2011-03-12

Nuk është e rëndësishme ç' farë mendon Qosiqi?!


Vështrim nga Flori Bruqi


Šta je stvarno rekao Dobrica Ćosić

Kam lexuar, po, e ç’nuk kam lexuar, madje ç’të lexuar se (!), nga autorë serbë, beogradas dhe jo vetëm, opinione nga më të neveritshmet dhe më përçmueset, nga më përdhosëset dhe më poshtërueset, nga më të përdalat dhe më të përçartat dhe jo vetëm, që të mos them edhe raciste - kundër shqiptarëve. 



Më vjen ndot edhe t’i kujtoj, e pale më t’i shkruaj a citoj, gjithçka u fol e u ç’përfol, gjithçka u shkrua e u nënshkrua, gjithçka u botua e u stërbotua, “nashke”, e jo pak edhe në gjuhë të huaja, që s’i zë ngoje asnjë i çmendur. Dhe as i ka edhe fjalori më i zi me sharje e fyerje, me poshtërime e ofendime, me mallkime e stërmallkime. S’është nevoja të përbaltesh e të pisërohesh me andriqët e çubrilloviqët, sepse balta të baltëron, e pisi të pisëron. Mjafton të ndyesh gojën vetëm me një e të vetmin emër e mbiemër, me atë më “aktualin” dhe më të ziun nga aq të zinj, “babanë e kombit serb” – Dobrica Qosiqin(( i lindur në Velika Drenova,Serbi 29.12.1921-)

Shkrimtari serb, i njohur për nacionalizmin e tij ekstrem, Dobrica Qosiq, zyrtarisht është kandidat për çmimin Nobel për letërsi, bën të ditur RTS-ja. 
Kandidaturën e  Qosiqit e kanë mbështetur edhe nacionalistë të tjerë serbë, madje Matija Beqkoviq, Dragan Nedelkoviq dhe personalitete të tjera publike, si dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë dhe Universiteti i Beogradit, njoftojnë mediet serbe. Tash për tash, kandidaturën e Dobrica Qosiqit për këtë çmim thuhet se nuk e ka mbështetur Akademia Serbe e Shkencës, seksioni i së cilës për gjuhë dhe letërsi thuhet se do të mbështetet kandidaturën e Qosiqit kur ai të hyjë në rrethin e kandidatëve seriozë për këtë çmim, thotë RTS-ja. 
Vernik

Pas fitores së ushtrisë së marshalit jugosllavë Josip Broz  Titos, e tëra u fundos. Sepse disa, megjithatë, ishin më të barabartë se të tjerët.


Dy dekada pas 1945-s, pas rënies së shefit të Policisë Jugosllave, Aleksandër Rankoviq, u zbuluan masat represive, që po ata kozmopolitanë komunistë i kishin ndërmarrë nëpër Kosovë: ku një kohë të gjatë ishte zhvilluar terrori më i pështirë bolshevik mbi pakicën shqiptare” ..
Piščevi zapisi 1993 - 1999
Dhe jo vetëm, por edhe: “Qysh në terrorin e shefit të policisë figuronte motivi i njëjtë: ajo “bajgë shqiptare” dëshiron të bëhet zot i tokës së lashtë serbe në Kosovë, ku janë manastiret dhe kishat mesjetare ortodokse...”. 

Dhe jo vetëm kaq, por edhe, sidomos: “Pakkush e merrte parasysh se njerëzit shqiptarë të atyre viseve kishin prejardhje nga fiset shumë më të lashta në atë territor, nga ilirët. Pastaj shpejt u rrit numri i tyre, thuajse ndodhi revolucioni demografik atje...

Ditë më parë dy organizata joqeveritare në Beograd kanë bërë kallëzim penal në gjykatë kundër Qosiqit. 
Koreni
Komiteti i Juristëve për të Drejtat e Njeriut dhe Këshilli i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi kanë paditur Dobrica Qosiqin për shkak të "nxitjes së urrejtjes nacionale, racore dhe fetare dhe mosdurimit", sepse në librin e tij "Kohë e gjarpërinjve" ka paraqitur një sërë fyerjesh në llogari të popullit shqiptar

Shkrimtari i njohur nacionalist serb, Dobrica Qosiq ka deklaruar se nuk ka ndërmend që të mbrojë në gjyq librat e tij dhe as që të angazhojë avokatë, pas akuzave për nxitje të urrejtjes racore, nacionale dhe fetare ndaj shqiptarëve.

