2011-03-11

Deshira Haxhi: Poezi nga libri ''Dashuri engjëllore''




Deshira Haxhi ka lindur ne 28.8 1976 ne Zhulat te rrethit te Gjirokastres...mbas shkolles 8-vjecare ka bere shkollen pedagogjike Pandeli Sotiri .. ne vazhdimesi universitetin per cikel te ulet po ne Gjirokaster. I pelqen psiko-pedagogjia ne shkalle te theksuar..ka shkruar qe ne femini me shume ne proze. Qe prej vitit 1997 jeton dhe punon ne kryeqytetin Helen...Poezite e me poshtme jane shkeputur nga libri i pare qe ajo ka ne shtyp me titull "DASHURI ENGJELLORE"

BABAIT TIM

Me shume se kurre
krenare ndjehem sot
kam ne krah babain
me te mire ne bote!

Nen hijen e djerses tende
hapat e para hodha
nen veprat e tua madheshtore
jeten munda te sfidoja.

Baba me mesove ty
si dhimbjen ne force te kthej
nen helmin e cingarit te tymt'
veshtiresite e jetes te kuptoj.

Ne lotin e tend te ngurte
njoha dhimbjen njerezore
deshiren per pune
nga ty baba e mora.

Me mesove ty
te meritoj emrin "njeri"
ne gjurmet e tua do ec
plot nder e krenari!!!



SKALITA DHIMBJEN

Eshte vrenjtur zemra ime si re e renduar shume
e trazuar si dallga e detit,perplasur ne shkemb

Duket sikur ka ndaluar akrepat e saj s'guxon te reagoj
nje psheretime e dhimbshme beri qiellin te lotoj...

Lotet e perzier me shiun rrjedhshem germojne token
mundohen te fshehin vetveten nga syri magjik i botes

E strukur ne shkemb me shikimin mbi reren e lagur
skaliti oren me akrepa te prishur,vitin e daten....

Me kot mendja pa reshtur kurdis akrepat e zemres
lotet vazhdojne te pikojne ne dallgen e eger !!!!!


ZOTI HARROI HENEN TE NDEZE

Nje mije mendime
koha pas si hije e zeze
e ardhmja rend te me ndjek
si plumb kalon prane per nje moment

Erresire e plote
burim qe ka filluar te shteroj
ne syte e tu stop ka frenuar...
....dhe vera ngriu ne got !

Me shikim te mjegulluar
henen do coptoj me thike do e pres
e penduar si vetetime do arratisem
me lotet e henes,gjurmet do mundohem te fsheh...

...me merr... me jep..me kerkon....
e humbur midis endrrash te humbura
lume qe ka ndaluar te rrjedhe...
atje eshte ku gaz duhet te shtyp...me duhet te ec...

..dhe te pres...
si fllad i lehte ere qe fryn...
....dhe mire di ylberin te sjell !
................................
Me zotin do perleshem
.......henen harroi sonte te ndez !!!


DASHURI ENGJELLORE

Dua te prek embelsine e buzeqeshjes tende
ta kem ne shtrat ne mendimet e nates se vone
A e di qe celsin e lumturise time
pafajesisht,i dashur e mban ty ne dore?!

Me flladin vjeshtor te percjell dashurine
me e kthjellet se ujrat e oqeanit te qete
aty, mes mendimesh trazuar me kaltersine
ne ujrat e tua fundosem me lehte.

Mes germa fjalesh pikturoj dashurine
ankth malli neper vargje lexoj
fshehur mes kujtimesh te pajetuara
ne shtratin e endrrave te tua enderroj.

Ah..te degjoje zerin e hijes time
qe dashurine tende therret si e marre
je shume afer edhe pse larg...
trembem...kam frike mos te humbas!



Emigranti / H kseniktia....

Nuk e di ka në botë,
Nuk e di, interesohet kush për mua,
Në duar prindërore emigrante
Ka dhe duar të një vëndi që dua......

Edhe sikur një qoshe e vogël
Për mua KA ketë rëndësi të madhe,
Ndjej gjithmonë vetminë
Rreth meje dhe botës së madhe..

Nuk ka më keq se kjo
Të mos ndjesh , Ti, atë që ndjej unë,
Ah, zot, në të vërtetë egziston
Bëj edhe për mua pak më shumë...

Më jep forca të ndjej
Se një vënd për mua këtu ka,
Dinjitetin tim të ndjej,
Që qënia ime në shpirt e mba'...



E fshehta e lumturise !

Shikimi mbi fotografin bardh e zi
me beri te meditoj....
sa e vogel isha atehere
dhe kujtimet lehte me ledhatojne

si per cudi buzeqesh fytyra ime
sa vite te bukura kam lene pas
dhe ja tani vetem nje fotografi
me beri te lumtur me coi ne femijeri

Rendnim vraponim pa ndiere lodhje
s'donim tia dinim per asgje ne bote
dhe ishte ajo krejt nje tjeter jet
nga kjo jet' qe po jetojne femijte sot

Akoma dhe netet e nxehta te veres
nuk na shkaktonin asnje shqetesim
xixellonjat njehere ndizeshin e shuheshin
sikur ta dinin qe ne ishim femije

e rendnim e loznim e qeshnim pa reshtur
e lodhje nuk ndjenim kurre
dhe kur qepallat rendonin shikimin
ne perseri enderronim ne gjume

Nuk eshte veshtire te jesh i lumtur
cdokush nga ju ka nje kujtim te tille
lereni mendimin te shkoje ku ai vet do
se sigurisht aty do gjej lumturine !!

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...