullit,
nxitojmë të kuptojm,
pse rradha na erdhi.
Në qofshim shqiptarë – punojmë,
se djersa më kot nuk na shkon,
cdo cep krahine thëret,
me mall mbuluar na pret.
E bukur si nuse,
e mënçur si plaka,
heq vellon ta shohim,
me dritë vezullon.
Të freskta si vesa,
të vjetrat kujtime,
aspak të haruar,
po e zgjon rininë.
Ky vënd i begatë,
me male dhe fusha,
o ëndër pa fund,
mëndjen ma ke pushtuar.
E dua Shqiperinë,
I love Camerinë,
me Kosovën trime,
ta bejmë dhe më mirë.
Se me zemër,
me gjak në damarë,
me mëndje dhe shpirt,
do mbetem gjithmon – une një shqiptar.
Bukuresht, 16.08.2010
———————–
Ki kujdes bir
Ki kujdes me mendimet e tua
Se transformohen ne fjale !
Ki kujdes fjalet qe thua ,
Se te kthehen ne veprime !
Ki kujdes me veprimet ,
Se te behen zakon !
Ki kujdes me zakonet e tua ,
Se ato ,
te percaktojn karakterin !
Ki kujdes karakterin ,
Se nga ai varet fati yt !
.
Bukuresti, 2008
————————————
Kosova ime
1
Ti Kosovë shumë e pergjakun,
trima burra e trime grate,
hiqe vellon dhe shaminë,
të tregosh bukurinë.
2
Ti Kosove shumë e lakmue,
shum paske durue,
hape zëmrën e lëndume,
qesh e qan sot me u gëzue.
3
Ded1, Azem2, Cur3 e Buletin4,
Abdyl5, Hasan6, Rugov7 edhe Demaçi8,
flak pashuar te lirisë e lane,
amanet kët tokë na thanë.
4
Hallall e paç ti moj lirinë,
ta degjojne anë e mbane,
nga një vatër gjith e kane,
çdo shqiptar kudo qe jane.
5
Rrugë drite hapur para,
e me djem t’shkollu,
me urtësi dhe me sy cel,
qe bash Samia9 na e desh.
6
Me punë e djersë me e pasnue,
e me dije tu mesue,
do e cojme drejt begatise,
kët kështjellë të shqiptarise.
7
Para shkofshi ju krenar,
bij të shqipes fluturoni,
tokën mëmë mos haroni,
krah më krah atje ta mbroni.
8
Plaget tona që s’kanë shku,
nga Preveza ne Gjakov,
nga Ulqini gjer ne Shkup,
do ca gjana lyp me i ndru.
9
Filati10 im po flet greqisht,
gurët mbetën e emën s’kan,
se do toka na i kan marr,
gjyshët varet s’di ku i kan.
10
Evropë e plakur ndrove robat,
tash po e don dhe Shqiperine,
në do paqe, luftë mos mbill
kur njehere mos na e sill.
11
Ky popull i prer ne besë,
i tha ndal Osmanllise,
ju dha zëmrën bes a bes,
për do gjëra edhe vdes.
12
Hakun s’ban tja hani,
mos e prekni tek vatani,
me plot halle përmbi kry,
do luftoj e se ban dy.
________
1-Ded Gjon Luli, 2-Azem Galica,
3-Bajram Curi 4-Isa Buletini,
5-Abdyl Frasheri 6-Hasan Proshtinen,
7-Ibrahim Rugova 8-Adem Demaci
9-Sami Frasheri 10-qytet i çamërisë
.
Bukuresht 2009
——————————————————-
22 Korrik – vendimi
.
Doli sheshit ky vendimi.
per Kosov e per Shqiperi,
rroft e qoft amerikani,
na e ktheu nje cop vatani.
.
Lumi une kjo dite e madhe,
ja ku erdhi sec na mbriti,
vec nje serb sec u brengos,
u be vrer, iu nakatos.
.
Bjer daulle ne kala,
me lahute e me zurna,
do hedh vallen ne obor,
se fitoren do festoj.
.
Lum e lum kush e arriti,
dhe shqiptarin na e ngriti,
ngrehu Ded e ngehu Is,
se kjo pune se c’u bitis.
.
Nga Prizreni e gjithe Shqipria,
nga Ulqini e gjith Cameria,
me dyfec e jatagane,
serb e grek ne kemb si lane.
.
Tutje shkoni more hora,
se si shume po na ha dora,
per ket gure e per ket koke,
do marr flake e gjith kjo toke.
.
Tutje shkon kjo djelmuria,
me flamur e me shamia,
hedhin vallen si qemoti,
rofshin bijte e Kastriotit.
.
Bukuresht, 22, Korrik 2010
Përparim Demi jeton në Bukuresht të Rumanisë. Është diplomuar si inxhinjer metalurg më 1974, në Universitetin e Tiranës. Ka marr pjes në vënien në punë të kombinatit metalurgjik të Elbasanit, deri në vitin 1990 ka punuar në vënde të ndryshme të industrisë metalurgjike. Ka marr pjes në lëvizjen studentore 1990 dhe është një nga nismëtarët e PD-së. Në shkurt 1991 u largua nga Shqipëria dhe morri statusin e refugjatit politik në Bukuresht. Ka punuar si punonjes shkencor në Institutin e Kerkimeve Metalurgjike Bukuresht dhe së fundi ka hyre në enciclopedinë e personaliteteve të Rumanisë (koleksioni Hübners Who is Who in Romania) botimi 2010. Përveç proekupimeve profesionale ka shkruar shumë shkrime dhe poezi në gjuhën shqipe dhe rumune.
Pak histori neprmjet dokumentareve
Suli – Thesprotia – Cameria
Endra Came
U mbush gati nje shekull qe camet po luftojne per te drejten e tyre per te egzistuar ne vendin e tyre. Nje shekull represioni, genocidi, debimi i tyre . Endra e tyre eshte te jetojne ne paqe ne tokat e tyre, te flasin te lire gjuhen e tyre dhe te zhvillojne me tej kulturen e tyre.
Emision TV mbi ceshtjen Came
deshmi mbi represionin grek ne Cameri
Përgatiti:Flori Bruqi