Prijatelji
Në një deklaratë me shkrim të shpërndarë mbrëmë mediave serbe, Dobrica  Qosiq thotë se nuk ka ndërmend që të mbrojë veprat e tij para gjykatës, duke thënë se lexuesit janë gjykatës dhe avokatë të vetëm të librave të tij. 

Vreme zmija - Piščevi zapisi 1999 - 2000
Linguisti dhe intelektuali i njohur amerikan Noam Çomski, i cili mban letërkëmbim me shkrimtarin e njohur serb Dobrica Qosiq, pohon se ndarja e Kosovës tani është e pamundur. Edhe Qosi`q, në përgjigjen e tij drejtuar Çomskit pajtohet se tashmë është vonë të shqyrtohet propozimi i tij për ndarjen e Kosovës.
Vreme vlasti II
Në një letër që e boton gazeta "Veçernje novosti", Çomski i shkruan shkrimtari serb se me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe situatës së re nuk ka shumë çfarë të thotë. Ndërsa në lidhje me idenë e Qosiqit për ndarjen e Kosovës, Çomski shkruan: "Propozimi juaj ka pasur shumë kuptim, por tani është i pamundur. SHBA-të kanë investuar së tepërmi në Kosovë, si në aspektin gjeostrategjik ashtu edhe ideologjik". Ndërkaq në përgjigjen e tij Qosiq i shkruan Çomskit se është dakord me të se është vonë të shqyrtohet propozimi i tij "për ndarjen e Kosovës dhe për mbrojtjen nga aneksimi shqiptar të territorit etnik serb".

Koreni
"Unë "Nobel"-in as nuk mund ta fitoj, as do të duhej ta merrja dhe as që më intereson", thotë  Dobrica Qosiq 

Akademiku serb, Dobrica Qosiq, i cili i ka shkuar pas Titos, Millosheviqit, Koshtunicës dhe tash edhe Tadiqit, në librin e tij të fundit sërish shpërthen në shovinizëm ndaj shqiptarëve. Por, analistët në Beograd thonë se kjo është faza e zhgënjimit përfundimtar të Qosiqit.

Daleko je sunce
Shkrimtari serb dhe ish-presidenti jugosllav, Dobrica Qosiq, në një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane “Speigel”, ka thënë se është bërë gabim historik pse të gjitha shtetet trashëgimtare të ish-Jugosllavisë nuk janë pranuar njëkohësisht në Bashkimin Evropian.
Dobrica Qosiq po ashtu ka vlerësuar se situata në të cilën gjendet sot Serbia është “katastrofave”, ndërsa lidhur me pavarësimin e Kosovës ai ka thënë se është i vetëdijshëm për “fuqinë e separatizmit shqiptar...” 

Vreme smrti I-IV

Qosiq, që njihet si ithtari kryesor i ndarjes së Kosovës – ka vlerësuar se shqiptarët kanë pasur të drejtë të kenë shtetin e tyre, mirëpo sipas tij, “sot ata nuk kanë të drejtë të shkatërrojnë trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë”. 

external image yugoslavia1.jpg

Revista e famshme gjermane po ashtu transmeton fjalët e Qosiqit, sipas të cilit, gjatë bisedave sekrete që ishin zhvilluar me amerikanët, ata i kishin ofruar Serbisë një të treten e Kosovës, mirëpo ky propozim ishte refuzuar atëherë nga Sllobodan Millosheviq. 

_41664926_former_yugo_416fix.gif

Ai është shprehur “realist” sa i përket pavarësisë së Kosovës, mirëpo ka kërkuar nga Evropa që t’i ndihmojë serbët në “këtë situatë të ndërlikuar” që veriu i Kosovës, i banuar me serbë, t’i bashkohet Serbisë.
external image map12.gif

 Qosiq po ashtu ka kërkuar edhe status special ligjor për pesë manastire në Kosovë...



.

