(Millosh Gjergj Nikolla - MIGJENI: "LULI I VOCËRR", "Gutenberg", Prishtinë, 2006)
Emri i vërtetë i MIGJENIT, poetit të mjerimit, siç e njohin gjithë brezat e lexuesve dhe siç ka hyrë tashmë në historinë e letërsisë shqipe, është Millosh Gjergj Nikolla. Pra, ai e sajoi pseudonimin duke marrë nga dy shkronjat e para të emrit e të mbiemrit.
Migjeni u lind në Shkodër më 1911. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme teologjike e mbaroi në Manastir. Pastaj punoi mësues në katundet Pukë e Vrrakë. Më 1938 u sëmur nga tuberkulozi dhe po këtë vit shkoi për shërim në Torre Peliçe afër Torinos në Itali. Këtu, i mundur nga sëmundja, mbylli sytë përgjithmonë kur s'kish më shumë se 27 vjet.
Sa qe gjallë, Migjeni botoi vetëm vëllimin me poezi "Vargjet e lira" (1936), të cilin menjëherë ia ndaloi censura e atëhershme e mbretërisë shqiptare. Megjithatë, ai vazhdoi të shkruante poezi, skica e tregime gjithnjë derisa vdiq larg atdheut. Pas Luftës së Dytë Botërore, nën përkujdesjen e Skënder Luarasit, krijimet e tij u botuan të plota.
Vëllimi "LULI I VOCËRR" është një përzgjedhje poezish, novelëzash, skicash e tregimesh, që janë më të kapshme për moshën tuaj.
Në hapje të librit është vënë shkrimi përkujtues i Ollgës, motrës së Migjenit, për të vëllanë, ku me një ngjyrim mjaft emocional janë monumentalizuar çastet më shënjuese të jetës së poetit, veçan të fëmijërisë. Ndërkaq, në ciklin "Vjersha", poeti përpush anët më të mugëta të varfërisë e të mjerimit shqiptar në vitet tridhjetë. Në vjershat "TË BIRT E SHEKULLIT TË RI", "ZGJIMI", "SHKËNDIJA", "KANGËT E PAKËNDUEME", "RECITALI MALCORIT", "EKSTAZA PRANVERORE" etj., buçet tërë drama e njeriut shqiptar të asaj kohe duke vulosur epokën me tragjiken e papërsëritshme. Megjithatë, përtej zezonës, poeti vizaton shkulmet e dritës së shpresës për kohën e begatë e të lumtur që do të vijë.
Po kështu në ciklin përmbyllës "Novelëza, skica dhe tregime" ("BUKËN TONË TË PËRDITSHME FALNA SOT", "LULI I VOCËRR", "ZOTI TË DHASHTË", "LEGJENDA E MISRIT" e "BUKURIA QË VRET"), shkrimtari, ndonëse në moshë aq të re, ia doli t'i portretizojë me ngjyra më reale e me gjenialitet të paparë skenat e dhimbjes e të skamjes, përkatësisht fytyrën e një kohe plot klithma e plagë.
Qyshdo që të jetë, ju, mbi të gjitha, në "LULIN E VOCËRR" do të zbuloni të veçantën e kohës së Migjenit, që mbante vulën më të theksuar të mjerimit.
Rushit RAMABAJA
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/03/11
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment