Mbi 1000 të vdekur nga tërmeti dhe tsunami në Japoni
Një tërmet masiv e ka goditur të premten bregun verilindor të Japonisë. Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se tërmeti e kishte intensitetin 8.9 shkallë, pasi informacioni i mëhershëm ishte se ky intensitet ishte 7.9 shkallë.
Ky tërmet ka shkaktuar një cunmai me lartësi katër metra, i cili i ka bartur makinat e në disa raste edhe ndërtesat përgjatë bregut, afër epiqendrës, raportojnë mediat. Po ashtu bëhet e ditur se shumë njerëz janë lënduar në pjesën veriore të Japonisë.
Në Tokio, disa ndërtesa i ka përfshirë zjarri. Vërejtja për cunami është dhënë edhe për vendet që ndodhen buzë Paqësorit.
Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se tërmeti ka goditur edhe në thellësi prej 24 kilometrash, në Honshu të bregut lindor të Japonisë.
Kombet e Bashkuara do të bëjnë çdo gjë të mundur për të ndihmuar Japoninë pas tërmetit shkatërrues, ka thënë kreu i OKB-së, Ban Ki-moon. “Japonia është njëri nga vendet që kontribuon më së shumti në sigurimin e ndihmës për të tjerët. Në këtë frymë, OKB-ja do të jetë me japonezët. Do të bëjmë gjithçka të mundshme në këto momente të vështira”, ka deklaruar Ban.
Ndërkohë edhe presidenti amerikan, Barack Obama, tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të ndihmuar popullin japonez në këtë sprovë të madhe. Ai tha se administrata e tij do të vazhdojë të monitorojë nga afër cunamin në Japoni dhe Paqësor.
Një tërmet masiv e ka goditur të premten bregun verilindor të Japonisë. Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se tërmeti e kishte intensitetin 8.9 shkallë. Ky tërmet ka shkaktuar një cunami me lartësi deri në dhjetë metra, i cili i ka bartur makinat e në disa raste edhe ndërtesat përgjatë bregut, afër epiqendrës.
Edhe dy tërmete të fortë e kanë goditur të shtunën në mëngjes rajonin veriperëndimor nga Tokio, lajmëroi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo, tërmetet kanë qenë të fuqisë 6,6 dhe 5.8 shkallë të Richterit.
Ndërkohë raportohet se, së paku, nga tërmeti i së premtes me fuqi prej 8.9 ballë të Richterit, më të fortin që e ka goditur Japoninë në 140 vitet e fundit dhe që shkaktoi cunami në Paqësorin, kanë vdekur mbi 320 persona.
Televizioni japonez ka prezantuar incizimet e dëmeve të mëdha të shkaktuar nga cunami, pas tërmetit shkatërrues në Japoni me fuqi prej 8.9 ballë të Richterit, që paraqet dridhjen më të fuqishme në këtë vend që nga viti 1800, kur ka filluar matja e dridhjeve të tokës.
Mirëpo, në mesin e këtyre, nuk janë llogaritur edhe viktimat e cunamit, që me siguri ka edhe më shumë, pasi sipas policisë dhe agjencive të lajmeve, 200-300 trupa të pajetë janë parë në qytetin Sendai, i cili u godit më së shumti nga valët e larta 10 metra dhe me fuqi shkatërruese të ujit të oqeanit, që u shkaktuan si pasojë e tërmetit.
Agjencia japoneze e meteorologjisë ka paralajmëruar mundësinë e shkaktimit të cunamit, pasi që mëngjesin e të dielës, bregu jugor i Japonisë është tronditur nga një tërmet i fuqisë prej 6.6 shkallë Rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte 110 kilometra para ishullit Miyakejima (1.800 km në jugperëndim të Tokios), në thellësi prej 10 kilometrash.Ende nuk ka informata për viktima eventuale, ndërsa agjencia meteorologjike njofton se tërmeti është ndier në disa qytete në jug të vendit.
Valët e cunamit, më të larta se 10 metra, e kanë goditur të premten bregun verilindor të Japonisë, pas tërmetit me intensitet 8.9 shkallë. Qendra e Paqësorit për alarm nga Cunami me seli në Havai, e ka lëshuar një alarm për cunami, për pjesën më të madhe të rajoneve bregdetare të Paqësorit.Kryeministri i Japonisë, Naoto Kan, tha se tërmeti ka shkaktuar “dëm madhor”. Pamjet nga helikopteri tregojnë vërshimet në qytetet veriore të bregdetit, ku valët e cunamit kishin marrë çdo gjë me vete, njofton Rel.
Nga pasojat e tërmetit janë shkaktuar zjarre, përfshirë edhe atë në një rafineri të naftës në Tokio dhe në një uzinë metalike. Disa stacione atomike të rrymës janë shkyçur automatikisht, ndërsa zyrtarët thanë se nuk ka pasur rrjedhje radioaktive.Raportohet se qindra njerëz e kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, por mendohet se ky numër mund të rritet. Ushtria është dërguar në terren për t’i ndihmuar rajonet e goditura nga tërmeti.
PERGATITI :FLORI BRUQI