Akademiku  serb  Dobrica Qosiq zyrtarisht është kandidat për shpërblimin Nobël për letërsi pasi që Akademia Suedeze formalisht kishte vërtetuar se ka marrë atë propozim – tingëllonte seriozisht.
Për dallim nga disa paralajmërime të mëhershme për mundësinë që që Qosiq ta fitoj çmimin Nobël, të cilat ishin hedhur si një shaka, fjala “zyrtarisht” ka ngritur pak më shumë pluhur.

Se diçka është kontestuese e vërteton edhe vetë Qosiq me fjalët: "Ndjehem pak keq, sepse, pse të zvarritete emri im nëpër gazeta për një idea q të madhe, kur unë nuk jam për të."
"Unë atë shpërblim as nuk mund ta fitoj, dhe as nuk do të duhej ta fitoja, e as që jam i interesuar",tha kohë më parë për meidiat serbe akademiku serb Dobrica Qosiq.

"Vetëm po baltosem, njerëzit shqetësohen, ndërsa lexuesit e mi rrejshëm – apo siqnerisht - gëzohen, ndërsa ata që nuk pëlqejnë librat e mi, kënaqen. Ndjehem keq dhe jam i shtanguar që është publikuar diçka e tillë. Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë dhe thellë jam i bindur që kjo është një zhurmë e panevojshme. 


Unë nuk mund ta fitoj atë çmim, dhe kurrfarë kushtetsh për një gjë të tillë nuk ekzistojnë", është i prerë Qosiq. Tërë iniciativën për paraqitjen e kandidaturës së Qosiqit për shpërblimin më të rëndësishëm letrar në botë, e ka inicuar profesori nga Novi Sadi, Svetisllav Jariq, i cili edhe përkudnër reagimeve të Dobrica Qosiqit nuk heq dorë nga kjo iniciativë.






Akademiku serb, Dobrica Qosiq, që ka shkuar pas marshalit jugosllavë Josip Broz Titos, Slobodan Millosheviqit,Vojisllav Koshtunicës e tash dhe Ljubomir Ljuba Tadiqit, në librin e fundit të tij sërish shpërthen në shovinizëm ndaj shqiptarëve. Analistët thonë se kjo është faza e zhgënjimit përfundimtar të Dobrica Qosiqit.



Akademiku serb, Dobrica Qosiq, ka deklaruar këto ditë se Serbia duhet të dalë me propozime për një marrëveshje me shqiptarët dhe ka përsëritur qëndrimin e mëhershëm se copëtimi i Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë për shqiptarët dhe serbët.

Në librin "Koha e gjarpërinjve", Dobrica Qosiq paraqet pikëpamjet e tij gjatë kohës së intervenimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi. Në këtë libër, siç pohon shtypi beogradas, ka edhe qëndrime shoviniste.
Shkrimtari Vidosav Stevanoviq thotë se Dobrica Qosiq, gjatë jetës së tij, disa herë ka ndryshuar qëndrimet politike, por në fund është përcaktuar për panserbizmin, për të cilin angazhohet tash 30 vjet.


"Sa më shumë dëme që ka bërë politika e tij, aq më e vlerësuar ka qenë. Mjerisht, edhe poltikanët që dolën në skenë pas Millosheviqit, kanë përvetësuar një pjesë të qëndrimeve të tij, duke bërë dëm të madh deri në ditët e sotme", thotë Stevanoviq, i cili Dobrica  Qosiqin e cilëson intelektual oportunist.

Libri "Koha e gjarpërinjve"

"Qosiqi është njeri që i përshtatet çastit dhe që miraton ato ide që i duken më popullore. Ky njeri është i interesuar vetëm për pushtet dhe asgjë tjetër", thotë Stevanoviq.

Një shkirmtar tjetër nga Serbia, Filip David, thotë se Qosiqi në rrugën e vet politike ka qenë i afërt me Titon, Millosheviqin, Koshtunicën, ndërsa tash edhe me Tadiqin.
"Ajo që është më bizarja në gjithë këtë rrëfim, qëndron në faktin se atë e mbështet njësoj si e majta, ashtu edhe e djathta. Esenca e kësaj politike, flas për Qosiqin si politikan, është shumë tradicionaliste dhe anti-reformiste, dhe kjo i shkon për shtati një pjese të konsiderueshme të popullit serb, që mashtron veten se gjithë bota na urren. Por, kjo politikë u konvenon edhe qarqeve të pushtetit", konkludon Filip David.

