2011-03-11

Poezi nga Enkeleda Ristani (Kollçku)




Enkeleda Ristani (Kollçku)është e lindur  ne Fier  të Shqipërisë  me  13 .08.t 1974.Ka  të mbaruar shkollën fillore e të mesme po në Fier.Origjina e saj është nga Përmeti.Që në fëmijërinë e saj të hershme poezia dhe letërsia kanë qënë dhe mbeten  pasioni i saj i jetës.Cikli i përzgjedhur që lexoni është marrë nga vëllimi i parë poetik që ajo po përgatit për botim.Poezitë e Enkeledës bien në sy, për botën e madhe shprehëse dhe temat e fuqishme të marrdhënieve shpirtërore.


TI QESHE

Ti qeshe ate nate,
Me dhembe e buze lebyrur
Kafshuar kishe Dashurine.

Ti qeshe ate nate,
Pendimi ishte arratisur
Në brigjet e nje ishulli, pa kthim.

Ti qeshe ate nate,
Marrezia, i kishte zene vendin Miresise
Së pafuqishme per te luajtur kukafshehtas.
Ti qeshe, me zgerdhimje vrastare, ate nate
Une, qaja, me te fundmet lote-gjaku
Të zemres – shperbere.


ANIJA E SHPRESËS

U ngjita ne anijen e Shpreses
Kur dallget coptuar ma kishin shpirtin ,
Frymemarje - gajasur, zemer - plasur
Vdekjen kerkoja ne perqafim.

Grabitqaret goje - hapur turrur ishin
Mbi kurmin tim.

Nje zë - Shprese, nje Drite – Jete,
Shperfillen vrerin
Tundues per te fundit...Luftim


ZOTIT

O Zot!
E humba valle shansin
Per jeten tokesore?
Duhet te shpresoj te pertejmen?

Kandisur me kishe me psalme biblike
Moralin ma bëre lëkurë. Për cfarë?

Kjo jete, e shkurter per gezimin-uritje
Pambarimisht, litar i gjate , litar
Vuajtje - hallesh, urrejtjesh, luftrash

E pra, Zot
Nuk mundem më,
Dyshuese jam per gjetjen tënde,
Të rroj a te mos rroj të sotmen,
Të pres a të mos pres te nesermen.


HARRIM

Hena,robinje verdhame
E qiellit pus - sterruar
Kerkonte diten e mbrame
Pendestare e dashurise - kursyer

Pajtuar me fatin gardian
Në burgun e viteve lenesha,
Renkonte zemer - hena mjerane
Harruar, braktisur, pa shpresa.


RIKTHIM

Hej njerez,
Une sot rilinda.
Permes vuajtjesh, dhimbjesh
Në te fundmin shterezim jetesor
E ndotur me gjakun e perleshjes
Së ekzistences,
shoqeruar me te qarat - britma
Nga frikerat ngadhenjimtare.

Une rilinda
Paçka se per momentin
Jeta më ka kapur për këmbësh,
Kërkon të degjoj zerin tim.

Kordoni kerthizor
Nënshkroi shkëputjen,
Une linda perseri
Shoqeruar me te qarat - britma.


DUEL

Shpirti kelthet,
Në rrokopujen e mendimeve
E brendeshmja therret
Humneren katapultuese per ne Had.

Perball kataklizmes,
Vetja shfytyrueshem
Lakuriqsohet
Per te bere duelin e fundit...

Antikrishti dhe Une
Në flaket e Ferrit!..
Lumi i llaves
Kerkon te perpije...Mbinjeriun…

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...