2011-03-09

Stieg Larsson :Burra qe urrejne grate, Trilogjia “Millennium”

Burra qe urrejne grate, Stieg Larsson




Titulli: Burra që urrejnë gratë
Origjinali: Man som hatar kvinnor
Roman
Trilogjia “Millennium” - 1
Autori: Stieg Larsson
Shqipëroi: Alina Karaulli
Shtëpia botuese: Botime Dudaj
Viti: 2010
f. 501
ISBN: 978-99943-0-158-4
Pesha: 0.48





Një libër mahnitës, që do t’ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t’i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. Arsyeja e gjithë këtyre është e thjeshtë: hakmarrja.

Prej shumë vitesh, mbesa e parapëlqyer e industrialistit të fuqishëm Henrik Vanger është zhdukur pa lënë gjurmë. Kufoma s’ishte gjendur kurrë. E kur Vangeri, tashmë tepër plak, merr një dhuratë që e hap çështjen sërish, ai vendos të ngarkojë Mikael Blomkvistin, gazetar i njohur hulumtues, që të rindërtojë ngjarjet dhe të zbulojë të vërtetën. Me ndihmën e Lisbethit, një grua e re, shumë e zonja dhe gjeni kompjuterësh, Blomkvisti heton me rrënjë historinë e familjes Vanger, por sa më shumë rrëmon, aq më tepër zbulimet bëhen të llahtarshme.

Burra qe urrejne grate, Stieg Larsson

Trilogjia “Millennium”

Stieg Larsson (1954-2004) gazetar dhe tashmë shkrimtar i famshëm suedez.Para vdekjes së tij tragjike e të beftë - një atak në zemër, në nëntor të vitit 2004 - Stieg Larsson-i kishte përfunduar tri romane, pjesë të një trilogjie të quajtur “Millennium”:

1) “Burra që i urrejnë gratë”; 
2) “Vajza që luante me zjarrin” dhe 
3) “Mbretëresha e kështjellave prej letre”. 

Para se të ndërmerrte sprovat e tij në letërsi, Stieg Larsson-i ishte i njohur për betejat e tij kundër racizmit dhe ekstremizmit të krahut të djathtë. Në mes të vitit 1980, ai ndihmoi për fillimin e projektit kundër dhunës - Ndal Racizmit! - që u pasua me themelimin e Expo-foundation më 1995, ku më vonë ai u bë drejtues i tij. Nga viti 1999 e më tej, ai u emërua kryeredaktor i “Expo”, revistë e fondacionit Expo.Një rast i pashembullt në botën e botimeve. Miliona kopje të shitura në mbarë botën. Stieg Larsson-i vdiq menjëherë pasi i dorëzoi botuesit të tij suedez tri romanet që përbëjnë trilogjinë “Millennium”. Fatkeqësisht, ai nuk jetoi për ta shijuar faktin që veprat e tij u shndërruan në një fenomen të jashtëzakonshëm.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...