Libri "Koha e Gjarpërinjve" është një ditar i Dobrica Qosiqit, që përfshin periudhën nga 21 marsi i vitit 1999, deri më 1 janar të vitit 2000.

Në libër, siç pohon edhe shtypi beogradas, ka qëndrime shoviniste.

Për shembull, kur flet për dallimin e kodit etnik shqiptar dhe serb, Dobrica Qosiq pohon se "kjo shtresë sociale, politike, morale dhe barbare e Ballkanit bëhet aleat i Amerikës dhe BE-së në luftën kundër popullit më demokratik, më të civilizuar dhe më të arsimuar të Ballkanit - popullit serb".

Analisti politik, Sllobodan Antoniq, pohon se kohëve të fundit hetohet zhgënjim te Qosiqi.

"Kemi të bëjmë me një Qosiq të lodhur, të zhgënjyer, madje edhe fatalist, një Qosiq që konsideron se të gjitha idetë e tij kanë vdekur dhe se në vepër është diskontinuiteti ndërmjet asaj për çka është angazhuar dhe asaj që tani ekziston në Serbi", konkludon analisti Sllobodan Antoniq.


RACISTI  Dobrica Qosiq 

Grindja absurde mbi të drejtën e “atij që ka lindur i pari” në Kosovë, e cila zhvillohet mes historianëve serbë dhe shqiptarë, nga ana e Qosiqit vazhdohet me këmbëngulje. Historianët serbë përfaqësojnë tezën se fiset malore shqiptare u shpërngulën në Kosovë tek në shekullin e 17-të në rrjedhën e fushatave pushtuese të turqve. Historianë shqiptarë, por edhe studiues ndërkombëtarë, kundërpërgjigjen se serbët kanë populluar Ballkanin (dhe Kosovën) në shekullin e 6-të dhe të 7-të. Shqiptarët e konsiderojnë veten pasardhës të ilirëve, të cilët në lashtësi mendohet të kenë jetuar në Kosovën dhe në Shqipërinë e sotme - para marshimit të sllavëve. Meqë burimet historike janë të errëta dhe dëshmitë shkrimore mungojnë, të dy palët e interpretojnë historinë në favor të tyre, duke propaganduar të drejtën paraprake për sundim në Kosovë.


Për këtë qëllim edhe gënjeshtrat më të tmerrshme ngriten në argumente. Kështu kryeministri serb Vlada Gjorgjeviq në trajtesën e tij raciste “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” (Leipzig, 1913) shkroi se shqiptarët atij ia kujtonin “njerëzit e lashtë, të cilët flinin në degë lisash, ku mbaheshin me bishtat e tyre”. Gjatë evolucionit, kur njeriu zbriti nga lisat, bishti i tij u rrudh, “kështu që njerëzve të sotëm u ka mbetur vetëm një gjurmë e vogël prapa. Vetëm në mesin e shqiptarëve duket që në shekullin e 19-të të ketë pasur njerëz me bisht”.

Në këtë traditë shkruan edhe Dobrica Qosiq. Në librin e tij ai nënvizon se ndarja etnike e Kosovës është e detyrueshme, sepse shqiptarët paskëshin “veçori antropologjike”. Po ashtu, sipas tij, Kosova, për shkak të islamizimit të shpejtë, na qenkësh bazë për rekrutimin e luftëtarëve të “Al-Kaidës”. Fakt, ndërkaq, është se në shoqërinë shqiptare të Kosovës feja islame luan një rol të dorës së dytë. Kryengritja e armatosur e UÇK-së kundër shtetit shtypës serb nuk ka qenë e motivuar nga feja. Ideologjinë e saj UÇK e ushqente nga nacionalizmi etnik. Edhe një argument tjetër: rreth 30 për qind e 6 milionë shqiptarëve në Ballkan janë të krishterë ortodoksë dhe katolikë. 

I përkëdheluri i Marshalit Jugosllavë Josip Broz Titos

Që teoritë e komplotit, të cilat i tjerr  Dobrica Qosiq, ende kanë mbështetës në Serbi, këtë e tregon vëmendja që u kushtohet librit të tij në Beograd. Sapo u botua vepra e Qosiqit, disa politikanë serbë, mes tyre edhe ish-kryeministri Zoran Zhivkoviq, u shprehën për ndarjen e Kosovës. Qeveria e kryeministrit Vojislav Koshtunica së paku zyrtarisht këmbëngul në një plan decentralizimi për Kosovën, i cili faktikisht synon ndarjen territoriale.

Shkrimtari Dorica Qosiq ende e sheh veten si “baba të kombit serb”. Pas romaneve të para, ku ai përshkruante luftën partizane dhe luftën e tmerrshme vëllavrasëse të çetnikëve nacionalistë serbë me komunistët, autori më i lexuar i Serbisë përkëdhelej nga Lidhja Komuniste si poet laureatus. Diktatori jugosllav Josip Broz Tito me qejf e merrte komunistin e zjarrtë në udhëtimet e tij me anije nëpër Adriatik.

Kur në fund të viteve 1960 marshali jugosllavë Josip Broz Tito dënoi represionin serb në Kosovë dhe i largoi nga puna disa përgjegjës - mes tyre edhe ministrin e Brendshëm Aleksander Rankoviq, Dobrica Qosiq u largua nga partia komuniste jugosllave.

Nën maskën e disidentit ai u bë burim nocionesh për nacionalistët. Kështu në vitin 1977 Dobrica Qosiq deklaroi: “Ky popull ka një ekzistencë tragjike, sepse ka luftuar për bashkim dhe ka përjetuar ndarjen; ka luftuar për republikën dhe ka fituar monarkinë; ka synuar lirinë dhe ka përfunduar në diktaturë; ka luftuar për vlerat europiane dhe për përparim dhe ka mbetur njëri ndër popujt më të prapambetur në Ballkan”.

Ky mesazh arriti efektin. Në ambientet e tymosura të hotelit “Moskva” në Beograd dhe në rezidencën e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) në rrugën Knez Mihajlova shumë intelektualë mendonin dhe skiconin kufijtë për Serbinë e Madhe. “Serbët fitojnë të gjitha luftërat dhe humbin përherë në paqe”, -ishte ankuar Akademi Dobrica  Qosiq.

Përmes një indiskrecioni në vitin 1986 në media kishte depërtuar Memorandumi i Akademisë mbi gjendjen e popullit serb. Manifesti nacionalist i shërbeu liderit të ri të komunistëve Slobodan Milosheviq si doracak për politikën e tij agresive në vitet 1990 kundër popujve të tjerë të Jugosllavisë.

Dobrica Qosiq, i cili konsiderohet si udhërrëfyes i luftërave në Kroaci dhe Bosnjë, është njëri nga autorët e Memorandumit dhe e shihte Milosheviqin si shpëtimtar të kombit serb. 

Sharmet e diktatorëve serbosllavë

Në pranverë 1992 Qosiq u ligështua nga sharmi i Milosheviqit dhe u zgjodh president i Jugosllavisë së cunguar. Një vit më vonë Milosheviqi e përzuri “Tolstoin serb” - gjoja për shkak të planeve për puç. Atë kohë Qosiq bëri një parashikim profetik: “Sot Milosheviqi është një dukuri anakronike. Frikësohem se misioni i tij do të përfundojë tragjikisht, si në pikëpamje nacionale ashtu dhe në atë personale”.

Në vitet 1990 Dobrica Qosiq u përpoq t’i pastrojë njollat nga biografia e tij. Ai u bë anëtar i lëvizjes studentore “Otpor”, e cila ndikoi dukshëm në rrëzimin e diktaturës së Sllobodan Miloshviqit, kritikoi regjimin dhe mbështeti opozitën. Edhe sot në moshë të thyer Qosiq mban kontakte të ngushta me përfaqësuesit më të lartë të shtetit. 

Kur në fillim të korrikut u bë inaugurimi i presidentit të ri serb prof.dr.Borislav Tadiq, Dobrica Qosiq ishte në rendin e parë të mysafirëve. Me Akademik prof.dr. Lubomir Tadiqin, babain e kryetarit të tanishëm të Serbisë, Akademik Dobrica Qosiq ,Akademik Antonije Isakoviq i takon rrethit të ideologëve të çështjes serbe.
"Qosiqi është njeri që i përshtatet çastit dhe që miraton ato ide që i duken më popullore. Ky njeri është i interesuar vetëm për pushtet dhe asgjë tjetër", thotë Stevanoviq.

Një shkirmtar tjetër nga Serbia, Filip David, thotë se Qosiqi në rrugën e vet politike ka qenë i afërt me Titon, Millosheviqin, Koshtunicën, ndërsa tash edhe me Tadiqin.

"Ajo që është më bizarja në gjithë këtë rrëfim, qëndron në faktin se atë e mbështet njësoj si e majta, ashtu edhe e djathta. Esenca e kësaj politike, flas për Qosiqin si politikan, është shumë tradicionaliste dhe anti-reformiste, dhe kjo i shkon për shtati një pjese të konsiderueshme të popullit serb, që mashtron veten se gjithë bota na urren. Por, kjo politikë u konvenon edhe qarqeve të pushtetit", konkludon serbi Filip David.

Libri "Koha e Gjarpërinjve" është një ditar i Dobrica Qosiqit, që përfshin periudhën nga 21 marsi i vitit 1999, deri më 1 janar të vitit 2000.

Në libër, siç pohon edhe shtypi beogradas, ka qëndrime shoviniste.

Për shembull, kur flet për dallimin e kodit etnik shqiptar dhe serb, Dobrica Qosiq pohon se "kjo shtresë sociale, politike, morale dhe barbare e Ballkanit bëhet aleat i Amerikës dhe BE-së në luftën kundër popullit më demokratik, më të civilizuar dhe më të arsimuar të Ballkanit - popullit serb".

Analisti politik, Sllobodan Antoniq, pohon se kohëve të fundit hetohet zhgënjim te Qosiqi.

"Kemi të bëjmë me një Qosiq të lodhur, të zhgënjyer, madje edhe fatalist, një Qosiq që konsideron se të gjitha idetë e tij kanë vdekur dhe se në vepër është diskontinuiteti ndërmjet asaj për çka është angazhuar dhe asaj që tani ekziston në Serbi", konkludon analisti Sllobodan Antoniq

Lexoni shkrimin tim të botuar  në Agjencionin Floart-Press dhe web faqën "Çamëria" të datës 1.4.2009:


Deri me tash ka botuar këta libra:


Dаleko je sunce (1951)
Koreni (romаn) Koreni (1954)
Deobe 1-3 (1961)
Bаjkа (1965)
Vreme smrti 1-4 (1972-1979)
Vreme zlа: Grešnik (1985)
Vreme zlа: Otpаdnik (1986)
Vreme zlа: Vernik (1990)
Vreme vlаsti 1 (1996)
Piščevi zаpisi 1951—1968.(2000)
Piščevi zаpisi 1969—1980. (2001)
Piščevi zаpisi 1981—1991. (2002)
Piščevi zаpisi 1992—1993. (2004)
Srpsko pitаnje 1-2 (2002-2003)
Pisci mogа vekа (2002)
Kosovo (2004)
Prijаtelji (2005)
Vreme vlаsti 2 (2007)
Piščevi zаpisi 1993—1999. (2008)
Piščevi zаpisi 1999—2000: Vreme zmijа(2009)


Të tjerët për Qosiqin kanë shkruar:

Pesnik revolucije nа predsedničkom brodu, (1986) - Dаnilo Kiš
Čovek u svom vremenu: rаzgovori sа Dobricom Ćosićem, (1989) - Slаboljub Đukić
Autoritet bez vlаsti, (1993) - prof. dr Svetozаr Stojаnović
Dobricа Ćosić ili predsednik bez vlаsti, (1993) - Drаgoslаv Rаnčić
Štа je stvаrno rekаo Dobricа Ćosić, (1995) - Milаn Nikolić
Vreme piscа: životopis Dobrice Ćosićа, (2000) - Rаdovаn Popović
Lovljenje vetrа, političkа ispovest Dobrice Ćosićа, (2001) - Slаvoljub Đukić
Zаvičаj i Prerovo Dobrice Ćosićа, (2002) - Boško Ruđinčаnin
Gang of four, (2005) - Zorаn Ćirić
Knjigа o Ćosiću, (2005) - Drаgoljub Todorović

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...